njihen Archives - Albeu.com

Njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore, pagat për caktimin e pensionit/ Çfarë parashikon projekligji, kushtet për të përfituar
Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sa herë që qytetarët paraqiten atje për caktimin e masës së pensionit në momentin që mbushin moshën.

Kryesisht, për punë të caktuara në ish-ndërmarrjet shtetërore, bujqësore apo kooperativa përpara viteve 1994.

Duke qenë se në shumë raste, qytetarët që kërkojnë të dalin në pension nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohet kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e periudhave të padokumentuara të paravitit 1994.

Ky proces, i cili zgjat në kohë, ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme për qytetarët

Nisur nga kjo problematikë, përpara pak vitesh, qeveria aprovoi propozimin e ISSH për njohjen e periudhave të sigurimit në 72 kooperativa ku njohja e viteve të punës në mungesë të dokumentacionit, u bë pa pengesa procedurale dhe kosto shtesë.

Pra, në mënyrë automatike. Por kjo bazë ligjore e kufizon shtrirjen e zbatimit vetëm në një numër të caktuar ish kooperativash bujqësore të përcaktuara në VKM nr. 432/ 2021, duke mos e zgjidhur problemin në tërësinë e vet dhe duke krijuar diskriminim mes përfituesve.

Gjithashtu, kjo bazë ligjore nuk zgjerohet në përfitues të tjerë, që mbartin të njëjtat problematika, siç janë përfituesit që kanë punuar në ish institucionet dhe ndërmarrjet bujqësore si dhe ish-ndërmarrjet bujqësore.

Nisur nga kjo, këshilli i Ministrave ka përgatitur dhe hedhur për konsultim publik një ligj të ri, më gjithëpërfshirës për njohjen e periudhave kontributive në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore me qëllim që ISSH të mos përballet me të njëjtat problematika me të cilat është hasur në vite.

LIGJI I RI

Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datë 1.10.1993, data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7703/1993; në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.

Përmes tij, synohet që të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha mundësohet përfitimi i e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.

Siç edhe citohet në relacionin e projektligjit, dokumenti në fjalë synon Njohjen e të drejtave të fituara, por të padokumentuara dhe rrjedhimisht njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht; Eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH; Përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social dhe në finale rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta.

KUSHTET

Njohja si periudhë sigurimi për qytetarët që kanë punuar në ish- kooperativa, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune mund t’i njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar qytetari të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativë bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, do të jetë sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.561, datë 12.8.2005 “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”.

Për ish-ndërmarrjet shtetërore, kërkuesi i njohjes së viteve të punës duhet të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin/ ishndërmarrja bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në ishndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, ish-ndërmarrje bujqësore, ish-kooperativa bujqësore, në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit, se periudhat që njihen me kërkesën e përfituesit ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi. Njohja e periudhave të punësimit bëhet:/ për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim;/ për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji./

Brenda tre muajsh, ISSH duhet të/ miratojë listën/ e/ ish kooperativave/ bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit./ Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.

The post Njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore, pagat për caktimin e pensionit/ Çfarë parashikon projekligji, kushtet për të përfituar appeared first on Albeu.com.

Projektligji i ri/ Njihen pensionet e kooperativave
Për të gjithë personat që kanë punuar në kooperativa, apo ish-ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste, do t`u njihen vitet e punës edhe kur kanë pasur probleme në dokumentacion.

Ministria e Ekonomisë, ka përfunduar hartimin e projektligjit duke e paraqitur në konsultim publik, përmes të cilit garantohet 15 vite punë për burrat dhe 13 për gratë deri në vitin 1991.

Në këtë mënyrë, në rastet kur në arkivat mungojnë vitet e punës, ka shënime me laps, korrigjime apo pasaktësi në emër, vjetërsia për efekt pensioni do të njihet automatikisht, pa pasur nevojë për një process gjyqësor dhe pa bërë ankimime në zyrat e sigurimeve shoqërore.

Paga e refencës në këto raste do të jetë nga 2,833 lekë për ish-ndërmarrjet bujqësire, 3288 lekë dhe 4110 lekë për ish-kooperativat të cilave do t`u shtohen edhe koeficientët përkatëse në llogaritjen e përfitimit

Megjithatë mosha që do të njihet si vit pune, do të jetë nga 18 vjec dhe viti bazë do të jetë 1977 dhe deri në vitin 1991.

Kush do të jetë që aplikuesi të ketë qenë banor në fshatin ku vepronte kooperativa ose ferma, si dhe të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie

Po ashtu, përcaktimet nuk do të jenë të vlefshme për ata që tashmë janë në pension.

Por efektet do të shtrihen për të gjithë personat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, të jenë në proces ankimimi në ISSH apo dhe në procese gjyqësore.

Në këtë mënyrë, duket se do të ketë efekt edhe në sistemin e drejtësisë ku si në gjykatat e shkallës së parë ashtu dhe në apel, ka një numër të lartë të dosjeve që janë në shqyrtim.

The post Projektligji i ri/ Njihen pensionet e kooperativave appeared first on Albeu.com.