non gratës Archives - Albeu.com

“Do t’i drejtohem administratës Trump për heqjen e non gratës”, Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores
Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për media, lideri demokrat Sali Berisha, deklaroi se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqjen e non gratës.

“Kam pritur të plotësohet administrata dhe më pas do t’i drejtohem. Është kuptuar universalisht që ishte një akt i George Soros dhe Sekretari i Shtetit e bëri atë pa asnjë ligj në shtetin e vet dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobimin korruptiv të Soros”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te protesta e 8 shkurtit në orën 17.00, Berisha tha se do të jetë madhështore dhe se opozita nuk do të ndalet deri në fitoren e 11 majit.

“Do të jetë një protestë madhështore në të cilën shqiptarët zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores. Tani ka vetëm një fjalë: fitore! Dhe kjo fitore nuk ndalet më. Ju po të vini re palën tjetër, është në autodigjestion. Ccfarë dua të them? Ripërtyp mashtrimet e veta, mbulon krimet e veta. Po ta dëgjosh Edi Ramën, ccdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij. Mendon se shqiptarët kanë humbur memorien, janë në amnezi të plotë dhe mund t’u them cctë dua atyre. Diaspora nuk do t’iu dëgjojë emrin. Dhjetëra takime të tyre dështojnë”, tha ai.

The post “Do t’i drejtohem administratës Trump për heqjen e non gratës”, Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”, ka zhvillime pozitive
Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha, ka konfirmuar se, me rikthimin e Donald Trump si president i SHBA, do të kërkojë anulimin e shpalljes së tij “non grata”.

Gjithashtu, ai theksoi se para se të ndërmarrë këtë veprim, do të konsultohet me juristë për të përcaktuar hapat që duhet të ndiqen.

Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve tek Edi Rama.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një histori dokumentesh.

Para se t`i marr këto hapa, do të konsultohem me juristë se çfarë rruge me sugjerojnë ata për të ndjekur.

Tani nuk kam asnjë lloj problemi, kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë, vendimin e tij, pse direktimin e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike të krijuar në SHBA dhe ji vetëm, por edhe në vende aleate, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri nga administrata e shtetit. Ka zhvillime pozitive.

The post Sali Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”, ka zhvillime pozitive appeared first on Albeu.com.

Betimi i Trump si president i SHBA, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non gratës”
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi  ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

Lideri i opozitës, u shpreh se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin.

Ai shtoi gjithashtu, se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e non gratës. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Sot në Uashington ndërrohet pushteti. Se çfarë nënkupton ky ndërrim pushteti mjafton të lexosh fjalimin parainagural dhe sot do jetë inagurali, të presidentit Donald Trump. Personalisht fitoren e presidentit Trump, pa asnjë lidhje dhe interes timin e kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin. Pse? E kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin sepse, administrata dhe qeverisja e fundit e demokratëve, për fatin më të keq të SHBA dhe botës, u dominua nga ekstremi i majtë. Dhe ata i dhanë epërsi të madhe praktikave, qëndrimeve marksiste-leliniste dhe përtej Marksiste.

Në këtë administratë, njohu një zhvillim të pabesueshëm, u institucionalizua ajo që quhet ‘wok culture’ kurse unë do ta quaja ‘garbage culture’, kultura e zgjimit, në fakt kultura e plehut njerëzor. Ajo kulturë ishte kultura e marrë në vitet ’20, pas revolucionit bolshevik të vitit ’17, me emrin ‘prolekt kultas’. Prolekt ultas ishin ata kulturorë që duhej ç’rrënjosnin çdo gjë përveç kulturës së proletariatit. Të groposnin të gjithë mendimin letrar të themi rus, të klasikëve dhe të mbetej në piedestal vetëm romani ‘Nëna’ apo disa vepra të tjera të realizimit socialist.

‘Woke culture’ njerëzit nuk e kuptuar, por ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez, me përmbysje statujash, djegie arkivash dhe gjërash më të pabesueshme. Ju e patë se si e paraqitën 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Yuri Kim, e cila po të ishte e bija e Kim Jon Unit apo mbesa e Enver Hoxhës nuk do të mund ta paraqiste ndryshe. Fakt, duke hequr fotografi, duke bërë marrëzira. Por ishte ambasadore përfaqësuese.

A i shërbenin këto SHBA-së? Në vlerësimin tim, këto SHBA-të i çonin drejt të shkuarës. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur këtë fitore, më të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore e gjer sot.

Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme, por të paktën superfuqia e botës së lirë nuk do të jetë promovuese e përçudnimeve, nuk do të jetë agresore ndaj dinjitetit njerëzor. Marksi nuk shkonte tek gjinia. Parashikonte një botë pa kufi, një botë pa shtete, një botë ku në parajsën e së cilës punoje aq sa mundje, e merrje sa të duhej. Por ama nuk thoshte një botë që do të zgjedhësh gjininë.

Ju mund të ju duket çudi kjo, por unë po bisedoja para dy javësh me një mik timin të huaj dhe po bisedonim me këtë temë. Por çfarë më tha ai? Ai më tha se, në vendin tim çdo burrë e grua kanë të drejtë 1 herë në muaj që burri të thotë jam grua, dhe gruaja të thotë jam burrë. Kaq ishte ndikimi tej marksist, sepse Marksi i ka të gjitha, por këtë nuk e ka. Absolutisht e vërtetë kjo që them. Nuk u kuptua mirë çfarë po ndodhte. Një atak ndaj identitetit të njeriut, se gjinia është pjesë e identitetit njerëzor.

Për mua, për ato vlera që besoj, ky është shpëtimi. Se ata filluan dhe këtu, në kopshte, prindi 1 e prindi 2, pastaj të dilte 3-shi, fëmijë pa prind, me ferma grash. Prunë ligjin në parlament. Kështu që këto ndikime nuk u kuptuan shumë nga njerëzit, por ishin shkatërrimi i familjes dhe identitetit. Njeriu i ri i Xhorxh Sorosit ishte përtej njeriut të ri të Marksit. Njeriu i ri i Marksist shkonte në një botë pa shtete e fe, por nuk shkonte pa gjini. Nuk e kishte të tillë. Ndaj dhe e kam vlerësuar si një mrekulli për njerëzimin, fitoren e tij.

Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.

Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

The post Betimi i Trump si president i SHBA, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non gratës” appeared first on Albeu.com.