njeriut Archives - Albeu.com

Këto janë organet pa të cilat njeriu mund të vazhdojë të jetojë
Këto janë organet pa të cilat njeriu mund të vazhdojë të jetojë

Trupi i njeriut përmban 78 organe. Të paktën, kjo është shifra më e pranuar gjerësisht. Por ne e dimë se jo të gjitha janë absolutisht të nevojshme. Për shembull, shumë vetë vazhdojnë të pyesin se për çfarë shërben apendisiti, sidomos kur disa studime kanë sugjeruar se mund të jeni më mirë pa të. Atëherë, cili është numri minimal absolut i organeve që i nevojiten trupit? Cilat pjesë mund t’i heqim pa frikë, dhe cilat mund t’i humbasim me pak ndërhyrje mjekësore?

Apendisiti

Tek shumica e njerëzve, apendisiti është një rrip i vogël indi që qëndron në fund të zorrës, duke u kujdesur për mirëqenien e vet dhe duke mos bërë ndonjë gjë të madhe për funksionimin e trupit në përgjithësi. Por nëse ai pëson inflamacion, mund të shkaktojë shumë shpejt një urgjencë shëndetësore.

Ky është një problem i zakonshëm, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë. Shkaqet për këtë nuk janë kuptuar mirë, ndaj nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë. Fatmirësisht, apendisiti përket kategorisë së organeve që kemi luksin t’i humbasim, prandaj trajtimi më i zakonshëm për të është thjeshtë heqja e tij.

Bajamet

Bajamet dhe adenoidet – një zonë e lidhur e indeve në pjesën e pasme të hundës – mund të shkaktojnë ndonjëherë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Mjekët në disa raste rekomandojnë heqjen e tyre, më shpesh tek fëmijët. Bajamet luajnë një rol në sistemin imunitar. Heqja e bajameve nuk e zgjidh gjithmonë problemin e infeksioneve kronike të fytit. Ndaj ka ende debate nëse kjo ndërhyrje është apo jo një opsion i mirë për fëmijët.

Veshkat dhe mëlçia

Një pjesë e mëlçisë – lobi i majtë tek fëmijët dhe lobi i djathtë tek të rriturit – përfshihet në të të njëjtën kategori si veshka. Ju mund t’i dhuroni këto organe dikujt tjetër dhe të vazhdoni të jetoni normalisht. Në Britani, gati 30 për qind e transplanteve të veshkave janë nga donatorë të gjallë, krahasuar me rreth 3 për qind të transplanteve të mëlçisë.

Fshikëza e tëmthit

Ajo ka një funksion: është një organ që ruan biliaren, lëndën për të cilën mëlçia juaj ka nevojë që të punojë. Por sistemi tretës mund të funksionojë edhe pa të. Gurët në tëmth dhe problemet që shkaktojnë ato mund të jenë shumë të dhimbshëm. Ndaj shpeshherë rekomandohet heqja e plotë e këtij organi.

Organet riprodhuese

Ndërsa është padyshim e mundur të mbijetosh pa organet riprodhuese mashkullore apo femërore, efektet e heqjes së tyre ndryshojnë. Për shembull, një grua që nuk dëshiron të ketë fëmijë biologjikë, ose më shumë sesa ka tashmë, mund t’i hiqet uterusi (mitra) pa ndonjë efekt të dukshëm. Mbajtja e të paktën një vezoreje, nënkupton vazhdimin e ciklit normal hormonal edhe pse menstruacionet do të ndalen. Por heqja e të dy vezoreve do ta futë një grua në menopauzë të menjëhershme.

Tek meshkujt, testikujt mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale me një procedurë të quajtur orkidektomi. Nëse duhet të hiqet vetëm një nga testikujt, si për shembull në rastin e kancerit në to, nuk cënohet funksioni seksual dhe fertiliteti. Pra, kjo varet vërtet nga rrethanat individuale.

Mushkëritë

Është e vërtetë që ashtu si me veshkat, njeriu mund të jetojë pa njërën nga mushkëritë. Dhe një ndër shembujt më të famshëm së fundmi është Papa Françesku. Por ndërsa një veshkë mund të bëjë punën e të dyjave njerëzit që kanë hequr njërën nga mushkërië, mund të presin të rifitojnë 70 për qind të funksionit të tyre të mëparshëm. Kjo nënkupton se mund të mos jesh në gjendje të ushtrohesh fizikisht si më parë, dhe se në përgjithësi duhet t’i merrni gjërat pak më ngadalë.

Shpretka

Një nga rolet kryesore të këtij organi është të mbrojë sistemin imunitar. Ndaj heqja e saj e bën dikë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve serioze. Prandaj njerëzit rekomandohen të marrin antibiotikë për periudha të gjata kohore, të vaksinohen rregullisht, të kenë kujdes nga pickimi i rriqrave dhe burimet e tjera të sëmundjes.

Pankreasi

Ndërsa teknikisht mund të mbijetoni pa të, pasojat e heqjes së pankreasit mund të ndryshojnë jetën. Mund të kryhet një pankreatektomi e pjesshme ose totale, përgjithësisht në një përpjekje për të trajtuar kancerin e pankreasit ose sëmundje të tjera të rënda të pankreasit.

Për shkak se pankreasi është vendi ku prodhohet insulina, heqja e tij e menjëhershme shkakton diabetin. Pacientët duhet të injektojnë insulinë për pjesën tjetër të jetës së tyre, si dhe të marrin enzima tretëse zëvendësuese që trupi i tyre nuk është më në gjendje t’i prodhojë pa pankreas. Do të nevojiten ndryshime thelbësore në stilin e jetës, por me këto është e mundur të mbijetoni edhe pas heqjes së këtij organi.

Zorrët dhe fshikëza

Zorra e trashë, zorra e hollë ose fshikëza e urinës, mund të hiqen plotësisht ose pjesërisht për të trajtuar kushte të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve ose kanceri. Lloji i saktë i operacionit varet nga ajo se cilat pjesë të organeve janë prekur dhe disa nga këto operacione mund të kërkojnë krijimin e një stome.

Pra vendosjen e një hapësire në bark që i lejon mbetjet nga sistemi tretës të kalojnë në një qese të veçantë. Këto mund të jenë ose të përkohshme ose të përhershme, dhe i japin mundësinë njerëzve të jetojnë pa pjesë të mëdha të organeve të tyre të tretjes.

Stomaku

Kjo mund t’ju habisë, por është e mundur të jetohet edhe pa të. Në përgjithësi, heqja e plotë e stomakut përdoret për të trajtuar kancerin. Njerëzit që u është hequr stomaku duhet të bëjnë ndryshime në dietën e tyre, si për shembull të hanë ushqime të ndryshme dhe vakte më të vogla dhe më të shpeshta. Mund të nevojiten suplemente vitaminash, sidomos vitamina B12 pasi është e vështirë që trupi t’i përthithë ato pa stomak.

The post Këto janë organet pa të cilat njeriu mund të vazhdojë të jetojë appeared first on Albeu.com.

Disa fakte që nuk i dini për trupin e njeriut
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 miliardë qeliza. Shembulli më i mirë është zemra, e cila rreh rreth 100 mijë herë në ditë dhe pompon rreth pesë litra gjak në një minutë.

Në vijim janë disa fakte të tjera për trupin që mund t’ju habisin:

Djersa juaj nuk ka erë

Djersa e prodhuar nga trupi në fakt nuk ka erë. Një erë e pakëndshme krijohet nga ndërveprimi i djersës me bakteret në lëkurën tonë, që është një fenomen krejtësisht normal.

Nuk keni muskuj në gishta

Edhe pse ne i përdorim gishtat në mënyrë aktive gjatë gjithë ditës, ata në fakt nuk kanë muskuj. Çdo lëvizje që bëni me gishtat është për shkak të tendinave dhe kockave. Sigurisht, ne nuk mund t’ia atribuojmë plotësisht këto lëvizje tendinave dhe kockave, meqenëse lëvizjet e gishtave ndihmohen nga muskujt në pëllëmbët tona.

Foshnjat nuk kanë kupë gjuri

Dikush do të mendonte se kupat e gjurit (patellat) janë një pjesë e domosdoshme e trupit të njeriut. Por, nuk është kështu, sepse foshnjat nuk lindin me to. Në vend të kësaj, kërci i tyre gradualisht shndërrohet në kockë, pasi kockëzimi fillon midis moshës dy dhe gjashtë vjeçare dhe nuk përfundon plotësisht deri në moshën rinore.

Kockat e njeriut janë më të forta se çeliku

Megjithëse shumë prej nesh përjetojnë një kockë të thyer në një moment të jetës sonë, fakti është se kocka është një substancë tepër e fortë, madje thuhet se është më e fortë se çeliku. Kocka ka një tolerancë më të madhe ndaj presionit dhe ngarkesës sesa një shufër çeliku me të njëjtën gjerësi. Kocka më e fortë në trup është kocka e femurit, e cila mund të mbajë 30 herë peshën trupore të një personi mesatar.

Acidi i lukthit shpërbën zhiletin

Padyshim se nuk duhet t’i hani, por mund të habiteni kur të mësoni se lukthi juaj mund ta tretë zhiletin. Gjatë 24 orëve, acidi i lukthit zvogëlon zhiletin deri në 63 për qind të peshës së tyre origjinale.

The post Disa fakte që nuk i dini për trupin e njeriut appeared first on Albeu.com.

Do habiteni nga temperatura që përballon truri i njeriut
Njerëzit mund të jenë më “kokëfortë” nga sa mendojmë. Gjatë një studimi të fundit, shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin hartat e para të temperaturave të trurit të njerëzve të shëndetshëm.Ata zbuluan se temperatura e trurit ndryshon gjerësisht, në varësi të shumë faktorëve, si periudha e ditës dhe rajoni i trurit.

Por zakonisht, truri është më i ngrohtë sesa pjesa tjetër e trupit tonë. Studimi u krye kryesisht nga studiues në Laboratorin e Këshillit të Kërkimeve Mjekësore (MRC) për Biologjinë Molekulare në Britaninë e Madhe. Ata analizuan të dhënat e temperaturës së trurit tek dy grupe njerëzish:pacientët e shtruar në repartet e kujdesit intensiv, të cilëve iu ishte skanuar truri si pjesë e një projekti të mëparshëm që studionte lëndimet traumatike të trurit; dhe vullnetarëve të shëndetshëm, që u regjistruan në këtë studim për t’iu nënshtruar skanimit të trurit.

Njerëzve në të dyja grupet iu mat temperatura 3 herë gjatë një dite:në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje. Në përgjithësi, temperatura mesatare e trurit për të dyja grupet ishte rreth 38.5 gradë Celsius, pra më e lartë sesa temperatura e matur me termometër nëpërmjet gojës.

Por tek leximet kishte shumë ndryshueshmëri. Kështu temperatura e trurit të njerëzve ishte zakonisht më e ulët gjatë natës, dhe më e lartë në rajonet më të thella të trurit, sesa afër sipërfaqes. Gratë dhe të moshuarit, priren të kenë temperatura më të larta. Gjetjet e ekipit janë publikuar në revistën “Brain”.

Studime të tjera kanë treguar se temperatura e trupit tonë, nuk është dhe aq statike sa supozojnë zakonisht njerëzit. Ajo varion shpeshherë nga standardi i supozuar prej 36 gradë Celcius. Por shumica e njohurive tona mbi temperaturën e trurit, vjen nga studimi i njerëzve në spital, pasi është shumë më e lehtë që t’i monitorosh njerëzit në mënyrë të vazhdueshme.

Teknikat më të fundit, e kanë bërë shumë më të lehtë matjen jo-invazive të temperaturës së trurit, dhe duke i përdorur këto gjetje, ekipi ishte në gjendje të prodhonte një hartë 4 D të temperaturës (pra që tregon ndryshimet në hapësirë dhe kohë) të trurit të shëndetshëm, të cilin ata e kanë quajtur HEATËAVE.

Këto gjetjet duhen të verifikohen edhe nga studiues të tjerë, por ato mund të kenë ndikime të rëndësishme në mjekësi. Së pari, është supozuar prej kohësh se pasja e një truri me temperaturë të lartë, mund të rritë në përgjithësi rrezikun e komplikimeve serioze. Por në një tru të shëndetshëm, ekipi vuri re se temperaturat mund të arrinin deri në 40.5 gradë Celcius pa probleme të dukshme.

Madje edhe tek pacientët që ishin në gjendje kritike për jetën, ekipi nuk gjeti një lidhje të qartë midis temperaturës më të lartë të trurit, dhe gjasave të tyre për të mbijetuar. Ajo që dukej të ishte më parashikuese për mbijetesën e tyre, ishte nëse temperatura e trurit të pacientit ndryshonte siç pritej gjatë ditës, pra me fjalë të tjera varet nga ritmi i tyre.

“Ne zbuluam se temperatura e trurit bie natën, para se të flini, dhe rritet gjatë ditës. Ka arsye të forta të besohet se ky ndryshim i përditshëm lidhet me shëndetin afatgjatë të trurit, diçka që shpresojmë ta hulumtojmë në të ardhmen”- tha autori kryesor i studimit Xhon O’Neil, drejtues i grupit në Laboratorin MRC për Biologjinë Molekulare. Nëse hipoteza e tyre rezulton e vërtetë, studiuesit thonë se mund të jetë e mundur të diagnostikohen më mirë çrregullimet e trurit nëpërmjet ndryshimit të temperaturës ose të përmirësohen trajtimet aktuale.

The post Do habiteni nga temperatura që përballon truri i njeriut appeared first on Albeu.com.