norma baze e interesit Archives - Albeu.com

Banka qendrore e Maqedonisë së Veriut rrit normën bazë në 4.25%
Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rrisë normën e saj bazë me 0,75% pikë përqindje (pp), duke e çuar në 4.25%, pas një rritje me 0.5 pikë përqindje muajin e kaluar.

Banka qendrore vendosi gjithashtu të rrisë normën e interesit për depozitat njëditore me 0.75 pikë përqindje në 1.7% dhe normën e depozitave shtatëditore gjithashtu me 0.75 në 1.75%, thuhet në deklaratën për shtyp.

Për marrjen e këtij vendimi banka qendrore ka marrë parasysh normën në rritje të vazhdueshme të inflacionit.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni arriti në 19.8% nga viti në vit në tetor dhe norma mesatare e inflacionit për periudhën janar-tetor 2022 ishte 13.2%, tha banka qendrore.

Faktori kryesor për rritjen e normës së inflacionit ishte rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë.

Banka qendrore vendosi gjithashtu të ofrojë 10 miliardë dinarë (162,2 milionë euro) bono të bankës qendrore në një ankand të së mërkurës, të pandryshuara në krahasim me shumën e ofruar në ankandin e kaluar më 12 tetor.

Që nga fillimi i vitit 2022, banka qendrore e ka rritur normën bazë gjashtë herë – në prill, maj, qershor, korrik, shtator dhe tetor.

The post Banka qendrore e Maqedonisë së Veriut rrit normën bazë në 4.25% appeared first on Albeu.com.

“Përtej parashikimeve të BSH”, VOA: Inflacioni i lartë në Shqipëri, norma interesit rritet për të 4-tën herë në 6 muaj
Banka e Shqipërisë njoftoi të mërkurën se ka vendosur të rrisë sërish normën bazë të interesit, në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së shpejtë të inflacionit, përtej parashikimeve të saj. Me vendimin e sotëm të Këshillit mbikëqyrës së Bankës qendrore, norma baza rritet me 0,5 pikë përqindje, duke u ngjitur në kuotën e 2.25 përqind.

Për 11 vite me radhë, norma bazë e interesit njohu vetëm ulje, duke rënë në kuotën më të ulët historike prej 0.5 përqind. Nivel në të cilin qëndroi më pas e pandryshuar prej dy vitesh, deri kur në mars të këtij viti, Banka u detyrua të ndërhyjë, pas shenjave të para të rritjes së inflacionit. Dy ndërhyrje të tjera pasuan në muajt korrik dhe gusht. Vendimi i sotëm, është i katërti i radhës, në harkun e gati 6 muajve.

“Normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni tejet stimulues i saj në trajtat aktuale në një pozicion më neutral, është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Në këtë këndvështrim, ky normalizim i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përmirësimit të mirëqenies sociale”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.

Ndërsa në Janar inflacioni ishte në kuotat e 3.7 përqind, në korrik dhe gusht u ngjit në nivele të larta, respektivisht prej 7.5 dhe 8 përqind. Sipas Këshillit Mbikëqyrës “rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij”.

Rritja ekonomike e vendit ka dhënë gjithashtu shenja ngadalësimi. Sipas Institutit shqiptar të statistikave, Prodhimi i brendshëm bruto zbriti në nivelin 2.2 përqind në tremujorin e dytë, nga 6.5% në tremujorin pararendës. “Reduktimi i rritjes pasqyroi, në masën më të madhe, ngadalësimin e shpejtë të aktivitetit në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. Megjithatë, shenja të ngadalësimit ishin të pranishme edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”, shpjegoi guvernatori Sejko.

Për vitin 2022, qeveria i qëndron parashikimeve për një rritje mesatare prej 3.2. Edhe Banka Botërore konfirmoi po këtë parashikim, ndërkohë që rishikoi me ulje vlerësimin e saj për ritmet e rritjes në vitin e ardhshëm, që sipas Bankës Botërore pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind, nga 3.5 përqind që ishte vlerësimi i saj i mëparshëm.

Nga ana e saj Banka e Shqipërisë shprehet se “ekonomia do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do të jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negativ që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjeve, si dhe reduktimi i stimulit fiskal, pritet të ngadalësojnë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim. Nga ana tjetër, niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat”.

Banka Qendrore parashikon një inflacion të lartë dhe në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe fillimin e uljes së tij gjatë 2023, me parashikimin që të kthehet në objektivin prej 3 përqind në gjysmën e parë të vitit 2024. Për këtë arsye ajo paralajmëroi ndërhyrje të tjera ndaj normës bazë të interesit. “Cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në tremujorët në vazhdim. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit”, nënvizoi guvernatori Sejko./VOA/

The post “Përtej parashikimeve të BSH”, VOA: Inflacioni i lartë në Shqipëri, norma interesit rritet për të 4-tën herë në 6 muaj appeared first on Albeu.com.

Leku fiton pikë ndaj euros, efektet e para të rritjes së normës bazë të interesit?
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ditën e mërkurë duket se ka filluar të japë sinjalet e para të reflektimit në tregun financiar.

Ditën e enjte leku u mbiçmua me rreth 0.3 pikë në kursin e këmbimit me euron. Euro u këmbye me 122.48 lekë ditën e enjte, duke shënuar nivelin më të ulët që prej datës 2 mars.

Ekspertët e tregut shprehen se vendimi i djeshëm i Bankës së Shqipërisë mund të ketë ndikuar në favor të monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor. Teorikisht, niveli i normës bazë të interesit është një ndër faktorët që ndikojnë kursin e këmbimit mes monedhave të ndryshme. Rritja e normës bazë përfaqëson një çmim më të lartë të injektimit të parasë në sistem nga banka qendrore dhe nënkupton një veprim në kahun shtrëngues monetar. Duke qenë se ky veprim shtrëngon ofertën e monedhës përkatëse, rritja e normës bazë ndikon në mbiçmimin e saj kundrejt valutave të tjera.

Në rastin konkret, rritja e normës bazë të lekut ndaj euros e thellon akoma më shumë hendekun në normën bazë mes dy valutave. Banka Qendrore Europiane ende nuk ka ndërmarrë lëvizje në drejtim të rritjes së normave të interesit, megjithatë nivelet në rritje të shpejtë të inflacionit në Eurozonë. Deri tani, BQE-ja është e fundit mes bankave më të mëdha qendrore që nuk ka ndërmarrë hapa në drejtim të shtrëngimit monetar, ndërsa institucionet homologe, si Banka e Anglisë apo Rezerva Federale kanë ndërmarrë tashmë rritje të normave bazë. Kjo qasje e ndryshme ka qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në nënçmimin e euros në kursin e këmbimit me valutat e tjera të rëndësishme globale në dy muajt e fundit. Lëvizja e Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit duket se po jep një efekt të tillë edhe në kursin e këmbimit mes lekut dhe euros.

Rritja e normës bazë gjithashtu e bën lekun më tërheqës si monedhë për mbajtjen e kursimeve. Në teori, pritshmëria për kthime më të larta nga depozitat (dhe investimet e tjera financiare) mund t’i shtyjë më shumë individë apo subjekte që t’i zhvendosin kursimet e tyre nga valuta e huaj në lekë. Kjo do të shtonte kërkesën për lekë dhe do të ushtronte ndikim në krahun e mbiçmimit të monedhës vendase.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se është vështirë të thuhet në çmasë kjo lëvizje do të ketë ndikim afatgjatë në kursin e këmbimit, duke qenë se tregu valutor shqiptar është një treg i vogël dhe i ndikuar kryesisht nga raportet e brendshme të kërkesës dhe ofertës, më shumë se nga faktorë të gjerë konjukturalë. Elementi kryesor në ecurinë e kursit të këmbimit ngelet pozicioni i jashtëm i ekonomisë i shprehur në Bilancin e Pagesave. Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe produkteve energjetike ka shtuar rreziqet për thellim të deficitit tregtar në mallra, megjithatë shpresat janë që dalja graduale nga pandemia do të ketë një efekt pozitiv në bilancin e shërbimeve dhe sidomos në sektorin e turizmit.

Mbiçmimi i monedhës i ndikon në mënyrë të ndryshme subjekt të ndryshme në ekonomi. Një mbiçmim i lekut ndikon negativisht tek ato subjekte që kanë të ardhura në valutë dhe shpenzime në lekë, kryesisht eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Një mbiçmim i lekut dëmton, të paktën pjesërisht, edhe depozituesit që i mbajnë kursimet e tyre në valutë të huaj, kryesisht në euro. Por, nga ana tjetër një monedhë vendase më e fortë favorizon subjektet që importojnë mallra dhe shërbime nga jashtë dhe huamarrësit që kanë detyrime në valutë të huaj, ndërkohë që të ardhurat i përfitojnë në lekë.

Megjithëse ndikimi direkt i kursit të këmbimit mund të jetë i ndryshëm për aktorë të ndryshëm, në situatën aktuale balanca e faktorëve sugjeron se interesi i ekonomisë shqiptare mund të jetë më shumë për një monedhë vendase në pozita të forta. Kjo do të ndihmojë për të amortizuar sadopak presionet shumë të mëdha inflacioniste nga tregjet e huaja të mallrave. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se, të paktën deri në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka zbutur pjesërisht reflektimin e inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare./E.Shehu-Monitor

The post Leku fiton pikë ndaj euros, efektet e para të rritjes së normës bazë të interesit? appeared first on Albeu.com.