njohje online Archives - Albeu.com

Psikologët shpjegojnë teknikat e njohjeve ‘online’ që funksionojnë çdo herë
Të bindësh dikë që të pëlqen të dalë për darkë me ty është thuajse puna kryesore në nisjen e një lidhjeje të re romantike, por shumë prej nesh kanë provuar momente të sikletshme gjatë takimeve që kanë prishur pritshmëritë.

Përshtypja e parë besohet se është me rëndësi të madhe që një takim të kthehet në lulëzimin e një romance, ose përndryshe në një ‘mirupafshim’ të thatë pas disa pijeve, shkruan rrjeti Ladbible.

Prandaj ekspertët ka bërë përpara me disa këshilla të zgjedhura si dhe një teknikë për të cilën thonë se duhet të jetë e pandarë në lojën tuaj të joshjes.

Studiuesit norvegjezë kanë krijuar një strategji të ‘flirtimit’ në bashkëpunim me universitetet Bucknell dhe University of New York në SHBA.

Ata anlizuan në një grup prej 1,000 pjesëmarrësish në anketim dhe u fokusuan në 40 teknika afrimi për të parë se cila duhej eliminuar.

Ajo që njihet si ‘teoria e strategjisë seksuale” u përdor si premisa e kërkimit,  e cila ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes nga njerëzit të partnerit të tyre të ardhshëm.

“Ndryshimet individuale në moshë, besim fetar apo sjellje personale dhe preferenca seksuale, nuk kishin shumë ndikim në zgjedhjen e partnerëve,” thotë një nga profesorët e studimit, Mons Bendixen.

Ndërsa studiuesi tjetër Leif Edward Ottesen Kennair: “Flirtimi ka të bëjë me sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit, dhe kjo bëhet për të tërhequr partnerë të mundshëm.

“Si burrat dhe gratë flirtojnë për të tërhequr vëmendjen e një partneri të dëshiruar, ose ndoshta për të arritur një rezultat romantik prej kësaj”.

“Ajo që është më efektive varet nga gjinia juaj dhe nëse qëllimi i flirtimit është për një njohje të shkurtër apo afatgjatë”.

Studimi zbuloi se ajo që funksiononte në çdo rast ishte të qenit zbavitës dhe të tregoje që kishe sens humori.

Kennair shpjegonte: “Njerëzit besojnë se humori ose aftësia për të bërë të tjerët për të qeshur është më e efektshme për burrat që kërkojnë lidhje afatgjatë”.

“Por është më pak e efektshme për gra që kërkojnë një partner seksual të rastit. Por gjithsesi të qeshurat ose nënqeshjet ndaj shakave të një personi, janë një taktikë flirtimi për të dyja sekset”.

Rebecca Burch, bashkë-autore e studimit tha: “Nuk është efektive vetëm të tregosh se ke humor, por për gratë është e rëndësishme t’ia tregosh partnerit tënd të mundshme se ti beson se ai është me humor”.

The post Psikologët shpjegojnë teknikat e njohjeve ‘online’ që funksionojnë çdo herë appeared first on Albeu.com.