OFL Archives - Albeu.com

Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së
Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë të dërguara nga Dubai përmes valixheve me rrota.

Shumat financiare janë investuar më pas në biznese të ndryshme duke u “tretur” në industrinë e ndërtimit në Tiranë, biznesin e shitjes dhe dhënies me qëra të makinave, në blerjen e apartamente, vilave luksoze në komplekse moderne si “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, hotel “Domus”, lokale, e deri në investime në bizhuteri, makina luksoze duke blerë lingota floriri dhe Ar.

Ndërkohë, një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën.

Valixhet emetoheshin me një postcode dhe më pas priteshin në aeroporte ku më tej tërhiqeshin nga njerëz të organizatës, duke i shpërndarë më tej në linjat respektive sipas direktivave që jepte nga Dubai, Franc dhe Hajdar Çopja alias Bako.

Sipas SPAK, njerëzit që maskoheshin si tregtarë dhe biznesmenë por të përfshirë në pastrimin e parave të vëllezërve “Çopja”, janë Talo Çela, përmes gruas dhhe vajzës së tij, kushëriri i tij Armis Stafa, Rexhino Doçi, Klajdi Merkaj, Arben Lamçja, Maklen Mici, Bashkim Lika dhe biznesmeni i ndërtimit në Elbasan, Arjan Ormenaj.

Në një bisedë, të zhvilluar në muajin Maj 2020 i hetuari Klajdi Merkaj i kërkon Franc Gergely, që t’i ndajë në 3 pjesë shumat monetare dhe të tri pjesët të jenë në një valixhe me rrota që të jenë më praktike në lëvizje.,NË22HR.

Një praktikë e tillë ka ndodhur në dhjetëra raste, ku në Shqipëri kanë hyrë sasitë e eurove.

Pesë ditë më vonë nga kjo bisedë në 27 Maj 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, lidhur me masat e ndërmara për bllokim pasurie në bazë të Operacionit Forca e Ligjit, ku në këtë bisedë kuptohet se grupi ka bllokuar dy drejtorët e policisë, Elbasan dhe Tiranë.

Merkaj flet me Francin, duke e informuar atë se për punën e OFL-së ka takuar Drejtorin e Elbasanit dhe Tiranës, të cilët e kanë siguruar se nuk kanë asgjë me emrin e Franc Çopja, madje e njohin si person që punon jashtë dhe, sipas tyre, nuk është problematik.

Qëllimi i kapjes së dy drejtorëve të policisë ka qenë për ndërmarrjen e asnjë procedure hetimore apo dërgimi formulari për deklarim pasurie, lidhur me pronat që gëzonin në Tiranë dhe Elbasan dy vëllezërit “Çopja”.

Ndërkohë në 30 Maj 2020, Klajdi Merkaj informon Franc Çopjan se e mori shtëpinë. Më pas Klajdi Merkaj i kërkon Franc Çopjas që shtëpinë ta hedhë në emër të një personi të tretë dhe sipas tij e mira e kësaj shtëpie është se është blerë me kontratë të brendshme dhe jo me noteri.

Në vijim, Klajdi Merkaj i shkruan Franc Çopja se do bëhet revokim kontrate.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon shtetasit Franc evidentohet kështu:

“…ti hidhet në emër direkt personit dhe vlera bëhet minimale 50.000 € po “ok” shpia kur të duhet për tu fut…”?

Në vijim, të komunikimeve ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopjas një armë automatike e cila nga biseda kuptohet se është e llojit “Glock”.

Më pas, Klajdi Merkaj i rikujton Franc Çopja se duhet të gjejë një emër personi, tek i cili do jetë pronësia e shtëpisë së blerë nga Franc Çopja për shtëpinë dhe se në kontratë duhet të shënohet minimum 55 Euro.

Më datën 23 qershor 2020 Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopja postcodin me numër NË37SD, të valixheve të tjera. Po më datën 27 qershor 2020, Klajdi Merkaj i dërgon Francit, postcodin me numër LU13LZ.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Francin, jep detaje se janë 2.5 dhe se personi nuk arriti t’i mblidhte në kohë ku dyshohet se bëhet fjalë për transportim të vlerave monetare.

Gjithashtu, në bisedën e 27 qershorit 2020, Klajdi Merkaj e falënderon Franc Çopja për dhuratën e ditëlindjes edhe pse e ka nesër. Në bisedë e sipër Klajdi Merkaj i dërgon Francit postcodin e një valixhe tjetër me rrota B152GJ dhe e informon se në orën 15:00 me të tyren (Angli) do jenë gati.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon Francit: “…B152GJ në orën 15:00 me të tyren janë gati atje është ok…? Ok…”. USA.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Franc Çopjan jep detaje se ato që janë dërguar janë 50 (50.000 Euro/Paund) dhe se janë të ndara 1.000, ndërsa për të tjerat shkruan se kanë qenë 1000 dhe të ndara në tufa 10 mijë euro.

Më 14 Gusht 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, të cilit i shpjegon se po interesohet të investojë në ndërtimin e një kompleksi banimi, sa dyfishi i atij që ka ndërtuar më parë si dhe një pallati në Tiranë.

Më pas, Klajdi Merkaj i tregon Franc Çopjas se kanë diskutuar për të dy vendet e ndërtimit dhe kanë marrë “…ok…”.

Gjithashtu, Klajdi Merkaj i thotë Franc Çopjas se tani janë në pritje të bëjnë blerjet e pronave, por për momentin nuk janë mirë me gjendjen e parave “..cash…” dhe i kërkon Francit që ta ndihmojë me një vlerë monetare “…cash…” prej 1.500.000 Euro.

Nga bisedat e zhvilluara ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj ndër të tjera informon Francin për ndërtimin hap pas hapi të kompleksit të banimit duke i dërguar edhe foto.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Klajdi Merkaj i dërgon Francit më 19 Gusht 2020 Klajdi Merkaj e pyet Francin, nëse ka nisur gjë poshtë (shuma monetare) dhe më pas i shkruan Francit se nuk i duhen urgjent.

Nga bisedat evidentohet se, për Klajdi Merkaj rëndësi ka dakortësia e Francit dhe se tani mund t’i karikojë personat me kapar financiar duke synuar blerjen e pronave.

Klajdi Merkaj, i shkruan Francit se takimi me B-në, Arben Lamçja ishte i rëndësishëm pasi jep mundësi të shikoj gjëra sa më të mëdhaja.

Pastrim të parave Franc Çopja, ka kryer edhe përmes shtetasit Rexhino Doçi, i cili ka marrë një lokal me qira përballë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Lokali është marrë me qira tek shtetësja M.L, për një periudhë 8 vjeçare është planifikuar të paguhet 70 mijë euro qira.

Ndërkohë, janë dhjetëra raste kur Rexhino Doçi, ka kryer tërheqjen e më shumë se 1.5 milion euro cash nga persona të ndryshëm në Tiranë dhe Durrës, para këto që ishin në qarkullim nga Franc Çopja.

Një tjetër rast dhe person që pastron para për Franc Çopjan është kushëriri i tij, Armis Stafa.

Evidentohet se Armis Stafa, ka marrë përsipër dhe ka kryer veprime aktive nëpërmjet shitjes dhe blerjes së automjeteve me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale për llogari të Franc Çopjas.

Në 14 korrik 2023 ka dhënë shpjegime për këtë biznes dhe Erion Alibej një i arrestuar se ka porositur vrasje me pagesë, duke deklaruar në lidhje me asetet dhe pasuritë e vëllezërve Çopja. Ndër të tjera ai ka deklaruar se:

“…Kanë një biznes, pikë shitjesh dhe dhëniesh makinash me qira në aksin Elbasan-Metalurgji, por personi që me letra ka në pronësi këtë biznes e ka emrin Armi, mbiemrin nuk ia di, por di që e ka shtëpinë tek kryqëzimi i Cërrikut, tek lagjia “Gjurma e Mushkës”, dhe di që është kushëri i afërt me vëllezërit “Çopja”, sepse e ëma e vëllezërve Çopja me mamanë e Armit janë vajza tezeje…”.

Po ashtu, Alibej ka treguar dhe për disa biznese të tjera, duke përfshirë dhe rastin e dy vilave të blera në zonën e pas TEG-ut.

Armis Stafa merret në Elbasan me shitjen e makinave të shtrenjta, për llogari të Franc Çopjas. Del qartë nga bisedat se për çdo veprim komunikon me Franc Çopjan, i cili është pronari real i mjeteve.

Po ashtu Armis Stafa, e këshillon Franc Çopjan për veprime financiare në funksion të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për çdo makinë që shitet në këtë biznes Armis, pyet Francin lidhur me çmimin përfundimtar.

The post Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e të “fortit të Niklës” për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë
Gjykata Kushtetuese, ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Flamur Haka i njohur si “i forti i Niklës”, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga GJKKO për sekuestrimin e pasurive të tij.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket:

KËRKUES: FLAMUR HAKA

SUBJEKTE TË INTERESUARA:

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjitnr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrimet me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), qëkanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendimeve që lidhen me antikushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, vëren:

Gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), kërkuesi, për shkak të aplikimit të masës parandaluese të kufizimit të perimetrit të lëvizjes, nuk ka marrë pjesë personalisht, por ka qenë i përfaqësuar nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme të datës 16.02.2021. Në seancën e datës 29.03.2021, GJKKO-ja e Apelit, pasi ka konstatuar mungesën e prokurës së posaçme, ka vendosur shtyrjen e seancës në datën 08.04.2021, me qëllim dhënien e mundësisë mbrojtësve ligjorë të kërkuesit për të rregulluar këtë të metë. Në kushtet kur edhe në seancën e datës 08.04.2021, nga mbrojtësit ligjorë nuk u arrit të paraqitej prokura e posaçme, GJKKO-ja e Apelit, bazuar në nenin 10 të aktit normativ nr. 1/2020, të ndryshuar dhe nenin 450, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Civile (KPC), me vendimin nr. 99, datë 08.04.2021, ka vendosur mospranimin e ankimit. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs kërkuesi nëpërmjet njërit prej mbrojtësve ligjorë të tij.

The post Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e të “fortit të Niklës” për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë appeared first on Albeu.com.

“Vajza me syze dhe OFL s’u duk më pas 25 prillit”, Salianji: Kriminelët s’po i arrestoni dot, po ju kapin ata
Deputeti i PD, Ervin Salianji në seancën e sotme plenare ka akuzuar qeverinë në lidhje me OFL-në, ndërsa pyeti se pse zëdhënësja e kësaj force nuk del më për të bërë publike operacinet.

Salianji pyet ministrin Çuçi nëse ka fuqi ligji peërballë nerëzve me mbrojtje nga PS?

“Ka një evolim në qeveri. Ministri Çuçi e pranon me qetësi dëshmi dhe me nëntekst dhe nuk e thotë. Jemi këtu që të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme të të votojmë ligje të rëndësishëm. Për të votuar dhe ligje kundër krimit dhe korrupsionit. Por ju thoni se çfarë mund të bëhet më mirë. Që të ndihmojmë së pari, duhet që të pranoni që keni dështuar. Ju me nëntekst e keni pranuar që keni dështuar. Prej vitesh paguhen dy struktura. Ligji në polici bëhen dhe për të kërcënuar policinë, pasi Rama tha; hiqni kapelat dhe bëni fushatë për PS. Keni bërë një ligj, keni bërë dhjetra aktivitete dhe keni bërë sikur po bëni namin dhe keni bërë vetëm 52 vendime për përjashtim. Keni kërcënuar drejtuesit e shtetit dhe keni marrë vendimmarrje vetëm për 52 punonjës gjithsej. Këto janë shkresat tuaja. Kriminelët nuk po i kapni dot, por po ju kapin ata. Po mundohemi që ti mbuloni. Paskërka apo mund të ketë një sekret. Unë po pres që të më jepni emra. Ku është kjo goca me syze që dilte para 25 prillit. Pse nuk del më pas 25 prillit? Ku janë ata që dilnin si nëpër filma aksion në Shqipëri sikur po bënin namin dhe po kapnin krimin në rrugë. Të kuptojmë dhe ne a ka pasur apo jo sekletivitet. Minimalisht 350 e kusur persona i ka kapur rrjeta e vettinguit. A ka fuqi ligji përballë njerëzve me mbrojtje të PS? Ka apo jo. Jam më i pritur që të besoj Policinë e Shtetit se sa ju. Policia më thotë; në zbatim të aktit normativ OFL ka përfunduar verifikimin për 515 praktika kontrolli. Ju thoni 229. Na jepni emrat!”, tha Salianji.

The post “Vajza me syze dhe OFL s’u duk më pas 25 prillit”, Salianji: Kriminelët s’po i arrestoni dot, po ju kapin ata appeared first on Albeu.com.

Çuçi i përgjigjet Salianjit: Lini ndasitë e sherret, të mendojmë bashkë si të forcojmë policinë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehu konsiderata për interpelancën e sotme të thirrur nga deputeti Ervin Salianji, pasi sipas tij është një përpjkekje për të parë çfarë mund të bëhet më mirë.

Ai tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit.

“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme spse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ca mkund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht.

Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL apo vetingu në polici janë dy nisma atikpie dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues.

Që në nisje dua ta theksoj se e cmmoj shumë mundësinë për të folur për to.

S’është normale që të ndahemi politiksht si do e forcojmë policinë që duke e larguar ata që nuk e mëeritojnë uniformën apo të godasim krimin. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi.

OFL mbetet një moment historik policisë kundër krimit si instrument i shpejt për të gjumruar pasuritë e personave të dyshuar për kime”, tha Çuçi.

The post Çuçi i përgjigjet Salianjit: Lini ndasitë e sherret, të mendojmë bashkë si të forcojmë policinë appeared first on Albeu.com.

OFL/ Interpelancë më Çuçin, Salianji: A ka deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar?
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka parashtruar disa pyetje publike në Kuvend sa i takon operacionit Forca e Ligjit, i njohur ndryshe OFL në interpelancën e kërkuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Gjatë fjalës së tij Salianji theksoi se operacionet e OFL-së tregojnë qartë se kanë qenë intimidime për grupet krimianë që këto të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale.

“Është miratuar një akt normativ nr, 1 për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Forca e Ligjit. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore. Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin. Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot?

A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri t pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet? A ka ndërhyrje politike? A ka njerëz që janë favorizuar? A kemi dy standarde? Sa prej këtyre rasteve janë kthyer në polici për kthim dokumentacioni. Këto janë pyetjet që janë ngritur për ministrin. A janë arritur qëllimet e këtij ligji? Në çdo momente dëgjojmë për krime, për tritol dhe vrasje. A ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar?”, tha Salianji.

The post OFL/ Interpelancë më Çuçin, Salianji: A ka deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar? appeared first on Albeu.com.

OFL në gjykatë, “Kushtetuesja” jep vendimin
Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për Operacionin Forca e Ligjit.

Bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Sakaq, në Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Hysenajt.

The post OFL në gjykatë, “Kushtetuesja” jep vendimin appeared first on Albeu.com.

Nisi me bujë, OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Operacioni Forca e Ligjit, i nisur me idenë e luftimit të krimit e korrupsionit, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pas një aksioni të dyshuar si anti-kushtetues të zhvilluar nga ana e tyre.

Konkretisht bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet.

Njoftimi:

– Akti normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike” është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj nuk duhet të ishte zbatuar nga gjykata, madje gjykata duhet të pezullonte gjykimin dhe të ushtronte kontroll incidental në lidhje me këtë akt.

– Akti normativ ka dalë jo në kushtet e nenit 101 të Kushtetutës, duke u propozuar nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë.

– Akti normativ është antikushtetues edhe sepse nuk ka dalë në kushtet e një vakumi ligjor që do të justifikonte emergjencën mbushëse.

– Akti është antikushtetues edhe referuar dyzimit mes sanksionit penal dhe procesit të natyrës gjoja proceduralo-civile të tij.

– Ky akt normativ cenon sigurinë juridike të shtetasit Edlir Hysenaj dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor, pasi të ardhurat e tij janë vlerësuar si të ligjshme nga organi që ka kompetencë për të verifikuar pasurinë e këtij shtetasi. Është cenuar parimi “ne bis in dem”, mosndëshkimi pa prova, prezumimi i pafajësisë, barra akuzese, barazia e palëve.

– Gjithashtu, është pretenduar se pasuria e subjektit dhe familjes së tij është hetuar një herë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe nga gjykata është vendosur pushimi i procedimit penal.

– Mbrojtja ka pretenduar edhe mungesën e juridiksionit të gjykatës së posaçme, duke pretenduar se juridiksioni në lidhje me këtë çështje i përket Prokurorisë së Rrethit Gjqyësor Durrës, si prokuoria që duhet të kryejë hetimin pasuror për shkak të veprës penale për të cilën është dënuar Edlir Hysenaj.

– Automjeti që është sekuestruar provohet me të ardhurat e ligjshme të përfituara nga subjekti. Gjithashtu, ky automjet, referuar çmimit të blerjes, vitit të prodhimit dhe faktit që është në përdorim jetik të të atit, Myfit Hysenaj, përbën send që nuk mund të sekustrohet referuar nenit 529/8 të K.Pr.Civile./albeu.com/

The post Nisi me bujë, OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së, Gjykata i rikthen pezullimin nga detyra Artan Shkëmbit
U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL, Gjykata rikthen pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit.

Gjykata dhe më parë kishte vendosur pezullim nga detyra për Shkëmbin, por ia hoqi se mbaroi afati.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

The post U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së, Gjykata i rikthen pezullimin nga detyra Artan Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

Nxorri sekretin e gjermanëve, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Artan Shkëmbin
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi, i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Shkëmbi u pezullua nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.

Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra./albeu.com

The post Nxorri sekretin e gjermanëve, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Artan Shkëmbin appeared first on Albeu.com.

I njohur si “Llupsi”, kush është i dënuari me 30 vite burg që dhunoi të riun në Durrës
52 vjeçari Astrit Keçi u arrestua sot nga blutë e Durrësit pasi akuzohet se ka dhunuar një 25-vjeçar, bashkë me dy të afërm të tij, dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.

Astrit Keçi është një emër jo pak i njohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Ai njihet ndryshe edhe si “Llupsi” i vënë nën shënjestrën e OFL-së.

52 vjeçari u arrestua në 14 maj të vitit 2018 nga policia shqiptare pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.

Keçi në vitin 2006 ishte kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Astrit Keçi u akuzua si pjesë e grupit, që konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës, sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga është trafikuar në shtete të ndryshme evropiane përmes Italisë, ku përdoreshin kanalet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia.

Pas arrestimit, Gjykata e Durrësit vendosi ekstradimin e tij në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

The post I njohur si “Llupsi”, kush është i dënuari me 30 vite burg që dhunoi të riun në Durrës appeared first on Albeu.com.