Numbeo Archives - Albeu.com

“Shqipëria e fundit për shëndetësinë”, PD reagon pas të dhënave të “Numbeo”: Paratë e shqiptarëve shkojnë për PPP
Menjëherë pas raportit të “Numbeo” për cilësineë e jetës, ku e rendiste Shqipërinë të fundit në Evropë për shëndetësinë, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike.

Kardinatori i PD për shëndetësinë, Kazment Koduzi në një dalje publike është shprehur se me ketë qeveri kurrë nuk do të ketë zhvillim. Po ashtu ai tha se paratë i shqiptarëve shkojnë për PPP korruptive dhe jo për shërbime shëndetësore.

DEKLARATË E KOORDINATORIT TË PD-SË PËR SHËNDETËSINË, GAZMENT KODUZI

Në rajon, Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore per shendetesine krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën ( vetem keto jane marre ne studim) sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi cilësinë e jetës “Numbeo” për vitin 2022, ku pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

Pandemia tregoi dështimin e sistemit shëndetesor, dhe sipas Transparency Internacional “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht”

Paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore.

Sa para jane shpenzuar për PPP në shëndetësi? A ia kanë vlejtur gjitha ato para të shpenzuara me PPP në shëndetësi?

Vetëm gjate periudhës së pandemisë (2020 -2021) janë dhënë nga buxheti i shtetit 4.8 miliarde Lek për koncesionet në shëndetësi, ndërsa për përballimin e pasojave të epidemisë janë dhënë 2.5 miliardë Lek.

Taksat e shqiptarëve që janë shpenzuar për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve, jo vetëm nuk kanë përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor si rrjedhim edhe shëndetin e popullatës, por vetëm e kanë shkatërruar atë dhe kanë mbushur xhepat e klientëve të Ramës. Këtë e tregojnë raporte të ndryshme, ashtu si dhe më i fundit nga Numbeo.

Koncesionet korruptive kanë gërryer sistemin shëndetësor, dhe si pasojë ka sjellë që Shqipëria gjatë v.2020 të jetë vendi i parë në Europë me me rritje të vdekshmërise shtesë 26%( European Commission 2021), dhe në vend të 3-të nga fillimi pandemisë deri në 30 Shtator 2021 me 34.6% ose ndryshe 11 mije vdekje shtese ( Revista Monitor Janar 2022).

Shqiptarët sot paguajnë më shumë për shërbimin shëndetësor edhe pse iu është premtuar se do ta kenë falas, dhe pse paguajë më shumë para për koncesionet në shëndetësi, shërbimin publik e kanë më të keq.

Qytetarëve shqiptarë ju premtua shëndetësi falas, por ka ndodhur e kundërta, duke e bërë më të shtrenjtë. Sipas anketes së buxhetit të familjeve nga INSTAT, gjate vitit 2020 që filloi epidemia, shqiptarët kanë shpenzuar 28 % më shumë para për kujdes shëndetësor.

Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë atëherë kur kishin nevojë për shëndetin, por qytetarët u detyruan të paguajnë nga xhepi mesatarisht 41,000 Leke per diagnostikime dhe deri ne 120,000 Leke per blerjen e barnave (sipas raportit te Together for life “Barra financiare e pacienteve te konfirmuar me covid-19”)

A po pagujne shqiptaret sot më shumë para për shërbim shëndetësor? Sa?

Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë janë 125,000 (16.7%) familje shqiptare që harxhojne mbi 10% buxhetit të tyre për kujdes shëndetësor, ndërsa 40,000 (4.95%) familje harxhojnë më shumë se 25% të buxhetit të tyre.

Megjithëse familjet shqiptare janë më të varfrat në rajon, ato shpenzojnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore. Sipas EUROSTAT 2019, familjet shqiptare shpenzojnë 13.7 % të buxhetit familjar për shërbime shëndetësore.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit! /albeu.com

The post “Shqipëria e fundit për shëndetësinë”, PD reagon pas të dhënave të “Numbeo”: Paratë e shqiptarëve shkojnë për PPP appeared first on Albeu.com.