Një nga parodistët e Vlorës do të kryejë operacion për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, gazetari reagon i revoltuar

Mane Lumani, një nga parodistët e Vlorës ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të kryejë një operacion të vështirë ditën e nesërme. Duke qenë se operacioni kushton shumë, familja e tij që në nëntor ka hapur thirrjen për ndihmë monetare duke qenë se vetë nuk arrijnë në përballojnë koston e operacioni.

Mane Lumani nuk merr as pension special nga shteti, edhe pse i ka dhënë shumë vendit dhe popullit shqiptar.

Gazetari Ergys Alushi ka publikuar sot një foto me paradostin vlonjat dhe thotë se nga kërkesa për ndihmë, për të janë mbledhur vetëm 200 euro dhe 500 lekë. Bashkia e Vlorës e ka injoruar.

“Legjenda kryen një operacion të vështirë në datën 1 shkurt dhe ndihma e njerëzve për të ka qenë vetëm 200 euro dhe 500 lekë! Bashkia e Vlorës e ka injoruar kërkesën e “Mjeshtrit të Madh” për ndihmë financiare për të kryer operacionin! Legjenda nuk kërkon lëmoshë, por minimalisht respekt e mirënjohje në të gjallë për atë që ka dhënë me humorin e tij”, shkruan gazetari.


Shtuar 24.01.2022 15:23