njohja e kosoves Archives - Albeu.com

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar këtu, në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë, Philip Davis,” ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Teksa ka bashkëngjitur edhe deklaratën e përbashkët mes Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës.

Ku edhe është njoftuar vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si edhe përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Bahamas njeh Kosovën!

Edhe një vendim historik për vendin tonë.

Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis.

Më poshtë Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.

Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

The post Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet! appeared first on Albeu.com.

Nga njohja e Kosovës, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, mesazhet e Ramës në OKB
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu adresua Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në OKB:

Ndërsa takohemi këtu sot përballemi me një tjetër vit krizash e konfliktesh komplekse, ndërsa një botë thellësisht e përçarë rri e sheh. Perspektivat tona për një botë më të paqtë, të drejtë e të barabartë janë të mjegullta sot, tonat janë kohëra sfiduese.

Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me nivel të lartë ambicieje dhe rezultate, të cilat duhen zbatuar.

Kemi ndërmarrë të tjera angazhime të tilla në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur për ta thënë shumë butë. Kemi paguar çmimin. Ky është sërish një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, për një të ardhme më të paqtë e më të begatë, ndërkohë që kohërat në të cilat jetojmë, nuk mund të ishin më të zymta.

Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pas përmbylljes së misionit të vet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku për ato vlera e parime që janë të panegociueshme dhe sinqerisht shpresoj që të kemi përmbushur pritshmëritë e shumë prej jush.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Mos u gaboni, me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi. Toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë dhe jo thjeshtë të tolerojmë, por të tolerojmë me respekt në mënyrë aktive, me hijeshi. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në mënyrë konstante me kompleksitetin e të gjithë historive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv e jo fort me qejf i divesitetetit të dikujt.

Kjo formë tolerance, toleranca që shqiptarët myslimanë e të krishterë shprehën gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik kundrejt së keqes e duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj seç kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje, të paqtosh mosmarrëveshjet me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të debatojmë e të nxisim mirëkuptim e paqe të mëtejshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.

Kërkon po kështu që ne të vazhdojmë të sfidojmë veten, duke reflektuar mbi mundësitë e njëanshmërive e gjykimeve që kemi ne, duke reflektuar mbi arbitraritetin dhe njëanshmërinë që u veshim të tjerëve dhe duke vënë përherë në pikëpyetje standardet tona të dyfishta morale.

Me besim në njerëzim dhe humanizëm, Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja pas rënies së Kabulit nën talebanët, të cilët u mikpritën e u pranuan nga vendi ynë, ndërkohë që shtete anëtare të NATO-s më të mëdha e më të pasura u kthen shpinën atyre. Në të njëjtën frymë u dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranian, jetët e të cilëve rrezikoheshin çdo ditë në kampin “Liria” në Irak ku sulmoheshin e masakroheshin nga vrasësit e Teheranit.

Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë që synonte të gjunjëzonte vendin, duke fshirë të gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht.

Ne nuk u lëkundëm e nuk do të lëkundemi në angazhimin tonë për të strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme.

Mikpritja jonë nuk ka qenë e nuk është aspak e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humaniste, gdhendur në shpirtin tonë si komb.

Së fundmi i shtrimë dorën e ndihmës, fqinjësisë sonë e mikes së veçantë, Italisë, në përpjekje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat e ka ngarkuar gjeografia, në një prej dukurive më trysnuese të kohëve tona, migracioni.

Në vend që thjeshtë të flisnim, u përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnin problemin e madh të migracionit në Europë, po nga ana tjetër nuk qëndruam duarlidhur, e duke u përpjekur që të ndërtonim e të shtonim diçka konstruktive bëmë pjesën tonë. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi e marrëdhënie fqinjësie të mirë është bë fakt boshti i politikës në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Në rajonin tonë pas më shumë çerek shekulli, plagët e thella të lëna nga shpërbërja e dhunshme e Ish-Jugosllavisë kanë nevojë ende të shërohen. Por kemi parë po kështu edhe ndërtimin e paqes, reflektuar mbi të gjitha nga vizioni, urtia e pakrahasueshme dhe kurajo që çoi në krijimin e Bashkimit Europian.

Të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi rrekur për një dekadë që të bëhemi bashkë, të takohemi, të flasim për sfidat dhe të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që duhet ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes e jo të shohim të ardhmen me sytë e të shkuarës.

Sot popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike në kontekstin e një rreziku historik më gjerë në Europë, ku agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi.

Do të thoja që Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion shumë më të mirë sesa ka qenë ndonjëherë, por na duhet të punojmë pareshtur dhe me durim midis vetes sonë në rajon e mbi të gjithë me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë, jo vetëm i pamundur, po thjeshtë i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.

Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar.

Në vitin e tretë të luftës së pajustifikuar e të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndihmi të detyruar të përtërimë thirrjen tonë për Rusinë që ta ndalë këtë luftë. Kjo luftë që as Ukrainë e as bashkësia e vendeve tona me të njëjtën mendësi e kanë zgjedhur, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një vendi dhe në fakt i një ëndërrimtari delirant i një së shkuare të vjetër imperialiste. Të shpërblesh një agresor që anekson territoret e një vendi sovran duke çarmatosur viktimën e agresionit, nuk sjell paqe, por i shtron rrugën, më shumë lufte.

Të gjithë ata që kërkojnë paqe, duke ndaluar Ukrainën ndërkohë, në vend që të ndalojnë agresionin neoimperialist të Rusisë e kanë gabim dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për një të vërtetë shumë të thjeshtë, një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë vetëm agresion të mëtejshëm e do ta shndërrojë botën tonë në një botë që sundohet nga fuqia, jo nga e drejta.

Po, edhe ne duam paqe dhe po, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurisht do të mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe çdo format që do të përfshijë Rusinë përreth tryezës, por kërkojmë një paqe të drejtë, mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat e kësaj Asambleje të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund të minoj Ukrainën dhe të drejtën e saj.

Në fillim të këtij viti në Tiranë, në kryeqytetin tonë pritëm Samitin e dytë midis Ukrainës dhe Evropës Juglindore dhe mirëpritëm presidentin Zelenskyy, një udhëheqës i vërtetë dhe i guximshëm i rezistencës që nuk është thjesht rezistencë dhe qëndresë ndaj një agresioni brutal kundër atdheut të tij, por në të njëjtën kohë është një qëndresë për vetë ekzistencën e demokracisë dhe një Evrope dhe një bote të drejtë e të mbështetur në rregulla.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe do të mbështesë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa të arrihet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme.

Një tjetër luftë po vlon në Juglindje të Europës. Shqipëria i qëndron e palëkundur qëndrimit të saj se nuk ka vend për Hamasin dhe të ngjashmit e tij në botën ku duam të jetojmë, në të drejtën plotësisht të njohur të popullit palestinez të kenë vetë vendin e tyre të sigurt në këtë botë dhe të drejtën për të lindur e rritur fëmijët e tyre në shtetin e tyre.

Garantimi i një kushti kaq bazë për miliona palestinezë është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, po aq sa është më shumë e lehtë të thuhet sesa të bëhet që populli hebre të jetojë në tokën e vet ndërkohë që askënd nuk e vë në pikëpyetje të drejtën e tij për të ekzistuar.

Duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez.

Megjithatë nuk është kaq e vështirë ta thuash fort e me zë të lartë, që kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete.

Shqipëria mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë konflikt përmes dialogut e bisedimeve që çojnë në një zgjidhje të vërtetë, të pavarur, shteti që jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë; një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet sikur Izraeli, që në vend që t’i bëjnë leksione nga lart, duhet mbështetur , jo duke thënë, “po por…” në luftën kundër terrorizmit ndërkohë që ka qindra të pafajshëm që ende mbahen në vende ferri , në faqen e tokës nga ’kasapët’ e 7 tetorit të vitit të kaluar.

Sundimi i ligjit është në themel të një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030, një objektiv që luan rolin e mundësuesit e përshpejtuesit të të gjitha objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm.

Rëndësia e tij mbështetet në premtimin e arritjes së shoqërive më gjithëpërfshirëse të drejta e të paqta, pa institucione të forta që hasin në drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut, përparimi në objektivat e tjerë; si dhënia fund e varfërisë, siguria apo garantimi i sigurisë ushqimore, promovimi i shëndetit, mirëqenies, përfshi ndryshimin klimaterik, do të ishte i kufizuar.

Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër dhe digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurrur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione.

Me një reformë të pashembullt në drejtësi, Shqipëria ka investuar masivisht gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kyç për të përftuar të ardhme të qëndrueshme, progres shoqëror, prosperitet ekonomik, qëndrueshmëri mjedisore dhe drejtësi, por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet e drejta, e ndershme e mirëqeverisje, kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti përmes disa reformave apo edhe brenda vetëm një dekade. Në të kundërt, është një përpjekje e pareshtur për të transformuar së brendshmi, të gjitha praktikat për t’u ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes.

Jemi zotuar të luajmë rolin tonë e të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar realizimin me sukses të agjendës sonë ‘’Shqipëria 2030’’. Duke punuar mbi atë çfarë kemi bërë në vazhdim gjatë mandatit të mëparshëm si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne, për të përmirësuar qeverisjen dhe efikasitetin institucional të OKB si edhe rendin shumëpalësh, respektimin e të drejtave të njeriut. Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale, të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, ku çdo qenie njerëzore mund të realizojë potencialin e vet të plotë dhe të jetojë me dinjitet e respekt.

Një bijë e dashur e shqiptarëve, Shën Tereza tha dikur, “E vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në ujë për të krijuar shumë rrathë’’.

Nuk ka thënie më të mirë që shëmbëllen nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë çka qartësisht është thelbi i rendit shumëpalësh. Faleminderit shumë!

The post Nga njohja e Kosovës, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, mesazhet e Ramës në OKB appeared first on Albeu.com.

Mbështetje për Ukrainën/ Do kërkoni njohjen e Kosovës? Osmani: E bindur se ky moment do të vijë bashkë me fitoren e saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një prononcim për gazetarët, Osmani theksoi mbështetjen për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë.

Ajo u pyet edhe për faktin se Ukraina nuk e njeh akoma Kosovën si shtet i pavarur, duke shtuar se është e bindur që ky moment do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.

“Ka shumë rëndësi sepse do të kemi sepse si aleat në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e invazionit të paprovokuar ilegal të Rusisë duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët dhe ushtrinë ukrainase. Do ta bëjmë edhe tani e tutje. Sot në samit do të flas për hapat konkretë që Kosova po merr në këtë drejtim së bashku me aleatë të tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Gjithnjë kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë që Ukrainë është në një gjendje të jashtëzakonshme lufte, për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, u shpreh Osmani.

The post Mbështetje për Ukrainën/ Do kërkoni njohjen e Kosovës? Osmani: E bindur se ky moment do të vijë bashkë me fitoren e saj appeared first on Albeu.com.

Ministri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës, mision i pamundur
Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha se ka shumë pak shanse që Mali i Zi ta tërheqë njohjen për Kosovën.

Gjeka tha se me informacionet që kanë, ky është “mision i pamundur”.

“Për të ardhur te ajo ka shansa shumë të vogla, shansa minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ai mbrëmë në Euronews.

Gjeka tha se subjektet pro-serbe po akuzohen se si kanë pranuar një qeveri pro-NATO.

The post Ministri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës, mision i pamundur appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sfidoi sërish të martën thirrjet e diplomacisë perëndimore për përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që nënkuptojnë njohje de fakto të pavarësisë së saj.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

“Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëj kundër Kushtetutës së saj dhe me për këtë i kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë jo vetëm njëherë por disa herë. Ky është qëndirmi i Serbisë dhe ne e dimë po e përsëris, se çka ka pranuar Serbia dhe për çfarë ne kemi biseduar, debatuar dhe miratuar përfundimet Parlamentin Serbisë dhe në përputhje me këtë ne do të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet në përmbushjen e detyrimeve tona”, tha presidenti serb.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni takuan ndarazi javën e kaluar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të premten në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se është jetike që Serbia dhe Kosova të angazhohen drejt normalizimit.

“Në këtë aspekt është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të Komunave, Kosova duhet ta zbatojë këtë statut dhe përveç kësaj është thelbësore që Serbia të fillojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha ajo duke nënvizuar se njohja de fakto nënkupton që Serbia të njoh dokumentet dhe institucionet e Kosovës.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e së cilës ishte edhe, siç thanë zyrtarët në Bruksel, “një propozim bashkëkohor evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se në propozimin e ofruar nga diplomacia perëndimore janë përfshirë edhe disa parime të nënshkruara tetë vjet më parë.

“Janë 21 apo 22 parime gjithsej që janë nënshkruar në vitin 2015 nga unë dhe Isa Mustafa, një pjesë e mirë e këtyre parimeve qëndrojnë në projekt statut”, tha ai duke theksuar se nuk mund të flas më shumë për hollësi të tjera.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Diplomacia perëndimore i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejtë të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve që do të mundësonte edhe shtensionimin e situatës ndërmjet dyja vendeve.

Por procesi i zbatimit të marrëveshjes mund të sfidohet nga zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi që pritet të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti. Të hënën qeveria serbe i kërkoi formalisht presidentit Vuçiç shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

The post Vuçiç: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë appeared first on Albeu.com.

Daçiç: Serbia nuk mund ta dëgjojë SHBA-në për njohjen e Kosovës
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, tha se ai është një avokues i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë ata dhe ta njohë Kosovën.

Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb – ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane – Daçiç tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses.

“Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovës nuk do të ketë kurrë sukses. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv në dialog”, tha Daçiç. raportoi agjencia Beta.

Daçiç tha se raportet e Serbisë me Rusinë nuk kanë të bëjnë aspak me raportet që ka Beogradi me shtetet perëndimore.

“Kur ka qenë hera e fundit kur një president amerikan ka vizituar Serbinë? Shumë nga ne as që ishim në jetë. Kryeministrja e fundit e Britanisë që na vizitoi ishte Margaret Thatcher. Ata kanë vizituar të gjitha shtetet e tjera, a mendoni se ata nuk e vizitojnë Serbinë veç pse nuk është e fortë? Jo, si mundet që ne të kemi një raportet partneriteti me shtetet që nuk janë në interesin tonë”, tha kryediplomati serb.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se raportet mes Serbisë dhe SHBA-së janë të qëndrueshme dhe nuk varen me zhvillimet në shtetet tjera.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por dy shtetet që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve. Ky proces ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova kërkon që një marrëveshje eventuale në fund të procesit të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia synon të arrihet një zgjidhje kompromisi – pa elaboruar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./rel

The post Daçiç: Serbia nuk mund ta dëgjojë SHBA-në për njohjen e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha për televizionin Nova se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme – bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare – nuk do të ndryshojë.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha se “kjo është e qartë”.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha ai.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, më 2 prill, Millatoviq mposhti ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke i dhënë fund qeverisjes disa dekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.

Në deklaratat e mëparshme për media, ai ka konfirmuar se mbështet nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, të cilës Mali i Zi aktualisht nuk i përket.

Millatoviq tha se beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se Mali i Zi mund të jetë një partner i rëndësishëm atje.

“Mali i Zi mund të luajë një rol të rëndësishëm – si një lokomotivë që mund të jetë e para që do të hyjë në BE – dhe tani t’i shtyjmë, gjithashtu, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të na bashkohen”, tha ai.

Në një intervistë për Associated Press, ai tha se një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, dhe se shpreson që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Milatoviq theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për pushtimin rus të Ukrainës.

“Pra, një politikë e jashtme në përputhje të plotë me atë të BE-së është ajo që duhet ta udhëheqë Mali i Zi në të ardhmen, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur bëhet fjalë për agresionin rus në Ukrainë. Unë mendoj se në Evropë, dhe padyshim në Mal të Zi, askush nuk mund ta mbështesë pushtimin e një shteti tjetër sovran”, tha ai.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane./REL

The post Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës appeared first on Albeu.com.

Njohja e Kosovës nga Serbia, Kurti: E domosdoshme të shtohet trysnia nga Perëndimi, do të mund të sillte rezultate
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se një trysni shtesë nga Perëndimi do të mund të sillte rezultate në çështjen e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.

I pyetur nëse Perëndimi po i bën mjaftueshëm trysni Beogradit për ta njohur Kosovën, Kurti tha se është e domosdoshme të bëhen më shumë përpjekje nga ndërkombëtarët në këtë drejtim.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni në Beograd, meqenëse Beogradi ka dëshmuar që pikërisht këtë gjuhë e kupton më së miri. Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vet. Atje nuk pranojnë pluralizëm politik, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin. Andaj, vetëm një përpjekje e përbashkët, me trysni gjithsesi shtesë edhe nga ana e Brukselit, edhe nga ana e Washingtonit, por do të thosha sidomos nga Berlini, Parisi e Roma, do të mund të sillte rezultate”. tha Kurti të martën në një intervistë për programin e mëngjesit në Top channel.

“Është e domosdoshme kjo, pasi që autokratët, bujarinë, gjentilencën e kuptojnë si frikë apo dobësi të palës tjetër. Çfarëdo që i dhe tash Beogradit nga ana e Bashkimit Europian apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të trimërohen që të kërkojnë më shumë, edhe të mos heqin dorë nga Kosova, edhe të marrin fonde nga Bashkimi Europian”, ka shtuar Kurti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës përsëriti se Serbia po merr fonde nga BE-ja, po armatoset nga Rusia e po merr investime nga Kina. Ai tha se kështu, Serbia po ia del ta marrë edhe tolerancën e SHBA-së.

“Në këto dy vite, Serbia në veçanti ka synuar që të marrë para nga Bashkimi Europian, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, në njëfarë mënyre të ulet në katër karrige”, tha ai.

Perëndimi, siç thotë Kurti, “duhet t’i tregojë (Serbisë) se kjo nuk është e mundshme më dhe interesat e vlerat, ndonëse nuk janë e njëjta gjë, nuk mund të jenë kështu të shkëputura, siç pretendon Beogradi”./express

The post Njohja e Kosovës nga Serbia, Kurti: E domosdoshme të shtohet trysnia nga Perëndimi, do të mund të sillte rezultate appeared first on Albeu.com.

Media gjermane: Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme
Mediumi shtetëror gjerman ARD i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të djeshme në Kuvendit e Serbisë, që u përcollën me shumë tensione në seancën ku presidenti serbe Vuçiq, por raportonte për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve.

Mediumi gjerman shkruan se ajo që ndodhi dje, nuk ndodh shpesh në Serbi që presidenti serb, i cili ka tipare autokratike serb të kritikohet me zë të lartë.

“Nuk ndodh shpesh që presidenti i Serbisë kritikohet me zë të lartë. Aleksandar Vuçiq, stili i sundimit të të cilit ka tipare autokratike. Mirëpo, pas një ndryshimi befasues kursi për çështjen e Kosovës, këtë të enjte në Kuvendi e kanë fyer duke e quajtur tradhtar.

Ndërsa kreu i shtetit mbronte ndryshimin e kursit të tij politik në parlament, politikanët e opozitës nacionaliste mbanin pankarta dhe tabela. Kërkesa e tyre është: “Nuk ka dorëzim”. Ata duan një refuzim të qartë të planit të zhvilluar nga Gjermania dhe Franca për t’i dhënë fund tensioneve aktuale mes Serbisë dhe Kosovës. Ai parashikon, ndër të tjera, se dy vendet fqinje nuk njihen zyrtarisht, por pranojnë reciprokisht ekzistencën shtetërore të njëri-tjetrit”, shkruan mediumi.

Shkrimi tutje thekson presionin e madh në të cilin dukej se ishte Vuçiq, dhe kjo pikërisht për shkak të presionit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Duartrokitje për presidentin dëgjoheshin vazhdimisht nga radhët e partisë në pushtet, por kjo nuk mund të fshihte faktin se Vuçiq ishte nën presion të madh.

Ky presion vjen nga jashtë. Një ditë përpara se presidenti të shpjegonte politikën e tij në parlament, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e thirri atë. SHBA kërkon zbutjen përfundimtare të situatës në Ballkan”, vijon shkrimi.

Vuçiq e mbrojti linjën e re për një orë e gjysmë gjatë seancës parlamentare. Ai mbështetet në afrimin, në vend të kërcënimeve ushtarake, siç ishte rasti disa javë më parë. Vuçiq qartësoi: Ende nuk është nënshkruar asgjë, bisedimet do të vazhdojnë.

Ai ishte skeptik: Pikat e shumta të renditura në planin franko-gjerman për vendosjen e paqes në rajon janë të vështira ose të papranueshme. Por Vuçiq përfaqëson edhe interesat e shtetit: Një hap drejt relaksimit është në interesin jetik të Serbisë. Ai i referohet orientimit drejt Bashkimit Evropian.

Ky është qëllimi i tij i deklaruar, siguroi Vuçiq vetëm pak javë më parë në një intervistë. “Fuqiploti i Serbisë” nuk dëshiron të rrezikojë anëtarësimin në BE dhe prandaj thotë sot: Serbia duhet të qëndrojë në “rrugën evropiane”, sepse “shumë gjëra” varen nga BE-ja, si “investimet, standardet e jetesës, pensionet dhe pagat”, vijon teksti.

Mediumi tutje thekson se për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme.

“Fakti që nacionalistë të shumtë tani po bëjnë thirrje për tradhti ka të bëjë me historinë e Serbisë, por edhe me vetë Vuçiqin. Ai vjen nga një lëvizje nacionaliste dhe toleron demonstratat në mbështetje të luftës së Putinit kundër Ukrainës. Shefi i tij i ri i shërbimit sekret është një mik i deklaruar i Rusisë. Përveç kësaj, Vuçiq nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Kjo nuk shkon së bashku me afrimin drejt BE-së.

Në Serbi konsiderohet se Kosova për të cilën u diskutua në parlament është një krahinë e shkëputur. Slogani “Kosova = Serbi” është shkruar në disa mbikalime mbi autostradë në afërsi të Beogradit.

Prandaj, për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme. Ndërsa presidenti po fliste në parlament, një zotëri i moshuar në rrugë tha se pa Kosovën Serbia do të humbiste identitetin e saj.

Madje, një grua e quan Kosovën “Jerusalemi serb” dhe paralajmëron se kjo çështje nuk shikohet vetëm politikisht. Për të, kjo ka të bëjë me shpirtin serb. Qytetarët e thjeshtë tani duhet të luftojnë për atë që, siç beson ajo, është pikërisht para Zotit: “Nuk duhet të lejojmë që toka jonë serbe (Kosova) të dorëzohet”. Por mos u shqetësoni, ajo do të mbetet serbe përgjithmonë, me siguri”, thotë gruaja, vazhdon tutje shkrimi.

ARD shkruan se tani mund të jetë koha e duhur për Vuçiqin për të ndryshuar kursin në raport me Kosovën.

Marrëdhëniet normale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të mirëpriten mbi të gjitha nga popullata e re e Serbisë, ata që qartazi mendojnë pro-evropianë. Shumica e shoqërisë serbe gjithashtu dëshiron ta shohë vendin e tyre në Bashkimin Evropian, megjithëse mbështetja për BE-në kohët e fundit ka rënë disi.

Këtë e di edhe presidenti. Në një intervistë për ARD, Vuçiq së fundmi tha: “Nëse i pyet njerëzit se ku duan të jetojnë, gjithmonë merr të njëjtën përgjigje: në Bashkimin Evropian”. Pra, ne duhet ta zgjidhim këtë rrëmujë në rajon, të krijojmë paqe dhe siguri – dhe pastaj ju mund t’u thoni njerëzve se ne duhet të fokusohemi në të ardhmen dhe nuk kam asnjë dyshim se e ardhmja jonë i përket Evropës dhe BE-së. Edhe ne jemi pjesë e Evropës”, përfundon shkrimi i medias gjermane./Reporteri

The post Media gjermane: Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme appeared first on Albeu.com.

Lajçak në një “mision” të ri, nis takime me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të disa shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Lajçak ka përmendur rëndësinë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e ka për stabilitetin rajonal.

Në opinionin kosovar, serb dhe atë evropian po përmendet mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Vizitat e diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë dhe Beograd janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Lajçak u takua me José Manuel Albares, përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës të cilin e informoi për raportet Kosovës-Serbi e që referuar tyre thotë se janë në një moment kritik.

U takova sot me  FM @jmalbares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së. Mirësi”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ai po ashtu është takuar edhe me Rastislav Káčer, ministrin e jashtëm sllovak të cilin e informoi për situatën në Kosovë.

“U takua me@RastislavKacer  FM në margjinat e FAC për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj  mbështetjen e fortë për të ardhmen  të rajonit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në mesin e këtyre takimeve Lajçak është takuar edhe me Christian Schmidt, përfaqësueisn e Bosnje dhe Hercegovinës, poqë Lajçak nuk ka shkruar të ketë folur me të rreth Kosovën përkundër se është shtet jo-njohës. Me të ka biseduar rreth situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Miroslav Lajçak është i angazhuar nga Bashkimi Evropian që të jetë ndërmjetës i lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu viteve të fundit është ngadalësuar për nga ritmi, ndërkaq në Veriun e Kosovës janë shpeshtuar situatat e tensionuara. /Express

The post Lajçak në një “mision” të ri, nis takime me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën appeared first on Albeu.com.