OKB Archives - Albeu.com
Donald Trump mbështet skenarin që Gianni Infantino të marrë drejtimin e Kombeve të Bashkuara
Sipas një shkrimi të gazetës The New York Post, presidenti amerikan Donald Trump e përkrah idenë që Gianni Infantino të bëhet Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i OKB-së.
Numri një i FIFA-s ndërtoi lidhje të ngushta me Trump përgjatë përgatitjeve dhe mikpritjes së Botërorit 2026, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të shkuar i akordoi atij Çmimin e Paqes të FIFA-s.
Ish-presidenti amerikan konsideron se Infantino gëzon respekt në nivel planetar dhe se ka një aftësi të veçantë për të afruar njerëzit, ka bërë me dije një burim i afërt me të për median amerikane. Për t’u ulur në këtë detyrë, drejtuesi i futbollit botëror do t’i duhet së pari drita jeshile nga Këshilli 15-anëtarësh i Sigurimit, ku pesë shtetet e përhershme mbajnë të drejtën e vetos, dhe pastaj miratimi final nga Asambleja e Përgjithshme.
Deri tani mbetet e pastudiuar nëse vetë Infantino synon realisht postin e kreut të Kombeve të Bashkuara dhe sa thellë e ka trajtuar Trump këtë çështje me të. Megjithatë, lideri amerikan dallon një hapësirë të volitshme, përballë një grupi prej shtatë rivalësh që një zë i brendshëm i cilëson si “të dobët”, referon e përditshmja The New York Post.
</body></html>
The post Donald Trump mbështet skenarin që Gianni Infantino të marrë drejtimin e Kombeve të Bashkuara appeared first on Albeu.com.
SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnje në vitin 2019
Prokuroria e Posaçme ka përmbyllur hetimet për ekzekutimin e tregtarit Besnik Hida, një ngjarje e ndodhur në Lushnje gjatë vitit 2019.
SPAK ka kërkuar që Ardjan Ahmetaj të dërgohet për gjykim si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit, ndërsa për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin është kërkuar pushimi i çështjes për shkak të mungesës së provave.
Sipas dyshimeve, Ahmetaj ka qenë i përfshirë në atentatin me kallashnikov ndaj Besnik Hidës më 1 tetor të vitit 2019, në momentin kur ai po pinte kafe në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjës.
Hetimet tregojnë se 40-vjeçari u qëllua për vdekje nga dy persona ende të paidentifikuar nga Prokuroria e Posaçme, pasi ata kanë qenë të maskuar, ndërsa Ardjan Ahmetaj dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit.
The post SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnje në vitin 2019 appeared first on Albeu.com.
Kosova kërkon trajtim të njëjtë për qasje në arkivat e Tribunalit të Hagës në OKB
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton sot një rezolutë për të ardhmen e Mekanizmit të Mbetur Ndërkombëtar për Tribunalet Penale, organ i themeluar në vitin 2010 për të përmbushur funksionet e mbetura të tribunaleve për ish Jugosllavinë dhe Ruandën.
Ky vendim merret pesë ditë para përfundimit të mandatit të Mekanizmit Residual të Tribunaleve Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe Ruandën, i krijuar për të trajtuar çështjet e pambyllura nga të dyja tribunalet. Një prej pikave kyçe mbetet përcaktimi i shtetit që do të strehojë arkivin e Tribunalit të Hagës.
Këshilli i Sigurimit pritet po ashtu të vendosë se cilit shtet do t’i besohen për ruajtje arkivat e këtyre tribunaleve, të cilat përmbajnë një sasi të madhe dokumentesh dhe provash mbi krimet dhe gjenocidin e kryer në ish Jugosllavi dhe Ruandë.
Zyra e presidentes së këtij mekanizmi, Graciela Gatti Santana, i ka thënë Radio Kosovës se institucioni është i përgatitur të vazhdojë përmbushjen e detyrimeve të mbetura dhe të ecë me vendosmëri drejt mbylljes.
“Një numër i kufizuar funksionesh kyçe gjyqësore duhet të mbeten në nivel ndërkombëtar për të siguruar përfundimin e përgjegjshëm të ciklit të drejtësisë”, ka thënë Gatii Santana.
“Këto përfshijnë funksione gjyqësore që lidhen me transferimin dhe lirimin e të burgosurve, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe monitorimin e tyre”.
Kushtrim Gara, shef i Njësisë për persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i mundësohet qasja në këto arkiva, veçanërisht kur ato nevojiten për të ndihmuar në gjetjen e personave të zhdukur.
“Në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur mbetet e nevojshme qasja në arkiva përfshirë ato të Tribunalit të Hagës dhe në kërkojmë një qasje të barabartë”, i ka thënë Gara, Radio Kosovës.
Ndryshe nga prokuroritë speciale të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë qasje në databazën arkivore të këtij mekanizmi.
OKB-ja ka pyetur 6 ish republikat jugosllave, Serbinë, Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse janë të gatshme ta strehojnë arkivin, por jo edhe Kosovën, e cila nuk është anëtare e OKB-së, ndonëse është një nga vendet më të goditura nga lufta në ish-Jugosllavi.
Në shkurt, kryeministri në detyrë Albin Kurti i kishte dërguar një letër Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kërkonte që çdo vendim për fatin e arkivave “të garantojë qasje të barabartë dhe dinjitoze për viktimat dhe institucionet e Kosovës”.
Arkivat e Tribunaleve për ish Jugosllavinë dhe Ruandën do të jepen për strehim, por do të mbeten pronë e OKB-së dhe kjo pronësi nuk mund të transferohet.
Megjithatë, Mekanizmi i Mbetur Residual vlerëson se arkivat e tij do të shërbejnë si një platformë e fuqishme për përballjen me të kaluarën, si edhe një mjet për të mbështetur kujtesën për të kaluarën dhe pajtimin.
The post Kosova kërkon trajtim të njëjtë për qasje në arkivat e Tribunalit të Hagës në OKB appeared first on Albeu.com.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së mbërrin sot për vizitë në Kosovë
Jean-Pierre Lacroix, Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ai pritet të qëndrojë në vend për dy ditë.
Gjatë kësaj vizite, Lacroix do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Kosovës, me partnerë ndërkombëtarë, me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me kolegët e tij nga UNMIK-u.
Në agjendën e tij përfshihet edhe vizita në lokacionet e projekteve që mbështeten nga OKB-ja.
“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut në Facebook.
The post Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së mbërrin sot për vizitë në Kosovë appeared first on Albeu.com.
Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.
Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.
Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.
Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.
Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.
Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.
Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.
Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.
Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.
Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.
“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.
Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.
Emigrimi i të rinjve
“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali. Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”.
Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.
Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.
Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj.
Më keq se rajoni dhe Europa
Shqipëria kryeson listën globale për rënien e numrit të të rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejtësi, ndonëse më pak se Shqipëria.
Sipas të dhënave të OKB-së, Kosova do të ketë tkurrjen më të fortë të të rinjve në rajon pas Shqipërisë, me rreth 40% ndërmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me një ritëm më të ulët 23%.
Shqipëria po pëson një lloj shkretimi të moshës së re që nuk gjen paralele në rajon. Ndërsa vende si Serbia apo Bosnja kanë nisur të plaken dekada më parë, ritmi me të cilin rinia shqiptare po tkurret është unik. Ne po humbasim avantazhin tonë konkurrues më të madh, duke u shndërruar në një vend që po zbrazet më shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.
Në raport me Europën, kontrasti bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi Shqipëria po plaket me shpejtësinë e vendeve më të pasura të kontinentit, por pa pasur bazën e tyre ekonomike apo sistemet e tyre të mbrojtjes sociale.
Ndërsa vendet europiane po arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë demografike falë politikave të mirëfillta sociale dhe tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt që po shërben si furnizuesi kryesor i këtyre vendeve me emigrantë të rinj.
Krahasimi tregon se ne jemi në një rrugëtim të kundërt me pjesën tjetër të botës së zhvilluar; ndërsa ata po menaxhojnë tranzicionin, Shqipëria po përballet me një kolaps të mirëfilltë të moshës 15-24 vjeç.
Nëse e shohim këtë ecuri në hartën e Europës Lindore, Shqipëria po ndjek skenarin më dramatik, pasi ndryshe nga vende të tilla si Polonia, ne nuk po arrijmë të krijojmë kushtet që ky brez të qëndrojë apo të kthehet.
Të rinj ka, por zgjedhin të emigrojnë
Z. Gëdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjatë dekadës së tretë dhe të katërt të tranzicionit, krahas faktorëve ekonomikë, të cilët janë më të zbutur, janë shfaqur edhe dy grupe të reja motivesh, faktorët arsimorë, të lidhur si me arsimimin e fëmijëve ashtu edhe me vetëzhvillimin e të rriturve, dhe perceptimi i përhapur i “mungesës së perspektivës në Shqipëri”.
Eksperti vërejti se është rritur pakënaqësia ndaj korrupsionit, zhgënjimi nga mungesa e meritokracisë dhe transparencës, besimi tek institucionet është në nivele të ulëta, cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës është e dobët, si dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 49.7% e shtetasve shqiptarë në gjendjen civile jetonin jashtë vendit duke u dominuar nga moshat e reja. Të dhënat zyrtare referojnë se grupmosha 0-14 vjeç është rreth 18% e diasporës, të rinjtë ose grupmosha 15-29 vjeç përfaqësojnë rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vjeç) përfaqëson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vjeç është rreth 5%.
Ndërsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt të kundërta, ku dominon mosha mbi 55 vjeç.
Z. Gëdeshi tha se studimet tregojnë për emigrim të vazhdueshëm edhe në vijim, pasi prirjet janë të larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian pritet të vijojë.
Sipas tij kombinimi i intensitetit të lartë të emigrimit gjatë 35 vjetëve, kthimi i pakët i emigrantëve dhe norma aktuale e ulët e fertilitetit kanë çuar në një zvogëlim absolut të popullsisë shqiptare dhe sidomos të grupmoshave të reja.
Në Censin e 2011, grupmosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësonte 25.2% të popullsisë, ndërsa në Censin e 2023 arriti në 17.9% ose 7.3 pikë përqindje më pak.
Rrjedhimisht, edhe në kushtet e një emigrimi potencial të lartë (d.m.th. një pjesë e madhe e shqiptarëve që deklarojnë synimin për të emigruar), kapaciteti demografik i Shqipërisë për të prodhuar emigrantë do të zvogëlohet në perspektivë nga reduktimi i popullsisë.
Gëzimi, pedagog në Universitetin e Elbasanit, thotë për studimin e zotit Gëdeshi se “kur largohet një pjesë e madhe e popullsisë, pjesa që mbetet është ajo që ose nuk ka mundësi ose nuk do të emigrojë.
Rrjedhimisht emigrimi fillon të pakësohet, por jo të shmanget. Për shembull, kur i pyet studentët në auditor ose nxënësit e shkollave të mesme, nëse duan të emigrojnë, ata e shprehin këtë dëshirë…”.
Arsyet e largimit pas rënies së komunizmit
Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varfëria dhe përpjekja për mbijetesë, sot emigrimi është rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve, thotë z. Gëdeshi.
Faktori arsimor lidhet me studentët që kërkojnë arsim universitar më cilësor jashtë vendit, profesionistët, si mjekët e rinj, që shkojnë jashtë për specializim, si dhe prindërit e shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.
“Veçanërisht domethënëse në intervista ishin rrëfimet që zgjeronin kategorinë ‘të tjera’, pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracisë dhe transparencës, niveli i ulët i besimit te qeveria dhe institucionet, cilësia e dobët e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe faktorë të ngjashëm” që po largojnë të rinjtë nga vendi.
Besmiri, një i ri 26-vjeçar me arsim të mesëm nga Tropoja, vendosi të largohej vitin e kaluar drejt Gjermanisë. Me arsim të mesëm dhe me kualifikime në agjencitë shtetërore profesionale, ai nuk mund të sistemohej në Tiranë.
Me pagë jo më shumë 50 mijë lekë në muaj, ai nuk mundi të përballojë qiranë e lartë dhe kostot e jetesës në kryeqytet. Tani ka siguruar një kontratë pune dhe po mendon të tërheqë drejt Gjermanisë edhe dy bashkëmoshatarë që ende jetojnë në Tropojë.
“Shkaku kryesor i emigrimit është mungesa e perspektivës. Është një çështje ekonomike dhe sociale; të rinjtë nuk ndihen mirë sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektivës është faktor vendimtar.
Këtu mungesa e meritokracisë ka rol të rëndësishëm. Për mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngushtë me mungesën e meritokracisë dhe me korrupsionin. Këto janë të ndërthurura: është e vështirë të fillosh diçka nëse nuk ke lidhje partiake. Është pothuajse e pamundur”, shprehet për studimin e zotit Gëdeshi, Altini, student në Vlorë.
“Nëse më parë faktorët shtytës të emigrimit kanë qenë kryesisht ekonomikë, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me idenë se ‘këtu nuk bëhet’ dhe se duhet të largohemi jashtë, sepse atje i kemi gjërat më të lehta”, shprehet Flora, studente në Shkodër.
Të rinjtë që kanë nivel të lartë arsimor dhe duan të integrohen në tregun e punës nuk munden sepse nuk kanë profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkollën që kanë bërë. Punët janë shofer, kamerier, pastrues, shofer për të shpërndarë ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie në Tiranë.
“Struktura e ekonomisë ka rëndësi. Ku do të punojnë inxhinierët. Nuk ka një raport midis zhvillimit të tyre dhe pritshmërive. Është një raport i zhdrejtë. Dhe kjo bën që të rinjtë të ikin”, tha Teuta, pedagoge në Vlorë.
“Në Gjirokastër ka shumë vende pune, por kryesisht në shërbime. Në shërbime, vendet e punës janë për recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por të rinjtë duan punë sipas profesionit”, tha për studimin e zotit Gëdeshi, Fredi, biznesmen në Gjirokastër.
Anketa të realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) për periudhën 2021-2023 tregojnë se emigrimi potencial në Shqipëri luhatet ndërmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin të dytin në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa një anketë e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në vitin 2024 tregon se 35.5% e të rinjve shqiptarë shprehin një dëshirë “të fortë” ose “shumë të fortë” për të emigruar.
Genti, një student nga Elbasani, shprehet se, “Tetë në dhjetë nga shokët e mi mendojnë si unë, domethënë të emigrojnë. Disa mendojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë, si unë që dua të shkoj për studime masteri, dhe pastaj të qëndrojnë. Të tjerë kanë profesione, si infermierë dhe mund të fillojnë menjëherë punën jashtë”.
Ndryshimi i profilit të emigrantëve, drejt të rinjve dhe individëve me nivel më të lartë arsimimi, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm anketimesh dhe studimesh të realizuara gjatë viteve të fundit.
Pasojat
Pasoja më e menjëhershme dhe më dërrmuese është thyerja e skemës së pensioneve, ku pakësimi i të rinjve nga 544 mijë në vetëm 195 mijë në 2050 do të thotë se barra për të mbajtur të moshuarit do të bjerë mbi supet e një numri gjithnjë e më të vogël punëtorësh.
Ky raport i përmbysur do të detyrojë shtetin, ose të rrisë në mënyrë drastike taksat mbi punën, duke dekurajuar edhe më tej ata pak të rinj që mbeten, ose të shkurtojë përfitimet për të moshuarit, duke rritur varfërinë në këtë moshë.
Në një treg pune që po tkurret me shpejtësi, sektorët strategjikë si turizmi, bujqësia dhe teknologjia do të përballen me një krizë akute për krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idetë e reja që sjell grupmosha 15-24 vjeç do të jenë në deficit kritik.
Ekspertët e ekonomisë lajmërojnë se bizneset shqiptare do të gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të rrisin pagat në nivele të papërballueshme për të mbajtur punonjësit, ose të mbyllin aktivitetet për mungesë stafi, gjë që do të çonte në stanjacion ekonomik afatgjatë.
Vakumi do të detyrojë Shqipërinë të ndryshojë politikat e saj të migracionit, duke u kthyer nga një vend që eksporton njerëz në një vend që duhet të importojë punëtorë nga kultura të largëta për të mbajtur gjallë shërbimet bazë, fenomen që tashmë ka nisur.
Ky ndryshim do të sjellë sfida të mëdha të integrimit social dhe do të tjetërsojë strukturën tradicionale të shoqërisë sonë. Mungesa e të rinjve do të sjellë më pak konsum, më pak investime në arsim, duke e kthyer Shqipërinë në një ekonomi statike që nuk ka forcën e brendshme për t’u rritur apo për t’u përshtatur me zhvillimet globale.
Për më tepër, pasoja sociale e këtij procesi është zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do të mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen në bujtina ku jetojnë vetëm të moshuarit.
Ky çekuilibër do të rrisë presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiejë peshën e një popullsie që plaket, ku kostot e sistemit shëndetësor do të trefishohen për shkak të sëmundjeve kronike që shoqërojnë moshën e thyer.
Investimet e Huaja Direkte do të shmangen, pasi asnjë korporatë e madhe nuk investon në një vend ku nuk ka një bazë të rinjsh të trajnuar dhe ku tregu i brendshëm po zvogëlohet çdo ditë.
Në planin politik, pesha e votuesve të moshuar do të diktojë agjendat kombëtare, duke u fokusuar më shumë te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gjë që do ta mbajë Shqipërinë në një rreth vicioz të mungesës së progresit.
Pa një brez të ri që trashëgon kulturën, traditat dhe gjuhën, ekzistenca jonë si komb do të vihet në pikëpyetje, jo nga faktorë të jashtëm, por nga një vetëvrasje e ngadaltë demografike./MONITOR
The post Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë appeared first on Albeu.com.
Filkov: Me mbështetjen e OKB-së, synojmë modernizimin e sistemit gjyqësor
Modernizimi digjital i gjyqësorit ishte tema qendrore e takimit mes ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, si edhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS).
Në këtë takim ishin të pranishëm koordinatorja e përhershme e OKB-së në Maqedoni, Rita Columbia, drejtoresha rajonale e UNOPS, Mikela Talin, përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Tanja Temelkoska, si dhe Marko Vujaciq, udhëheqës i programit të UNOPS për Evropën Juglindore.
Gjatë bisedimeve u shqyrtua krijimi i një partneriteti strategjik, i fokusuar në modernizimin e gjyqësorit, me synimin për të ndërtuar një sistem më efikas, më transparent dhe më të qasshëm.
Palët u pajtuan për hapat e ardhshëm, të cilët përfshijnë përmirësimin e sistemit AKMIS, futjen e dorëzimit elektronik në procedurat gjyqësore, avancimin e sistemeve për incizim audio dhe video të seancave gjyqësore, përmirësimin e lidhjes ndërinstitucionale dhe forcimin e sigurisë kibernetike në sektorin gjyqësor.
Nga Ministria e Drejtësisë vlerësojnë se përvoja e UNOPS në zbatimin e projekteve të ngjashme në vendet e rajonit përbën një mbështetje të rëndësishme për proceset reformuese në vend.
Ministri Filkov theksoi se Ministria mbetet e angazhuar për ndërtimin e një sistemi gjyqësor modern, që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe do të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke shtuar se mbështetja e Kombeve të Bashkuara ka rëndësi të veçantë për zbatimin me sukses të reformave.
The post Filkov: Me mbështetjen e OKB-së, synojmë modernizimin e sistemit gjyqësor appeared first on Albeu.com.
SHBA-ja njofton mbi 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e OKB-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP).
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), fondet do të përdoren për të mbështetur ndihmën jetike, në më shumë se 40 vende të botës.
Nga shuma totale, mbi 800 milionë dollarë do t’i akordohen WFP-së, ndërsa UNICEF-i do të përfitojë më shumë se 218 milionë dollarë.
Njoftimi vjen një muaj, pasi Uashingtoni deklaroi se do t’i siguronte 1,8 miliardë dollarë Kombeve të Bashkuara.
Në dhjetor, administrata e presidentit Donald Trump shpalli një paketë tjetër financimi prej 2 miliardë dollarësh.
Përpara rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, kontributet financiare amerikane ndaj OKB-së, kishin qenë në disa raste dukshëm më të larta.
Megjithatë, SHBA-ja vazhdon t’i detyrohet OKB-së miliarda dollarë në kuadër të kontributeve të anëtarësimit.
Organizata po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe ka qenë shpesh objekt i kritikave të ashpra nga Trump.
Në fillim të mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan vuri në pikëpyetje efektivitetin e ndihmës humanitare të SHBA-së dhe urdhëroi mbylljen e një sërë programesh.
Gjatë administratës Trump, ekonomia më e madhe në botë është tërhequr gjithashtu nga disa organizata të OKB-së dhe ka dalë nga marrëveshje ndërkombëtare, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.
The post SHBA-ja njofton mbi 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e OKB-së appeared first on Albeu.com.
Përparimi i Izraelit në Liban/ Franca kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Po shkelet armëpushimi
Franca ka bërë thirrje këtë të dielë për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi forcat izraelite pushtuan Fortin ikonik Beaufort në Libanin jugor. Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, tha se kishte kërkuar thirrjen e Këshillit të Sigurimit sepse zhvillimi përfaqësonte një përshkallëzim të mëtejshëm.
“Asgjë nuk mund të justifikojë vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe një pushtim gjithnjë e më të thellë të territorit libanez”, tha ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot për transmetuesin francez BFMTV.
Mediat shkruajnë se ushtria izraelite ka deklaruar se do të rrisë shkatërrimin e aseteve të Hezbollahut, pasi ngriti flamurin kombëtar në kështjellën Beaufort, e cila ka një rëndësi strategjike.
Barrot tha se Franca njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër sulmeve të milicisë së mbështetur nga Irani, ndërsa shtoi se asgjë nuk e justifikon këtë zhvillim.
The post Përparimi i Izraelit në Liban/ Franca kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Po shkelet armëpushimi appeared first on Albeu.com.
Temperaturat globale drejt rekordeve të reja, alarmon raporti i OKB-së! 5 vitet e ardhshme mund të kalohet kufiri kritik
Temperaturat globale pritet të arrijnë nivele pranë rekordeve historike gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa Arktiku do të ngrohet shumë më shpejt se pjesa tjetër e planetit.
Paralajmërimi vjen nga një raport i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) dhe Shërbimit Meteorologjik britanik.
Sipas raportit, temperatura mesatare globale do të jetë nga 1.3 deri në 1.9 gradë Celsius më e lartë krahasuar me periudhën paraindustriale.
Ekspertët theksojnë se ekzistojnë prova të qarta që klima po ngrohet dhe temperaturat vazhdojnë të rriten.
Raporti paralajmëron se mes viteve 2026-2030, bota mund të kalojë përkohësisht kufirin kritik prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, ndërsa një nga këto vite mund të thyejë edhe rekordin e vitit 2024, i konsideruar si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Shkencëtarët sqarojnë se tejkalimi i përkohshëm i këtij kufiri nuk do të thotë automatikisht dështim i Marrëveshjes së Parisit, por paralajmërojnë se bota po i afrohet gjithnjë e më shumë këtij skenari.
Arktiku po ngrohet me ritme alarmante
Sipas raportit, temperaturat dimërore në Arktik do të rriten mbi 3.5 herë më shpejt se mesatarja globale gjatë pesë viteve të ardhshme.
Ekspertët paralajmërojnë se shkrirja e akullit në Arktik mund të sjellë fenomene më ekstreme të motit dhe të ndikojë në sistemet klimatike globale.
Raporti parashikon gjithashtu reshje më të shumta në Evropën Veriore, Alaskë dhe Siberi, ndërsa zona si Amazona mund të përballen me thatësira më të forta.
Ndërkohë, fenomeni klimatik El Niño pritet të forcohet këtë dimër dhe mund të zgjasë deri në vitin 2027, duke shtyrë temperaturat globale drejt niveleve të reja rekord.
The post Temperaturat globale drejt rekordeve të reja, alarmon raporti i OKB-së! 5 vitet e ardhshme mund të kalohet kufiri kritik appeared first on Albeu.com.
OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael, Guterres: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësiv
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti të shtunën zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të.
“Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin për një zgjatje 45-ditore të ndërprerjes së armiqësive, e cila pasoi bisedimet midis Izraelit dhe Libanit të lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara”, tha zyra e shtypit.
“Ai riafirmon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të lehtësuar vuajtjet e komuniteteve në të dyja anët e Vijës Blu.”
Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve përkatës që “të respektojnë plotësisht ndërprerjen e armiqësive, të ndërpresin çdo sulm të mëtejshëm dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar, në çdo kohë”.
Deklarata erdhi pasi SHBA-të njoftuan të premten se armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do të zgjatet me 45 ditë, pas asaj që Uashingtoni e përshkroi si bisedime “shumë produktive” midis dy palëve.
“Armëpushimi i armiqësive i 16 prillit do të zgjatet me 45 ditë për të mundësuar përparim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, në platformën sociale X.
Njoftimi erdhi pavarësisht sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban që kur armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të hyri në fuqi. Kjo pasoi një raund të tretë negociatash të ndërmjetësuara nga SHBA-të, të mbajtura në Departamentin e Shtetit.
The post OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael, Guterres: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësiv appeared first on Albeu.com.