OBSH Archives - Albeu.com

OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin e popullsisë, sidomos për sistemin respirator
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se fenomeni i ashtuquajtur “shi i zi” dhe prania e përbërjeve toksike në atmosferën e Iranit, pas sulmeve ndaj instalimeve të naftës, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht në sistemin respirator.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, e cila ka zyra në Iran dhe bashkëpunon me autoritetet vendase për çështje emergjente shëndetësore, bëri të ditur se gjatë kësaj jave ka marrë raporte të shumta për reshje shiu të përziera me mbetje nafte.

Të hënën, Teherani u mbulua nga re të dendura tymi të zi, pasi një rafineri nafte u bombardua, në një përshkallëzim të sulmeve ndaj rezervave energjetike të brendshme të Iranit, në kuadër të fushatës ushtarake amerikano-izraelite.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Gjenevë se fenomeni paraqet rrezik real për shëndetin publik.

“Shiu i zi dhe shiu acid që e shoqëron përbëjnë vërtet një rrezik për popullsinë, sidomos për sistemin respirator”, tha ai, duke shtuar se autoritetet iraniane u kanë rekomanduar qytetarëve të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve

I pyetur nëse OBSH mbështet këto rekomandime, Lindmeier u përgjigj se, duke pasur parasysh situatën aktuale, ato janë të arsyeshme.

“Duke parë rreziqet që ekzistojnë tani – instalimet e naftës dhe rafineritë e goditura që kanë shkaktuar zjarre dhe shqetësime serioze për cilësinë e ajrit – është padyshim një ide e mirë që njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura”, tha ai.

Sipas tij, bombardimet kanë shkaktuar çlirimin masiv në atmosferë të hidrokarbureve toksike, oksideve të squfurit dhe përbërjeve azotike.

Ekspertët paralajmërojnë se thithja e tymit ose kontakti me grimcat ndotëse mund të shkaktojë dhimbje koke, irritim të lëkurës dhe syve, si dhe vështirësi në frymëmarrje. Ndërsa ekspozimi afatgjatë ndaj disa prej këtyre substancave mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

The post OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin e popullsisë, sidomos për sistemin respirator appeared first on Albeu.com.

OBSH: “Supergripi” do të shkaktojë presion serioz mbi Bashkimin Europian
Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj i ri dominues i virusit po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën një presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin e saj evropian raportuan “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”, me më shumë se gjysmën e pacientëve me simptoma të gripit që rezultuan pozitivë në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sezoni i gripit kishte filluar rreth katër javë më herët se vitet e kaluara, tha OBSH-ja, dhe u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë transmetimin duke u vaksinuar, duke qëndruar në shtëpi nëse ndihen keq dhe duke mbajtur maskë në vende publike nëse kanë simptoma të frymëmarrjes.

OBSH-ja tha se varianti i ri i gripit sezonal – nëntipi A(H3N2) K – ishte shkaku i infeksioneve, duke përbërë deri në 90% të të gjitha rasteve të konfirmuara të gripit në rajonin evropian, por shtoi se nuk kishte prova që të sugjeronin se po shkaktonte sëmundje më të rëndë.

Hans-Henri Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën, tha: “Gripi ndodh çdo dimër, por këtë vit është pak më ndryshe. Ai tregon se si një ndryshim i vogël gjenetik në virusin e gripit mund të ushtrojë presion të madh në sistemet tona shëndetësore”.

Kluge theksoi gjithashtu rrezikun e dezinformimit.

“Është thelbësore në klimën aktuale të kërkohet informacion i besueshëm nga burime të besueshme, siç janë organizatat kombëtare të shëndetit dhe OBSH-ja”, tha ai.

“Në një sezon të vështirë gripi, informacioni i besueshëm dhe i bazuar në prova mund të jetë shpëtues”.

OBSH tha se të dhënat e hershme nga Mbretëria e Bashkuar, konfirmuan se vaksina kundër gripit uli rrezikun e sëmundjeve të rënda nga lloji A(H3N2), megjithëse mund të mos parandalojë infeksionin, dhe tha se vaksinimi mbeti hapi më i rëndësishëm parandalues.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që janë në rrezik më të lartë, përfshirë të moshuarit, ata me probleme shëndetësore, gratë shtatzëna dhe fëmijët”, tha ai.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë gjithashtu një grup prioritar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e pacientëve të tyre.

“Ashtu si në raste të tjera, fëmijët në moshë shkollore janë agjentët kryesorë të përhapjes në komunitet”, shtoi ai.

“Megjithatë, të rriturit e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë shumicën e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital”.

Kluge tha se sezoni i gripit pritet të arrijë kulmin në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

“Sezoni aktual i gripit, ndonëse i rëndë, nuk përfaqëson nivelin e emergjencës globale me të cilën u përballëm gjatë pandemisë Covid-19”, tha ai, duke shtuar: “Sistemet tona shëndetësore kanë dekada përvojë në menaxhimin e gripit, kemi vaksina të sigurta që përditësohen çdo vit dhe kemi një manual të qartë të masave mbrojtëse që funksionojnë”.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Britanisë, tha javën e kaluar se po përgatitej për një nga dimrat më të këqij të regjistruar ndonjëherë, mes presionit në rritje mbi klinikat, spitalet dhe shërbimet e ambulancës.

Instituti Robert Koch në Gjermani, tha se sezoni i gripit në vend kishte filluar dy deri në tre javë më parë.

The post OBSH: “Supergripi” do të shkaktojë presion serioz mbi Bashkimin Europian appeared first on Albeu.com.

OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA.

Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi.

Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit të sistemeve të AI në shëndetësi, një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm për ndërtimin e besimit në teknologjitë që po transformojnë shërbimet mjekësore.

Të gjitha fushat e tjera të vlerësuara nga OBSH rezultojnë pa politika ose procedura zyrtare.

Konkretisht, vendi nuk ka rregulla për prokurimin, zhvillimin ose përdorimin e sistemeve të AI në mjekësi, nuk ka politika që trajtojnë ndikimin e teknologjive në mjedis dhe nuk ekzistojnë mekanizma për auditimin dhe dokumentimin e rreziqeve që AI mund të sjellë për pacientët.

Po ashtu, qytetarët dhe profesionistët e prekur nuk kanë një rrugë të përcaktuar ligjore për të paraqitur ankesa në rast të dëmtimit nga një sistem i AI.

Raporti vëren gjithashtu se Shqipëria ka kryer vetëm hapin e parë të angazhimit, konsultimin me palët e interesit, por mungon progresi në fushat më të rëndësishme për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve.

Vendit i mungojnë programet e trajnimit për aftësi në AI për personelin shëndetësor, si para punësimit, ashtu edhe gjatë shërbimit.

Po ashtu, mungojnë role profesionale të specializuara në shkencën e të dhënave apo inteligjencën artificiale për sektorin e shëndetit.

Sipas ekspertëve, ky boshllëk rrezikon të çojë në përdorimin e pakontrolluar të teknologjive të AI në klinika apo struktura shëndetësore, pa standarde të sigurisë, pa transparencë dhe pa mekanizma mbrojtjeje për pacientët.

OBSH rekomandon që Shqipëria të hartojë një kuadër të plotë rregullator, të zhvillojë standarde të prokurimit dhe auditimit, dhe të ndërtojë kapacitete profesionale për të përballuar integrimin e teknologjive të reja në sistemin shëndetësor.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po transformon shërbimet mjekësore në gjithë Europën, raporti paralajmëron se vendet që nuk veprojnë me kohë rrezikojnë të mbeten pas dhe të përballen me sfida serioze si për cilësinë e kujdesit, ashtu edhe për sigurinë e pacientëve. Shqipëria, sipas këtyre të dhënave, ka ende shumë punë për të bërë që të mos mbetet në periferi të këtij transformimi./ Monitor

The post OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin appeared first on Albeu.com.

OBSH: Një në shtatë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë jeton me një çrregullim mendor
Një në shtatë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë jeton me një çrregullim mendor, sipas një raporti të OBSH-së.

Vajzat preken në mënyrë disproporcionale, me një në katër vajza adoleshente të moshës 15-19 vjeç që përjetojnë një çrregullim mendor. Vetëvrasja mbetet shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Incidenca e çrregullimeve mendore është rritur me një të tretën në 15 vitet e fundit, ndërsa shërbimet e ofruara nuk përputhen me nevojat në rritje.

Në Rajonin Evropian të OBSH-së:

* 1 në 4 vende nuk ka shërbime komunitare të shëndetit mendor për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë.

* 1 në 5 vende nuk ka një politikë specifike për shëndetin mendor të këtyre grupeve.

* Cilësia e kujdesit ndryshon shumë në të gjithë Rajonin.

* Në vendet e Rajonit, ka një psikiatër për 76,000 fëmijë dhe adoleshentë.

Raporti “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe i të Rinjve në Rajonin Evropian të OBSH-së: Statusi dhe veprimet për të forcuar cilësinë e kujdesit” u prezantua nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën, përmes Zyrës së saj për Cilësinë e Kujdesit dhe Sigurinë e Pacientit në Athinë dhe Ekipit të Shëndetit Mendor dhe Mirëqenies (MHW).

Raporti mbledh, për herë të parë, të dhëna dhe informacione të hollësishme mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Rajonin, duke nxjerrë në pah nevojat e rëndësishme dhe në rritje, si dhe boshllëqet kritike në cilësinë dhe aksesin e shërbimeve të shëndetit mendor.

Raporti bën thirrje për veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të adresuar boshllëqet ekzistuese dhe për të siguruar akses në kujdes cilësor dhe të individualizuar për shëndetin mendor për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.

Raporti përcakton nëntë veprime kryesore për të arritur progres:

1. Zhvillimi dhe koordinimi i planeve kombëtare të veprimit dhe legjislacionit.

2. Integrimi i stimujve dhe financimit për përmirësimin e cilësisë.

3. Vendosja e standardeve të cilësisë, protokolleve dhe udhëzimeve klinike.

4. Miratimi i një kulture të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit në të gjitha sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

5. Ridizajnimi i modeleve të ofrimit të shërbimeve bazuar në nevojat e fëmijëve, të rinjve dhe kujdestarëve.

6. Promovimi i pjesëmarrjes aktive dhe fuqizimit të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

7. Investimi në burimet njerëzore që i përgjigjen nevojave të popullsisë.

8. Matja e rezultateve që kanë rëndësi për fëmijët dhe familjet e tyre.

9. Forcimi i kërkimit dhe shkëmbimit të përvojave rreth metodave të provuara dhe efektive.

“Çdo fëmijë dhe i ri ka të drejtë për shërbime mbështetëse të shëndetit mendor dhe kujdes cilësor”

“Ky raport është një thirrje e qartë për veprim në Rajonin Evropian të OBSH-së. Çdo fëmijë dhe i ri ka të drejtën për shërbime mbështetëse të shëndetit mendor dhe kujdes cilësor. Duke vepruar tani, vendet mund të ndërtojnë sisteme elastike që do t’i ndihmojnë brezat e ardhshëm të lulëzojnë”, tha Dr. João Breda, Drejtor i Zyrës së OBSH-së për Cilësinë e Kujdesit dhe Sigurinë e Pacientit në Athinë, i Dërguari Special dhe Drejtor i Zyrës së OBSH-së në Greqi.

“Për herë të parë, OBSH/Evropë po bashkon të dhëna gjithëpërfshirëse dhe të thelluara mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në një raport të vetëm. Studiuesit, politikëbërësit dhe profesionistët e shëndetit mund t’i përdorin këto prova për të planifikuar shërbime, për të formësuar politikat dhe për të monitoruar dhe vlerësuar ndërhyrjet. Ky raport është një moment historik – ai tërheq vëmendjen në një përparësi kritike që do të përcaktojë të ardhmen e rajonit tonë”, tha Dr. Ledia Lazëri, Këshilltare Rajonale për Shëndetin Mendor, OBSH/Evropë.

Ky raport është pjesë e punës më të gjerë të OBSH/Evropë për të reformuar shërbimet e shëndetit mendor dhe për të siguruar kujdes të barabartë dhe me cilësi të lartë për të gjithë.

The post OBSH: Një në shtatë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë jeton me një çrregullim mendor appeared first on Albeu.com.

Shkurtime drastike në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore pezullojnë aktivitetet e tyre
Organizata Botërore e Shëndetësisë  tha sot se përballet me shkurtime drastike në buxhetin e saj humanitar emergjent këtë vit, me perspektivën për vitin 2026 “të zymtë”. Nën Presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara, tradicionalisht donatori kryesor në botë, e kanë ulur ndjeshëm ndihmën e tyre ndërkombëtare, dhe donatorë të tjerë të mëdhenj janë përballur me buxhete “të shtrënguara”.

Teresa Zakaria, drejtuese e reagimit humanitar dhe ndaj fatkeqësive të OBSH-së, tha se agjencia shëndetësore e OKB-së ka marrë 40% më pak fonde për nevojat emergjente humanitare në të gjithë botën këtë vit sesa në vitin 2024. “Është shumë e madhe”, u tha ajo gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

OBSH-ja ka identifikuar më shumë se 300 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe “i është dashur të bëjë zgjedhje shumë të vështira se kujt t’i japë përparësi dhe kujt jo”, shtoi ajo. Në këto kohë të vështira, OBSH-ja thotë se po përqendrohet te më në nevojë, në vendet më të goditura.

Si pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre shkurtimeve, më shumë se 5,600 qendra shëndetësore në të gjithë botën janë detyruar të zvogëlojnë shërbimet e tyre dhe më shumë se 2,000 janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre.

“Kjo ka kufizuar drejtpërdrejt aksesin në shërbimet shëndetësore për 53 milionë njerëz” në të gjithë botën, sipas Zakarias. Dhe “perspektiva për vitin 2026 është me të vërtetë e zymtë”.

Në vende të tilla si Republika Demokratike e Kongos, Sudani dhe Haiti, “ne tashmë po shohim një rritje të shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe shkallës së kequshqyerjes, dhe situata nuk po ndalet së përkeqësuari”, shpjegoi zyrtari i OBSH-së. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte shumë i shqetësuar për pasojat në vendet më të varfra.

Megjithatë, “shumë vende po e kuptojnë situatën dhe po deklarojnë se nevojitet një ndryshim në mentalitet”, duke mobilizuar burimet e tyre kombëtare për të financuar sistemet e tyre shëndetësore, “përfshirë nevojat emergjente shëndetësore”, megjithatë kreu i OBSH-së e vuri në dukje si një pasojë pozitive.

The post Shkurtime drastike në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore pezullojnë aktivitetet e tyre appeared first on Albeu.com.

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.

“Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, ka thënë Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale.

“Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, neve po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish”.

Ka vite që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme.

Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve për të trajtuar njerëz, kafshë dhe ushqim.

Bakteret rezistente ndaj mikrobiomeve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milionë vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së.

Ky institucion ka arritur në këto gjetje pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për t’i trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, dhe ato të qarkullimit të gjakut.

The post OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve appeared first on Albeu.com.

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.

Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.

Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen.

Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.

Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.

Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.

Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.

Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25-vjeç.

Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.

Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.

OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.

Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15-vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.

Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.

Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ Monitor.al

The post OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë appeared first on Albeu.com.

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar
Emigrimi i mjekëve shqiptarë, po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.

Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi, tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.

Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.

Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së, stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.

Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.

Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri, është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.

Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore.

Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.

Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.

Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.

Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.

Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro.

Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.

Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë.

Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi, do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor

The post OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar appeared first on Albeu.com.

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe në disa raste mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Alvarez paralajmëroi se situata po i ngjan epidemisë së viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmë milioni njerëz, fillimisht në territore të vogla ishullore, përpara se të përhapej në mbarë globin.

Sipas saj, vala e re e përhapjes ka nisur në fillim të vitit 2025, me shpërthime në ishuj të njohur si La Reuniondhe Mauritius – zona që ishin goditur edhe më parë. Vetëm në La Reunion, virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e popullsisë.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on Albeu.com.

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që prej 2 marsit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.

Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.

Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.

“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.

“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.

Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.

Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.

“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Izraeli filloi të lejojë futjen graduale të ndihmave në fund të majit, pas një bllokade të përgjithshme që zgjati më shumë se dy muaj. Megjithatë, shpërndarja e ndihmave është shoqëruar me skena kaotike dhe raporte pothuajse ditore për forcat izraelite që hapin zjarr ndaj njerëzve që presin për të marrë racione ushqimore.

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.

Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.

Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./REL

The post OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që prej 2 marsit appeared first on Albeu.com.