nuk ishte e droguar Archives - Albeu.com

27-vjeçarja shqiptare u vetëvra në burg, flet i dashuri: Nuk ishte e droguar, e braktisën të gjithë
I dashuri i 27-vjeçares shqiptare që u vetëvra në burg, ka thyer heshtjen duke folur ditën e sotme për mediat italiane. Ai tha se e ndjera nuk ishte e droguar pasi prej një viti nuk kishte përdorur lëndë narkotike.

“Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…”.

Kjo është deklarata që ka bërë së fundmi Leonardo Di Falvo, i dashuri i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga soba në qeli, i dha fund jetës në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: “Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!”.

Sot 24-vjeçari ka thyer heshtjen për herë të parë pas tragjedisë.

“Jam i zemëruar me gjithë botën, me sistemin, burgun, gjyqtarët, gardianët, familjen, miqtë e saj. Por unë jam i mërzitur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të”, shprehet ai.

Ai shton më tej se të gjithë “e kishin lënë vetëm” Donatelën, dhe se i vetmi që i qëndronte pranë ishte ai.

“E dëgjoja, e qetësoja, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje”, nënvizon i riu./albeu.com

The post 27-vjeçarja shqiptare u vetëvra në burg, flet i dashuri: Nuk ishte e droguar, e braktisën të gjithë appeared first on Albeu.com.