nje here ne dite Archives - Albeu.com

Të hani vetëm 1 herë në ditë është ideja më e keqe që mund të kishit
Të hash 1 vakt në 24 orë duket si mision i pamundur për disa, e ndërsa disa të tjerë e praktikojnë pa u menduar dy herë. Teknika e “1 vakti në ditë” është një lloj agjerimi që thuhet se të ndihmon të biesh në peshë, por sa e vërtetë është kjo?

E vërteta e vetme është se ndryshimi në mënyrë drastike i dietës suaj të përditshme vjen me disavantazhe të mëdha dhe në fund, rezultati s’do të jetë ai që prisni.

1. Në vend që të humbisni, mund të fitoni peshë

Kur konsumoni vetëm 1 vakt gjatë gjithë ditës, metabolizmi juaj ngadalëson punën e tij dhe i gjithë ushqimi që konsumuat do të “ngecë” pa u tretur siç duhet.

2. Niveli i sheqerit në gjak do të pësojë luhatje

Hapësira të gjata kohore pa ngrënë çojnë në çrregullim të nivelit të sheqerit në gjak. Hipoglicemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) zakonisht shkaktohet nga fasting dhe veçanërisht nëse vuani nga diabeti i tipit 2. Në një moment të dytë ju mund të vuani gjithashtu nga tensioni i muskujve që prodhon edhe dhimbje koke.

3. As jeta juaj sociale s’do të jetë më e njëjtë

Drekat e punës, mbledhjet familjare, apo ditëlindjet nuk do të shijojnë më njësoj. Si pasojë njerëzit e tu të afërm do të të kërkojnë të heqësh dorë nga ky stil i të ushqyerit për t’ju rikthyer sërish ngjarjeve sociale. Përveç kësaj mund të bëhesh fare lehtë me nerva në çdo tryezë në të cilën gjendesh dhe faji është i urisë.

4. Mund të vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës.

Janë dhimbjet e kokës që vijnë nga dieta. Të njohura zakonisht për njerëzit që duan të humbasin kilogramë në mënyrë të shpejtë. Pse ndodh kjo? Niveli i sheqerit në gjak bie, keni defiçite magnezi, etj, etj.

5. Keni gjithmonë ftohtë

Duke ngrënë kaq rrallë rezervat tuaja nuk mjaftojnë për të përballuar të ftohtin. E gjithë energjia që keni marrë përdoret shpejt dhe pak mbeten për të përballuar temperaturat e ulta apo urinë.

6. Je duke ngrënë në mënyrë të pashëndetshme

Duke menduar që po ha vetëm 1 vakt, ndihesh mirë edhe nëse zgjedh një sufllaqe dhe e mbyll me aq. Kjo është gënjeshtra më e madhe e kësaj teknike pasi keni shumë shanse të bini pre e opsioneve jo të shëndetshme. Pas 24 orësh pa ushqim, një pjatë brokoli është gjëja e fundit që ju vjen ndërmend. Nevoja për t’u ndjerë të ngopur kalon çdo objektiv tjetër në ato momente.

The post Të hani vetëm 1 herë në ditë është ideja më e keqe që mund të kishit appeared first on Albeu.com.