Nouzy Archives - Albeu.com

Noizy dëshmon në gjyqin ndaj Haxhiut: Cllevio i fiksuar pas meje, një ditë pas sherrit më vendosën tritol te biznesi
Reperi Rigels Rajku ka dëshmuar në GJKKO në procesin ndaj Laert Haxhiut.

Bëhet fjalë për një tritol të vendosur në lokalin e Noizyt në Durrës në vitin 2022, sipas SPAK me urdhër të Haxhiut, pasi reperi i kishte rrahur mikun e tij Cllevio.

Gjatë dëshmisë, Noizy rrëfeu momentin kur mësoi për shpërthimin, dëmet e shkaktuara në pronën e tij dhe shpjegoi zanafillën e konfliktit me Cllevion, për të cilin tha se prej vitesh e kishte ofenduar dhe kërcënuar në rrjetet sociale.

Noizy duke dhënë dëshminëFoto: Shqiptarja

Ai tregoi se përplasja fizike mes tyre kishte ndodhur vetëm një ditë para vendosjes së tritolit, ndërsa deklaroi se më pas i ishte djegur edhe një automjet.

Noizy tha se nuk ka pasur asnjëherë njohje apo marrëdhënie me Laert Haxhiun dhe se emrin e tij e kishte dëgjuar vetëm pasi ngjarja u bë publike.

Dëshmia e Noizyt:

“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtin pallat ku u vendos eksplozivi, kam pasur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi.

Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv.

Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babai im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03:00-04:00, unë u zgjova në orën 09:00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë.

Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol.

Hyrja ishte komplet e shkatërruar, edhe në kat të parë edhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet.

Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar, sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri te shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale, ai të vjen edhe deri te shtëpia.Kleviol Ahmeti është personi.

Sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam pasur asnjëherë, as bashkëpunime.

Është i fiksuar me mua, kërkon me çdo kusht vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s’dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në TikTok dhe shan të gjithë botën.

Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është i çmendur pas meje.Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për t’u sqaruar demek, vjen me 20 veta.

Fjala e parë që thotë është: “Ku është ai legeni?”. Futet brenda, dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli.

E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet për t’u sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prapë avazin duke më sharë. I thotë vetes artist, ka bërë disa këngë.

Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë.Ishte live në TikTok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli. Erdhën me makina, me 5 të tilla.

U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer.

Prezenca e tij në pronën time duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha: “Do të q*roj, o pederast”.

Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda.

Pas kësaj ngjarjeje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai, pagoi disa çuna nga Vlora dhe ma dogjën makinën.

Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po.Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë.

E dëgjova emrin e tij më mbrapa, para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im”.

The post Noizy dëshmon në gjyqin ndaj Haxhiut: Cllevio i fiksuar pas meje, një ditë pas sherrit më vendosën tritol te biznesi appeared first on Albeu.com.