Fauci: Varianti i ri “Omicron” shqetësues, por vaksinat mund të ndihmojnë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se varianti i ri i Covid-19 është shumë shqetësues dhe e ka quajtur “Omicron”.

Varianti i ri kishte një numër të madh mutacionesh dhe provat e deritanishme tregojnë një rrezik të shtuar të riinfeksionit, tha OBSH.

“Omicron” u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut, më 24 nëntor dhe është gjetur gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Një numër vendesh anembanë botës, tashmë kanë vendosur të ndalojë ose kufizojnë udhëtimet drejt Afrikës së Jugut, raporton albeu.com.

Udhëtarët nga Afrika e Jugut, Namibia, Zimbabve, Botsvana, Lesoto dhe Esëatini nuk do të mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, B përveç nëse janë britanikë, irlandeze, ose banorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esëatini, Mozambiku dhe Malavi do të bllokohen, duke pasqyruar lëvizjet e mëparshme të ndërmarra nga BE. Vendimi do të hyjë në fuqi të hënën. Brazili dhe Australia gjithashtu kanë futur kufizime të udhëtimit.

Lajm i keq, por jo fundi i botës

Të premten, OBSH tha se numri i rasteve të këtij varianti, fillimisht i quajtur B.1.1.529, dukej se po rritej pothuajse në të gjitha provincat e Afrikës së Jugut.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, tha organi i shëndetit publik i OKB-së në një deklaratë.

Ai tha se “infeksioni i parë i konfirmuar i njohur B.1.1.529 ishte nga një mostër e marrë më 9 nëntor”.

OBSH tha se do të duheshin disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët punuan për të përcaktuar se sa i transmetueshëm ishte.

Një zyrtar i lartë shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi se vaksinat do të ishin më pak efektive kundër variantit të ri.

Ndërsa profesori James Naismith, një biolog strukturor nga Universiteti i Oksfordit, tha: “Është një lajm i keq, por jo fundi i botës”. Sipas tij, varianti i ri mund të përhapet shpejt, por transmetueshmëria nuk është aq e thjeshtë.

Vetëm rreth 24% e popullsisë së Afrikës së Jugut është plotësisht e vaksinuar, gjë që mund të nxisë një përhapje të shpejtë të rasteve atje, tha Dr Mike Tildesley, një anëtar i grupit shkencor të modelimit të gripit Pandemik (Spi-M).

Shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci tha se ndërsa raportet mbi variantin e ri nxorën një “flamur të kuq”, ishte e mundur që vaksinat mund të funksiononin ende për të parandaluar sëmundje serioze./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 08:35