objektivi Archives - Albeu.com

Sali Berisha: Objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500 euro
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi edhe objektivat ekonomikë të opozitës, kur të vijë në pushtet.

Në fjalën e tij, Berisha tha se objektivi i padiskutueshëm i PD-së kur të vijë në pushtet, është rroga minimale 500 euro.

“Problem themelor sot, krahas rivendosjes së gjyqeve politike, burgosjeve politike, është problemi ekonomik. Sot, në qoftë se marrim disa tregues, në qoftë se marrim rritjen ekonomike dhe kontot apo portofolët e qytetarëve, në një zhvillim ndër më dramatikët, por jo i vetëm se është tipik i diktaturave, konstatohet se rritja ekonomike u dyfishua, por varfëria u trefishua.

Dhe të dy llojet e varfërisë, si varfëria ekstreme apo mjerimi, i cili ishte 1.04 përqind në vitin 2013 dhe sot është 3.4 përqind, pra është mbi 3 herë më shumë, ashtu edhe varfëria relative, e cila nga 13 përqind ka arritur në 46 përqind. Për ta bërë më të qartë për qytetarin, po marrim pensionistët. Pensionisti në vitin 2013 merrte një pension 140 mijë lekë. Sot, pa asnjë rritje por vetëm duke pretenduar për indeksim, ky pension është 180 mijë lekë. Por sot me 180 mijë lekë, ky pensionist blen 50 përqind më pak nga sa blinte me 140 mijë lekë. Sot buka është dy herë më shtrenjtë se në vitin 2013. Sot qumështi, gjalpi, djathi, domatet, zarzavatet kanë një çmim dy herë më të shtrenjtë se në vitin 2013.

Dhe, ku është dramatikja, janë nga 10 gjer në 250 përqind gjërat më bazë se shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani, në vendet që kanë një rrogë minimumi 4 deri në 8 herë më të lartë se shqiptarët. Pensionisti shqiptar, pse po rikthehem, më i dhimbshmi, se qëndrimi ndaj tyre përbën një qëndrim thellësisht çnjerëzor.

Pensionisti shqiptar sot merr 3 herë më pak se pensionisti maqedonas. Merr 3 herë më pak se pensionisti serb, malazez, boshnjak, etj. Merr 30-40 përqind më pak se pensionisti i Kosovës.

Po marr vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës. Albin Kurti vendosi të rrisë pensionet 20 përqind. Fondi i përgjithshëm i pensioneve ishte 500 milionë euro. Ai mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi te fondi i pensioneve.

Çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama tha do të indeksoj pensionet 4 përqind në mars. Erdhi marsi, zero indeksim. Dhe indeksoi vetëm në tetor. Mirëpo indeksimi në mars ishte ligj parlamenti. Nuk ka kryeministër që mund të lëvizë buxhetin e miratuar në parlament.

Kurse ai ua mbajti indeksimin e pensioneve nga marsi gjer në tetor dhe ua dha për tre muajt e fundit nga 400 gjer në 700 lekë shtesë. Pjesën që nuk e dha do e ofrojë për bonus në dhjetor, në një kohë kur në parlament është një buxhet 8.2 miliardë euro.

A mund të imagjinoni ju qytetarë që në 8.2 milardë euro, rreth 800 mijë pensionistëve t’u lihen vetëm 16 milionë euro. Indeksim për vitin e ardhshëm vetëm 16 milionë euro.

A mund të imagjinoni ju, 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat, t’u lihen për mbështetje fermerëve 40 milionë, një një kohë kur ata japin 40 përqind të prodhimit të brendshëm.

Çfarë ka bërë ky me rrogat e larta? Sot janë rrogat më të larta në rajon. Rrogat e Skapistëve janë më të larta se rrogat e kardinalëve në Vatikan, se të ministrave që është një shtet i pasur. Sepse i duhen për t’i përdorur për gjah kundër opozitës.

Pra, ky nuk ishte indiferent, por i përdori të gjitha këto për të ndëshkuar shumicën dhe për të shpërblyer pakicën.

Ajo që ndodh me Shqipërinë nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Praktikat e vjedhjeve në bashki të Edi Ramës janë bërë praktika shtetërore. Edi Rama kur një ndërtues aplikonte për lejen e ndërtimit të një pallati me tre shkallë, i jepte leje për shkallën e parë. Për të vazhduar punën për shkallën e dytë duhej të paguante prapë.

Çfarë bën sot Lubi Balluku? Këta tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Unaza e Tiranës, e cila ka filluar në vitin 2010, e cila është gjithsej 27 km, në një hark kohor 3-vjeçar ne kemi ndërtuar 20 km tunel, këto 27 km pa tunel në terren të butë, nga viti 2013 gjer tani, tre lotet e para u ndërtuan në vitet 2010-2013, këtë vit ka arritur të ndërtohet vetëm gjysma e unazës. Dhe del Lubia e mashtron në parlament.

Çfarë ka bërë? E ka copëtuar në 14 kontrata. Po ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta? Dhe ajo ulet në tryeza me biftek 1 mijë euro, se nuk mund ta ketë biftekun nën 1 mijë euro.

Pa dyshim që PD ka një përgjigje të shkëlqyer, së pari ne në parlament u futëm për të mbrojtur minimumin jetik prej 200 eurosh, që do vendoset me buxhetin e parë.

Sigurisht për një buxhet me 8 miliardë është e paimagjinueshme që të ketë njerëz të marrin thërrime.

Buxheti është i mirëqenies së qytetarëve, i shpërblimit të qytetarëve, i investimit te kapitali njerëzor mbi të gjitha.

Pra, këto marrin fund.

Së dyti, objektiv i padiskutueshëm është rroga minimale 500 euro. Nuk do rriten rrogat maksimale, ta dinë. Krim, rroga maksimale sot në Shqipëri janë më të larta se në Slloveni, që i ka të ardhurat për frymë 4 herë më të larta.

Rrogat sot duhet të ishin absolutisht të trefishuara me ritmet që ndoqëm ne. Kurse ky bëri një rritje vitin e kaluar, asnjë rritje nuk bëri këtë vit.

Për ta mbyllur, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve do shpërndahen me pasurimin: e mira më e madhe, numrit më të madh. Është një parim xheksonian që ka frymëzuar dhe duhet të frymëzojë çdo qeveri në të gjitha kohërat”, u shpreh Berisha.

The post Sali Berisha: Objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500 euro appeared first on Albeu.com.

Sylvinho: Objektivi i Shqipërisë është kualifikimi në Europian
Kombëtarja shqiptare rinis këtë muaj një rrugëtim interesant me një emër të ri në stol. Kulturë futbollistike braziliane, stil europian dhe dalëngadalë mentalitet shqiptar. Sylvinho rrëfen në një intervistë për RTSH Sport, jetën e tij të re në Tiranë mes shqiptarëve, në një ambjent të panjohur por interesant.

Tekniku kuqezi do ta nisë aventurën zyrtare në datën 27 mars me sfidën e Polonisë, një duel që për të do të jetë tërësisht një histori më vete. “Ne kemi një skuadër të fortë me emra të rëndësishëm që luajnë në nivele të larta. Duhet të vazhdojmë rrugën e nisur dhe ndoshta, e theksoj, ndoshta mund të arrijmë objektivin tonë që është kualifikimi në Europian”, tregon braziliani.

“Prej dy muajsh këtu kam parë ndonjë ndeshje dhe mund të them që lojtarë të mirë ka gjithandej, por nuk dua të përmend emra. Është një lojtar te Partizani i cili më pëlqen shumë, e kam ndjekur disa herë dhe them se teknikisht mund të zhvillohet edhe më shumë.

Gjithmonë ka lojtarë dhe ne duhet t’i shohim, ndaj vendosa që të jetoj këtu, mendova që punën ta zhvilloja këtu. Puna nis nga këtej dhe theksoj që kam të evidentuar 2-3 lojtarë këtu të cilët ndoshta në të ardhmen mund të zhvillohen dhe të bëhen lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Sylvinho.

Në intervistën e gjatë, ai ndalet në shumë tema interesante. Njëra prej tyre i takon aspektit që s’ka të bëjë me futbollin, por me jetën e re që ka nisur në Tiranë. “Ushqimi është i mirë dhe njerëzit janë shumë të dashur. Njerëzit janë të hapur, të shikojnë, të përshëndesin dhe kjo është disi e ngjashme me njerëzit në Brazil edhe pse nuk mund të bëj krahasime. Më ka bërë përshtypje fakti që njerëzit kërkojnë të të ndihmojnë dhe të të qëndrojnë pranë”, tregon Sylvinho i pyetur mbi përshtypjen e parë që i ka lënë Shqipëria.

The post Sylvinho: Objektivi i Shqipërisë është kualifikimi në Europian appeared first on Albeu.com.

“Babain e tij e vrau i nipi”, flet objektivi i katërt i Dan Hutrës: Ai është psikopat, nuk ka asgjë me mua
Pas arrestimit Hutra deklaroi se kishte në plan për të vrarë edhe një tjetër person, që sipas tij ishte personi që i kishte dhënë pistoletën vrasësit të të atit të tij.

Ndërkohë personi që ishte në shënjestër, Rrahman Sela, ka deklaruar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24 se familja e tij dhe e Dan Hutres kanë jetuar shumë afër me njëri-tjetrin dhe se njiheshin me njëri-tjetrin.

“Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njeri tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë si vëllai pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim.

Madje kur e vranë babain e tij është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investiguar, babain e tij e vrau nipi është një vrasje bam-bam. Nuk kam çfarë të them për këtë, por unë asaj kohe nuk më është gjetur asnjë send asnjë gjë. Unë si jap dot shpjegim kësaj gjëje, e kam lënë 12 vjeç, atëherë ishte 97 dhe armë kishin të gjithë, unë s’kam pasur kurrë konflikt, ai është qëlluar dhe ka vdekur në vend.

Ne ishim afër qëndruam 40 ditë në Hasë, vëllai im është kujdesur për trupin. Dan Hutra e di shtëpinë time, ai është psikopat dhe s’ka asgjë me mua. Ai ka pas bërë një vrasje, vrau gruan e vet dhe u largua nga këtu, familjarët e tij u larguan në Greqi. Unë si kam as hak as hile. Jam akuzuar kot, s’jam akuzuar asaj kohe as kam dëshmuar. Vrasjen e babait të tij e ka bërë nipi i tij. Jam shumë i qetë s’kam faj”, tha ai.

The post “Babain e tij e vrau i nipi”, flet objektivi i katërt i Dan Hutrës: Ai është psikopat, nuk ka asgjë me mua appeared first on Albeu.com.

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi
Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar sëfundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj.

Gjatë videos, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz.

Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

Shqipëria është vendosur nën objektivin e Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve. Sëfundmi, Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga irananët, të cilët kanë arritur të marrin nga sistemet tona një mori informacionesh konfidenciale./abcnews.al

The post Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi appeared first on Albeu.com.