njerezit e suksesshem Archives - Albeu.com

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit?
Ndikimi që gjumi mund të ketë në jetën tuaj është shumë më i madh nga ç’mund ta mendoni. Prandaj duhet të kujdeseni për cilësinë e gjumit dhe për këtë mund t’ju ndihmojnë disa rituale para se të flini.

Njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta i bëjnë të zgjohen të çlodhur dhe të gatshëm për të filluar ditën. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë gjithmonë këto gjëra para se të flenë. Ç’duhet të bëni sipas tyre?

1.Vendosni një orar

Hapi i parë dhe më i mirë që mund të ndërmerrni për të pasur një gjumë të mirë është të vendosni një orar fiks gjumi dhe t’i përmbaheni – edhe gjatë fundjavave dhe festave. Për rezultatet më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar të qëndrojnë zgjuar më vonë, të tjerë të zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj nëse është e mundur.

2.Kontrolloni dietën tuaj para gjumit

Ju nuk jeni krijuar për të tretur dhe për të fjetur në të njëjtën kohë, prandaj bëni çmos për t’u siguruar që ose ta hani herët darkën, ose të konsumoni ushqime më të lehta nëse do të hani më vonë.

3.Kujdes pijet

Pa dyshim që e dini se duhet të jeni të kujdesshëm për të mos konsumuar kafeinë vonë nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, por a e dini se alkooli gjithashtu mund t’ju shqetësojë gjumin? Ai mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur para gjumit, por do ta bëjë gjysmën e dytë të natës shumë herë më pak të qetë.

4.Fikni pajisjet

Drita blu e emetuar nga kompjuteri dhe pajisjet e tjera mund t’ju mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një ose dy orë para gjumit (kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të pastroni mendjen nga shqetësimet e ditës përpara se të flini).

5.Kujdesuni për dhomën e gjumit

Mjedisi ideal i gjumit për trupin tuaj është i freskët, i errët dhe i qetë, kështu që bëni çmos për të eliminuar zhurmën dhe dritën nga dhoma e gjumit. Një shtrat i rehatshëm është gjithashtu pa dyshim thelbësor. Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të mirë. Dhe nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që të mos flenë pranë shtratit tuaj nëse doni që përvoja e gjumit të jetë e mirë.

6.Reflektoni

Nënndërgjegjja juaj e gjumit është një mjet i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të vështira dhe të ëndërroni ide novatore. Gjeni pak kohë për të shkruar, ose thjesht merrni pak çaste për të reflektuar mbi çështjet me të cilat po përballeni, ditën që ka kaluar ose shpresat për të nesërmen. Ose provoni një praktikë të thjeshtë meditimi. Cilëndo metodë të zgjidhni, qëllimi është të keni një mendje të qartë përpara se të shtriheni në shtrat.

7.Bëj një ritual para gjumit

Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për një sinjal se është koha për të fjetur, kështu që kryeni një sërë veprimesh relaksuese çdo natë, të cilat veprojnë si çelësi juaj personal i fikjes. Leximi është i mirë, po ashtu edhe bërja e një dushi të nxehtë. Thjesht shmangni kontrollin e email-it apo punës para gjumit ose çdo aktivitet tjetër potencialisht stimulues ose stresues. Kjo mund të rrisë nivelet e kortizolit duke jua bërë më të vështirë për të fjetur.

8.Tërhiq muskujt

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kaloni një pjesë të mirë të ditës të përkulur mbi një kompjuter, ose ndryshe në pozicione që ju lënë me shumë tension. Po ashtu, joga është një opsion shumë i mirë.

9.Mos u stresoni për afatet

Një orar i rregullt i gjumit është i shkëlqyer, por mos u bëni skllav i planit tuaj ose mos u stresoni nëse nuk jeni të përgjumur në kohën e duhur. Mundohuni të merreni pak më shumë me aktivitetet tuaja të preferuara relaksuese para gjumit. Çfarëdo që të bëni, mos u fiksoni me kalimin e kohës.

The post Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit? appeared first on Albeu.com.

10 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë pas pune!
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa njerëz janë më të suksesshëm dhe çfarë bëjnë ata për ta arritur këtë? Një eksperte e organizimit të kohës na shuan kuriozitetin …

Jo vetëm punë dhe as vetëm argëtim. Njerëzit e suksesshëm gjejnë balancën midis punës, familjes, miqve dhe hobeve. Ja se çfarë bëjnë ata për t’i bërë të gjitha pa i humbur energjitë vetëm në një aktivitet.

Ata i bëjnë gjërat ndryshe

“Njerëzit e suksesshëm dhe të zënë i bëjnë disa gjëra ndryshe”, thotë Ronni Eisenberg, një ekspert organizimi në Konektikat dhe autor i dhjetë librave për organizimin.

“Pavarësisht të gjithave, ata i planifikojnë gjërat më parë dhe kështu çdo gjë u shkon mirë”, thotë Laura Vanderkam, një eksperte e menaxhimit të kohës. Njerëzit e suksesshëm nuk qëndrojnë ulur pa pasur gjë për të bërë, sepse e kanë menduar më parë se për çfarë do t’i shërbente ajo kohë.

Ata e ndajnë punën

Njerëzit e suksesshëm kanë ngarkesë të madhe dhe punë shumë të lodhshme, por për t’ia dalë mbanë e ndajnë atë në pjesë më të vogla, që i bëjnë ngadalë dhe në fund arrijnë ta mbarojnë. Për të rritur produktivitetin tuaj, shijoni kohën me familjen dhe mos e kaloni kohën vetëm duke bërë një gjë për një periudhë të gjatë.

Ata nuk bien në kurthin “24 orësh”

“Gjërat nuk kanë përse të ndodhin çdo ditë në të njëjtën kohë që të jenë pjesë e jetës suaj”, thotë Vanderkam. “Njerëzit mund të thonë se nuk stërviten dot në mbrëmje, sepse duhet të jenë me familjen, por një ditë në javë kjo mund të ndodhë.” Nëse keni një rutinë të caktuar për miqtë apo familjen, kjo nuk do të thotë se s’ia vlen ta ndryshoni kur të keni mundësinë.

Ata nuk shohin televizor

Nuk ka asgjë që nuk shkon me televizorin, por shpesh e vë mendjen në gjumë dhe mund t’ju shpenzojë më shumë kohë nga sa do të donit. Eisenberg thekson se po sheh gjithnjë e më tepër njerëz që po e mënjanojnë televizorin. “Ata kanë vendosur se është një humbje kohe dhe e kanë shmangur ose kanë vendosur rregulla strikte rreth kohës që mund të shpenzojnë për ta paratë”, thotë ajo. Kështu do të keni më shumë kohë për të bërë gjërat që dëshironi.

Ata stërviten fizikisht

Ndërsa punonte për një projekt mbi jetët e grave të suksesshme me familje, Vanderkam vëzhgoi se shumica e tyre bënin pak ushtrime fizike. “Ja ku kemi njerëz që janë më të zënë sesa shumica e të tjerëve, por ata ende gjejnë kohë për të bërë stërvitje fizike.”

Realiteti është se stërvitja të bën mirë për shëndetin dhe njerëzit e suksesshëm duan të jetojnë sa më gjatë dhe të jenë sa më të shëndetshëm që të ndërmarrin vendime të logjikshme.

Për ta pasur më të lehtë vendimmarrjen për stërvitjen, planifikojeni atë më parë, mos prisni që të jeni në humor për të shkuar në palestër. Ata që janë familjarë e planifikojnë palestrën pasi largohen nga puna dhe përpara se të shkojnë në shtëpi.

Ata luajnë për qejf

Vanderkam thekson se njerëzit e suksesshëm janë të dhënë pas kohës së kaluar bukur dhe jo pas sasisë së madhe të kohës që kalojnë me një person. Kështu, për të krijuar lidhje më të ngushta familjare, ata mund të marrin pjesë në një ngjarje shumë të rëndësishme për dikë nga familja pa u ndier në faj, për faktin se nuk janë gjithnjë aty për ta.

Ata dalin në takime romantike

Njerëzit e suksesshëm, që kanë axhenda të zëna, sigurohen që të kenë kohë për njerëzit e tyre të zemrës. Kështu, ata dalin të paktën një herë në javë për një drekë ose darkë romantike me ta. Nëse ju nuk keni mundësi të dilni kaq shpesh për dreka apo darka, krijoni një takim në shtëpi. Mjafton të bisedoni për një orë pa pasur televizorin përpara.

Ata gjejnë kohë për miqtë

“Lidhjet sociale janë një nga pjesët më të pëlqyeshme në jetë, por miqtë shpesh marrin pak kohë në jetën e atyre që janë persona të zënë”, thotë Vanderkam. Një strategji e mundshme është t’i përmbaheni një kalendari jo me data, por me ditët e javës. Për shembull, mos lini takim më datë 30, por çdo të hënë të fundit të muajit.

Ata përdorin shërbimet online

Njerëzit e suksesshëm dhe të zënë shpesh i delegojnë punët te të tjerët që të mund t’i mbarojnë ato. Por një njeri i zakonshëm që nuk ka asistent personal, mund të shmangë ngarkesën duke përdorur shërbimet online dhe për të kursyer shumë kohë.

Ata kanë një rutinë përpara gjumit

Një rutinë në mbrëmje do të thotë menaxhim më i mirë i kohës. Mbrëmja është koha ku aktiviteti i ditës fillon të shuhet dhe vjen një moment paqeje. Eisenberg thotë se shumë persona nuk mund të mendojnë për organizimin e gjërave për ditët në vijim dhe kjo ndikon në mungesën e suksesit për ta. Bëni gjithçka gati përpara se të vijë çasti. Shfrytëzojeni mbrëmjen për këtë gjë.

Ata i japin prioritet gjumit

Jeni në dilemë nëse duhet të shtriheni për të fjetur apo ta konsumoni energjinë e mbrëmjes? Studimet tregojnë se njerëzit e suksesshëm flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës. “Kushdo që thotë se fle vetëm katër orë në natë po gënjen”, thotë studiuesja. Njerëzit e suksesshëm e dinë se për të menduar më mirë dhe për të marrë vendime të zgjuara duhet të flenë mjaftueshëm.

The post 10 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë pas pune! appeared first on Albeu.com.

Këto janë 7 mënyrat se si mund të bëheni më të fortë mendërisht dhe për rrjedhojë më të suksesshëm
Në fillim çfarë kuptojmë me qëndrueshmëri të madhe mendore:“Aftësia për të punuar shumë, dhe për të reaguar ndaj dështimit dhe fatkeqësive; cilësia e brendshme që u jep mundësi individëve të punojnë shumë dhe t’i përmbahen pasioneve dhe qëllimeve të tyre afatgjata.”

Pastaj është forca e karakterit, si një cilësi themelore që ka çdo person i suksesshëm, pasi qëndrueshmëria mendore ka hedhur më parë bazat për suksesin afat gjatë.

Për shembull, njerëzit e suksesshëm janë shumë të aftë në vonimin e të qenit të kënaqur. Ata janë shumë të aftë për t’i bërë ballë tundimit, por edhe në kapërcimin e frikës për të bërë atë që duhet të bëjnë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë frikë, por se ta janë të guximshëm, dhe ky është dallimi i madh.

Njerëzit e suksesshëm nuk vendosin vetëm prioritete në jetë. Ata bëjnë vazhdimisht atë që kanë vendosur se është më e rëndësishmja. Të gjitha ato cilësi kërkojnë forcë mendore dhe qëndrueshmëri, prandaj nuk është rastësi që ato janë disa nga cilësitë e njerëzve jashtëzakonisht të suksesshëm. Ja cilat janë 7 mënyrat se si mund të bëheni më të fortë mendërisht, dhe për rrjedhojë më të suksesshëm:

1. Veproni gjithmonë sikur të keni kontrollin e plotë të situatës

Ekziston një shprehje e madhe e Ignatiusit:“Lutuni sikur Zoti të kujdeset për të gjithë; veproni sikur gjithçka të varet nga ju!” E njëjta premisë vlen edhe për fatin. Shumë njerëz mendojnë se fati ka shumë të bëjë me suksesin ose dështimin. Nëse ata kanë sukses, fati i favorizoi ata, dhe nëse ata dështojnë fati ishte kundër tyre.

Shumica e njerëzve ndjejnë se fati ka luajtur një rol në suksesin e tyre. Por njerëzit e suksesshëm nuk presin fatin e mirë apo të shqetësohen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi ose dështimi të jenë tërësisht nën kontrollin e tyre. Nëse ata kanë sukses, atë e sollën ata. Nëse dështojnë, sërish kjo është përgjegjësi e tyre.

Duke mos humbur energjinë mendore duke u shqetësuar në lidhje me atë që mund të ndodhë me ju, ju mund të bëni të gjitha përpjekjet tuaja për t’i bërë gjërat të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, akoma më mirë. Ju nuk mund ta kontrolloni fatin, por sigurisht që mund të ​​kontrolloni veten.

2. Lërini mënjanë gjërat tek të cilat nuk keni aftësi të ndikoni

Forca mendore është si forca e muskujve, askush prej tyre nuk ka një energji të pakufizuar. Atëherë, pse të harxhoni fuqinë tuaj mbi gjëra që nuk i kontrolloni dot?Për disa njerëz,një ndër gjërat është politika. Për të tjerët, familja. Për të tjerët, është ngrohja globale.

Çfarëdo që të jetë, ju kujdesuni,dhe uroni që edhe të tjerët të kujdesen. Ok, ja çfarë mund të bëni:Votoni. Merrni ndonjë këshillë. Ricikloni dhe zvogëloni kontributin tuaj në ndotjen e mjedisit. Bëni atë që mund të bëni. Bëhu vetë ndryshimi, por mos u përpiq që t’i ndryshosh të gjithë të tjerët(Ata nuk do ta bëjnë këtë).

3. Shiheni të kaluarën si një përvojë të vlefshme, dhe asgjë më shumë

E kaluara është e vlefshme. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet? Varet nga perspektiva juaj. Kur ju ndodh diçka e keqe, shiheni atë si një mundësi për të mësuar diçka që nuk e dinit.

Kur një person tjetër bën gabim, mos mëso vetëm prej tij, shihe atë si një mundësi për të qenë i sjellshëm, falës dhe mirëkuptues. E kaluara është vetëm përvojë; ajo nuk te përcakton ty. Mendoni mbi atë çfarë shkoi keq, por vetëm në lidhje me mënyrën se si do të siguroheni që herën tjetër, ju dhe njerëzit përreth jush, të mësoni sesi gjërat të shkojnë më mirë.

4. Festoni suksesin e të tjerëve

Shumë njerëz -dhe jam i bindur që ju njihni të paktën disa – e shohin suksesin si një lojë me shumën zero:Ka kaq shumë për të bërë në këtë botë. Kur dikush tjetër shkëlqen, ata mendojnë se kjo e zbeh perspektivën e tyre për të ecur përpara. Pakënaqësia që kanë u thith një sasi të madhe të energjisë mendore, e cila mund të ishte përdorur më mirë diku tjetër.

Kur një mik bën diçka të mrekullueshme, kjo nuk ju pengon ju që të bëni diçka të shkëlqyer. Në fakt kur bëhet fjalë për suksesin, zogjtë e një foleje kanë tendencë të tubohen bashkë, ndaj mbani në pranë miqtë tuaj të suksesshëm. Mos u hidhëroni nga suksesi i dikujt. Festoni çdo arritje kudo që ta vëreni atë, dhe me kalimin e kohës do ta gjeni edhe më shumë suksesin tek vetja.

5. Mos e lejoni kurrë veten të ankoheni

Fjalët tuaja kanë fuqi veçanërisht mbi ju. Por vajtimi gjithmonë mbi problemet tuaja, ju bën të ndiheni më keq dhe jo më mirë. Pra, nëse diçka nuk është në rregull, mos e humbni kohën duke u ankuar. Përdoreni atë energji mendore për ta bërë situatën më të mirë. Atëherë, pse të humbisni kohë? Rregullojeni tani problemin.

Mos flisni për atë që nuk shkon, por se si do t’i përmirësoni gjërat, edhe nëse ajo bisedë bëhet vetëm me veten. Dhe bëni të njëjtën gjë me miqtë apo kolegët tuaj. Mos shërbeni vetëm si një shpatull mbi të cilën ata mund të qajnë. Miqtë nuk i lënë miqtë e tyre të qajnë; miqtë i ndihmojnë miqtë të përmirësojnë jetën e tyre.

6. Fokusohuni vetëm tek përshtypja juaj

Askush nuk ju ka qejf për rrobat, makinën, pasurinë, statusin apo arritjet tuaja. Të gjitha këto janë gjëra. Njerëzve mbase mund t’u pëlqejnë gjërat që keni, por kjo nuk do të thotë se ata ju pëlqejnë ju. Sigurisht, në dukje mund të duket se ju pëlqejnë, por ajo që është sipërfaqësore është gjithashtu e parëndësishme, dhe nuk është një marrëdhënie e vërtetë.

Marrëdhëniet e mirëfillta ju bëjnë më të lumtur, dhe ju do të krijoni marrëdhënie të mirëfillta vetëm kur mos t`i bëni gjërat për t’ju bërë përshtypje të tjerëve, dhe të filloni të përpiqeni të jeni vetvetja. Do të keni shumë më tepër energji mendore për të shpenzuar për njerëzit që kanë vërtet rëndësi në jetën tuaj.

7. Numëroni bekimet tuaja

Çdo natë para se të fikni dritën dhe të flini gjumë, ndaluni për një 1 sekondë dhe mos u shqetësoni për ato që nuk keni. Mos u shqetësoheni për atë që kanë të tjerët, dhe që ju nuk e keni. Mendoni se çfarë keni. Ju keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Ndiheni shumë mirë kur i numëron ato apo jo? Të ndjerit më mirë me veten tuaj, është mënyra më e mirë për të gjithë për të ri–karikuar “bateritë” tuaja mendore.

The post Këto janë 7 mënyrat se si mund të bëheni më të fortë mendërisht dhe për rrjedhojë më të suksesshëm appeared first on Albeu.com.

6 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo mëngjes
Doni të jeni të suksesshëm? Atëherë duhet të filloni me ndryshimin e rutinës tuaj, duke filluar me mëngjesin. Më poshtë ne do t’ju tregojmë se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm në mëngjes, ide që mund t’ju shërbejnë edhe ju.

Zgjohuni herët

Zgjimi herët ju lë kohë të hani mëngjes ngadalë, të stërviteni, të organizoni ditën, pa nxituar aspak. Kjo ju bën të jeni më produktivë.

Vishuni thjeshtë

E keni parë Mark Zukerberg, gjithmonë me xhinse dhe bluze. Në jetë nuk janë të rëndësishme veshjet, por ajo që ju bëni dhe si i shpenzoni energjitë tuaja.

Pini ujë

Tingëllon si diçka e thjeshtë, por rrjedha e ditës na bën ta anashkalojmë këtë gjë. Përfitimet e ujit janë të mëdha. Trupi mesatar ka nevojë për shumë ujë që të hidratohet dhe që ju të ndiheni me energji. Gjithashtu forcon metabolizmin.

Stërvitje

Nivelet e energjisë janë më të larta në mëngjes, kështu është mirë të stërviteni sepse do e ndjeni veten më mirë për të punuar gjatë ditës.

Planifikoni ditën tuaj

Një nga gjërat kryesore që bëjnë njerëzit e suksesshëm, është planifikimi i ditës. Kjo do ju ndihmojë të shmangni vonesat, ngatërresat dhe ju motivon të merrni rezultate të mira në fund të ditës.

Jini fleksibël

Ndonjëherë, mëngjeset, pavarësisht përpjekjeve tuaja, mund të jenë të paparashikuara. Kjo veçanërisht për ata që kanë familje. Prandaj është e nevojshme që të jeni fleksibël, të gatshëm për t’ju nënshtruar ndryshimeve.

The post 6 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo mëngjes appeared first on Albeu.com.

Mos e torturoni veten! Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të zgjohesh shumë herët
Kemi dëgjuar shpesh për oraret e çmendura të njerëzve të suksesshëm.Elon Musk thuhet se fle më shumë poshtë tavolinës. Richard Branson ju sugjeron të zgjoheni në orën 5 të mëgjesit.

Tim Cook, ka një sugjerim akoma dhe më të çmendur, të zgjohesh në 3:45 a.m. Këta titanë të industrisë zgjohen kaq herët për të bërë aktivitete që nxisin produktivitetin si fiskulturë, leximi i gazetës dhe meditimi.Por, jo Jeff Bezos.Ai këmbëngul në një gjumë të plotë gjatë natës dhe një mëngjes të qetë e me nge. Njeriu më i pasur në botë, nuk i pëlqen ritualet heroike të produktivitetit dhe zgjedh që mëngjesin ta kalojë pranë fëmijëve duke ngrënë mëngjes.

Ai nuk zgjohet plotësisht deri nga ora 10 am.Kjo qasje ka një apel të menjëhershëm, por ka arsye përtej kënaqësisë së thjeshtë, se më shumë njerëz duhet të mendojnë të rifillojnë mëngjesin e tyre që t’i ngjajnë Bezos më shumë se Branson.Ndërsa hartoni një ritual në mëngjes që ju përshtatet dhe ju merr një hapësirë të mirë për atë që ju pret përpara, përpjekja për të shtrydhur çdo moment të produktivitetit gjatë ditës ka pasoja.

Nxitimi nga detyra në detyrë është gjithashtu një mënyrë për të humbur pamjen nga një pamje më e madhe.Nuk ka asnjë vlerë nxitimi me 100 mph nëse jeni duke shkuar në drejtimin e gabuar. Bezos e kupton qartë këtë pasi ai e kujton veten rregullisht se duhet të bëjë tre vendime me cilësi të lartë çdo ditë. Cilësia, me fjalë të tjera, në përgjithësi lidhet me sasinë, kur bëhet fjalë për arritje të mëdha.Kur vjen puna te njohuritë, truri ynë ka rreth katër orë në ditë për të bërë një punë të mirë.

Që do të thotë se ti mund të zgjohesh në 5 të mëngjesit dhe të fillosh të heqësh qafe detyrat e tua më të vështira nëse kjo përshtatet me ritmin tënd personal, por shancet janë që truri juaj do të ndihet i lodhur deri në momëntin kur kolegët të kenë arritur në zyrë.Konkluzioni nuk është që të gjithë duhet të ngrihen në një kohë të caktuar. Koha më e mirë për të vendosur alarmin tuaj është koha që funksionon për trupin tuaj dhe ritmet e punës. Mësimi që marrim, është se përpjekja për të kapur produktivitetin në ekstreme është në të vërtetë shpesh joproduktive./BM

The post Mos e torturoni veten! Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të zgjohesh shumë herët appeared first on Albeu.com.