njerezit ne rruget e londres Archives - Albeu.com

“Të gjithë sytë” në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth: Më shumë se 4 miliardë para televizorit dhe 1 milion në rrugët e Londrës
Kurorëzimi i Elizabeth II, në vitin 1953, ishte një nga ngjarjet e para që u pasqyrua drejtpërdrejt në televizion nga BBC, në një kohë kur pak njerëz kishin televizorë.

Funerali i saj sot, 70 vjet më vonë, në një botë që ka ndryshuar në mënyrë dramatike, është një ngjarje televizive dhe tashmë online në një shkallë globale.

Megjithatë, edhe pse e gjithë bota tani ka televizorë dhe telefona celularë inteligjentë, ka miliona që kanë zgjedhur të jenë personalisht në rrugët e Londrës. Një aspekt i veçantë i ceremonisë është edhe koreografia e përpunuar e bartjes së trupit në tempull dhe kortezhi, liderët nga e gjithë bota të ftuar në kryeqytetin britanik.

Sipas mediave të huaja, rreth 1 milion njerëz udhëtuan për në Londër për funeralin, me British Rail që kishte planifikuar 250 shërbime shtesë treni për pelegrinët.

Për ata që nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, u hapën 125 kinema për ta transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga e enjtja, kur turma u lejua t’i thoshte lamtumirë trupit, rreth 300,000 njerëz kanë kaluar nëpër sallë. Radhët ishin deri në 8 kilometra dhe pritja mund të zgjaste deri në 17 orë – por të gjithë qëndruan në vendet e tyre.

Në qendër të Londrës, më shumë se 36 km kangjella dhe barriera u ngritën për të mbajtur turmat në pika të caktuara rreth terrenit ku do të kalojë procesioni. Kishte 100,000 njerëz në rrugën për në Pallatin Ëindsor – dhe kjo ishte vetëm një pjesë e turmës.

Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.

Është një ngjarje që kapërceu në interesin televiziv martesën e Charles dhe Dianës në 1981, një ngjarje që shumë e kanë regjistruar në video, një pajisje e re dhe premtuese në atë kohë./albeu.com/

The post “Të gjithë sytë” në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth: Më shumë se 4 miliardë para televizorit dhe 1 milion në rrugët e Londrës appeared first on Albeu.com.