Njerezimi Archives - Albeu.com

Studimi: Një e pesta e popullsisë së botës do të kërcënohet nga nxehtësia ekstreme
Në fund të shekullit, më shumë se dy miliardë njerëz do të jetojnë në vende ku i nxehti ekstrem do të jetë kërcënues për jetën, thonë studiuesit në Evropë dhe Kinë. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, një e pesta e popullsisë së botës do të përballet me këtë kërcënim.

Studiues nga Kina, Holanda dhe Britania paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të globit.

Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme.

India tashmë po përballet me valë të nxehtësisë ekstreme, duke lëshuar këtë vit paralajmërime për pasojat e rënda nga temperaturat e larta në shtatë shtete qendrore dhe jugore të vendit.

Tim Lenton, profesor në Universitetin Exeter dhe një nga autorët e raportit, thotë se edhe vendet e Evropës do të bëhen më të thata nga rritja e temperaturave. Ai i përshkruan zonat që do t’i mbijetojnë mirë nxehtësisë si të favorizuara.

“Temperatura dhe reshjet së bashku ndërtojnë një strukturë interesante që krijon kushtet për një jetë të mirë për njërëzit në zonat më të ftohta. Zonat me temperatura të larta nuk janë të mira për jetën, ndërsa ato që ndikohen nga shirat monsune, i nxehti dhe lagështia ofrojnë kushte më të mira për jetën. Dhe situata është e rëndë në zonat me temperatura shumë më të larta”, thotë zoti Lenton.

Sipas vlerësimeve më konservatore të studimit, në vitin 2100 temperatura do të arrijë 2.7 Celsius mbi nivelet që ishte në periudhën para zhivillimit industrial.

Studimi thotë se dy miliardë njerëz do të jetonin në kushte klimatike kërcënuese për jetën. Profesor Lenton thotë se më pak se një për qind e njerëzimit aktualisht jeton në vende me nivel të rrezikshëm të nxehtësisë, por studimi tregon se ndryshimi i klimës tashmë e ka nxjerrë nëntë për qind të popullsisë së botës, ose më shumë se 600 milionë njerëz, jashtë zonës së favorizuar.

Ai thotë se njerëzimi duhet të përqendrohet në përpjekjet kundër ngrohjes globale tani për të shpëtuar miliarda jetë në të ardhmen.

“Kufizimi i rritjes së ngrohjes globale me një gradë Celsius do të kishte një rëndësi shumë të madhe sepse do të shpëtonte 140 milionë njërëz nga nxehtësia e padurueshme. Pra, është një sasi spektakolare për t’u fituar përmes veprimeve më vendimtare klimatike që mund të merren tani.”

Dr. Friederike Otto, shkencëtare klimatike nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Kolegjin Imperial të Londrës, e cila nuk është anëtare e ekipit që përpiloi raportin, thotë se shumë njerëz tashmë po vdesin nga nxehtësia ekstreme.

“Ajo që thekson ky raport është se me rritjen e nxehtësisë ekstreme, do të rritet edhe numri i njerëzve që do të jetojnë në kushte të rrezikshme dhe i atyre që do të vdesin nga nxehtësia ekstreme.”

Zonja Otto thotë se ka një arsye të mirë pse valët e të nxehtit ekstrem quhen vrasës të heshtur.

“Shpesh nuk i vërejmë këto vdekje sepse njerëzit nuk vdesin në mes të rrugës. Por, zakonisht të varfërit dhe ata që jetojnë në banesa me kushte jo të mira vdesin në shtëpitë e tyre dhe më vonë bëhën pjesë e statstikave mbi pasojat e ngrohjes globale”, thotë ajo./VOA

The post Studimi: Një e pesta e popullsisë së botës do të kërcënohet nga nxehtësia ekstreme appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët: Njerëzimi rrezikohet nga i nxehti ekstrem
Në fund të shekullit, më shumë se dy miliardë njerëz do të jetojnë në vende ku i nxehti ekstrem do të jetë kërcënues për jetën, thonë studiuesit në Evropë dhe Kinë.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, një e pesta e popullsisë së botës do të përballet me këtë kërcënim.

Studiues nga Kina, Holanda dhe Britania paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të globit.

Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme.

India tashmë po përballet me valë të nxehtësisë ekstreme, duke lëshuar këtë vit paralajmërime për pasojat e rënda nga temperaturat e larta në shtatë shtete qendrore dhe jugore të vendit.

Tim Lenton, profesor në Universitetin Exeter dhe një nga autorët e raportit, thotë se edhe vendet e Evropës do të bëhen më të thata nga rritja e temperaturave. Ai i përshkruan zonat që do t’i mbijetojnë mirë nxehtësisë si të favorizuara.

“Temperatura dhe reshjet së bashku ndërtojnë një strukturë interesante që krijon kushtet për një jetë të mirë për njërëzit në zonat më të ftohta. Zonat me temperatura të larta nuk janë të mira për jetën, ndërsa ato që ndikohen nga shirat monsune, i nxehti dhe lagështia ofrojnë kushte më të mira për jetën. Dhe situata është e rëndë në zonat me temperatura shumë më të larta”, thotë zoti Lenton.

Sipas vlerësimeve më konservatore të studimit, në vitin 2100 temperatura do të arrijë 2.7 Celsius mbi nivelet që ishte në periudhën para zhivillimit industrial.

Studimi thotë se dy miliardë njerëz do të jetonin në kushte klimatike kërcënuese për jetën. Profesor Lenton thotë se më pak se një për qind e njerëzimit aktualisht jeton në vende me nivel të rrezikshëm të nxehtësisë, por studimi tregon se ndryshimi i klimës tashmë e ka nxjerrë nëntë për qind të popullsisë së botës, ose më shumë se 600 milionë njerëz, jashtë zonës së favorizuar.

Ai thotë se njerëzimi duhet të përqendrohet në përpjekjet kundër ngrohjes globale tani për të shpëtuar miliarda jetë në të ardhmen.

“Kufizimi i rritjes së ngrohjes globale me një gradë Celsius do të kishte një rëndësi shumë të madhe sepse do të shpëtonte 140 milionë njërëz nga nxehtësia e padurueshme. Pra, është një sasi spektakolare për t’u fituar përmes veprimeve më vendimtare klimatike që mund të merren tani.”

Dr. Friederike Otto, shkencëtare klimatike nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Kolegjin Imperial të Londrës, e cila nuk është anëtare e ekipit që përpiloi raportin, thotë se shumë njerëz tashmë po vdesin nga nxehtësia ekstreme.

“Ajo që thekson ky raport është se me rritjen e nxehtësisë ekstreme, do të rritet edhe numri i njerëzve që do të jetojnë në kushte të rrezikshme dhe i atyre që do të vdesin nga nxehtësia ekstreme.”

Zonja Otto thotë se ka një arsye të mirë pse valët e të nxehtit ekstrem quhen vrasës të heshtur.

“Shpesh nuk i vërejmë këto vdekje sepse njerëzit nuk vdesin në mes të rrugës. Por, zakonisht të varfërit dhe ata që jetojnë në banesa me kushte jo të mira vdesin në shtëpitë e tyre dhe më vonë bëhën pjesë e statstikave mbi pasojat e ngrohjes globale”, thotë ajo./VOA

The post Shkencëtarët: Njerëzimi rrezikohet nga i nxehti ekstrem appeared first on Albeu.com.

Ishin të shkurtër por të fortë, specia misterioze që ka jetuar në Tokë 100 mijë vite para njerëzve (FOTO)
Shkencëtarët kanë zbuluar dëshmi të pjesëtarëve të një specieje misterioze që varroste të vdekurit dhe gdhendte simbole nëpër shpella, shumë kohë para se këtë ta bënin njerëzit modern.

Truri që i përket individëve të kësaj specieje të zhdukur, të njohur si Homo naledi, ishte i madh sa 1/3-ta e atij të njerëzve modernë.

Zbulimet mund të ndryshojnë njohuritë që kemi mbi zhvillimin e species njerëzore, sepse deri tani, kjo lloj sjelljeje ishte lidhur vetëm me homo sapiensët dhe neandertalët. Zbulimet janë detajuar në 3 studime që do të publikohen në revistën “eLife”.

Fosilet që i përkasin Homo naledit u zbuluan fillimisht në një grup shepllash në Afrikën e Jugut, në vitin 2013, ku më parë janë gjetur edhe fosile të specieve të tjera.

Përveç fosileve në këto shpella u gjetën edhe vizatime murale, që vlerësohet të jenë 241 – 335 mijë vjeçare. Vizatime të ngjashme janë bërë nga Homo sapiensët dhe Neandertalët 80 dhe 60 mijë vite më parë.

“Zbuluam se ata kryenin rituale të lashta varrimi, përdornin simbole dhe kryenin aktivitete për këtë ditë. Edhe pse me tru më të vogël se njeriu, këto specie kryenin aktivitete komplekse lidhur me nderimin e të vdekurve”, tha paleoantropologia dhe eksploratorja e “National Geographic”, Dr. Lee Berger. “Kjo tregon që këto praktika, të cilat përdoren edhe sot në botën moderne, mund të mos i kenë shpikur njerëzit”.

Berger shpjegoi se Homo naledi ka disa ngjashmëri me njerëzit, si ecja drejt me dy këmbë dhe ndryshimi i formës së objekteve me duar, por kishte kokë më të vogël, shtat më të shkurtër dhe, pavarësisht se ishte më i dobët, kishte konstrukt më të fortë.

Në këto shpella u gjetën edhe fosile foshnjash të kësaj specieje dhe shkencëtarët mendojnë se vendi përdorej si varrezë. Studiuesit do të vijojnë të punojnë mbi këto zbulime, për të kuptuar deri në sa vite jetonte një individ i kësaj specieje, sa pranë Homo sapiensit ka jetuar dhe nëse do të mund të identifikohet dhe analizohet ndonjë kampion ADN-je.

The post Ishin të shkurtër por të fortë, specia misterioze që ka jetuar në Tokë 100 mijë vite para njerëzve (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Kush janë qytetet më të vjetra në botë të banuara nga njerëzimi
Rreth vitit 10.000 Para Krishtit njerëzimi fillimisht filloi të vendosej në komunitete të vogla bujqësore, të cilat u zgjeruan më pas për të krijuar qytetet e para në botë. Shumë qytete të famshme nga këto djepe të hershme të qytetërimit – në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Indi – janë zhdukur nga faqja e dheut. Por disa vazhdojnë të jenë të banuara ende sot. Ja cilët janë ato.

Luojang, Kinë

I ndodhur në provincën Henan, ai është një kandidat i fortë për qytetin më të vjetër në Lindjen e Largët. Besohet se u themelua gjatë dinastisë e parë misterioze të Kinës, Xia, e cila sundoi një pjesë të Kinës përpara zhvillimit të fjalës së shkruar. Në vitin 1959 arkeologët gërmuan mijëra objekte të punuara me mjeshtëri në Luojang, të cilat datojnë që nga viti 1600 Para Krishtit, pra rreth kohës kur supozohej se sundoi dinastia Xia. Midis tyre kishte objekte të çmuara prej bronzi dhe bizhuteri luksoze prej nefriti, që sugjerojnë një qytetërim antik shumë të organizuar.

Varanasi, Indi

Është ndoshta qyteti më i vjetër ende i banuar në Indi, dhe padyshim një nga më të shenjtët. I vendosur buzë lumit Gang, ky qytet tërheq ende sot vizitorë nga e gjithë India, të cilët mblidhen në brigjet e lumit për të varrosur të afërmit e tyre. Historia e qytetit është e lidhur ngushtë me disa histori fetare.

Disa zbulime arkeologjike në vitin 2014, konfirmuan se njerëzit kanë jetuar në këtë zonë të paktën që nga viti 1800 Para Krishtit. Budistët besojnë se Buda predikoi afër qytetit. NdërsaHindusët besojnë se qyteti u themelua nga Perëndia Shiva. Besohet se ata që vdesin në Varanasi janë të bekuar, pasi janë në gjendje të dalin nga cikli i pafund i vdekjes dhe rilindjes.

Tiri, Liban

Ky qytet ishte dikur një nga më të pasurit në botë, ndërsa sot është një nga më të vjetrit. Të paktën 4.000 vjet i vjetër, Tiri ishte tashmë një qytet i madh që në vitin 2000 para Krishtit si një port tregtar shumë fitimprurës për fenikasit. Qyteti përmendet shumë shpesh në Bibël, në Dhiatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re.

Edhe pse fenikasit ndërtuan shumë qytete të mëdha në të gjithë bregun e Mesdheut, Tiri ishte një nga më të rëndësishmit për shkak të industrisë së tij të famshme të bojës. Boja e purpurtose vjollcë është shumë e vështirë për t’u prodhuar, sepse është një nga ngjyrat më të rralla në natyrë. Por banorët e Tirit zbuluan se mund të lyenin pëlhurat me këtë ngjyrë, duke përdorur kërmijtë e detit. Kështu kjo ngjyrë u bë tepër e vlefshme për shkak të rrallësisë së saj, dhe pëlhura e prodhuar nga ky qytet përdorej kryesisht nga mbretërit.

Argos, Greqi

Është një nga qytetet më të vjetra të Greqisë. Kodra e Elias mbi qytet u banua për herë të parë nga njerëzit e Epokës së Gurit që në vitin 3500 Para Krishtit. Argos u bë një qytet i madh gjatë Periudhës Mikenase të Epokës së Bronzit. Shumë kohë përpara se Greqia të zbukurohej me tempuj klasikë dhe teatro të lashtë, grekët mikenas jetonin në një mënyrë më primitive, të organizuar politikisht rreth një sërë kompleksesh të vogla pallatesh në vende si Argosi.

Jerusalem, Izrael

Ka qenë i banuar që nga viti 3500 Para Krishtit. Gjatë historisë së tij të hershme, Jeruzalemiu pushtua nga mbreti David, ndoshta rreth vitit 1000 Para Krishtit. Historia e këtij qyteti ka qenë gjithmonë shumë e trazuar. Tempujt e parë të hebrenjve u shkatërruan nga babilonasit dhe romakët.

Me ngritjen e Krishterimit dhe Islamit, Jeruzalemi u bë gjithashtu një qytet i shenjtë për shumë njerëz të tjerë, gjë që do të thotë se ai ka ndryshuar shumë herë duar midis feve të ndryshme, ndonjëherë me dhunë, si gjatë Kryqëzatave. Debati se kush e zotëron vërtet qytetin e shenjtë vazhdon edhe sot.

Plovdiv, Bullgari

Vlerësohet të jetë qyteti më i vjetër në Evropë që është banuar vazhdimisht. I ndërtuar mbi shtatë kodra ashtu si qyteti i Romës, Plovdiv është pushtuar në kohë të ndryshme nga maqedonasit, romakët, bizantinët dhe osmanët. Sot, muzeu i jashtëzakonshëm i Plovdivitpërmban një koleksion mbresëlënës prej të paktën 100.000 artefaktesh nga disa mijëra vite të historisë së tij. Fillimisht qyteti lulëzoi si pjesë e Trakisë së lashtë, ndërsa më pas u pushtua nga Filipi II i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh).

Raj, Iran

Është ndër qytetet më të vjetra në Iran. Gjetjet arkeologjike tregojnë se banorët e tij prodhuan qeramikë që në vitin 5500 Para Krishtit. Ndërsa ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të mëdha, përfshirë pushtimet e hordhive mongole dhe ngritjen e Islamit, qyteti është i famshëm për lidhjen me profetin Zoroaster. Raj përmendet në librin e shenjtë Zoroastrian, Avesta.

Faijum, Egjipt

Është një qytet oaz buzë lumit Nil, i pushtuar për herë të parë rreth vitit 7200 Pra Krishtit, dhe një komunitet i rëndësishëm bujqësor të paktën që nga viti 5200 Para Krishtit. Në kohët e lashta, Faijum përbëhej nga disa qytete që janë shkrirë së bashku, ku më i famshmi dhe më i fuqishmi prej ishte Shedet. Për një kohë të shkurtër ai ka qenë edhe kryeqyteti administrativ i Egjiptit gjatë Dinastisë XII-të, duke u bë një simbol i fuqisë mbretërore.

Erbil, Irak

Vendndodhja e njërës prej kështjellave më të vjetra dhe më spektakolare në Lindjen e Mesme, Erbili, ashtu si shumë qytete të Lindjes së Mesme, lidhej me një hyjni specifike. Ishtar, Mbretëresha e Parajsës, mbrojtëse e qytetit. Tempulli i shenjtë i Ishtarit, së bashku me pjesën tjetër të qytetit antik, është varrosur nën tokë. Kështjella e Erbilit mund të datojë që në vitin 7000 Para Krishtit, duke e bërë atë ndër qytetet më të vjetra në botë.

Damask dhe Alepo në Siri

Është banuar nga njerëzit e lashtë midis viteve 8000–10.000 Para Krishtit. Në fillim ishte një zonë pjellore tërheqëse për fermerët, ndërsa më vonë u bë ishte i njohur për mëndafshin damask dhe jaseminin aromatik. Ishte vendi i përsosur ku pelegrinët dhe karvanët etregtarëve mund të pushonin dhe shpenzonin paratë e tyre.

Epoka e artë e Damaskut erdhi gjatë Mesjetës kur u bë kryeqyteti i kalifatit mysliman Umajad. Ndërkohë gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se njerëzit janë varrosur përreth Alepos që rreth vitit 11.000 Para Krishtit, gjë që e bën atë një kandidat të fortë për qytetin më të vjetër në botë.

Ashtu si me Damaskun, shumë njerëz kalonin transit në Alepo kur udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që sillte mallra ekzotike nga Kina në Evropë. Qyteti u bë shumë i famshëm kur mori statusin e kryeqytetit mesjetar të dinastisë Hamdanide, teksa u pushtua ngaAleksandri i Madh, romakët, arabët, mongolët dhe osmanët.

The post Kush janë qytetet më të vjetra në botë të banuara nga njerëzimi appeared first on Albeu.com.

Papa apel njerëzimit: Refuzoni helmin e urrejtjes
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.

Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.

Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.

Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”.

Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.

“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.

“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel.

Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës.

Ceremonia fetare është mbajtur në ditën e fundit të vizitës së Papës në Sudanin Jugor, njëkohësisht e para e tij në këtë vend.

Prej shpalljes së pavarësisë më 2011, ky shtet është përballur me luftë civile.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur për paqe më 2018, dhuna e nxitur nga tensionet etnike ka vazhduar. Më shumë se 400.0000 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e konfliktit. /REL/

The post Papa apel njerëzimit: Refuzoni helmin e urrejtjes appeared first on Albeu.com.

5 periudhat më të këqija në historinë e njerëzimit
Përgjatë historisë, disa njerëz vuajnë më shumë se të tjerët në kohë dhe vende të ndryshme, pasi lufta dhe fatkeqësitë natyrore shkaktojnë dëme por këto momente zakonisht nuk përfshijnë kontinente të tëra, e lëre më të gjithë botën, sipas Interesting Engineering.

Kjo është një nga arsyet pse pandemia COVID-19 e vitit 2020 është kaq tronditëse. Nga fillimi i vitit 2020, kur virusi filloi të përhapet për herë të parë, dhe në prill të vitit 2021,  Organizata Botërore e Shëndetësisë  vlerësoi se mbi 145 milionë njerëz ishin prekur nga koronavirusi dhe mbi tre milionë viktima ishin regjistruar në mbarë botën.

Megjithëse, shumë besojnë gjithashtu se këto shifra janë një nënvlerësim domethënës. Sikur të mos mjaftonte kjo, viti 2020 shkaktoi gjithashtu zjarre masive në Australi dhe SHBA, përmbytje katastrofike në  Indonezi.

Por edhe me gjithë këtë, a mund të themi me të vërtetë se 2020-2021 ishte periudha më e keqe që njerëzve u është dashur të durojnë? Disa mund të thonë se ishte një shëtitje në park në krahasim me atë që kaluan paraardhësit tanë.

536 pas Krishtit dhe “Epoka e Errët”

Imagjinoni të jetoni në errësirë ​​afër për më shumë se një vit, me temperatura mesatare të verës që bien me rreth 1,5 deri në 2,5 gradë Celcius, e mjaftueshme për të shkatërruar të korrat dhe vrarë bagëtinë.

Ky makth ishte, në fakt, një realitet për njerëzit që jetonin në pjesë të Azisë, Europës dhe Lindjes së Mesme në vitin 536 pas Krishtit. Këto rajone u përfshinë nga një mjegull e errët dhe e ftohtë për 18 muaj, duke bërë që të korrat të dështonin dhe miliona njerëz të vdisnin nga uria.

“Ishte fillimi i një prej periudhave më të këqija për të qenë gjallë, nëse jo viti më i keq,” tha historiani Michael McCormick në Science .

McCormick dhe një ekip historianësh zbuluan arsyen e mundshme pas kësaj periudhe: hirin vullkanik. Një shpërthim i rëndësishëm vullkanik në Islandë hodhi hirin në të gjithë hemisferën veriore në fillim të vitit 536, i cili bllokoi diellin, raporton abcnews.al.

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, një numër shpërthimesh të tjera vullkanike pasuan në vitet 540, duke bllokuar përsëri diellin, duke shkaktuar përfundimisht dekadën më të ftohtë gjatë 2000 apo më shumë viteve të fundit.

Dhe ky ishte vetëm fillimi i asaj që disa e kanë quajtur si Epoka e Errët, e cila përfshinte gjithashtu një ngjarje tjetër katastrofike midis 541 dhe 543 pas Krishtit: Murtaja e Justinianit.

Murtaja  u përhap nga Mesdheu, në të  gjithë Azinë, Afrikën e Veriut, Arabinë dhe Evropën,  duke vrarë nga 25 deri në 50 milionë njerëz. Kjo ishte afërsisht 35 për qind deri në 55 për qind të popullsisë në atë kohë, megjithëse ka të ngjarë të kishte një efekt shumë më të madh në qytetet e popullura sesa në zonat rurale më pak të populluara.

1347 – 1353: Vdekja e Zezë

Rreth 800 vite pas murtajës së Justinianit, një tjetër shpërthim katastrofik i murtajës bubonike shkatërroi pjesë të Europës, Azisë dhe Afrikës së Veriut. E njohur si Vdekja e Zezë , kjo pandemi shkatërruese vrau rreth 50 milionë njerëz në mesin e viteve 1300 – rreth gjysma në Azi dhe Afrikë dhe gjysma në Europë, ku vdiqën deri në 30 përqind e popullsisë. Disa besojnë se është pandemia më fatale e regjistruar në historinë njerëzore.

Murtaja mbërriti në Europë në portin sicilian të Mesinës. Udhëtoi nga Azia me anije të infektuara nga minjtë e infektuar, dhe detarë të sëmurë ose tashmë të vdekur.

Nga atje, murtaja u përhap shpejt në të gjithë Europën.

1816: Viti pa verë

Njësoj si me vitin 536 pas Krishtit, temperaturat e verës së vitit 1816 ranë në disa vende dhe herë në 33.8 gradë Fahrenheit (një gradë Celcius), dhe qiejt në të gjithë hemisferën veriore ishin përsëri të errët dhe të zymtë.

Atë verë, ra borë në Amerikën e Veriut dhe shirat që ranë në të gjithë Europën shkatërruan të korrat. Uria dhe vdekja ishin të pashmangshme. Shkaku i këtyre kushteve të mjerueshme mund të gjendet në anën tjetër të planetit, në atë që ne sot e njohim si Indonezia.

Në 1815, mali Tambora shpërtheu, duke shkaktuar shpërthimin më të fuqishëm vullkanik të regjistruar që bota kishte njohur ndonjëherë. Pasojat e shpërthimit çuan në vdekjen e dhjetëra mijëra banorëve vendas, raporton abcnews.al.

Hiri vullkanik i malit Tambora përfshiu në të gjithë hemisferën veriore, duke bllokuar Diellin, ashtu si në vitin 536 pas Krishtit, dhe duke ndikuar në mënyrë drastike klimën dhe jetën e njerëzve.

1918-1919: Lufta e Parë Botërore dhe gripi spanjoll

Vetëm një shekull pas verës katastrofike, të errët të vitit 1816, pjesa më e madhe e njerëzimit u zhyt në një periudhë tjetër shkatërruese: Lufta e Parë Botërore. Ndërsa lufta po i afrohej fundit në vitin 1918, njerëzit që kishin arritur të mbijetonin u përballën me një tmerr tjetër të paimagjinueshëm: gripin spanjoll.

Ndërsa një Europë e shkatërruar nga lufta po përpiqej të rindërtohej, shpërthimi i gripit u përhap si zjarr në të gjithë botën. Hapësirat publike u mbyllën dhe njerëzve iu kërkua të mbanin maska ​​​​për fytyrën dhe të karantinoheshin.

Është interesante se gripi spanjoll nuk ka të ngjarë të ketë origjinën në Spanjë siç mund të sugjerojë emri i tij. Franca, Kina dhe Britania mund të jetë një burim i mundshëm i virusit, si dhe Shtetet e Bashkuara, ku rasti i parë i njohur u raportua në një bazë ushtarake në Kansas më 11 mars 1918.

Gripi mori emrin e tij sepse Spanja ishte neutrale gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ndryshe nga Fuqitë Aleate dhe Qendrore, media e saj mund të raportonte për çdo gjë që dëshironte, duke përfshirë epidemitë e gripit.

Në fund, rreth 500 milionë njerëz u infektuan me virusin e gripit H1N1 dhe nga 20 deri në 50 milionë vdiqën në mbarë botën gjatë dy viteve. Duke i shtuar faktin se rreth 20 milionë njerëz vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore.

1943: Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti

Ashtu si me Luftën e Parë Botërore, çdo vit midis 1939 dhe 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore meriton një vend në këtë listë. Megjithatë, një numër historianësh e përmendin vitin 1942 si vitin më të keq të luftës, sepse ky ishte kulmi i sulmeve të regjimit nazist kundër hebrenjve. Deri në pranverën e vitit 1943, rreth 1.3 milionë hebrenj ishin dëbuar dhe vrarë.

Kjo ishte gjithashtu kulmi i Betejës së Stalingradit, në të cilën rreth dy milionë njerëz vdiqën gjatë një periudhe prej pesë muajsh, dhe gjithashtu kulmi i pushtimit japonez të Azisë, në të cilin rreth 10 milionë njerëz vdiqën para përfundimit të luftës.

Një vështrim në vitet më të tmerrshme në historinë njerëzore. Për më tepër, në anën tjetër të botës në provincën e Bengalit të Indisë Britanike, rreth tre milionë njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet, pjesërisht për shkak se Britania kishte eksportuar gjithnjë e më shumë ushqim nga rajoni për të ushqyer zona të tjera, raporton abcnews.al.

Viti 1943 spikat në listë pasi është viti i vetëm kur pothuajse të gjitha vuajtjet u shkaktuan drejtpërdrejt nga veprimet njerëzore – jo nga një virus apo elementë natyrorë.

Në fund të fundit, rreth  75 milionë njerëz vdiqën  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Cili ishte viti më i keq në historinë njerëzore?

Duhet të theksojmë se kur krahasojmë murtajën bubonike dhe gjenocidet masive, pandemia COVID-19 e 2020-2021 në fakt duket shumë më e zbutur. Kjo nuk do të thotë se ka qenë një udhëtim i lehtë dhe sigurisht që meriton renditjen e tij në listë si disa nga vitet më të këqija në historinë njerëzore.

A do të kishit mbijetuar një vit të tërë në errësirë ​​apo një murtajë bubonike? Shpresojmë, nuk do të duhet ta dini kurrë.

Edhe pse murtajat dhe ngjarjet natyrore ekstreme shkaktojnë dhimbje dhe vështirësi të paimagjinueshme, ato gjithashtu në disa raste nxisin përparimin mjekësor dhe teknologjik – diçka që e kemi parë gjatë vitit të kaluar me zhvillimin e shpejtë të vaksinave kundër COVID-19 dhe modeleve të reja të maskave për fytyrën.

Me urbanizimin gjithnjë në rritje, tregtinë ndërkombëtare dhe numrin në rritje të popullsisë, është thelbësore që teknologjia dhe mjekësia të përparojnë. Pra, shpresojmë që pasardhësit tanë kurrë nuk do të duhet të vendosin 2020-2021 në hartën e tyre të viteve më të këqija të historisë njerëzore./abcnews.al

The post 5 periudhat më të këqija në historinë e njerëzimit appeared first on Albeu.com.