njohje Archives - Albeu.com

Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit. Në një intervistë për gazetën New York Post, Trump iu përgjigj shkurtimisht “Jo” pyetjes nëse SHBA do ta njihte këtë territor si shtet të pavarur, duke shtuar më pas: “A e di vërtet dikush se çfarë është Somalilandi?”.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara pas vendimit të Izraelit për të njohur Somalilandin, një rajon i shkëputur i Somalisë, i cili deri më tani nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend tjetër në botë. Ky hap ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria e Mogadishut dhe shqetësim në disa vende të rajonit.

Somalilandi shpalli njëanshmërisht pavarësinë në vitin 1991, pas rrëzimit të regjimit ushtarak të ish-diktatorit Siad Barre dhe shpërthimit të luftës civile në Somali. Që prej asaj kohe, territori ka funksionuar në mënyrë autonome, me institucionet e veta, përfshirë monedhën, forcat e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke ruajtur një stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë.

Ndërkohë, Somalia vazhdon të përballet me kriza të thella politike dhe të sigurisë, si dhe me sulme të vazhdueshme nga grupi rebel islamist Al-Shabaab. Megjithatë, pavarësisht funksionimit de facto si një entitet i pavarur dhe pozicionit të saj strategjik pranë Ngushticës Bab el-Mandeb — një nga rrugët më të rëndësishme detare që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit, Somalilandi mbetet i panjohur ndërkombëtarisht dhe i izoluar politikisht dhe ekonomikisht.

The post Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit! appeared first on Albeu.com.

Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse
Një studim i prezantuar disa ditë më parë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Alzheimerit (Aaic) raportoi se – konsumimi i më shumë se tre filxhanëve kafe në ditë lidhen me një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse me kalimin e kohës, sipas “La Repubblica”.

Studiuesit ekzaminuan ndikimin e sasive të ndryshme të kafesë në inteligjencën e lëngshme, e cila mat funksionet njohëse duke përfshirë arsyetimin abstrakt, të menduarit logjik dhe njohjen e modeleve.

Analiza u krye duke marrë parasysh provat konsistente vëzhguese dhe epidemiologjike që tregojnë se si kafeja dhe çaji kanë efekte mbrojtëse ndaj goditjes në tru, atakut në zemër, disa lloje tumoresh, diabetit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

“Konsumimi i moderuar i kafesë është i mirë, por konsumimi në sasi të mëdha nuk rekomandohet”, tha Kelsey R. Sewell, studiuese në “Institutin e Kërkimeve Shëndetësore Advent” në Orlando, për “Medscape Medical News”.

Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Por, të dhënat janë të kufizuara në lidhjen midis kafesë dhe çajit dhe rënies së aftësive njohëse, veçanërisht në disa fusha të dallueshme njohëse.

Sewell dhe ekipi i saj botuan një studim për të moshuarit, duke zbuluar se sasitë më të mëdha të kafesë mund të shoqërohen me një rënie më të ngadaltë të aftësive njohëse – dhe një akumulim më të ngadaltë të beta-amiloidit në tru, që besohet të jetë ndër shkaqet e sëmundjes së Alzheimerit.

Por – studimi i ri zgjati intervalin e vëzhgimit duke përfshirë 8451 persona mbi 60 vjeç (mosha mesatare 67,8 vjeç), kryesisht gra (60%) pa asnjë ndryshim njohës.

Të gjithë këta individë janë pjesë e “UK Biobank”, e cila përmban informacione gjenetike dhe shëndetësore anonime për gjysmë milioni njerëz.

Këta persona kishin një indeks të masës trupore afërsisht 26 (rreth 20% mbipeshë), dhe 26% e tyre mbartnin gjenin APOE e4, i konsideruar si një faktor rreziku për Alzheimer.

Krahasuar me konsumuesit e shumtë të kafesë (4 ose më shumë filxhanë në ditë), ata që nuk pinë kafe dhe ata që raportuan konsum të moderuar të kafesë kishin një rënie më të ngadaltë të inteligjencës.

“Konsumatorët e mëdhenj treguan rënien më të shpejtë të inteligjencës në krahasim me të tjerët – dhe të dhënat tona sugjerojnë se – konsumi i moderuar mund të marrë një rol mbrojtës kundër rënies se aftesive njohëse”, tha Sewell.

The post Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse appeared first on Albeu.com.

Kryeministri spanjoll: Brenda muajit korrik do të njohim pavarësinë e shtetit palestinez
Prej kohësh, Spanja e ka bërë të qartë se do të njohë pavarësinë e palestinezëve. Së fundmi, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u tha gazetarëve gjatë një turneu në Lindjen e mesme se do ta njohë shtetësinë palestineze deri në korrik të këtij viti.

Duke theksuar debatet e vazhdueshme që po mbahen në Kombet e Bashkuara lidhur me luftën në Rripin e Gazës, Sanchez tha se pret që së shpejti edhe vende të tjera brenda Bashkimit Europian të marrin të njëjtin pozicion.

Në një takim të Këshillit Evropian më 22 mars, Sanchez tha se kishte rënë dakord me liderët e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë për të “marrë hapat e parë” drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës të rrethuar.

The post Kryeministri spanjoll: Brenda muajit korrik do të njohim pavarësinë e shtetit palestinez appeared first on Albeu.com.

Pyetja e vetme që duhet të bëni për ta njohur më mirë një person
Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur që kemi, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur e takuam për herë të parë, nuk mund ta kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që ndajmë tani – apo mund ta kishim?

Është e pamundur të dimë gjithçka që duhet të dimë për dikë që herën e parë që e takojmë, përveç nëse kemi një dhunti që na ndihmon të kuptojmë menjëherë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.

Sigurisht pyetje të thjeshta si “A është hera juaj e parë në këtë vend?” ose “Pse e latë punën tuaj të fundit” në një intervistë pune për të na dhënë disa informacione shtesë. Në përpjekjen që bëjmë për të njohur dikë më mirë, mund të na ndihmojnë disa elementë, por që nuk na japin menjëherë shumë informacion për personalitetin e tjetrit.

Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.

Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.

Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të shohë karakteristika më të buta dhe më të qeta.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat (si pozitive ashtu edhe negative) të njerëzve të tjerë.

Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale.

Sigurisht, argumentojnë shkencëtarët, fakti që një narcisist sheh elemente negative tek të tjerët nuk do të thotë se ai bën të njëjtën gjë me veten e tij. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me çrregullim të personalitetit mund të besojnë se të tjerët, për shembull, janë armiqësorë dhe keqdashës, edhe nëse nuk mund të dallojnë sjellje të ngjashme në vetvete.

Siç vërejnë ata, një person negativ gjithashtu i sheh të tjerët në këtë mënyrë. Vetëm kjo tendencë tregon më shumë shanse për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike. /albeu.com

The post Pyetja e vetme që duhet të bëni për ta njohur më mirë një person appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Perëndimi po propozon “kornizë të re” për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Ai i ka bërë këto deklarata të shtunën, pas takimit që ka pasur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Një ditë më herët, Vuçiç ka pritur në Beograd të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Vuçiç më 10 shtator.

Ai ka shtuar se diplomatët evropianë kanë theksuar se e kanë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë.

“Marrëveshja do të nënkuptonte – nuk mund të them njohje të Kosovës – mirëpo do të ishte njohje të gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet’, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, përfaqësuesit evropianë kanë treguar se pozicioni i Perëndimit është se Evropa nuk ka nevojë për konflikte të reja, andaj është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.

Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Duke folur pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Vuçiç, po ashtu ka thënë se fuqitë e mëdha perëndimore, plus Turqia, besojnë se zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës përmes pavarësisë së saj, do t’i jepte përgjigje edhe presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me Krimenë.

“Pas kësaj, ata do të thoshin: Nëse Krimeja dhe Ukraina arrijnë marrëveshje, atëherë mundet, por pa të nuk është e mundur. Pra, ne jemi bërë dëm kolateral i konflikteve të mëdha dhe sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, diplomatët evropianë kanë thënë po ashtu se presidenti Putin “e ka ngritur perden dhe se u mbetet vendeve të deklarojnë se në cilën anë duan të jenë”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Tre diplomatët evropianë kanë qëndruar më 9 shtator edhe në Kosovë, ku kanë takuar kryeminisrin Albin Kurti.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë emëruar këshilltarët e tyre për të ndihmuar këtë dialog.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit po atë ditë, Macron dhe Scholz kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata, po ashtu, u kanë bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, sipas tyre, do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kosova thotë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kundërshton.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga 117 shtete të botës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./REL

The post Vuçiç: Perëndimi po propozon “kornizë të re” për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

LSI nuk e njeh Bashën, Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD
Sekretari i përgjidhshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet LSI-së pasi kjo e fundit nuk e njeh Lulzim Bashën se kryetarin e PD-së.

Bardhi shprehet se çdo demokrat shqiptar nuk i përfaqëson logo tjetër përvec asaj të PD.

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD”.

Koalicioni i Komisionit të Rithemelimit me LSI në zgjedhjet e 6 marsi për 6 bashki, sipas Bardhit është shtojcë e LSI “në shtëpinë e tyre të përbashkët non-grata”.

“Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën”, thotë më tej ai. /albeu.com

The post LSI nuk e njeh Bashën, Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD appeared first on Albeu.com.

Vjen lajmi i mirë për shqiptarët e Gjermanisë, drejt fundit procesi i njohjeve të patentave
Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Cilat patenta njihen pa provime?

Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

“Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë, plus edhe gjashtë orë ushtrim praktike. Në total ishin së paku 1 000 Euro”, thotë DW Xhevat Qerimaj. “Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik,” shtoi Xhevat Qerimaj për DW.

Një kërkesë e bërë dy vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin – së paku përkohësisht – në gjuhën shqipe u refuzua në dhjetor të vitit të kaluar.

Miratimi në shkurt?

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte, i thanë DW burime nga Këshilli Federal. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet qysh më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.

Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët residentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin./DW

The post Vjen lajmi i mirë për shqiptarët e Gjermanisë, drejt fundit procesi i njohjeve të patentave appeared first on Albeu.com.

Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada jep lajmin e mirë: Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik
Më në fund vjen lajmi i shumëpritur nga ambasada italiane përnjohjen e patentave shqiptare.  Njoftohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por theksohet se është duke u punuar ende për zgjidhjen e disa problemeve teknike

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Italiane në Twitter.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave  në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

The post Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada jep lajmin e mirë: Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik appeared first on Albeu.com.

Njohja e patentave shqiptare në Itali, zbulohet data e shumëpritur
Një lajm i mirë për shqiptarët që duan të shkojnë në Itali, pasi nuk do të kenë nevojë të pajisen me patentë shoferi vendase.

Ministria e Jashtme njofton se pala italiane ka përmbyllur procedurat dhe se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

?Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

❗Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci

The post Njohja e patentave shqiptare në Itali, zbulohet data e shumëpritur appeared first on Albeu.com.