oher Archives - Albeu.com

Ka edhe më keq se në Shqipëri, autostrada Kërçovë-Ohër ka kaluar koston e 600 milionë € dhe s’dihet as kur do të përfundojë!
Autostrada Kërçovë-Ohër pritet të lëshohet në përdorim të plotë deri në tremujorin e parë të vitit 2027 por edhe kjo akoma nuk është e sigurt.

Pas 11 vitesh që nga fillimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, deri më tani funksionale janë vetëm 20 kilometra segment ky i lëshuar në përdorim katër muaj më parë nga Vrbjani deri në Botun.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikolloski thotë se po punohet intensivisht në rrugën pranë Bukojçanit, si dhe në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Ohër-Kërçovë.

“Këtu është përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ndërtimi i segmentit Kërçovë-Bukojçan ku presim të zgjedhim zbatuesin e projektit gjatë këtij muaji. Më tej intensivisht po punohet në ndërtimin e rrugës nga Bukojçani në Gostivar, segmenti i njohur si Strazha do të bëhet bypas dhe do të ndërtohet rruga Tetovë-Gostivar, ku të gjithë thoshin se është autostradë por në fakt rrugë ekspresë. Punojmë edhe në segmentin Prilep-Manastir si autostradë e re dhe tani më punojmë gjetjen e një zgjidhje për pjesën që shkon nga Prilepi në Farish”, tha Nikollovski

Autostrada Kërçovë-Ohër prej 57km, me të gjitha marrëveshjet aneks, ka kushtuar deri më tani mbi 600 milionë euro. Ndërtimi filloi më 22 shkurt 2014. Kredia për këtë investim kapital u mor nga banka kineze “Exim” dhe shteti duhet ta shlyejë atë për 20 vjet. Në tetor 2013, Parlamenti miratoi kredinë, ndërsa në nëntor u nënshkrua marrëveshja midis Qeverisë së Maqedonisë dhe kompanisë kineze “Sinohidro”. Por nga Qeveria thonë se ka pasur 10 rrëshqitje të dheut që duhet të stabilizohen. Nga Qeveria thonë se për përfundimin e saj, do të duhet të zgjerohet edhe korniza e kreditimit, sepse sipas tyre, nuk ishin parashikuar para për stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut.

“Në segmentin 5-kilometrësh të fshatit Botun, ka pasur 6 rrëshqitje toke shumë të mëdha. Për të gjitha këto, korniza e kredisë do të duhet të rritet sepse nuk ishin planifikuar fonde për këtë. Do të mbeten 5 kilometra në Botun dhe 17 kilometra nga dalja e tunelit në Kërçovë të përfundojnë deri në fund të vitit 2026 dhe fillim të vitit 2027”, thotë Qeveria.

Autostrada filloi të ndërtohet në vitin 2014, gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së kur Nikolla Gruevski ishte kryeministër, dhe ende nuk është përfunduar. Qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së premtoi se autostrada e re do të jetë gati për 4 vjet, megjithatë, me ardhjen në pushtet të LSDM-së në vitin 2017, u tha se projekti u braktis, si pasojë e shumë problemeve të pazgjidhura në trase. Projekti fillestar pësoi ndryshime për shkak të një mospërputhjeje midis rrugës së projektuar dhe asaj të ndërtuar, aktivitetet e ndërtimit u ndaluan dhe çmimi për këtë u pagua nga qytetarët, dhe një marrëveshje e re aneks u nënshkrua me kompaninë kineze për 185 milionë euro shtesë. /TV21

The post Ka edhe më keq se në Shqipëri, autostrada Kërçovë-Ohër ka kaluar koston e 600 milionë € dhe s’dihet as kur do të përfundojë! appeared first on Albeu.com.

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij. Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi. Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. Menjëherë pas formimit të Qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Huaja e Bankës Hungareze të Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, do të merret në një këst, afati i shlyerjes së saj është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, dhe norma e interesit është fikse, 3.25 për qind. Ajo do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Opozita maqedonase më pas akuzoi se marrëveshja e kredisë ishte lidhur me dyer të mbyllura, me qëllime tejet të dyshimta dhe se ka sjellë pasoja politike dhe ekonomike, duke rritur jashtëzakonisht shumë borxhin publik.

Por, VMRO-DPMNE thotë se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka një kredi për të cilën paraprakisht dihet se për çfarë do të shpenzohet dhe se do t’i ndihmojë komunat dhe ekonominë.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Urdhrin iu dorëzua presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ai ishte takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski./ REL

The post Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër appeared first on Albeu.com.

Në agjendë çështjet ekonomike Kosovë-Serbi, në Ohër sot diskutohet rreth heqjes së barrierave
Takimi i parë i ekipeve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë, për tejkalimin e barrierave administrative në bashkëpunimin ekonomik do të mbahet sot, më 30 mars, në Shkup, njoftoi Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, ai takim “do të zhvillohet sipas dinamikës së përcaktuar” për të zgjidhur sa më shpejt të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Takimi i parë do të zhvillohet në një dinamikë të vendosur, me qëllim që sa më shpejt të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Mësohet se tashmë ka marrëveshje të nënshkruara që duhet të ofrojnë bazën dhe instrumentet për përmirësimin e ndjeshëm të konkurrueshmërisë, kohezionit ekonomik dhe lidhshmërisë së të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Për të eliminuar të gjitha mangësitë që ndodhin në tregti, shtohet se “tani është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të mençur drejt intensifikimit të integrimit rajonal dhe bashkëpunimit tregtar, që do të sigurojë prosperitetin ekonomik të të dy vendeve, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi”.

The post Në agjendë çështjet ekonomike Kosovë-Serbi, në Ohër sot diskutohet rreth heqjes së barrierave appeared first on Albeu.com.

Asnjë lajm nga Ohri, mbi nëntë orë bisedime, çfarë po ndodh në takimin Kurti-Vuçiç!?
Pas një pauze që raportohet të ketë qenë rreth një orë, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i kanë vazhduar bisedimet në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuçiçit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes.

Pas më shumë se nëntë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcakut, me Kryeministrin  kosovar dhe Presidentin serb.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa orësh u ka thënë gazetarëve nw Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund tw vazhdojnë deri në mbrëmje./Albeu.com/

The post Asnjë lajm nga Ohri, mbi nëntë orë bisedime, çfarë po ndodh në takimin Kurti-Vuçiç!? appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër, diskutohet plani franko-gjerman
Ka nisur takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajcak. Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman./Albeu.com./

The post Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër, diskutohet plani franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Urdhërarresti për Putinin dobëson pozicionin e Serbisë nesër në Ohër
Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se urdhërarresti i lëshuar sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bën.

Ai ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë, shkruan Gazeta Express.

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiç në një fjalim para qytetarëve.

Presidenti serb ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruaj asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar tutje presidenti serb./Albeu.com/

The post Vuçiç: Urdhërarresti për Putinin dobëson pozicionin e Serbisë nesër në Ohër appeared first on Albeu.com.

“Hapi i dytë”: Thirrje për marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç, në Ohër
Pritshmëri të larta para takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje të arrihet përparim në takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presim që në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e dialogut.

“Mos e humbni autobusin”

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde i dha përkrahje të plotë ndërmjetësuesit të dialogut Miroslav Lajçak, në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje palëve që mos ta humbasin shansin. “Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë, është për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman, duke vazhduar argumentimin, se marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euro-atlantik dhe është “shans historik për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke”.

Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Von Cramon që e shpërndau në twitter shkrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, tha se “arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet. “Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet në marrëveshje në fund të javës në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Viola Von Cramon.

Kurti i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ritheksoi edhe njëherë që ai ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë më 27 shkurt në takimin e Brukselit. Sipas tij, marrëveshja themelore për normalizimin që u propozua nga BE-ja, apo siç njihet ‘plani franko gjerman’ “përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve”. Kryeministri këto komente i bëri, në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Mannheim-it në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i Vuçiqit, që të nënshkruante në Bruksel, nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.

“Ne besojmë se Marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e pakicave në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, tha kryeministri Kurti.

Lajçak: Marrëveshja kërkon zbatim dhe afate kohore

I ngarkuari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, të hënën dhe të martën qëndron në Beograd, për të diskutuar për bisedimet e 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Vuçiq. Ky i fundit tha se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”.

Para se të shkojë në Beograd, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak ishte në Prishtinë, ku tha se “janë përmbushur pritjet e tij”, në takimet që pati në me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore, në të kundërtën do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se BE-ja është e përqendruar në atë që ai e quajti ‘hap i dytë’ që ka të bëjë me finalizimin e planit të zbatimit, që kur të përfundohet, do të kalohet në hapin e radhës, që është formalizimi.

Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parasheh mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës./DW

The post “Hapi i dytë”: Thirrje për marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç, në Ohër appeared first on Albeu.com.

Lajçak zbulon vendin ku do të zhvillohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç
Takimi i 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka kumtuar vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, duke e falënderuar që po mundësojnë lokacionin e Ohërit për takimin e radhës.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohësMaqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to ?? for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s ?? future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023

The post Lajçak zbulon vendin ku do të zhvillohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Ministria e Jashtme bullgare do të thërrasë ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në lidhje me sulmin në Ohër
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe do t’i dorëzohet notë proteste në lidhje me veprën e rëndë penale të kryer ndaj një shtetasi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar dhe sekretar i organizatës “Car Boris III” në Ohër, thuhet në njoftimin në ueb faqen e MPJ-së. Ambasadorja do të thirret të premten pasdite, thanë për BTA nga zyra e shtypit e ministrisë.

Më 19 janar shtetasi është sulmuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai u shtrua në një spital, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolai Milkov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga i cili ka marrë garanci se autoritetet vendore do të ofrojnë ndihmën e nevojshme. Shefi i përkohshëm i Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Manastir dhe një ekip nga Ambasada Bullgare në Shkup janë në kontakt me shtetasin e lënduar dhe janë dërguar në Ohër.

Për muaj të tërë, Bullgaria ka shprehur fuqishëm pritshmërinë e saj që autoritetet në Maqedoninë e Veriut do të marrin masa të menjëhershme dhe efektive kundër përshkallëzimit serioz të krimeve të urrejtjes kundër bullgarëve në atë vend. Bullgaria nuk ka marrë ende asnjë informacion zyrtar mbi hetimin dhe administrimin e drejtësisë në lidhje me sulmet e fundit, përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit kundër organizatës “Car Boris III” në fund të vitit 2022, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Fatkeqësisht, sulmi i 19 janarit është një shembull ilustrues i pasojave të rënda të mungesës sistematike të një reagimi dhe angazhimi adekuat nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë dështimin e saj për të përmbushur zotimin e saj themelor – të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj, shtoi Ministria e Jashtme.

Bullgaria pret që autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të identifikuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar autorët e krimit, duke marrë parasysh seriozitetin e aktit.

Pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca dhe barazia midis njerëzve janë parime universale që lidhin shoqëritë demokratike evropiane, sipas Ministrisë së Jashtme bullgare.

“Ne presim që një vend që ka deklaruar dëshirën e tij për të qenë pjesë e një Unioni të bazuar në lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit, të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe reale për të zbatuar angazhimet e tij për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Fatkeqësisht, muajt e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë pikërisht të prirjeve të kundërta në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Ekzistenca e problemeve lidhur me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk mund të vazhdojë të mohohet, si nga autoritetet lokale, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Padyshim, kjo vetëm çon në përkeqësimin e tyre dhe është e papajtueshme me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./Alsta/

The post Ministria e Jashtme bullgare do të thërrasë ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në lidhje me sulmin në Ohër appeared first on Albeu.com.

Ohër, mbyllen hotelet buzë liqenit, shkak rritja e çmimeve
“Nëse disa nga hotelet punonin deri në festat e Vitit të Ri, hotelet më të mëdha në Ohër-Strugë në fillim të vitit të ri 2023 vendosën çelës në derë”.

Sipas njoftimeve, ato do të rihapen më 1 mars, nëse mundësitë dhe kushtet e lejojnë. Diçka e tillë po ndodh për herë të parë pas shumë viteve të funksionimit të tyre. Këtë nuk e bënë as gjatë pandemisë së Kovid-it, por kriza ekonomike dhe energjetike i detyroi të ndërmarrin këtë hap.

“Deri më tani, hoteli nuk është mbyllur për 12 vite… Por, këtë vit nuk kishte vërtet ndonjë llogari matematikore, që hoteli të qëndronte i hapur me të gjitha kostot e rritura që janë këtë vit.”, u shpreh Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Por, çfarë do të ndodhë me punonjësit?

“Punonjësit aktualisht përdorim pushimet vjetore. Dhe shpresoj se kështu do të mbetet. Nëse jo, sigurisht që do të ketë një vendim të bordit drejtues për 70%”, shtoi Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Pushimi i detyruar me marrjen e 70% të pagës tashmë përdorej si masë nga disa hotele. Shoqata e hotelerisë thotë se në këtë periudhë është e pamundur vazhdimi i punës, për shkak të rritjes drastike të shpenzimeve të energjisë dhe produkteve më të shtrenjta.

“Nuk është e lehtë të mbyllësh një objekt të madh dhe më pas ta rihapësh, por rrethanat e bënë atë që na u desh ta bënim”, thonë Shoqata Hotelierike.

Në sezonin e ardhshëm, hotelet në treg njoftojnë se do të punojnë me prenotime, që do të jenë 30-40% më të shtrenjta se vitin e kaluar. /Alsat.mk

The post Ohër, mbyllen hotelet buzë liqenit, shkak rritja e çmimeve appeared first on Albeu.com.