non grata nga Greqia Archives - Albeu.com

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje momentin kur u njoh me këtë vendim, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë sinjal serioz më parë.

-Ore je shpallur non grata në Greqi?

Artan Hoxha: Edhe tragjike, edhe komike!

–Po ecje, kishe ulur kokën…(Shfaqet videoja nga pika kufitare)

Artan Hoxha: Ishte shi, koha s’ka qenë fort e mirë.

-Ti e kalove doganën shqiptare?

Artan Hoxha: Po, po! Oficeri i kufirit në vijë të parë e konstatoi, tha ke një problem serioz. Më bëri përshtypje kur foli shqip, i thashë jam gazetar, do kalosh në vijë të dytë tha nëse do të marrësh dokumentin. Në vijën e dytë, bëri një verifikim të atësisë, mëmësisë, profesionit, a je ti që ke bërë ca dokumentarë. Pastaj më tha që duhet të lësh gjurmët e gishtave dhe të bësh foto retinën  e syrit. Unë i thashë nuk jam kriminel,  nuk di të kem bërë vepër penale. Nuk ka lidhje me atë tha ka të bëjë me një vendim tjetër.

Ai që kishte vendimin në dorë, bënte sikur fliste me dikë, unë  e kuptoj gjuhën se kam qenë emigrant. Erdhi dhe mbajti qëndrimin më të ftohtë e arrogant, tha ju jeni përjashtuar tha që të hyni përjetësisht në Greqi, për shkak të asaj që keni bërë në dëm të Greqisë dhe qytetarëve grekë. Nuk dhanë përgjigje. Bënë pyetje, si person i padëshiruar, ka një pikë tjetër që thotë përbën rrezik për rendin kushtetues dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk jep shpjegim tjetër. Duhet ta firmosësh tha, më kërkoi me insistim të largohesha te automjeti. Vendimi ishte marrë vitin e kaluar.

-S’kishe asnjë informacion?

Artan Hoxha: Jo, s’kam qenë në Greqi për 1 vit, nga toka.

Më tej, pohoi se kur kishte udhëtuar për në Konicë së fundmi, ishte paralajmëruar se ishte nën monitorim.

“Në pasaportë kanë bërë një kryq dhe duhet ta shoh se çfarë do të ndodhë kur të hyj në vendet e tjera të BE-së. Koha kur është marrë vendimi përkon me zgjedhjet elektorale për në Parlamentin Europian”, deklaroi ai.

Sipas tij, duke marrë parasysh datën kur ka dalë ky vendim, dyshimet janë se ka të bëjë me qëndrimin e gazetarit ndaj eurodeputetit tanimë, Fredi Beleri. Ky i fundit u burgos në Shqipëri për korrupsion pasiv në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 dhe nuk arriti të ushtrojë detyrën e tij si kryebashkiak i Himarës.

“Unë kam pasur procese gjyqësore me zotin Beleri. Këto procese nuk na mbyllën gojën, për më tepër faktet që nxora për masakrën e Peshkëpisë, përplasjet me Belerin nuk janë të sotmet. Kuptova se ky është shkaku kryesor”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi se çfarë rrugësh ligjore do ndjekë sa i takon kësaj situate të papritur për të.

“Më thanë që mund të ndjek një rrugë në Bruksel, do e konsultoj me një avokat dhe të shohim sa mundësi kemi. Rruga më e mirë është të ndërhyjë shteti sepse unë jam si përfaqësues atje i medias shqiptare, mendoj se është një mënyrë për të trembur të tjerët. Unë jam atje se kam mbrojtur interesat e qytetarëve të Shqipërisë”, tha Hoxha, duke shtuar se ka komunikuar me Ministren e Jashtme, Elisa Spiropali. “Tha kemi ngritur një grup pune dhe do ta ndjekim situatën”, u shpreh gazetari.

“Ne i kemi marrëdhëniet mirë me Greqinë kur e ulim kokën ne”, përfundoi Hoxha.

The post “Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë appeared first on Albeu.com.

“Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët
Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me shpalljen non grata nga Greqia, e cila i ndaloi përgjithmonë futjen në shtetin helen.

Ai ka shpjeguar se në momentin e ndalimit i pyeti policët se pse po ndodh kjo, dhe këta të fundit i kanë thënë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë.

Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.

“Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, I thash që edhe ë parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dyte. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic me bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë me emër Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.

Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha në Top Story.

The post “Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët appeared first on Albeu.com.