numri i turisteve Archives - Albeu.com

Rritet me 13% numri i turistëve në korrik, Jugun “e braktisën” vendasit
Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik. Instituti i Statistikave raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14,9 %, në krahasim me Korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14,9 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15,0,“- thuhet në publikim.

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra,”- ka shënuar rritjen më të lartë me 53,6 %.

Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71,6 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,9 %);Netë qëndrime” thuhet në publikimin e INSTAT.

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14,9 %, më të larta krahasim me muajin Korrik 2021.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41,2 %. Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34,4 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,1 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,8 %)” nënvizon INSTAT.

Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 35,1 % që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,9 %, kundrejt 36,0 % që ishte në muajin Korrik 2021./Monitor

The post Rritet me 13% numri i turistëve në korrik, Jugun “e braktisën” vendasit appeared first on Albeu.com.

Turizmi rigjallëron industritë mbështetëse
Turizmi, i cili u përball me dy vite të vështira në pandemi, arriti të nxiste lindjen e bizneseve të reja që po rriten ngadalë, por me hapa të sigurt. Megjithatë, industritë mbështetëse të këtij sektori duket se nuk i kanë shpëtuar goditjes së fundit të rritjes së kostove, që është shtrirë në çdo qelizë të ekonomisë botërore. Tregu i makinave me qira raporton për një rritje artificiale të çmimeve, me rezervimet që bëhen në afatshkurtër, edhe pse kërkesa mbetet e lartë. Ndërkohë dyqanet e suvenireve janë përballë dilemës së rritjes së çmimeve apo uljes së fitimit. Një pjesë e mirë kanë zgjedhur të dytën, duke mos rrezikuar që turistët, të cilët këtë vit janë më të matur në shpenzime, të eliminojnë nga buxhetet e tyre blerjet.

Dy vite më parë, teksa pandemia e COVID-19 nisi dhe po kulmonte muaj pas muaji, turizmi shqiptar po mundohej të mbijetonte me çdo kusht, mes kufizimesh e paniku. Në bregdet filluan të shfaqen tek-tuk disa biznese, ku arredimin nisën ta plotësonin me elemente më të veçantë. Çadra me thurje, me një stil tërësisht të ri dhe atipik për vendin tonë, të sillnin ndër mend disa nga plazhet luksoze në ishujt grekë.

Për një pjesë të mirë, këtë “prekje” po e jepte një biznes i sapokrijuar nga një 20-vjeçar në Fier. Enriko Brakaj vendosi që në mes të krizës së pandemisë, të themelonte “Knotline”, një biznes i cili ka në qendër të aktivitetit thurjen me litar, duke krijuar produkte nga më të ndryshmet, si çadra plazhi, divane outdoor (ambiente të jashtme), karrige të thjeshta, karrige lëkundëse, hammock (shtrat i varur), tenda.

Sot, kërkesa për produktet e biznesit të tij është rritur ndjeshëm. Ai bën pjesë tek ato tregje të reja, që po lindin e po zhvillohen në vend, falë zhvillimit dinamik të sektorit të turizmit. Planet për zgjerim në tregje të reja sigurisht që nuk përjashtohen, por për momentin ai vlerëson se tregu shqiptar po gjeneron mjaftueshëm kërkesë për t’u rritur si biznes.

Çadra me thurje, punime të kompanisë “knotline”

“Kemi një numër të madh grash dhe vajzash që bëjnë punët më të veçanta të kompanisë. Janë të zonës dhe kemi një bashkëpunim frytdhënës. Thurja me grep është në thelb të procesit të punës që ato kanë dhe natyrisht për një zonë si kjo, gjeneron të ardhura mjaft të larta”, – pohon Brakaj.

Rrjetet sociale janë bërë burimi kryesor ku mund të ekspozosh punët dhe të gjesh klientët dhe kjo duket se po funksionon mirë edhe për këtë biznes.

Raporti i çmimit të produkteve që prodhohen në Shqipëri me ato të huaja është sa një e treta, çka i jep avantazh dhe e bën konkurrues. Për shembull, një çadër me thurje kushton mes 250-300 euro në Shqipëri dhe 750-900 euro në tregjet e huaja fqinje. Për këtë arsye, interesi është i lartë nga Jugu në Veri.

“Ky është viti i dytë i një pune intensive dhe shumë projekte kryhen duke pasur parasysh sezonin veror. Puna nis që në dhjetor që të jenë gati sapo nis vera. Kemi edhe projekte në zonat jobregdetare, pasi produktet sjellin një stil Bohemian, duke zgjeruar mundësitë përtej plazhit dhe rërës.

Janë projekte në bare, restorante, hotele dhe resorte. Ndërthurja e litarit me dru është diçka që po pëlqehet shumë në arredimet e brendshme. Shtrirja e shitjeve tona është mjaft e gjerë, duke nisur nga Shëngjini, Pogradeci, Tirana, Gjirokastra, Vlora, Saranda e deri në Ksamil. Japim garanci deri në 10 vite për produktet e thurura dhe kjo rrit disi sigurinë e atyre që vendosin të provojnë diçka të re”, – shprehet Brakaj.

Rritje “artificiale” e çmimeve për makinat me qira, më shumë fitime për tregun

Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi në normalitet i vendeve globalisht po rrit ndjeshëm shifrat që lidhen me turizmin. Shumica e vendeve po përjetojnë rritje edhe më të shpejtë sesa në vitin 2019, kur COVID-19 nuk ishte shfaqur.

Një ndër industritë me rritje është ajo e makinave me qira. Rritja po vjen si efekt i dy faktorëve. Në njërën anë, janë rritur çmimet për tregun dhe në tjetrën, një pjesë e turistëve po shmangin udhëtimet e organizuara në grupe të mëdha, duke rezervuar mjete personale.

Administratorja e “Top Tours”, Eliana Bakiri, shprehet për “Monitor” se edhe në Shqipëri vihet re rritje artificiale çmimesh, sikurse kudo, e cila nuk po kuptohet se nga po vjen.

“Viti ka nisur shumë mirë, por mund të them se vëmë re rritje artificiale të çmimeve, që nuk e dimë se nga po vjen. Njerëzit hezitojnë, sepse çmimi është shumë i lartë. Mesa kuptojmë është një efekt zinxhir, që nisi me gjysmëpërcjellësit që munguan për ca kohë dhe sollën si efekt pakësimin e makinave të reja të disponueshme.

Në tregun e makinave me qira, çmimi na është rritur artificialisht, por kërkesa gjithsesi mbetet e lartë. Rritja e kërkesës na gëzon në njërën anë, por edhe na dëmton, sepse njerëzit mund të rishikojnë alternativat e tyre të një makine me qira, kur çmimi është shumë i lartë”, – pohon zj. Bakiri.

Në Shqipëri, kërkesën kryesore për makina me qira e gjeneron sektori i turizmit dhe më pas vijnë personat që kanë marrëdhënie pune apo biznesi. Parashikimet, sipas zj. Bakiri, edhe nga partnerët me të cilët bashkëpunon kompania, janë që ky vit dhe ai i ardhshëm të gjenerojnë të ardhura të larta për sektorin dhe më pas do të shkohet drejt normalitetit të dikurshëm sezonal.

“Kemi blerë flota shumë të mëdha këtë vit. Kemi rrezikuar në fakt, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nga takimet me partnerët tanë, ky është piku i të ardhurave të makinave me qira. Pritshmëria është që kështu të jetë dhe viti tjetër dhe më pas të kthehemi në normalitet, duke pasur një aktivitet që përkufizohet me sezone.

Dy janë sezonet kryesore për këtë treg: vera dhe dimri. Janë dhe disa sezone të ndërmjetme, ku mund të shfrytëzohet makina me qira, si në prill apo në pushimet e vjeshtës, por pesha e tyre mbetet modeste”. – pohon ajo.

Suveniret, në rimëkëmbje, por edhe me kosto të rritura

Një nga segmentet që lidhet direkt me turizmin është edhe ai i tregtimit të suvenireve. Për shkak të kufizimeve, numri i turistëve ishte i reduktuar gjatë pandemisë dhe kjo solli si pasojë që këto biznese të përballeshin me të ardhura më të ulëta.

Rikuperimi i turizmit, ku të huajt në 5-mujorin 2022 tejkaluan me 12% shifrat e 5-mujorit 2019, është reflektuar me rritje të interesit edhe për këtë segment.

Por tashmë sfidë përbën rritja e kostove. Nerada Kulla, nga “Marigo Suvenirs” në Durrës, pohon se i është dashur të ulë marzhin e fitimit për të mos rritur çmimet, pasi suveniret janë një shpenzim luksi që klientët mund ta eliminojnë.

“Kostot na janë rritur jo pak, por të paktën kam vendosur të ul marzhin e fitimit dhe të amortizoj këtë efekt për të mos ta përcjellë te klienti.

Suverniret janë një shpenzim luksi që bëhet nga turistët, pra jo diçka e domosdoshme, ndaj nëse çmimet rriten, turisti menjëherë vendos ta eliminojë këtë nga buxheti i tij total i pushimeve”, nënvizon ajo.

Rritja e çmimeve globalisht në thuajse çdo sektor, si në ushqime, transport, energji, i ka bërë klientët tashmë më të matur me shpenzimet që bëjnë kur janë me pushime.

Gjithsesi të huajt kanë ende interes për suvenire nga Shqipëria dhe përzgjedhjet e tyre lidhen shumë me vendin e origjinës.

“Sjelljet dhe preferencat janë nga më të ndryshmet, por sipas kombësisë krijon dhe një ide për atë që kërkojnë. Për shembull, polakët vijojnë të mbeten të interesuar për pijet dhe alkoolin.

Nordikët janë më shumë për gjërat autentike dhe përfaqësuese të vendit, gjermanët zgjedhin shumë thurjet, punimet me dorë, qilimat e vegjël si dhe bunkerët, kurse italianët mbeten shumë të pasionuar pas gjërave të sportit, si dhe bizhuteritë”, pohon zj.Kulla.

Lidhja e industrisë ushqimore, ende një zinxhir “i paformalizuar”

Prej disa vitesh, strukturat akomoduese në vend po ofrojnë shërbimin all inclusive (të gjitha të përfshira), half board (mëngjes dhe darkë) ose “bed and breakfast” (mëngjes dhe fjetje). Duke pasur parasysh këtë, strukturave u duhet të lidhin marrëveshje me furnitorë që u garantojnë produktet e nevojshme.

Kjo marrëdhënie është më e konsoliduar në struktura me kapacitet të madh, por kontratat për një pjesë të mirë të tyre nuk janë afatgjata.

Disa nga hotelet në zonën e Golemit, të pyetur nga “Monitor”, pohuan se porositë bëhen nga furnitorë të caktuar, nga të cilët merren më shumë se një produkt dhe kjo është një marrëdhënie e ndërtuar prej vitesh, por kontrata të mirëfillta gjithëvjetore nuk ka. Porositë bëhen sipas nevojës dhe një parashikimi të përafërt.

Rei Mita, nga kompania “Sejega”, e cila operon në prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore, pohon se kompania vetë nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë me industrinë e turizmit, por si pjesë e zinxhirit është në mes hallka e shumicës.

“Ne shesim produktin te shumicat, të cilat kërkojnë edhe konfeksione të mëdha, të cilat janë të dedikuara për sektorin e turizmit. Strukturave u intereson që marrëdhënien ta kenë direkt me këto njësi, sepse janë të interesuara që të marrin një gamë të gjerë produktesh, që shkon përtej asaj që ofrojmë ne”, – pohon ai.

Robert Hoxha, nga “Big Market”, nga ana tjetër konfirmon se sot nuk ka kontrata formale mes strukturave akomoduese dhe rrjeteve të supermarketeve, por ajo që vihet re është rritja e lartë e qarkullimit në këto supermarkete në zonat turistike gjatë verës, çka tregon për tendencën e blerjeve, jo vetëm nga individët./Monitor/

The post Turizmi rigjallëron industritë mbështetëse appeared first on Albeu.com.