Nisja e punimeve per Teatrin e Ri Archives - Albeu.com

Nisja e punimeve për Teatrin e Ri, Berisha: Po dhunohet vendimi i Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se me nisjen e punimeve të teatrit të ri kombëtar në Tiranë po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia kthen truallin qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai i bëri thirrje ndërtuesit të godinës së re të mos përfshihet në projekt.

Sali Berisha: Çdo ditë këtu kryhen akte anti kushtetuese, nga një qeveri që në raport me ligjin sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve. Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar kushtetutën dhe qytetarin. Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë e atyre banorëve e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qeveritarët vendorë dhe qendrore pasi pafytyrësisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur fadromat për t’i nxjerrë me forcë. U trajtua sikur të ishin kavje dhe jo qytetarë të një vendi nga një kryetar bashkie që mendon si të vjedhë taksat e qytetarëve.

Po kalohet në dhunimin madhor të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur për opozitën në radhë të parë, të cilës i thuhet se si pushtet ne nuk njohim kushtetutë, nuk njohim norma dhe standarde dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm kur vendimet e Kushtetueses rrëzohet me një vendim të qeverisë. Nuk ndodh kund në botë kjo. Paralajmëroj Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Ramës, por do e paguajë vetë këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin, në emër të PD i them mos u bëj mashë e vendimeve anti kushtetuese të qeverisë dhe Veliajt. Populli opozitar nuk do ta pranojë kurrë atë projekt. PD do të bëjë gjithçka për zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

The post Nisja e punimeve për Teatrin e Ri, Berisha: Po dhunohet vendimi i Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Teatri i ri Kombëtar, Rama: Një tjetër gur i çmuar për Tiranën, do organizohen edhe aktivitete ndërkombëtare
Teatri i ri Kombëtar, punimet për ndërtimin e të cilit nisën sot, do të jetë një tjetër gur i çmuar për Tiranën.

Kështu e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve.

Debatin për shembjen e teatrit të vjetër dhe ndërtimin e të riut, kreu i qeverisë e ka krahasuar me atë të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Njësoj si në këtë rast, që ky stadium shërbeu për një finale europiani futbolli, edhe Teatri i ri Kombëtar do ta kthejë Tiranë në një destinacion për të huajt, sepse sipas Ramës, aty do të organizohen edhe aktivitete kulturore ndërkombëtare.

“Ky projekt shkon përtej një Teatri Kombëtar të mirë për Shqipërinë. Ky projekt është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që e kan nxjerrë Tiranën jashtë vetes, jashtë kornizës së vjetër të vetes dhe e kanë projekt si kryeqytet europian ku ndodhin gjëra dhe tërheqin vëmendjen edhe të të tjerëve. Faktikisht është e lehtë sot me këtë projekt që ne fillojmë të realizojmë për të bërë paralele me stadiumin, që ne e kishim dhe që praktikisht as për stadium nuk mund të përdorej dot më sepse u fut në listën e zezë të UEFA dhe FIFA. Ne e ndërtuam stadiumin. Jam i bindur që askujt deri përpara se stadiumi bëhej realitet, nuk i ka shkuar mendja se mund të vinte dita se në Shqipëri të luhej finale europiane. Ja pra ndodhi. Dhe ndodhi sepse ne ndërtuam një stadium të denjë.

E njëjta gjë do ndodhi me teatrin sepse nuk do jetë vetëm një destinacion për komunitetin tonë të spektatorëve, dashamirësve të teatrit dhe vend prodhimi të shfaqjeve për komunitetin e aktorëve tanë, por do jetë një vend ku padiskutim me shumë probabilitet do organizohen dhe aktivitete ndërkombëtare, festivale ndërkombëtare, do organizohet një hapësirë ku do ketë ballafaqim këtu në Tiranë të teatrove të ndryshmë nga rajoni, bota dhe jam i bindur për këtë”, u shpreh Rama.

The post Teatri i ri Kombëtar, Rama: Një tjetër gur i çmuar për Tiranën, do organizohen edhe aktivitete ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.