NOW me Erla Mëhillin Archives - Albeu.com

Braçe për kandidaturën në Tiranë: Edhe nëse Rama vijon me Manastirliun, nuk tërhiqem, zgjedhjet e brendshme janë detyrim statutor
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi këtë të mërkurë, gjatë një bisede me Erla Mëhillin në emisionin “Now”, se mbetet i vendosur të garojë për Bashkinë e Tiranës. Duke komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe situatën e përgjithshme politike në vend, ai bëri të qartë se do ta vazhdojë betejën e nisur.

I pyetur nga Mëhilli nëse i qëndron ende projektit për të kandiduar në kryeqytet, Braçe tha se kjo çështje nuk ka marrë vëmendje për shkak të algoritmit dhe fokusit te protesta. Ai theksoi se nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje dhe se nuk synon të emërohet, të përfitojë favore, të marrë një mundësi karriere apo të shpërblehet për punën e kryer deri më tani.

Sipas Braçes, kërkesa e tij është që kandidati të përcaktohet përmes një procesi ku vendimin ta marrin socialistët. Deputeti u shpreh se do të kërkojë votën e tyre, por edhe mbështetjen e qytetarëve të konsideruar gri. Ai kërkon një garë të hapur dhe demokratike, prej së cilës të dalë kandidati që do ta çojë transformimin e Tiranës në një etapë dhe standard të ri.

Kur moderatorja e pyeti se si do të vepronte nëse Rama nuk do ta merrte parasysh propozimin e tij, Braçe u përgjigj se beteja do të vijojë. Ai nënvizoi se zhvillimi i zgjedhjeve të brendshme përbën detyrim statutor dhe se gara për Tiranën i shërben forcimit të demokracisë brenda partisë.

Braçe deklaroi se është i gatshëm të konkurrojë me Ogertën, Arbrin apo cilindo emër tjetër, duke shtuar se Partia Socialiste nuk ka asnjë arsye të bëjë hapa pas.

The post Braçe për kandidaturën në Tiranë: Edhe nëse Rama vijon me Manastirliun, nuk tërhiqem, zgjedhjet e brendshme janë detyrim statutor appeared first on Albeu.com.

Erion Braçe flet për përplasjet në PS: Synojnë të më nxjerrin nga skena politike
Gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin” këtë të mërkurë, Erion Braçe komentoi debatet brenda Partisë Socialiste. Ai pohoi se në PS zhvillohet një luftë e brendshme dhe se disa persona po përpiqen ta eliminojnë politikisht.

Braçe tha se mesazhet e tij bëhen publike me synimin për ta poshtëruar, gjë që e cilësoi shumë të rëndë. Sipas tij, edhe diskutimi i dalë nga mbledhja e Grupit Parlamentar ishte ndryshuar përpara se t’i paraqitej publikut në formën: “I tha ik pirdhu”. Ai këmbënguli se ngjarja nuk kishte ndodhur kështu dhe se publikimi ishte bërë për ta goditur politikisht.

Deputeti deklaroi se personi që e nxori këtë informacion kërkon ta largojë nga hapësira e brendshme e Grupit Parlamentar, ku e sheh prej vitesh dhe e konsideron konkurrent e problem. Braçe shtoi se vetë nuk e ka problem praninë e askujt dhe se këta persona i sheh si kolegë.

Kur Erla Mëhilli e pyeti nëse pas kësaj mund të qëndronte Edi Rama, Braçe u përgjigj se nuk ishte ai, duke theksuar se aty ndodheshin për t’i shprehur gjërat hapur.

Ai solli më pas një rast të ndodhur gati 46 ditë më parë, kur gra deputete u goditën me vezë. Braçe tregoi se kishte shkruar në grup që të njoftohej policia dhe kishte reaguar edhe për gratë, por mesazhi i tij ishte përcjellë në media me interpretimin se ai kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Sipas Braçes, një sjellje e tillë nuk është drejtuar vetëm kundër tij, pasi të njëjtën gjë e kanë përjetuar edhe persona të tjerë si ai. Ai tha se këto veprime i konsideron përpjekje për eliminim dhe pikërisht për këtë arsye arrin në përfundimin se brenda PS-së ka një luftë të brendshme.

The post Erion Braçe flet për përplasjet në PS: Synojnë të më nxjerrin nga skena politike appeared first on Albeu.com.

Shehaj i replikon Ramës: Si mund të flasë për vjedhje ai, bashkëpunëtorët e të cilit janë nën akuzë të SPAK-ut
Gjatë një interviste të martën në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama. Rama e kishte akuzuar Shehajn se kishte marrë një dokument nga Kuvendi i Shqipërisë, por për kreun e Mundësisë kjo akuzë është e papranueshme për shkak të rrethanave që rëndojnë mbi qeverinë.

“Ai guxon të përmendë termin hajdutëri. Kur ke dy zëvendëskryeministra nën hetim nga SPAK, kjo është e pabesueshme. Erion Veliaj ndodhet prej dy vitesh në qeli, i dyshuar për vjedhje të fondeve të shqiptarëve. Dhe këto nuk janë akuza të mediave apo të opozitës, por të vetë drejtësisë së cilën ky e ka ngritur dhe e ka përkrahur. Tani ai po përpiqet t’i shpëtojë burgut dhe më quan mua hajdut, sepse unë mbrova një të drejtë. Ky është paradoksi më i madh i këtij vendi,” u shpreh Shehaj.

The post Shehaj i replikon Ramës: Si mund të flasë për vjedhje ai, bashkëpunëtorët e të cilit janë nën akuzë të SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Franca kryeson mes turistëve të huaj në Shqipëri, ja prej cilave vende mbërrijnë vizitorët
Një sondazh i Data Centrum, i trajtuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka evidentuar shtetësinë e turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Në studim janë përfshirë 1000 turistë. Të dhënat tregojnë se 83% e të anketuarve vijnë nga shtetet e Europës, 8% nga Azia, 3% nga Oqeania, 3% nga Amerika e Veriut, 2% nga Amerika e Jugut dhe 1% nga Afrika.

Në renditjen sipas vendeve, Franca mban vendin e parë me 17% të turistëve të intervistuar. Pas saj pozicionohet Italia me 13%, ndërsa Gjermania përfaqësohet me 12%.

Një tjetër 12% e pjesëmarrësve është grupuar në kategorinë “të tjerë”. Këtu bëjnë pjesë vizitorët nga shtete që kanë pasur përfaqësim më të ulët në kampionin e sondazhit.

Lista vijon me Mbretërinë e Bashkuar, nga e cila vijnë 8% e të anketuarve, Poloninë me 6% dhe Holandën me 4%.

Spanja, Turqia dhe Australia përfaqësojnë secila nga 3% të turistëve të përfshirë në sondazh.

Belgjika, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Republika Çeke regjistrojnë secila një nivel prej 2%.

Ukraina, Lituania, Kanadaja, Arabia Saudite, Austria, Brazili, Estonia dhe Zvicra përbëjnë secila nga 1% të të intervistuarve.

The post Franca kryeson mes turistëve të huaj në Shqipëri, ja prej cilave vende mbërrijnë vizitorët appeared first on Albeu.com.

Kostoja e një vendi pune në arsim: Nga 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për t’u bërë mësues në Shqipëri
I pranishëm të martën në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Bledian Koka trajtoi gjendjen e rënduar të sistemit arsimor shqiptar. Ai theksoi se cilësia e mësimdhënies po pëson një rënie të theksuar dhe realiteti brenda shkollave është alarmant.

Sipas Kokës, për të siguruar një pozicion pune në arsim, një mësues duhet të derdhë një shumë që varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. Ai sqaroi se tarifa ndryshon në bazë të vendndodhjes; për shembull në Manëz ose Durrës kërkohen rreth 5 mijë euro, ndërsa në Tiranë shuma mund të shkojë deri në 10 mijë euro. Kjo do të thotë se një edukator detyrohet të sakrifikojë pagën e një viti të tërë përpara se të fillojë punë.

Duke cituar tre raportet më të fundit të PISA-s, Koka nënvizoi se Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga cilësia e arsimit. Ai e cilësoi këtë pozicion si një tjetër shenjë të thellë të krizës që ka kapluar sektorin.

Më tej, ai solli në vëmendje të dhënat e OECD-së, sipas të cilave 56% e nxënësve shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha në lexim dhe shkrim. Koka sqaroi se këta individë nuk janë analfabetë funksionalë në kuptimin e plotë të fjalës, por megjithatë nuk zotërojnë aftësitë bazë për të lexuar e shkruar, çka përbën një dramë të vërtetë.

Lidhur me mënyrën e rekrutimit të mësuesve, gazetari e quajti portalin e dedikuar për këtë proces një “farsë të madhe”. Ai pohoi se sistemi aktual, në thelb, funksionon nëpërmjet pagesave informale që kandidatët duhet të kryejnë për të hyrë në drejtoritë arsimore.

Në pjesën e fundit të komentit të tij, Koka e zgjeroi kritikën edhe mbi diplomacinë shqiptare, duke ironizuar me idenë e “çertifikimit” të saj. Sipas tij, kjo konsiston thjesht në të pohuarit se klasa politike është pro Bashkimit Europian, pro Shteteve të Bashkuara, në favor të integrimit, të fqinjësisë së mirë dhe të shmangies së konflikteve, gjë që mjafton për t’u njohur si politikë e jashtme e suksesshme.

The post Kostoja e një vendi pune në arsim: Nga 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për t’u bërë mësues në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Koçeku rrëfen mesazhet dhe telefonatat pas largimit nga PS: “Më kërkuan edhe në shtëpi”
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka folur këtë të enjte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania mbi vendimin e saj për t’u larguar nga grupi i PS-së. Gjatë bisedës, ajo ka zbardhur edhe disa detaje nga çasti kur mori këtë vendim.

Kur u pyet se me kë ishte këshilluar përpara se ta ndërmerrte këtë hap, Koçeku u përgjigj se nuk kishte diskutuar me askënd tjetër, as me miq, as me familjarë dhe as me kolegë. Sipas saj, e vetmja gjë që e ka udhëhequr ka qenë ndërgjegjja dhe bindjet e saj.

Pasi lajmi u bë publik, ajo thotë se ka marrë një numër të madh telefonatash dhe mesazhesh, ndërsa sipas saj edhe politikanë të Partisë Socialiste kanë dërguar njerëz në banesën e saj për t’u interesuar te familja se çfarë po ndodhte.

“Unë jam konsultuar vetëm me ndërgjegjen edhe me parimet në të cilat unë besoj. Ato ma kanë treguar rrugën gjithmonë dhe më kanë ndihmuar që të mos dal as prej vetes dhe prej vërtetës.

Vetëm me veten. Mbasi kam marrë vendimin kam marrë shumë mesazhe, shumë telefonata, edhe më kanë çu dhe njerëz te shtëpia për me u interesuar dhe për me ditë, me ditë më tepër prej familjes time se çfarë po ndodh dhe pse e kam marrë këtë vendim, nga politikanët e Partisë Socialiste.

Dhe unë nuk kam dhënë asnjë komunikim privat sepse ishte tepër vonë. Unë i kam kërkuar me ju kontaktu, u kam kërkuar vazhdimisht për zonën, për komunitetin tim. Nuk kam marrë përgjigje. Qëndrimet kanë qenë indiferente dhe ai moment pas largimit tim ishte shumë vonë për me folë.

Në zotësinë time si deputete, unë i kam kontaktuar gjithë ata që kanë kompetencë veprimi për qarkun tim, jo vetëm lokal por dhe ata qendror, sepse unë kam dalë prej një zone, siç theksova, që ka qenë e nën përfaqësuar, ka qenë e izoluar dhe e panjohur. Madje, edhe kur e kam taku për herë të parë në podkast kryeministrin, që u prezantova se nga vija dhe kush isha, ai ma pranoi që nuk e kishte idenë se çfarë ndodhte në ato zona.

Dhe është një zonë jo e vogël dhe jo me pak peshë në historinë edhe në hartën e Shqipërisë. Dhe gjithë kjo ë prapambetje e investimit të shtetnor dhe e pranisë së vëmendjes të institucioneve më kanë shty edhe si vajzë, por edhe si e re dhe banorja e atyre zonave, çohen të hyj në politikë, sepse sidomos për të rinjtë edhe për gratë, mundësitë kanë qenë thuajse të pamundura”, tha ajo.

The post Koçeku rrëfen mesazhet dhe telefonatat pas largimit nga PS: “Më kërkuan edhe në shtëpi” appeared first on Albeu.com.

Rama i hapur për dialog me protestuesit, Klosi: Nuk negociohet dorëheqja e qeverisë
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, komentoi situatën politike në vend në emisionin Now me Erla Mëhillin, duke u ndalur te protesta qytetare që po zhvillohet prej 31 ditësh. Sipas tij, Edi Rama nuk mund të hyjë në negociata në kushtet kur pala tjetër kërkon largimin e qeverisë.

Klosi u shpreh se kërkesa e vetme e bërë nga Edi Rama dhe qeveria ka qenë që të ulen për të biseduar dhe për të dëgjuar shqetësimet që protestuesit kanë, si edhe ato që lidhen me kërkesat ndaj qeverisë. Ai tha se kjo ka qenë e vetmja qasje e mazhorancës.

Ai shtoi se ka pasur mundësi që që në ditën e parë të krijohej një përfaqësi, por theksoi se aktualisht ekziston vetëm një kërkesë: dorëheqja e qeverisë. Sipas Klosit, është e paqartë se si mund të ulet për të negociuar një qeveri me njerëz që synojnë rrëzimin e saj, për të diskutuar pikërisht këtë rrëzim.

Më tej, ai deklaroi se grupe që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë ka çdo ditë dhe se kjo nuk përbën ndonjë gjë të pazakontë. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se qeveria duhet të japë dorëheqjen.

Në fund, Klosi tha se ata vetë kanë zhvilluar më shumë protesta se sa protestuesit aktualë, duke kujtuar se kanë qëndruar aty me ditë e me natë. Ai shtoi gjithashtu se edhe Berisha nuk dha dorëheqjen.

The post Rama i hapur për dialog me protestuesit, Klosi: Nuk negociohet dorëheqja e qeverisë appeared first on Albeu.com.

Karamuço për protestën para Kuvendit: Vijat nuk duhen kapërcyer drejt destabilitetit të vendit
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Ervin Karamuço dha vlerësimin e tij për protestën e mbajtur këtë të martë përpara Kuvendit, duke u ndalur te mënyra si u sollën protestuesit dhe te ndërhyrja e policisë.

I pyetur nëse policia reagoi në mënyrë disproporcionale dhe nëse protesta i tejkaloi kufijtë e një tubimi paqësor, ai tha se ngjarja duhet analizuar në tri etapa të ndara.

“Së pari është tensioni fillestar, i cili në këto raste është i justifikuar, sepse nuk bëhet fjalë për një ditë vere, por për një situatë zemërimi. Së dyti vjen përshkallëzimi, ku fillojnë përplasjet dhe aty hyn përgjegjësia individuale e secilit protestues në raport me ligjin dhe veprimet që ndërmerr,” u shpreh Karamuço.

Ai nënvizoi se për çdo veprim të kryer gjatë protestës, secili person mban përgjegjësi individuale, si në raport me policinë, ashtu edhe me qytetarët e tjerë.

“Dhe e treta, që unë nuk e fal dhe nuk do ta fal kurrë, është destabilizimi i vendit,” theksoi ai.

Karamuço shtoi se pikërisht ky është shqetësimi i tij kryesor, ndërsa dy fazat e para, sipas tij, nuk përbëjnë arsye për alarm.

“S’jam i shqetësuar për dy të parat. Jam i qetë vetëm për një gjë: që të mos kalohet në destabilizim të vendit. Shumë prej atyre që dalin sot në protesta nuk e kanë jetuar ’97-ën dhe nuk e dinë çfarë ndodh kur vendi futet në destabilitet,” u shpreh ai.

The post Karamuço për protestën para Kuvendit: Vijat nuk duhen kapërcyer drejt destabilitetit të vendit appeared first on Albeu.com.