niveli ulët Archives - Albeu.com

Eurostat: Shqipëria ndër vendet europiane me nivelin më të ulët të obezitetit
Shqipëria renditet ndër vendet e Europës me përqindjen më të ulët të obezitetit, në një kohë kur mbipesha po shndërrohet në një problem gjithnjë e më të madh shëndetësor në kontinent.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se 12.6% e shqiptarëve mbi 18 vjeç klasifikohen si obezë. Për Shqipërinë, shifra i referohet vitit 2022, që është periudha më e fundit për të cilën disponohen të dhëna.

Norma shqiptare është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila arrin në 16.3%, si edhe se niveli i shumicës së vendeve të rajonit.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet pas Malit të Zi, ku obeziteti prek 7.8% të popullsisë. Në Bosnje dhe Hercegovinë kjo normë është 15.7%, në Maqedoninë e Veriut 15.4%, ndërsa në Serbi 13.6%.

Greqia, me 12.8%, dhe Rumania, me 12.9%, kanë gjithashtu shifra pak më të larta se Shqipëria.

Norma më e lartë në renditjen europiane është regjistruar në Maltë, ku 26.6% e të rriturve konsiderohen obezë. Më pas vijnë Letonia me 24.6%, Islanda me 24.2%, Finlanda me 23.2% dhe Irlanda me 22.1%.

Në skajin tjetër të renditjes ndodhen Italia, me 7%, dhe Mali i Zi, me 7.8%, të cilat kanë përqindjet më të ulëta të obezitetit në Europë.

Megjithatë, panorama e përgjithshme europiane tregon një përkeqësim gradual. Sipas Eurostat, në vitin 2025 rreth 16.3% e të rriturve në Bashkimin Europian ishin obezë, nga 15.2% që ishte kjo shifër në vitin 2014.

Kur në statistika përfshihen edhe personat mbipeshë, pra ata që kanë peshë mbi normalen por nuk klasifikohen ende si obezë, rezulton se më shumë se gjysma e të rriturve në BE përballen me probleme të lidhura me peshën trupore.

Ekspertët e shpjegojnë këtë prirje me një mënyrë jetese më sedentare, uljen e aktivitetit fizik dhe ndryshimet në ushqyerje.

Matja e obezitetit bazohet në Indeksin e Masës Trupore, i njohur si BMI. Ky tregues përftohet duke pjesëtuar peshën në kilogramë me katrorin e gjatësisë së personit në metra.

Sipas standardit të përdorur nga Eurostat, një individ klasifikohet si obez kur BMI-ja është të paktën 30. Personat me tregues nga 25 deri në 29.9 konsiderohen mbipeshë. Ndërkohë, kategoria e “mbipeshës” në statistikat e Eurostat mund të përfshijë si personat mbipeshë, ashtu edhe ata obezë.

Statistikat përfshijnë individët mbi 18 vjeç dhe hartohen mbi bazën e Anketës Europiane të Shëndetit, EHIS, si edhe të të dhënave për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, EU-SILC.

The post Eurostat: Shqipëria ndër vendet europiane me nivelin më të ulët të obezitetit appeared first on Albeu.com.

Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga viti 2018
Deficiti buxhetor arriti -31 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në vlerë që nga viti 2018. Nga -55.5 miliardë që ishte programi, realizimi ishte vetëm 44%.

Kjo ecuri e ka ndihmuar qeverinë që të ulë borxhin publik poshtë pritshmërive, edhe pse kostot e shërbimit të borxhit u rritën ndjeshëm gjatë 2023.

Përmbyllja e buxhetit 2023 tregoi se deficiti buxhetor, ishte më i ulët për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve totale buxhetore.

Nga 705 miliardë lekë që ishte plani në aktin e fundit normativ, nuk u shpenzuan 31 miliardë lekë ose rreth 300 milionë euro.

Në total buxheti 2023 është realizuar në masën 96 për qind, duke krijuar një tepricë që ka ndikuar në uljen e borxhit.

Sakaq, sektori publik në Shqipëri është i nënfinancuar në raport me Rajonin për shkak se administrata dhe pensionistët shqiptare, kanë pagesa nga 30-40 për qind më të ulëta dhe vendi ka hendekun më të madh në infrastrukturë.

Nga ana tjetër, shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë vazhdojnë të jenë më të ulëtat.

Përgjatë gjithë vitit 2023 balanca buxhetore ishte pozitive. Që nga janari deri në nëntor arka e shtetit ishte në suficit, kryesisht edhe për shkak të kalendarit të investimeve që përqendron pagesat në muajin dhjetor.

Në nëntor 2023 buxheti kishte suficit të përgjithshëm prej 37.7 miliardë lekësh, ndërsa në dhjetor – shkoi në deficit 31 miliardë lekësh.

Në çdo muaj të vitit 2023, përveç dhjetorit të ardhurat kanë qenë më të lartë se shpenzimet. Në kontrast, në dhjetor shpenzimet arritën në 125,9 miliardë lekë, teksa të ardhurat ishin 56.8 miliardë lekë.

Në dhjetor qeveria ekzekutoi gati 19% të totalit të buxhetit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se vitin e kaluar borxhi publik shënoi 59.2% të PBB-së, ky ishte niveli më i ulët i këtij treguesi që nga viti 2011.

Brenda vitit 2023, borxhi publik shënoi rënie me 7.7 pikë për qind të PBB-së.

Këtë vit deficit buxhetor është parashikuar rreth 61.3 miliardë lekësh, ku huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliardë lekë.

Huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative, ndërsa pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024, MFE synon kryerjen e ankandeve për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2025 me qëllim uljen e riskut të rifinancimit të atij viti.

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë zbatimin e projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024.

The post Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga viti 2018 appeared first on Albeu.com.