niveli Archives - Albeu.com

Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet.

Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.

Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim.

Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24% e PBB-së, pjesa më e madhe e të cilit, rreth 67% vjen nga shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të bizneseve (1.49% e PBB-së).

Në Shqipëri, bizneset investojnë vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim e zhvillim. Investimet e bizneseve përbëjnë vetëm 35% të totalit të shpenzimeve për kërkim zhvillim në vend, shumë më poshtë se mesatarja europiane.

Europa

Vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të investojnë shumëfish më tepër në kërkim dhe inovacion, duke i konsideruar shpenzimet për R&D një shtyllë themelore të rritjes afatgjatë.

Në BE, shumë shtete anëtare shpenzojnë mbi 2% të PBB-së për kërkim-zhvillim, duke krijuar një diferencë të dukshme midis ekonomive të zhvilluara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet nordike, si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, mbeten në krye të renditjeve, duke kombinuar investimet publike dhe private me traditën e forte universitare dhe industriale.

Ekonomitë e mëdha, si Gjermania, kontribuojnë në vlerë absolute me buxhete të konsiderueshme për teknologji, inovacion dhe shkencë, ndërsa vendet e Europës Lindore kanë rritur gradualisht investimet për të afruar standardet e BE-së dhe për të modernizuar sektorët e tyre prodhues.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 6 vende të BE-së regjistruan një intensitet të shpenzimeve për R&D të barabartë ose më të lartë se 3%, objektivi i BE-së i vendosur nga Këshilli Europian.

Intensiteti më i lartë i R&D-së u regjistrua në Suedi (3.6%), Belgjikë (3.4%), Austri (3.3%) dhe Finlandë (3.2%), të ndjekura nga Gjermania (3.1%) dhe Danimarka (3.0%).

Në të kundërt, 7 vende të BE-së raportuan një intensitet të shpenzimeve për R&D më të ulët ose të barabartë me 1%: Rumania dhe Malta (nga 0.5% secila), Qipro (0.7%), Bullgaria (0.8%), Letonia (0.9%), si dhe Sllovakia dhe Luksemburgu (1.0%).

67% e shpenzimeve për R&D vijnë nga sektori i biznesit

Sektori i ndërmarrjeve private vazhdoi të përbëjë pjesën më të madhe të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në vitin 2024. Ai zuri 66.5% të totalit të shpenzimeve të BE-së për R&D, duke arritur në 268.1 miliardë euro. Pas tij renditet sektori i arsimit të lartë (86.1 miliardë euro; 21.4%), sektori qeveritar (43.5 miliardë euro; 10.8%) dhe sektori jofitimprurës privat (5.4 miliardë euro; 1.3%).

Komisioni Europian ka nënvizuar vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë mes investimeve në R&D dhe fuqisë konkurruese të ekonomive të BE-së.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet që shpenzojnë më shumë për kërkim kanë produktivitet më të lartë, sektorë teknologjikë më të zhvilluar dhe një aftësi më të madhe për të tërhequr investime të huaja.

Kjo politikë ka bërë që BE-ja të synojë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve për R&D dhe të shtyjë sektorin privat të marrë një rol më aktiv në financimin e inovacionit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është dukshëm prapa, duke rrezikuar të mbetet e shkëputur nga trendet teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane.

Hendeku mes vendeve të BE-së dhe rajonit sa vjen e zgjerohet, ndërsa vendet me investime më të larta në R&D po rrisin pozicionin e tyre konkurrues./monitor/

The post Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë appeared first on Albeu.com.

Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi
Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës në vend.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesorë janë shumë të pakta, ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë, ndërsa rënia e nivelit është 40 cm në 24 orë, ndërkohë që niveli i ujit vetëm javën e fundit ka rënë me dy metra.

Në mesin e tetorit ishte 271.91 metra. Aktualisht niveli në liqen sipas KESH ka arritur në 269.21 metër nga 296.5 e kuotës maksimale. Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa bazeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Sipas sallës operative me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike momentalisht asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike nga katër që ka në total. Kujtojmë se Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

The post Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Europën për nivelin e të ardhurave, por është duke bërë hapa të shpejtë për ta kapur atë në nivelin e çmimeve.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 89.8% e mesatares së BE-së, nga 83.7% që ishte ky tregues më 2022.

Nga viti 2014 në vitin 2023, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri i është afruar mesatares së BE me 23 pikë për qind, pasi në vitin 2014 çmimet e ushqimeve në vendin tonë, ishin sa 66.8% e mesatares së BE-së.

Nga ana tjetër, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vendin tonë ishte në vitin 2022 sa 34% e mesatares se BE, duke u përmirësuar shumë pak që nga viti 2014, kur PBB për frymë ishte sa 30% e mesatares së BE-së.

Kur vjen puna te niveli i lartë i çmimeve të ushqimeve, Shqipëria lë pas 7 vende europiane, por për të ardhurat për frymë renditemi të fundit në Europë. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë-Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares europiane, të Maqedonisë së Veriut sa 42% e BE-së. Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Bosnja kishte çmimet e ushqimeve sa 83.9% të mesatares së BE-së, Bullgaria i kishte 86.5%, Mali i Zi 85.5%, Polonia 75.8%, Rumania 72.7%, Maqedonia e Veriut 67.9% dhe Turqia 63% e mesatares se BE-së.

Në grupin e ushqimeve, Shqipëria ka nivele më të larta se në BE për produktet e bulmetit. Eurostat e renditi Shqipërinë ne vendin e tetë në Europë, për nivelin e lartë të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij në mesin e 38 vendeve.

Çmimet e bulmetit në Shqipëri ishin 20.7% më të larta se në BE me 2023.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, të kombinuara me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimatike, kanë krijuar kushtet për normalitet të ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale.

Ekspertët analizojnë se rritja e çmimeve po vjen nga një mori faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, që të kombinuar së bashku po e bëjnë këtë dukuri të qëndrueshme dhe të pakthyeshme./B.Hoxha

The post Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës appeared first on Albeu.com.

Si ta dalloni nëse niveli i sheqerit në gjak është i ulët apo i lartë
Sheqeri është një nga produktet që shkakton më shumë dëm në organizëm.

Njeriu mund të vuajë nga konsumi i tepërt i sheqerit por edhe ai i mangët. Ekspertët i kanë identifikuar të dy ekstremitetet si hiperglicemia dhe hipoglicemia.

Hiperglicemia përshkruhet si sindroma e nivelit të lartë e jo normal të sheqerit në gjak.

Ky problem ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të furnizuar qelizat me glukozë.

Me fjalë të tjera, në organizmin tuaj gjendet aq shumë sheqer sa trupi nuk di ç’të bëjë me të.

Hipoglicemia nga ana tjetër ka të bëjë me nivelet tepër të ulëta të sheqerit në gjak.

Kur këto nivele bien, mëlçia detyrohet të sekretojë glukozën e ruajtur për të rikthyer nivelet e sheqerit në normalitet.

Por nëse mëlçia nuk sekreton glukozë njeriu përjeton hipoglicemi.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për simptomat e hipoglicemisë dhe hiperglicemisë.

Shenjat Paralajmëruese të Hiperglicemisë.

Hiperglicemia shfaqet me shenjat e mëposhtme:

Etje,

Urinim i shpeshtë,

Mjegullim të shikimit

Marramendje,

Të vjella,

Mungesë përqendrimi.

Simptomat e Hipoglicemisë

Hipoglicemia ka të bëjë me rastet kur niveli i sheqerit në gjak ështue i ulët.

Ekspertët thonë se një nga arsyet përse njeriu mund të ndihet gjithë kohën i uritur ka të bëjë me hipogliceminë.

Simptomat e këtij problemi janë:

Ethet,

Nervozizmi

Djersitja

Uria e pashuar.

Në shumë raste, njerëzit e kuptojnë që nivelet e sheqerit janë tepër të ulëta kur truri has vështirësi në të menduar, njeriu përballet me marramendje dhe vështirësi në shikim.

Një gjë e tillë prek edhe diabetikët që kanë marrë shumë insulinë pa konsumuar ushqim të mjaftueshëm.

Ekspertët shpjegojnë se heqja dorë nga vaktet apo aktiviteti i tepruar fizik pa rritur sasinë e karbohidrateve rrit rrezikun e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Nga ana tjetër, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak dhe të shkaktojë hiperglicemi.

The post Si ta dalloni nëse niveli i sheqerit në gjak është i ulët apo i lartë appeared first on Albeu.com.