nje ne kerkim Archives - Albeu.com

Anglezët kapen duket shitur drogë në Dhërmi, 2 në pranga, një në kërkim
Dy shtetas anglezë janë vënë në pranga ndërsa një është shpallur në kërkim në Dhërmi, pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në plazhe.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy anglezët, Stephen Richards, 27 vjeç dhe Richards Deacon, 33 vjeç, të cilët kishin mbërritur në vendin tonë si turistë, por kryenin shpërndarje të drogërave të forta si kokainë dhe ekstazi.

Atyre iu sekuestruan 50 doza me drogë, peshore elektronike, telefona si dhe sasi të mëdha euro, lekë dhe paund.

Njoftimi policisë

Dhërmi, Himarë/Si turistë nga Anglia në Dhërmi, por kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi, kapen dhe vihen në pranga.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 3”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, gjithashtu shtetas anglez.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj që kishin ardhur prej disa ditësh si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë,

12 110 euro dhe 2 060 paund.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që tashmë nuk kryhet vetëm nga shtetasit shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror./albeu.com/

The post Anglezët kapen duket shitur drogë në Dhërmi, 2 në pranga, një në kërkim appeared first on Albeu.com.

Kishin hyrë “ilegalisht” nga Greqia, policia e Korçës sekuestron 10 lopë
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka sekuestruar 10 lopë të pamatrikulluara dhe mjetin me të cilin transportoheshin nga Greqia.

Si pasojë, është arrestuar në flagrancë shtetasi K.G 37-vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi D.M, 31 vjeç banues në Bilisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stallë, u gjetën 10 krerë gjedhë të dyshuara të kontrabanduara, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

Kontrabandonin bagëti të trasha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimeve disamujore dhe informacioneve të grumbulluara, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin grek, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e shtetasit K. G., me mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

The post Kishin hyrë “ilegalisht” nga Greqia, policia e Korçës sekuestron 10 lopë appeared first on Albeu.com.