nivelin Archives - Albeu.com

Euro bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, me sa këmbehet monedha europiane
Kursi i këmbimit Euro-Lek, vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.

Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek, janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha europiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.

Në rënie është edhe Paundi Britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i Paundit me Lekun është rënie me 7.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës europiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit.

Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut.

Forcimi i Lekut po mbështet rënien e inflacionit, që në muajin mars zbriti në 2.3%, niveli më i ulët që prej vitit 2021.

Analizat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se efektin kryesor në uljen e inflacionit e ka dhënë pikërisht komponenti i inflacionit të importuar, që në një masë të madhe ndikohet edhe nga kursi i këmbimit.

Ulja e inflacionit, e kombinuar me një forcim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, për momentin e bën pak të ngjashme një rritje të mëtejshme të normave të interesit.

Madje, nëse këto tendenca të inflacionit dhe kursit vazhdojnë, edhe Banka e Shqipërisë mund të fillojë të mendojë për t’iu rikthyer politikave monetare lehtësuese.

Forcimi i Lekut, rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve vendas dhe e bën më të lirë konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga importi.

Gjithashtu, ai favorizon huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, që paguajnë më pak sot për kreditë e tyre.

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut mund të jetë një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

The post Euro bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, me sa këmbehet monedha europiane appeared first on Albeu.com.