një burim paqeje dhe reference Archives - Albeu.com

Traktati i Elizesë Berlin-Paris, një burim paqeje dhe reference
Traktati i Elizesë lidhet me pajtimin më të madh pas Luftës II Botërore: atë mes Gjermanisë e Francës. Konsultimet e detyrueshme Berlin-Paris vunë bazat e paqes. Traktati është model për disa vende, shkruan Auron Dodi.Traktati i Elizesë lidhet me pajtimin më të madh pas Luftës II Botërore: atë mes Gjermanisë e Francës. Konsultimet e detyrueshme Berlin-Paris vunë bazat e paqes. Traktati është model për disa vende, shkruan Auron Dodi.

Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse atë e citojnë si fillesën e pajtimit gjermano-francez, ai ishte në fakt kurorëzim i një sërë iniciativash të mëparshme për afrim mes të dy popujve.

Pararendësit e Traktatit

Sivjet, në aktivitetet përkujtimore për 60 vjetorin e kremtimit të Traktatit të Elizesë në ish-kryeqytetin gjerman Bonn, fëmijë dhe nipër martesash binacionale të asaj kohe treguan ndër të tjera pasigurinë e gjyshërve të tyre, ish-oficerë të Wehrmachtit në Gjermani dhe luftëtarë të Rezistencës në Francë kur u takuan për herë të parë pas Luftës, në martesën e fëmijëve të tyre. E papritura për të dyja palët kishte qenë rrethana se sa lehtë dhe shpejt u ndjenë në paqe të afërt me njëri-tjetrin kundërshtarët në luftë – një dëshmi për absurditetin e dekadave të luftërave vrastare.

Personalitete siç qenë historiani i mëvonshëm franko-gjerman Alfred Grosser ose njëri nga autorët e kushtetutës gjermane, Carlo Schmidt, patën organizuar që në fund të viteve 1940 takime midis të rinjve dhe partneritete mes qyteteve franceze dhe gjermane; në vitin 1951 pasoi themelimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut; në vitin 1956 midis Gjermanisë dhe Francës qe zgjidhur një problem territorial: landi gjysëmautonom i Zarës (Saarland) me lidhje të ngushta me Francën, pas një referendumi u integrua në RFGJ.

Me Traktatin e Elizesë, që u nënshkrua në pallatin Elize (Elysee) në Paris më 22.01.1963, Franca dhe Gjermania ndiqnin objektiva të ndryshme të politikës së jashtme: Franca donte të pengonte mbizotërimin amerikan në Evropë dhe të kontrollonte forcimin e Gjermanisë; Gjermania donte të rifitonte besimin ndërkombëtar dhe sovranitetin në politikën e jashtme. Objektivi ishte që në politikën e jashtme “të arrihet sa të jetë e mundur në një qëndrim të harmonizuar”.

Por për zhgënjimin e francezëve, gjermanët i shtuan Traktatit para se ta ratifikonin një preambul, për “lidhjen e ngushtë të Evropës dhe SHBA”, integrimin në NATO dhe ku shprehnin dëshirën që Britania e Madhe të anëtarësohet në Komunitetin Ekonomik Evropian. Pak muaj më parë, Charles de Gaulle i kishte kundërshtuar të gjitha këto. Raporti ndaj SHBA mbetet edhe sot një temë xhelozie e fërkimi midis Francës dhe Gjermanisë.

Megjithë këtë, Traktati i Elizesë do të krijonte një dinamikë të qëndrueshme afrimi midis dy vendeve, e cila ndikoi në bashkimin e Evropës. Fuqia e Traktatit bazohet edhe në faktin se ai është një ligj detyrues, pas ratifikimit që i bënë Bundestagu Gjerman dhe Assemblée nationale franceze.

Afrimi institucional dhe kulturor

Me rëndësi kyçe rezultoi mekanizmi i detyrueshëm i konsultimit të Traktatit, i përcaktuar në pjesën organizative të Traktatit. Në të u vendos që kryetarët e shtetit dhe të qeverive duhet të takohen në rast nevoje dhe si parim të paktën dy herë në vit; ministrat e Jashtëm të paktën çdo tri muaj; bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrave “çdo muaj”; shefat e shtabit të përgjithshëm çdo dy muaj

Në pjesën programatike të Traktatit, të dyja vendet premtojnë koordinimin e politikës së jashtme, për Evropën dhe në mbrojtje. 60 vjet më vonë, dy elementët e parë kanë avancuar me dinamikë të qëndrueshme. Përparime të pakta ka pasur në fushën e mbrojtjes, megjithë disa projekte të përbashkëta armatimi.

Në vitin 1989 u themelua një brigadë e përbashkët gjermano-franceze. Në kremtimin e 60 vjetorit të Traktatit të Elizesë u vendos që kjo brigadë të mbajë manovra të përbashkëta në Lituani dhe në Rumani, vende fqinjë me Ukrainën. Një manovër e përbashkët u vendos të mbahet edhe në rajonin e Indopaqësorit. Por “unifikimi i doktrinave ushtarake”, i përcaktuar në Traktat, është ende larg.

Rinia dhe mësimi i gjuhëve reciproke

Pjesa e tretë e Traktatit i kushtohet arsimit dhe rinisë. Në këtë kuadër, sukses i shpejtë dhe më i dukshëm u arrit me themelimin në korrik 1963 të Zyrës Gjermano-Franceze për Rininë. 10 milionë gjermanëve dhe francezëve të rinj ua ka afruar që atëherë kjo Zyrë me programet e shkëmbimit njëri-tjetrin. Në vitin 1992 filloi transmetimet kanali binacional kulturor Arte.

Me ritme më të ngadalta ka ecur mësimi i gjuhëve reciproke. Në Gjermani frëngjishtja është sot gjuha e dytë pas anglishtes, që mësohet në shkollat e përgjithshme. Por numri i nxënësve është i ulët: 15,3 përqind e nxënësve gjermanë ose 1,29 milionë mësuan frëngjisht në vitin 2021/2022. Shifra më e lartë ka qenë në vitin 2009/2010 kur frëngjisht mësuan 19,1 përqind ose 1,70 milionë fëmijë e të rinj gjermanë. Në Francë, shifrat janë të ngjashme: 15 përqind e nxënësve francezë të një viti zgjodhën 2021/2022 gjermanishten si gjuhë të dytë; shifra më e lartë që në 1995 me 23 përqind. Në Traktatin e Ahenit u vendos të paraqiten strategji të reja për ta nxitur mësimin e gjuhëve.

Përditësimi i Traktatit

Traktati i Elizesë është aktualizuar disa herë, veçanërisht në përvjetorët e mëdhenj të tij, duke e përshtatur me kohën.

Në vitin 1988, Traktati i Elizesë u plotësua me protokolle shtesë, me të cilat u themeluan një Këshill i përbashkët Financiar dhe Ekonomik dhe Këshilli i Mbrojtjes dhe i Sigurisë, prej të cilit në vitin 1993 u krijua Eurokorps.

Në vitin 2003, në 40 vjetorin e Traktatit, të dyja palët ranë dakord t’u japin një formë të re konsultimeve të rregullta të nivelit të lartë dhe krijuan formatin e Këshillin e Ministrave Gjermano-Francezë.

Aktualizimin më të gjerë Traktati i Elizesë e pati në vitin 2019. Në 22 janar, kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron e përtërinë Traktatin në Ahen, duke i dhënë emrin Traktati i Ahenit. Vëmendja këtë herë është veçanërisht në politikën e sigurisë dhe në atë kulturore. Por edhe në temat e digjitalizimit dhe ambjentit, që nuk qenë aktuale në vitin 1963. Traktati parashikon ngritjen e “një zone ekonomike gjermano-franceze”; krijimin e një Asambleje Parlamentare gjermano-franceze, me 50 deputetë gjermanë dhe 50 deputetë francezë. Deputetët takohen tashmë dy herë në vit, në Gjermani dhe Francë për të diskutuar tema aktuale; me Traktatin e Ahenit, në prill 2020 nisi nga puna edhe Fondi Qytetar Gjermano-Francez, i cili financon dhe ndërlidh projekte për miqësinë gjermano-franceze dhe për Evropën.

Faktor themelor për suksesin e Traktatit

Njëri nga faktorët themelorë që ka ndikuar në suksesin e Traktatit dhe në zhvillimin e marrëdhënieve gjermano-franceze ka qenë miqësia personale dhe simpatia mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer e admironin njëri-tjetrin. De Gaulle citohet të ketë thënë për Adenauerin se siç ka fëmijë talente të jashtëzakonshëm, ka edhe pleq talente të jashtëzakonshëm. De Gaulle e ftoi Adenauerin në shtëpinë e tij private, ku i ofroi gatimet e shtëpisë me takëmet e shtëpisë, gjë që i la mbresa Adenauerit.

Në vitet 1970, presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing dhe kancelari gjerman Helmut Schmidt zhvilluan një mirëkuptim reciprok të thellë, në kuadër të të cilit nisën procesin për Këshillin Evropian dhe për monedhën e përbashkët evropiane, Euron.

Pasardhësit e tyre, François Mitterrand dhe Helmut Kohl, në vitet 1989/1990 janë takuar edhe 10 herë në vit; presidenti Jacques Chirac dhe kancelari Gerhard Schröder praktikonin pas vitit 2001, kur intensifikuan afrimin, dreka e darka informale, pa rend të posaçëm temash për diskutim, të njohura më vonë si procesi i Blaesheimit; miqësia midis Angela Merkelit dhe Emmanuel Macronit u kurorëzua në shtator 2021 me dekoratën më të lartë franceze për Merkelin: me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit. Kontakti midis kancelarit Scholz dhe Presidentit Macron është i përzemërt dhe me potencial thellimi.

Ndryshimi i raporteve të pushtetit

Traktati i Elizesë mbetet një traktat mes partnerësh të pabarabartë. Në kohën kur u nënshkrua ai, Gjermania ishte partneri më i dobët, pasi vuante ende pasojat e disfatës në Luftën e Dytë Botërore. Por pas ribashkimit të Gjermanisë, raportet ndryshuan. Ushtarakisht, Gjermania pa armë atomike ende është më e dobët se Franca. Por ekonomikisht, Gjermania është sot partneri më i fortë, fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, ashtu siç ishte para Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e re gjermane tregon vullnet më të qartë për të drejtuar edhe politikisht në Evropë.

Në këtë situatë, ndonjë “shpjegim i botës” që bëhet me dëshirë nga Parisi për Gjermaninë njësoj si para ribashkimit gjerman, si p.sh. vërejtjet e vazhdueshme franceze se modeli ekonomik gjerman ka arritur në fundin e tij, çojnë vetëm në distancim të dy partnerëve. Kjo në një kohë kur zhgënjimet e fërkimet dypalëshe nuk kanë munguar. Në 50 vjetorin e Traktatit të Elizesë, socialistët francezë në pushtet tërhoqën vëmendjen për deklarata të vazhdueshme antigjermane. Kurse sot, në 60 vjetorin e Traktatit, mosdakordimet që kanë shpërthyer pas luftës në Ukrainë synohet të kapërcehen me vendosmëri.

Traktat referencë i imituar

Traktati i Elizesë dhe me të edhe Traktati i Ahenit shërbejnë sot si dokumente referencë, që kanë krijuar për dekada dinamika të suksesshme bashkëpunimi e miqësie midis kombeve. Arsye themelore e suksesit të këtij Traktati është fakti që ai është lidhur mes shteteve që ndajnë të njëjtat vlera dhe tradita demokratike. Në kohën e sotme ka disa përpjekje për ta imituar Traktatin e Elizesë.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, që u themelua në 4 korrik 2016 nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor orientohet në modelin e suksesshëm të Zyrës Gjermano-Franceze të Rinisë.

Në nëntor 2021, Emmanuel Macroni nënshkroi me Mario Draghin në Romë “Traktatin e Quirinales”. Pak ditë më parë, në 19 janar, në Barcelon u nënshkrua një traktat miqësie i gjerë midis Francës dhe Spanjës, i cili orientohet në Traktatin e Elizesë dhe në atë me Italinë. Njësoj si në Traktatin me Gjermaninë, Franca me Spanjën ranë dakord të zbatojnë nënshtetësinë e dyfishtë. Tema të tjera janë mbrojtja e kufijve, lufta kundër terrorizmit, politika e jashtme dhe e sigurisë, çështjet kulturore dhe nxitja e mësimit të gjuhëve.

Në Gjermani këto traktate miqësie të Francës u kuptuan si formalizim i marrëdhënieve me partnerët, siç deklaruan francezët. Por ato u kuptuan edhe si mesazhe të Parisit ndaj Gjermanisë, se në Evropë mund të ketë edhe qendra të tjera pushteti, veç boshtit Berlin-Paris. Megjithatë ka një element që në fund i sjell në realitet të gjithë politikanët: ai është ekonomia dhe rrjetëzimi i krijuar prej saj. Në Berlin këtë nuk e harrojnë – dhe po të bazohesh në sinjalet e së dielës (22.01.2023) – as në Paris./DW

The post Traktati i Elizesë Berlin-Paris, një burim paqeje dhe reference appeared first on Albeu.com.