Njerëzit e fshatit Archives - Albeu.com

Pranë Tiranës, por në kushte të rënda jetese, tre fshatra ku shumë burra nuk po arrijnë të krijojnë familje
“Njerëzit e Fshatit”, emisioni i Euronews Albania i realizuar në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës që, edhe pse gjenden afër kryeqytetit, vazhdojnë të përballen me probleme të theksuara ekonomike dhe sociale.

Nëpërmjet rrëfimeve të banorëve, reportazhi pasqyroi mungesën e investimeve, gjendjen e amortizuar të infrastrukturës, largimin e popullsisë dhe vështirësitë e përditshme të jetesës. Në Kllojkë, një bari i ri u shpreh se e ka të pamundur të ndërtojë familje, pasi, sipas tij, “nuk vjen nusja në fshat”.

Të tjerë banorë treguan se, për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga institucionet, janë detyruar të paguajnë vetë për punimet në rrugë, duke thënë se janë lënë në harresë.

Banorët thonë se ndihen të zhgënjyer, deri në atë pikë sa kanë ndërtuar rrugën me paratë e tyre.

“Kjo rruga është bërë me paratë tona. Na premtoi deputetja, me jepni votën se do e bej rrugën dhe nuk u duk më”, tha njëri nga banorët e Kllojkës.

Emisioni vuri në dukje edhe ndikimin e emigrimit dhe ikjes së të rinjve, një dukuri që ka bërë që në shumë fshatra të mbetet një popullsi e moshuar dhe burra që nuk kanë arritur të krijojnë familje.

Banorët shprehën gjithashtu pakënaqësinë ndaj mungesës së mbështetjes si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga ai qendror.

Gjatë bisedave me gazetarin, ata prekën edhe zhvillimet politike në vend, duke kërkuar më shumë rol për të rinjtë në drejtimin e Shqipërisë dhe duke theksuar se protestat qytetare duhet të mbahen pa ndikimin e partive politike.

Nëpërmjet këtyre historive njerëzore, “Njerëzit e Fshatit” solli sërish në vëmendje kontrastin mes afërsisë me Tiranën dhe realitetit të vështirë me të cilin përballen çdo ditë banorët e këtyre zonave rurale.

The post Pranë Tiranës, por në kushte të rënda jetese, tre fshatra ku shumë burra nuk po arrijnë të krijojnë familje appeared first on Albeu.com.