numri i lindjeve Archives - Albeu.com

INSTAT: Ulet numri i lindjeve në vend dhe rritet numri i jetëve të humbura
Sipas të dhënave që ofron INSTAT, në Shqipëri tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një numër në ulje të lindjeve në vend, krahasuar me të njëjtën peiudhë të një viti më parë. Po në të njëjtën periudhë është shënuar një rritje e lehtë e numrit të jetëve të humbura.

Gjithnjë sipas INSTAT, duke bërë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për periudhën prill-qershor të 2024 numri i lindjeve është 5.269, një rënie 3,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Ndërkaq numri i vdekjeve është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Bilanci i shtesës natyrore të popullsisë është 255 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e dytë 2024, dy qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë e ka qarku i Beratit me 3,2 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6 %.

Por pavarësisht kësaj, sipas të dhënava nga INSTAT shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje. Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Sa i takon vdekshmërisë në vend, sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2024, numrin më të ulët të vdekjeve e ka shënuar Kukësi me 110 vdekje, i ndjekur nga Gjirokastra me 162 humbje jete, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje, dhe më pas vjen Fieri.

Në përqindje uljen më të madhe të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.

LINDJET NË SHQIPËRI

Prill-Qershor 2023            5452 fëmijë

Prill-Qershor 2024            5269 fëmijë

DIFERENCA                     -183 fëmijë

VDEKJET NË SHQIPËRI

Prill-Qershor 2023            4950 jetë të humbura

Prill-Qershor 2024            5014 jetë të humbura

DIFERENCA                     +64 vdekje më shumë

SHTESA E POPULLSISE

Prill-Qershor 2024            5269 fëmijë

Prill-Qershor 2024            5014 jetë të humbura

Shtesa natyrore               +255 lindje më shumë se vdekje

The post INSTAT: Ulet numri i lindjeve në vend dhe rritet numri i jetëve të humbura appeared first on Albeu.com.

Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Në jug dominojnë të moshuarit, veriu po zbrazet me shpejtësi
Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023 qarku më numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë.

Në anën tjetër, Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8.

Qarqet e Jugut të vendit, i kaluan me herët fazat kulmore të emigracionit në moshat e reja. Lindjet më të pakta në këto qarqe, tregojnë për një popullsi më të plakur dhe për norma më të ulëta të fertilitetit (numri i i lindjeve për grua në moshë riprodhimi).

Po duke krahasuar lindjet për 1000 banorë nga 2019 dhe 2023 shihet se qarqet e Veriut kanë rënien më të shpejtë, duke sugjeruar se ky Rajon përjetoi gjatë dekadës së fundit kulmin e emigrimit sidomos tek të rinjtë.

Nga 2019-2023 Kukësi shënoi rënien më të madh të lindjeve për 1000 banorë. Në vitin 2019 në këtë qark kishte 14,4 lindje për 1000 banorë, ndërsa në vitin 2023 kishte 9.3 lindje.

Në Kukës, norma e lindjeve për 1000 banorë shënoi rënie me 5.1 pikë për qind, më e larta në të gjitha qarqet.

Pas Kukësit, Dibra ka rënien më të madhe të lindjeve për 1000 banorë, nga 13.5 lindje me 2019 në 9.6 në vitin 2023.

Në krahun tjetër, Berati dhe Lezha patën rënien më të ulët të lindjeve për 1000 banorë, ndërmjet 2019 dhe 2023 me nga 1.1 dhe 1.2 pikë % secila.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit janë përshpejtuar duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet në vijim.

Më 2023 në të gjithë vendin kanë lindur vetëm 22, 210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në luftën e dytë botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. Psh në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950 ku regjimi i diktaturës komuniste ishte instaluar lindën 47, 291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ( 15-49-vjeç) ishte vetëm 259, 472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte  647,884  ose tre herë më i lartë se në vitet 1950.

Është e kuptueshme se që nga vitet 50-60 Shqipëria ashtu si edhe Europa, kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më e madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan. Demografët dhe sociologët, janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve. /MONITOR

The post Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Në jug dominojnë të moshuarit, veriu po zbrazet me shpejtësi appeared first on Albeu.com.

Drama e popullsisë, numri i lindjeve ra me 12.7% në 6-mujorin e parë të 2022
Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve.

Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë ishte 12.7% më i ulët në numër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë 2023, ishin 10,283 lindje nga 11,781 në 6-mujorin e parë 2022.

Megjithatë shtesa natyrore ishte pozitive, pasi vdekjet ishin më të ulëta se në 6-mujorin e parë.

INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, duke shënuar rënie me 8,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022

Në tremujorin e dytë 2023, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e dytë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 699 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet në rënie të shpejtë

Në tremujorin e dytë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.

Vdekjet frenohen me kalimin e pandemisë

Në tremujorin e dytë 2023, 11 qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6 %. /Monitor

The post Drama e popullsisë, numri i lindjeve ra me 12.7% në 6-mujorin e parë të 2022 appeared first on Albeu.com.

Numri i lindjeve në Shqipëri në rënie për 3 dekada, VOA: Nën normën e nevojshme për ruajtjen e popullsisë
Në Shqipëri, lindjet vijonë të bien në mënyrë të vazhueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë. Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika dhe që përpiqen të ngrihen mbi pengesat që hasin në rritjen e fëmijëve.

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësië dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.

“Terreni ku jetojmë nuk është komod për një nënë të re, që të kesh një familje të madhe, t’i dedikoshesh vetes dhe të krijosh të ardhura. Familja e madhe do kushte, do ekonomi të mirë për t’i rritur fëmijët dhe për t’i shkolluar. Por dhe për veten si një grua, si një nënë të ndjehesh e realizuar. Kjo është kosto, është lodhje, është stërmundim”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Ajlin është juriste në kadastrën e qytetit të Tropojës dhe bashkëshorti, Alfredi mësues i edukimit fizik. Ata prej vitesh kanë ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme, që mbështetet kryesisht nga dhënia me qera e disa rezidencave, në zotërim të tyre, për të huajt që vizitojnë alpet. Arsimin e lartë, Ajlin e ka kryer duke rritur fëmijët. ndërkohë që ata vinin në jetë njëri pas tjetrit. Në këtë proçes të bukur dhe të vështirë ajo thotë se ka patur mbështetjen e familjes së saj dhe të bashkëshortit. Diçka po lëviz në ndihmë të grave me qëllim rritjen e lindshmërisë thotë ajo për Zërin e Amerikës, por sërish mbetet shumë punë për të bërë.

“Nuk është e thjeshtë, sepse të jesh një nënë me 7 fëmijë, të jesh dhe në punë nuk është e lehtë, sepse përtej 8 orëve në punë duhet të kujdesesh dhe për fëmijët kur kthehesh në shtëpi, por dhe për veten. Favorizimin më të madh nënat e kanë derisa fëmija të bëhet një vjeç. Më pas nuk ke asnjë favorizim, as për punën dhe për asgjë tjetër”- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i rreth 200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekspertët shohin me shqetësim se gratë në zonat rurale kanë më pak akses në marrjen e disa shërbimeve që ndikojnë në lindshmëri.

“Ka raste të catuara kur gratë dhe vajzat në zonat rurale e kanë pak të vështirë qasjen në shërbime. Dhe në ato raste kur ofrohen shërbime, kanë mungesë informacioni të shërbimeve që janë për to. Nuk kanë informacion në lidhje me kujdesin për shtatzaninë, për edukimin e fëmijëve, kujdesin prindëror apo prindërimin pozitiv. Është një moment kur dhe shërbimet duhet të shkojnë direkt tek përfituesi në ambjentin ku ato ndodhen”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësit Social.

Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë Eliona Demaliaj, e sheh rënien e lindshmërisë të lidhur me disa faktorë, ku kryesorja mbetet sipas saj, ndryshimi i koncepteve për jetën tek të rinjtë, si dhe dëshira e tyre në rritje për t’i dhënë fëmijës më shumë mundësi ekonomike.

“Mosha e vendosjes për të krijuar familje është rritur. Vajzat arsimohen më shumë, kanë dëshirë më të madhe për të bërë karierë. Kjo bën që lindjen e parë ato ta bëjnë në një moshë pak më të madhe. Kjo në mënyrë direkte dhe indirekte bën që dhe numri i fëmijëve që ato vendosin për të patur në familjen e tyre të jetë më vogël se i nënave apo gjysheve të tyre”- tha për Zërin e Amerikës Eliona Demaliaj, Drejtore e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Autoritetet kanë shtuar përpjekjet gjatë viteve të fundit për të stimuluar lindjet në vend. Që prej vitit 2019, çdo nënë që sjell në jetë fëmijën e parë përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh, dhe ky bonus rritet në mënyrë progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 1200 lekë, e kështu më radhë. Aktualisht këtë bonus e kanë përfituar rreth 160 mijë fëmijë, përfshirë dhe ata që kanë lindur jashtë vendit, dhe janë regjistruar në Shqipëri. Por gjatë këshillimit kombëtar autoritetet thane, se lindi nevoja për disa ndërhyrje të reja në mbështetje të një pjese të grave të papuna më fëmijë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që ne të mbështesnim nënat e papuna të cilat kanë 3 fëmijë të mitur, deri në moshën 18 vjeç. Politika e qeverisë ishte pikërisht kjo, që ta mbështesnim nënën me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që një nënë gjatë periudhës së rritjes së fëmijës, kur fëmija i vogël është nën 5 vjeç të mbështetet nga shteti me këto pagesa, për të bërë të mundur që në periudhën e pensionit ajo të ketë të paguara të gjitha sigurimet. Këto njihen si vite pune”- u shpreh për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Megjithë përpjekjet e qeverisë për të rritur lindjet në vend ato kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Ajlin Alfredaj, nëna e re me 7 fëmijë mendon se përtej bonuseve financiare, për të rritur lindshmërinë ka rëndësi dhe fuqizimi ekonomik i gruas në tërësi, që do ta bënte atë të sigurt sipas saj për të sjellë në jetë fëmijë.

“Duhet të bëhet më shumë në aspektin e fuqizimit ekonomik tek gratë , që ato të jenë të pavarura, përmes kurseve profesionale, me punë të ndryshme që ato të mos marrin vetëm bonusin, por të rriten nga ana profesionale dhe të kenë mundësi të mbajnë veten e tyre. Kjo është ndihma më e madhe”- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri shihet nga ekspertët si mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Autorietet kanë raportuar disa politika ndihmëse ndaj tyre, kryesisht në përfitimin e fondeve për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve, por përparimi është ende i ulët kur bëhet fjalë për gratë si drejtuese. Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekpertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proçeset demografike ndaj dhe masat e ndërmara, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive. /VOA

The post Numri i lindjeve në Shqipëri në rënie për 3 dekada, VOA: Nën normën e nevojshme për ruajtjen e popullsisë appeared first on Albeu.com.