Nuredim Dumani Archives - Albeu.com

Nuredin Dumanit do t’i komunikohet sot masa e sigurisë, “hija” ende i shtruar në spital me një plumb në mushkëri
Në spital aty ku ndodhet i shtruar ende me plumb në mushkëri, do ti komunikohet sot masa e sigurisë Nuredin Dumanit.

Seanca do të zhvillohet në orën 15.00 në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjyqtare do të jetë Matilda Fetau, kurse prokurori i çështjes është Kreshnik Ajazi.

Nuredin Dumani vijon të qëndrojë i shtruar të Trauma, pasi plumbi që mori në përplasjen me armë në Papër nuk i është hequr ende nga trupi. 39 vjeçari nuk ka dëshmuar para grupit hetimor.

Dy mjekët dhe infermieri janë arrestuar për akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas policisë, duhet të kishin lajmëruar uniformat blu sipas ligjit.

E arrestuar është edhe vajza 20 vjeçare Mirjet Hajdini, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përkrahja e autorit të krimit. E reja me origjinë nga Kosova u gjet brenda banesës ku u arrestua Dumani.

Ky i fundit, muaj më parë kishte qëndruar në Kosovë duke kaluar në mënyrë ilegale dhe pasi u kthye në vendin tonë kishte marrë me vete edhe vajzën 20 vjeçare.

Bashkë me ta në pranga është vendosur edhe Henrik Hoxhaj. 40 vjeçari nga Fieri dyshohet të ketë ndihmuar Dumanin për ta strehuar, pasi banesa ku ai u kap, ishte në pronësi të mikut të Hoxhajt.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit vijojnë ende hetimet për të zbuluar itinerarin e ndjekur nga Nuredin Dumani para përplasjes së armatosur në Papër, dy ditë më parë. Si dhe kush janë personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

The post Nuredin Dumanit do t’i komunikohet sot masa e sigurisë, “hija” ende i shtruar në spital me një plumb në mushkëri appeared first on Albeu.com.

“U ngatërrua me Sabianin”, si e shpëtoi dy herë “look-u” i ri Nuredin Dumanin, u kaloi para syve agjentëve të Operacionales
Flokë të gjata kaçurrel, me mjekër te prerë me formë. Duket se ky ishte “look-u” i ri që kishte zgjedhur Nuredin Dumani një nga më të kërkuarit e policisë, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Burime ekskluzive për ABC, bëjnë të ditur se disa kohë më parë, Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Të njëjtat burime konfirmojnë për ABC se madje Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur. Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana a e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

Bashkë me Nuredin Dumanin në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë. Dumani edhe pse në kërkim për të paktën 7 ngjarje kriminale ka mundur të lëvizte i lirë në Shqipëri. Mes të arrestuarve me Dumanin, janë 2 mjekët, Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit. Këta persona dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

Në pranga ka rënë 20-vjeçarja e dashur e Nuredin Dumanit e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira. Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati./abcnews.al

The post “U ngatërrua me Sabianin”, si e shpëtoi dy herë “look-u” i ri Nuredin Dumanin, u kaloi para syve agjentëve të Operacionales appeared first on Albeu.com.