o'brien Archives - Albeu.com

Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur në rrjetin social “X” se ka diskutuar sot  në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien.

Me të kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

A productive call w/ @StateEUR O’Brien today. Emphasised the fundamental importance of working together with our U.S allies in defending our freedom, independence&democracy. We also discussed 🇽🇰’s strides for CoE membership & the full&swift implementantion of the Brussels agrmt. pic.twitter.com/FS600bfddu

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 1, 2024

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, shprehet Osmani.

The post Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE  dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit appeared first on Albeu.com.

Lajçak e O’Brien takohen në Munih, emisari i BE-së tregon çfarë kanë folur
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-n”, teksa ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit.

Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.

Ata u takuan përpara konferencës së Sigurisë së Mynihut, transmeton Gazeta Express.

“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak.

The post Lajçak e O’Brien takohen në Munih, emisari i BE-së tregon çfarë kanë folur appeared first on Albeu.com.

O’Brien i prerë: Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për dinarin
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë, thotë zoti O’Brien.

Vendet modern të Evrops, thotë zoti O’Brien i zgjidhin këto çështje me dialog paraprak dhe informojnë banorët me kohë. Zyrtari amerikan tha se kishte patur disa kontakte me kryeministrin Kurti para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.

Shala: Kurti kërkon dhe nxit tensione etnike, prandaj insiston tek marrëveshja e Asociacionit

I pyetur lidhur me marrëdhëniet Kosovë Serbi që pas marrëveshjeve të Ohrit, zoti O’Brien tha se zbatimi i tyre, i përket secilës palë të ndërmarrë veprimet e veta, e pakushtëzuar nga pala tjetër.

Serbia tha ai, ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes de-fakto të Kosovës, si çështja e targave dhe dokumenteve doganore.

I pyetur nëse Beogradi qëndron prapa sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë, Zoti O’Brien tha se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të, tërhoqi trupat afër kufirit me Kosovën dhe se Uashingtoni pret që Serbia të ndjekë penalisht personat përgjegjës.

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të nxjerrë nga qarkullimi dinarin serb është acarimi i fundit në marrëdhëniet ndërmjet

Kosovës dhe Serbisë. Qeveria në Prishtinë thotë se dëshiron të zbatojë ligjet e veta, Kushtetutën e saj, të lejojë vetëm Euron si monedhë të vetme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po thonë ndryshe. A mund të na tregoni përse mendoni kështu?

Jim O’Brien: Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të.

Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë.

Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin.

Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim.

Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin.

Zëri i Amerikës: Duket që Qeveria e Kosovës e kuptoi këtë edhe pas trysnisë ndaj saj dhe Banka Qendrore njoftoi për një shtyrje tre mujore. A është kjo kohë e mjaftueshme, sipas mendimit tuaj?

Jim O’Brien: Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë.

Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe ne.

Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: A keni biseduar me Kryeministrin për shqetësimet tuaja dhe për këtë sugjerim?

Jim O’Brien: Kemi patur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas.

Zëri i Amerikës: Dhe si e prit ai vlerësimin tuaj?

Jim O’Brien: Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere.

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa kufizuese ndaj Kosovës, pa i quajtur sanksione. A planifikojnë Shtetet e Bashkuara ta bëjnë të njejtën gjë, nëse Prishtina këmbëngul në qëndrimin e saj?

Jim O’Brien: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Zëri i Amerikës: A e shihni çështjen e dinarit të lidhur me Asociacionin?

Jim O’Brien: Çështja është se çfarë problemi po synon të zgjidhë vendimi i ri. Është e drejtë e Kosovës të vendosë se çfarë valute po dërgohet në juridiksionin e saj.

Asociacioni do ta zgjidhte këtë problem duke qartësuar çështjen e parave që dërgohen dhe qëllimet për të cilat do të përdoreshin.

Ka mënyra tjera për ta siguruar këtë qartësi, përfshirë përmes dialogut, përmes konsultimeve joformale, ashtu si shtetet moderne u japin përgjigje këtyre çështjeve. Jo duke shpallur vendime në mes të natës pasi partnerët tuaj më të afërt ju thonë se kjo është ide e keqe dhe qeverisje e dobët

Zëri i Amerikës: Qeveria e zotit Kurti ka rënë dakort për asociacionin, që do ta zgjidhte çështjen e dinarit, por e konsideron atë si lëshim të madh që i është bërë Beogradit në këmbim të njohjes de facto të Kosovës, apo që të paktën Beogradi të nënshkruajë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar palët.

A ka të drejtë zoti Kurti? A duhet njohja de facto të ndodhë paralelisht me krijimin e Asociacionit?

Jim O’Brien: Në pranverën e kaluar, në Ohër, dy palët janë pajtuar për një sërë veprimesh që duhet t’i ndërmarrin njëra pas tjetrës, secila pavarësisht prej veprimeve të palës tjetrës.

Dhe tani janë krijuar rrethana që i lejojnë të dy palët të fajësojnë njera tjetrën në vend që të punojnë që banorët e tyre të jenë të lirë dhe më të përparuar.

Dua të theksoj se qysh nga tetori, Serbia ka bërë dy hapa të rëndësishëm të normalizimit apo të njohjes de facto të Kosovës, përmes zbatimit të targave të makinave dhe dokumenteve doganore.

Këto janë synime që janë kërkuar për një kohë të gjatë dhe u realizuan dhe besoj se ka gjëra të tjera, që do të ndodhin në këtë aspekt, nëse i kthehemi dialogut në vend që të veprojmë jashtë tij, siç vendosi të bëjë qeveria (e Kosovës).

Zëri i Amerikës: Por sipas një letre që kryeministrja e Serbisë Bërnabiç u ka dërguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ajo realisht hedh poshtë përmbajtjen e atyre marrëveshjeve.

Jim O’Brien: Mendoj se varianti i parë i letrës, që hodhi poshtë (marrëveshjen), është tërhequr. Ato që unë shikoj, janë veprimet, njohja de facto. Normalizimi në këto dy komponentë kyçë u bë në muajt e fundit dhe ka diskutime për gjëra tjera që mund të bëhen, nëse punojmë ashtu punojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: Dua t’iu pyes për incidentin në Banjskë, i cili duket se ka ndryshuar paksa qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë. A mendoni se Beogradi qëndron prapa tij?

Jim O’Brien: Pas incidentit të Banjskës, e kemi bërë të qartë se KFOR-i mbron të gjithë njerëzit e Kosovës, përfshirë ata në pjesën veriore.

U kemi bërë thirrje të dy qeverive të jenë transparente dhe të hapura me KFOR-in dhe dua të theksoj se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të.

Ata kanë arrestuar dhe janë pajtuar se do t’i ndjekin penalisht njerëzit që janë drejtpërdrejt përgjegjës për incidentin në Banjskë dhe trupat serbe janë tërhequr nga pjesa afër kufirit.

Të gjithë këto hapa janë bërë dhe pastaj, pas Banjskës u ndërmorën hapa drejt njohjes de facto me doganën dhe targat.

Këta janë hapa të rëndësishëm që erdhën si rezultat i përgjigjes dhe përkushtimit ndaj dialogut. Pra, ne duam përkushtim për të punuar drejt zgjidhjes praktike të këtyre problemeve, jo ndërmarrjes së masave të njëanshme për përfitime vetjake që shqetësojnë partnerët tuaj po aq sa shqetësojnë qytetarët tuaj.

The post O’Brien i prerë: Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për dinarin appeared first on Albeu.com.

O’Brien: Serbia t’i kërkojë llogari personave përgjegjës për sulmin në Banjskë
I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka bërë thirrje që Serbia t’u kërkojë llogari personave përgjegjës të sulmit që ndodhi në shtator në Banjskë të Kosovës.

O’Brien tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët që u përfshinë në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak në rajon.

Diplomati amerikan përmendi po ashtu zgjedhjet e reja në veri, për të cilat tha se duhet të ndodhin pa vonesa.

“Vlerësoj iniciativat e Miroslav Lajçak për të takuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur për dialogun që udhëhiqet nga BE. Është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale të reja në veri të Kosovës pa vonesa, ndërsa duhet të ketë koordinim të mjaftueshëm para implementimit të rregulloreve të reja monetare. Shteti i Serbisë duhet të mbajë ‘llogaridhënë’ individët që u përfshinë në sulmin e Banjskës”, shkroi O’Brien në platformën “X”.

The post O’Brien: Serbia t’i kërkojë llogari personave përgjegjës për sulmin në Banjskë appeared first on Albeu.com.

O’Brien: SHBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

“Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, tha O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai tha se në muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, duke shtuar se “disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si ajo e targave, doganave…”.

Zyrtari amerikan tha se duhet bërë progres i mëtejshëm dhe vuri në dukje se e ardhmja e Ballkanit qëndron në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Për t’u bashkuar me të vërtetë në tregun e përbashkët evropian, të dyja palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, të njohin kufijtë dhe të pajtohen për bashkëpunim. Ne presim që ata të punojnë përsëri – duke filluar me angazhimet që ata tashmë i kanë bërë”, tha O’Brien.

Derisa ka folur për vazhdimin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, O’Brien tha se SHBA-ja pret ulje të tensioneve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Është një zonë ku forcat e KFOR-it, NATO-s janë forcuar. Dhe, misioni evropian, EULEX, gjithashtu ka qenë shumë aktiv kohën e fundit. Prandaj, asnjëra palë nuk ka arsye të shkaktojë tensione atje dhe ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë”, tha ai.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

Kthimi i serbëve në institucionet publike është një nga hapat që O’Brein përmendi për uljen e tensioneve.

“Qytetarët serbë të Kosovës që jetojnë në atë rajon duhet të mirëpriten përsëri në institucionet publike dhe kjo do të zvogëlojë tensionet. Dhe, pastaj, sinqerisht, të dyja palët kanë një punë të madhe për të bërë, për t’u siguruar që të vazhdojnë rrugën e normalizimit për të cilën u pajtuan në mars, në Ohër. Kështu që ka punë për t’u bërë”, tha ai.

O’Brien tha gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të theksojë se sa e rëndësishme është “përfundimi i kësaj pune në muajt e ardhshëm”.

“Ekonomitë e tyre tashmë janë të lidhura me Bashkimin Evropian dhe tani ata duhet të zbatojnë reforma dhe të angazhohen për të qenë pjesë e atij komuniteti. Dhe derisa e bëjnë këtë, unë mendoj se tensionet do të ulen dhe ata do të kenë një marrëdhënie më të madhe”, tha ai. /REL

The post O’Brien: SHBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën appeared first on Albeu.com.