njohja Archives - Albeu.com

Presidenti Mahmoud Abbas përshëndet njohjen e Palestinës nga Britania: Një hap drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka reaguar sot pas vendimit historik të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin e Palestinës.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga presidenca palestineze, Abbas e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, përshëndet shpalljen e njohjes nga Mbretëria e Bashkuar të shtetit të pavarur palestinez, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt konkretizimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Deklarata vjen pasi Britania, Kanadaja dhe Australia shpallën të dielën njohjen zyrtare të shtetit palestinez, në një lëvizje të përbashkët që sinjalizon një orientim të ri diplomatik nga fuqitë perëndimore drejt një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Presidenti Abbas ka qenë prej kohësh një mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes me dy shtete dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa konkretë për të njohur të drejtat legjitime të popullit palestinez.

The post Presidenti Mahmoud Abbas përshëndet njohjen e Palestinës nga Britania: Një hap drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën
Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërme (25 qershor) nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga shteti i Spanjës”.

“Kongresi i bën thirrje Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”, thuhet në propozimin e iniciativës së deputetëve të partisë së themeluar nga ish-presidenti katalanas, Carles Puçdemon.

Në sqarimin e nismës së publikuar në fletoren zyrtare të Kuvendit, thuhet se Kosova “është një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milionë banorë që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh si shtet i pavarur nga 104 nga 193 vende”.

Kosova është njohur nga 22 anëtarë të BE-së dhe vetëm pesë jo. Spanja krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës duke pretenduar se ky ishte një ‘akt i njëanshëm’ që nuk kishte miratimin e Beogradit. Juntus kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në korrik të 2010-ës që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Deputetët katalanas theksojnë se “është  koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjeve të territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe një faktor në destabilizimin e rajonit në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, shprehen deputetët katalanas.

Ndaj sipas tyre “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji të refuzimit të njohjes së Kosovës, si Rusia, Kina apo Bjellorusia”.

Që nga janari i 2024, Spanja ka detyrim të njohë pasaportat e Kosovës në përputhje me rregulloren e BE-së me të cilën “shteti ballkanik iu bashkua regjimit të përjashtimit të vizave afatshkurtër në zonën Shengen”, si dhe se ajo tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën sepse BE-ja ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, që nënkupton lloje të ndryshme të marrëdhënieve me shtetet anëtare.

The post Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën appeared first on Albeu.com.

Si gënjeu Arben Ahmetaj para SPAK-ut për njohjen me Mërtirin dhe Zoton/ Ahmetaj: I njoh në distancë, nuk më lidh gjë me ta
Telvizioni Ora News, ka siguruar dëshminë e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, të dhënë me 22 Qershor të një viti më parë.

Ai është pyetur në lidhjë më njohjen e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mertirin.

Arben Ahmetaj: “Une kam njohur shtetasin Mirel Mertiri, diku reth vitit 2011 por nuk jam shume i sigurte.

Jam njohur rastesisht, nuk me kujtohet se kush na uli ne kafe. Kurse shtetasit e tjere  qè me permendet as nuk injoh fare (Klodian Zoto, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha).

Shtetasin Klodian Zoto e kam vetem si njohje distante, pra thjesht nje pershendetje nga larg, rastesore dhe nuk me kujtohet as se  si kam krijuar edhe kete njohje distante. As jam ulur ndonjehere me shtetasin Klodian Zoto, as kam udhetuar ndonjehere me te, nuk kam pasur asje lloj marredhenie me te.

Shtetasen Stela Gugallja e di qe ka qene  bashkejetuese e Mirelit, por e kam takuar shume ralle, ndoshta nje ose dy here. Kurse shetasit Arenec Myrtezani dhe Loran Dusha nuk kam njohur.

Une me asnje  nga personat e sipercituar, qofte edhe me Mirel Mertirin, nuk kam udhetuar bashkarisht me ta dhe ato qe keni trajtuar si udhetime te perbashketa, jane udhetime qe mund te kemi qelluar  bashkarisht ne hyrje  por pa qene ne shoqerine e njeri.

Me shtetasin Mirel Mertiri, nuk me kujtohet sakesisht, ndoshta edhe mund te kete qene ndonje komunikim telefonik, por jo komunikime telefonike frekuente, mund te kete qene ndonje komunikim rastesor, kurse per personat e tjere qe permendet (Klodian Zoto, Mirel Mertini, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha) ne dijenine time une nuk kam pasur komunikime telefonike, ne lidhje me shtetasin Mirel Mertiri, kur jam njohur, pra ne fillim ne dijenine time, eshte pase marre me telekomunikacion dhe projekte bashkish por nuk e di se me fare projektesh konkretisht”.

The post Si gënjeu Arben Ahmetaj para SPAK-ut për njohjen me Mërtirin dhe Zoton/ Ahmetaj: I njoh në distancë, nuk më lidh gjë me ta appeared first on Albeu.com.

Mozzik flet për njohjen me Lotinën: Nuk ka qenë rastësi…
Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një interviste që këngëtari i mirënjohur Mozzik zhvilloi, foli për herë të parë për lidhjen e tij me Lotina Hazirin.

Ai u shpreh se romanca me partneren e tij të re është gjëja më e bukur që i ka ndodhur por nuk e ka lënë me kaq. Në një intervistë tjetër ai ka treguar pak më tepër detaje nga lidhja e tyre teksa është rrëfyer që ka qenë vet rap-artisti që i ka shkruajtur i pari asaj. Por, jeta i përballi së fundmi në rrethana të tjera.

“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin. Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”

The post Mozzik flet për njohjen me Lotinën: Nuk ka qenë rastësi… appeared first on Albeu.com.

Pra, si përfundim, pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes ndaj nesh?
Njohja mes dy personave si fillim është shumë emocionuese dhe shoqëruohet me ndjesi të bukura. Mirëpo ndodh që nëse tregoni më shumë sesa duhet interes në fillimet e një lidhjeje, gjërat mund te mos shkojnë siç duhet më vonë, shkruan Marie Claire.

Dikush do t’ju kërkojë të dilni më shpesh ose t’ju dërgojë mesazhe të vazhdueshme dhe t’ju përgjigjet shumë shpejt. Këto janë shenja se së shpejti ai/ajo do t’ju shprehë pëlqimin.

Dhe, sigurisht, pas kësaj ju largoheni ngadalë. Kjo na ka ndodhur të gjithëve nga të dyja palët. Shumë prej nesh e shijojnë gjuetinë dhe kur mbaron humbasim interesin.

Por pse ndodh kjo?

Nëse humbisni interesin kur personi tjetër zbulon se ju pëlqen vërtet, atëherë ndoshta nuk ndiheni rehat me intimitetin. Kur dikush shpreh ndjenjat e tij, atëherë kjo do të thotë që marrëdhënia po përparon dhe ka perspektiva të bëhet diçka më serioze.

“Kur marrëdhënia bëhet më e ngushtë, ne bëhemi më të pambrojtur. Pra, ne mund të lëndohemi më lehtë ”, vëren Jesse Kahn, punonjës social dhe drejtor i Kolektivit të Terapisë Gjinore dhe Seksualitetit në Nju Jork, një qendër ku shkencëtarët dhe psikologët e shëndetit fokusohen në marrëdhëniet njerëzore dhe çështjet e gjinisë dhe seksualitetit.

Pra, kur largohemi nga dikush që shpreh ndjenjat e tij ndaj nesh, ne në thelb po përpiqemi të mbrojmë veten. “Ka njerëz që ndihen më të sigurt kur dikush i refuzon sepse është më normale dhe më e lehtë për ta ”, thotë Jesse Kahn.

Kjo, sigurisht, nuk është e vetmja arsye që ne refuzojmë dikë kur bëhet më… emocionalisht i ngutshëm .

Shkaku i dytë, sipas Kahn, është mundësia që personi tjetër të na japë përshtypjen e të varurit.

“Tregon pjekuri kur dikush është i pavarur dhe shprehja e ndjenjave tuaja shumë shpejt dhe shumë fort mund të perceptohet nga tjetri si… dëshpërim” .

Nëse trembeni shumë lehtë nga intimiteti që shpreh personi tjetër, atëherë përpiquni të mbani mend se si keni reaguar në situata të ngjashme në të kaluarën ose kur keni qenë në vendin e personit të emocionuar, sugjeron Kahn.

“Në këtë mënyrë do të mund të vendosni në një klasë ndjenjën e çuditshme të distancës që dëshironi të mbani dhe të shprehni me qetësi atë që ndjeni. Nëse ju pëlqen vërtet personi tjetër, është turp të humbni kontaktin vetëm sepse ai u emocionua më shumë.”

The post Pra, si përfundim, pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes ndaj nesh? appeared first on Albeu.com.

Shehu: Të futet në rendin e ditës mocioni për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë
Deputeti demokrat Tritan Shehu,  denoncoi një shkelje të procedurës, ku ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë, për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovë”, tha ai.

The post Shehu: Të futet në rendin e ditës mocioni për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Macron tronditi Netanyahun: Njohja e Palestinës nuk është më tabu për Francën, ia kemi borxh palestinezëve
Njohja e një shteti palestinez nuk është më çështje tabu për Francën, tha presidenti Emmanuel Macron, duke sugjeruar se Parisi mund të marrë një vendim nëse përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete ngecin shkaku i Izraelit.

“Partnerët tanë në rajon, veçanërisht Jordania, po punojnë për këtë, ne po punojmë me ta. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të, në Evropë dhe në Këshillin e Sigurimit. Njohja e një shteti palestinez nuk është një çështje tabu për Francën”, tha Macron dhe shtoi se “ne ia kemi borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur për një kohë të gjatë”.

Njohja e njëanshme franceze nuk do të ndryshonte situatën në terren pa negociata të vërteta, por do të kishte peshë simbolike dhe diplomatike, raporton timesofisrael.

The post Macron tronditi Netanyahun: Njohja e Palestinës nuk është më tabu për Francën, ia kemi borxh palestinezëve appeared first on Albeu.com.

Sinjali pozitiv i Ukrainës për Kosovën
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk e pengoi kreun e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që t’i bashkohet thirrjeve për një qasje më të balancuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E ky akt, sipas profesorit nga Johns Hopkins Univeristy, Edward Joseph, e afron njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Ai më tej thotë se disa prej kongresistëve amerikanë mund ta shtyjnë përpara këtë mesazh duke i kërkuar Administratës Biden që t’i kërkojë Kievit ta njohë Kosovën.

“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, thotw Joseph.

Por më skeptik lidhur me këtë çështje është politikani social-demokrat, Nenad Çanak.

“Në këtë fazë është e vështirë për Ukrainën që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ukraina momentalisht po synon që t’i rikthej territoret e saj, Krimenë dhe Donbasin. Nëse Ukraina sot do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, Rusia do ta shfrytëzonte këtë mundësi për propagandë duke tërhequr paralele mes Kosovës dhe Krimesë”, shprehet ai për tëvë1

Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë që Ukraina ta njoh Kosovën, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Sipas tij, kjo lëvizje nga Kievi do të ndikonte pozitivisht edhe tek 5 shtetet mos-njohëse të Bashkimit Evropian.

“Kosova duhet të vazhdoj ta mbështes Ukrainën në mënyrë që kur kjo e fundit të çlirohet plotësisht nga Rusia, atëherë nuk do të kishte ndonjë arsye përse të mos e njihte pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që ky veprim i Ukrainës do të kishte një ndikim tek ato 5 shtetet e Bashkimit Evropian, që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë Çanak.

Kujtojmë që faktori ndërkombëtar akoma nuk i larguar masat ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e tensioneve në veriun e vendit.

The post Sinjali pozitiv i Ukrainës për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Qau kur mësoi vdekjen e tij, del VIDEO: Si e njohu Luizi Palin që vdiq në “Top”
Luiz Ejlli u përlot në studio kur mësoi për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Luizi tha se e njihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit.

Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Sqhipërinë. Takimi i parë mes tij dhe Palit ka qenë mbrëmjen kur Luizi do të hynte në shtëpinë e BBV, pasi qendroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brend shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.

The post Qau kur mësoi vdekjen e tij, del VIDEO: Si e njohu Luizi Palin që vdiq në “Top” appeared first on Albeu.com.

Publikohet “korniza e re” e dialogut Kosovë-Serbi: Marrëveshja në vitin 2023, njohja reciproke në tryezë pas 10 vjetësh
Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.

Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, të cilin e ka siguruar Albanian Post.

Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.

“Korniza e re” të cilën e posedon Albanian Post është propozimi i ri i ardhur direkt nga përfshirja e Macron e Scholz në procesin e dialogut, sepse siç thuhet në dokument “Kosova e Serbia në vete nuk do të mund ta zgjidhin kurrë problemin”.

Dokumenti prej katër faqesh, i cili e shpjegon logjikën prapa kornizës së re, përmban vizionin 10 vjeçar të zgjidhjes së problemit dhe jep një “makro-perspektivë”.

Dokumenti përbëhet nga hyrja dhe më pas është i ndarë në tri segmente bashkë me tre nën-titujt që përmbajnë 13 pika.

Të gjitha segmentet shpjegojnë të ashtuquajturën “kornizën e re”, e cila u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it. Këtë kornizë, publikisht, e ka pranuar vetëm Presidenti serb Vuçiç pas vizitës së dy këshilltarëve në Beograd.

Propozimi në fund parasheh edhe si të vazhdohet tutje nëse Kosova dhe Serbia nuk pranojnë këtë propozim.

Vizioni i dialogut, një marko-perspektivë

Kjo pjesë tregon në tri pika se çfarë parashihet të ndodhë në 10 vjetët e ardhme nëse pranohet marrëveshja. Zhvillimet aktuale shihen si vijimësi e angazhimit të BE-së, në dialogun e nisur një dekadë më parë.

“2013, marrëveshja e parë për normalizimin e raporteve. 2023, marrëveshja e dytë për normalizimin e raporteve (pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës kundrejt një akti formal të njohjes). 2023, marrëveshja e tretë për normalizimin e raporteve (njohja e ndërsjellë formale), pak para se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së”, shkruhet në dokumentet në të cilat Albanian Post ka siguruar qasje.

Në pikën e parë potencohet se “Një normalizim substancial i raporteve duhet të arrihet deri në mes të vitit 2023”.

Më pas vazhdohet me pikën e dytë.

“Kosova dhe Serbia janë dy realitetet të ndara legale dhe politike që duhet të njihen si të tilla nga të gjitha palët në procesin e dialogut. ‘Të gjitha palët’ janë Prishtina (Kosova), Beogradi (Serbia) dhe Brukseli (BE, që nënkupton të gjitha shtetet e BE-së, përfshirë edhe jo njohësit)”.

Kurse pika e tjetër sqaron pozicionin e Serbisë.

“Serbia nuk do të jetë e gatshme t’i bashkohet BE-së pa një normalizim komplet të raporteve politike, legale dhe diplomatike me Kosovën. Gjithsesi, duke pasur parasysh që pranimi i Serbisë në BE është akoma larg, në këtë fazë, Serbisë nuk do t’i kërkohet që ligjërisht ta njohë Kosovën”. Sipas burimeve të AP, ky pozicion është rrjedhojë e faktit që, aktualisht, BE-ja nuk është e gatshme as të shqyrtojë një anëtarësim të përshpejtuar për Serbinë, rrjedhimisht edhe për vendet tjera të Ballkanit perëndimor.

Prandaj, në pikën e katërt saktësohet se “Tani për tani, në vend të njohjes, Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës si një realitet i veçantë politik dhe legal”. Këtë pikë, gjatë konferencës në Beograd, e ka pranuar publikisht Presidenti Vuçiç kur deklaroi: “ata insistojnë që atje (pra në Kosovë) ekziston një realitet të cilin ne duhet ta pranojmë si të tillë”.

Para se të kalohet në shpjegimin e “termave praktik”, jepet një vërejtje.

Dokumenti sqaron se “Esenca këtu është përdorimi i drejtë i semantikës: pranimi (acceptance) i pavarësisë së Kosovës kundrejt njohjes (recognition) së pavarësisë së Kosovës”.

Shpjegohet edhe çfarë nënkupton pranimi (acceptance) i pavarësisë i ndarë në tri pika.

“Në terma faktik, Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë tërësisht raportet, duke mundësuar lëvizjen bilaterale të njerëzve dhe mallrave.”, thotë pika e parë.

“Ky normalizim gjithashtu duhet që të reflektojë në raportet regjionale. Me fjalë të tjera, ndërlidhshmëria, zhvillimi socio-ekonomik, fqinjësia e mirë, dhe të dhënat digjitale. Tregu i Përbashkët Rajonal i promovuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, bazuar në katër liritë e BE-së dhe çuarja e rajonit drejt Tregut të Vetëm të Përbashkët të BE-së”, thuhet në pikën e dytë.

Sipas burimeve të Albanian Post, Gjermania dhe Franca insistojnë në këtë pikë. Këto dy shtete të fuqishme, shtylla të BE-së, kanë harmonizuar politikën e tyre kundrejt Ballkanit perëndimor. Franca qëndron fuqishëm prapa Gjermanisë në qëllimin e saj për vitalizim dhe sukses të plotë të Procesit të Berlinit, ndërkaq Gjermania qëndron fuqishëm prapa Francës në vizionin e kësaj të fundit për një politikë të kujdesshme të zgjerimit kundrejt Ballkanit perëndimor. Franca dhe Gjermania, ia kanë bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë që brenda 2022 duan sa më shumë marrëveshje praktike, në mes të dy palëve, dhe që mundësojnë rigjallërimin e suksesshëm të Procesit të Berlinit.

Kurse pika e tretë thotë se “Duke e pranuar Kosovën si një realitet i ndarë politik dhe legal, Serbia do të marrë një pozicion pasiv dhe nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”. Sipas burimeve të Albanian Post, moskundërshtimi aktiv i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, është një kërkesë specifike dhe shumë e fuqishme drejtuar Serbisë.

Pas shpjegimit të këtyre pikave dokumenti sqaron pozicionin e BE-së si të tërë dhe shteteve veç e veç në raport me statusin e Kosovës.

“Pas marrëveshjes së dytë për normalizim të raporteve, pesë vendet jo njohëse në BE, do t’u bashkohen 22 vendeve të tjera të BE-së dhe do ta njohin Kosovën. Ky bashkim i mundëson Brukselit që ta trajtojë anëtarësimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si një bllok i vetëm”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Albanian Post.

Aty parashikohet edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe ky rrugëtim kalon nëpër katër faza, por paraprakisht konstatohet se “Pozicioni pasiv i Serbisë nuk e zgjidhë përfundimisht problemin”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara varet nga vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Gjithsesi, derisa BE-ja dhe SHBA-të të zgjidhin çështjet e tyre me Rusinë, pas marrëveshjes së dytë për normalizim të raporteve, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare do të shkojë përmes këtyre fazave”.

Sipas propozimit, faza e parë është “Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”. Faza e dytë “Anëtarësimi në Interpol dhe UNESCO”. “Faza e tretë, Fillimi i bisedimeve për pranim në NATO, aplikimi për anëtarësim në BE” dhe “Faza e katërt: Anëtarësimi në OKB”.

Krejt në fund, shpjegohet se çfarë përfitojnë të dy vendet nëse e nënshkruajnë marrëveshjen dhe cilat do të ishin pasojat nëse nuk arrihet akordi.

Sa i përket Kosovës, ajo “merr njohjen e pesë shteteve të BE-së, duke zhbllokuar perspektivën për anëtarësim në NATO dhe BE”, kurse “Serbia merr një ndihmë financiare masive dhe një asistencë ekonomike si dhe do të njihet si forca që udhëheqë ekonomikisht dhe politikisht rajonin”.

Meqë Kosova nuk ka as liberalizim vizash aktualisht dhe është praktikisht e izoluar, pasojat e mos nënshkrimit kanë të bëjnë më shumë me qeverinë sesa me vetë shtetin. Dokumenti e vendos theksin te izolimi i plotë i qeverisë së Kurtit, si një formë presioni që do të ndikonte në jetëgjatësinë e qeverisë.

Ndërsa, nëse Beogradi nuk e pranon, atëherë pason “Izolim ekonomik dhe financiar” dhe gjithashtu theksohet se “Pesë shtetet jo njohëse do ta braktisin eventualisht Serbinë dhe do t’u bashkohen shteteve të tjera që e kanë njohur Kosovën. Pavarësisht rezultatit, BE-ja do të flas me një zë”.

Pas zhvillimeve në Ukrainë, çështja e unitetit të BE-së, karshi Kosovës dhe Serbisë, është kthyer në thembrën e Akilit për vetë BE-në, prandaj Franca dhe Gjermania janë të vendosura në demonstrim praktik, politik dhe legal, të unitetit evropian.

Pra, Serbia është vendosur para një pozicioni, ku i bëhet e qartë që, në rast të kundërshtimit, do të humbë si ndihmën shumë të nevojshme ekonomike dhe politike të BE-së ashtu edhe përkrahjen e pesë shteteve mos-njohëse.

Dokumenti, siç sqarohet në fillim, është një makro perspektivë, e hartuar si draft shpjegues të dinamikave kyçe, dhe nuk merret me elemente specifike dhe as me marrëveshjet një nga një të arritura deri tash në Bruksel – një nga më problematiket, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Çfarë është parë deri më tani, BE dhe diplomatë të tjerë perëndimorë duan që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të implementohen, përfshirë Asociacioni, gjë të cilën e kundërshton qeveria e Kosovës.

Burimet e Albanian Post, që kanë njohuri direkte për procesin aktual, pohojnë që, pa një gatishmëri të Serbisë për ta njohur formalisht pavarësinë e Kosovës, është shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje rreth Asociacionit, që do të siguronte një shkallë më të lartë autonomie për serbët e Kosovës. Me fjalë të tjera, fare lehtë, diskutimet për Asociacionin mund të zhvendosen për fazën e tretë të dialogut, atëherë kur perspektiva evropiane për Serbinë dhe Kosovën bëhet e prekshme.

The post Publikohet “korniza e re” e dialogut Kosovë-Serbi: Marrëveshja në vitin 2023, njohja reciproke në tryezë pas 10 vjetësh appeared first on Albeu.com.