nikolla sandulovic Archives - Albeu.com

Raporti mjekësor për Sanduloviqin: BIA e rrahu keq, iu thye brinja e shtatë
Avokati Çedomir Stojkoviq ka theksuar se politikani serb Nikolla Sanduloviq, u rrah keq nga BIA serbe. Sipas tij, si pasojë e rrahjes atij i është thyer edhe brinja e shtatë. Stojkoviq, në rrejtin social ‘X’ ka prezantuar të dhëna të reja nga raporti mjekësor.

Çedomir Stojkoviq, theksoi se raporti mjekësor që po e publikojmë sot është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sanduliviqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.

Avokati Stojkoviq ka ofruar edhe dëshmi tjera lidhur me rastin. Sipas tij, politikani serb i kishte thënë se ai ishte rrëmbyer nga BIA, ku edhe u paraburgos për shkak të vendosjes së luleve mbi varrin e vajzës shtatëvjeçare shqiptare Brerima Jasharit.

Masë paraburgimi prej një muaji i është caktuar politikanit serb, Nikola Sanduloviq nga Gjykata e Lartë në Nish. Kjo masë e paraburgimit prej 30 ditësh Sanduloviqit i llogaritet nga e premtja e javës së kaluar.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare e të intolerancës.

The post Raporti mjekësor për Sanduloviqin: BIA e rrahu keq, iu thye brinja e shtatë appeared first on Albeu.com.

Stojkoviq: Deklarata e Vulinit është gënjeshtër, po e mbulon Vuçiqin
Avokati i Nikola Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se deklarata e ish-drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, se ka dhënë urdhrin për ndalimin e Sanduloviqit, është gënjeshtër. Sipas tij, Vulini po e merr përgjegjësinë për ta mbuluar presidentin Aleksandër Vuçiq.

Stojkoviq ka deklaruar se Vulini nuk mundi ta urdhëronte ndalimin e Sanduloviqit pasi Vuçiqi i tha të jepte dorëheqje dy muaj para se Sanduloviq të vendoste lule në Prekaz.

“Vulin nuk e urdhëroi arrestimin sepse as nuk mundi ta urdhëronte – sepse Aleksandar Vuçiq i tha të jepte dorëheqjen dy muaj para se Sanduloviq të postonte në rrjetin social X për vendosjen e luleve mbi varret e shqiptarëve. Kjo është një deklaratë e dakorduar mes Aleksandar Vuçiqit dhe Aleksandar Vulinit, sepse karriera politike e Vulinit në Serbi ka përfunduar në marrëveshje me Vuçiqin, dhe tani ai mund (në mënyrë të rreme) të marrë përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar Stojkoviq në ‘X’.

Vulin thotë se Sanduloviq u ndalua me urdhër të tij

Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, ka thënë se politikani opozitar Nikola Sanduloviq është ndaluar me urdhër të tij, të cilin thotë se e ka dhënë sa ishte në krye të BIA-s.

Vulin, e mori përsipër se është ai që dha urdhër që politikani serb, Nikola Sanduloviq, i cili vizitoi Prekazin dhe kërkoi falje për krimet e Serbisë në Kosovë, të kidnapohet e maltretohet deri në paralizim të tij.

Në deklarim për mediat serbe, Vulin i kërkoi falje Serbisë se nuk mund të bënte  më shumë, duke aluduar në mos vrasjen e Sanduloviqit, për të cilin tha se ishte pak ajo cfarë i bëri Shërbimi Sekret Serb.

“Sanduloviq është ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua nën dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e të ashtuquajturës Kosovës. Nëse Sanduloviqi do të kishte vendosur kurorë në varrin e Hitlerit, Mossadi do ta kishte vrarë. Nëse do të kishte vendosur kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do t’ia kishte gjetur kokën. Duke vendosur një kurorë në varrin e vrasësit të serbëve, Adem Jashari, Sanduloviq është ndaluar me urdhër timin dhe të prokurorit. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj më shumë. Nuk e di a janë aktive urdhërarrestet e mia për tradhtarët e tjerë, por shpresoj që po, që t’i çoj ata para prokurorëve kompetentë”, ka thënë Vulin, i cili dha dorëheqje nga kreu i BIA-s pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së.

Sanduloviq u ndalua nga BIA të mërkurën. Ai është rrahur dhe aktualisht po trajtohet në një spital ushtarak. Sipas familjes dhe avokatit të Sanduloviqit, arsyeja për ndalimin ishte një postim i tij në “X” duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

The post Stojkoviq: Deklarata e Vulinit është gënjeshtër, po e mbulon Vuçiqin appeared first on Albeu.com.

Vulin: Unë e kam dhënë urdhërin për Sanduloviqin, të tjerët i vrasin tradhtarët, më vjen keq që s’bëra më shumë
Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, po pretendon se politikani serb, Nikola Sanduloviq, është arrestuar si rezultat i një urdhri që e ka dhënë sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe, shkruan Politika, transmeton Express.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Vulin e ka bërë këtë sa për t’ia shpëtuar fytyrën Aleksander Vuçiqit.

“Sanduloviq është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës”, ka thënë Vulin për Novostin.

Vulin ka thënë se Sanduloviq është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”.

Njeriu me lidhjet më të forta me Moskën, tutje iu ka kërkuar falje serbëve se s’mundet të bëj më shumë lidhur me këto raste.

Mes tjerash, Vulin ka thënë se “nëse Sanduloviq do të vendoste lule tek varri i Himmlerit, Mossadi do ta vriste, nëse do të vendoste lule tek varri i Bin Laden, CIA do t’ia gjente kokën”, ka deklaruar Vulin,

“I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”, ka thënë Vulin./Express/

The post Vulin: Unë e kam dhënë urdhërin për Sanduloviqin, të tjerët i vrasin tradhtarët, më vjen keq që s’bëra më shumë appeared first on Albeu.com.

Walker: Jam i shokuar me atë që i ndodhi Sanduloviqit, shpresoj se Vuçiq po kryen hetime, Hill të dalë me deklaratë
Politikiani serb, Nikola Sanduloviq, po raportohet se është rrahur në mënyrë brutale nga BIA serbe dhe sipas avokatit serb, Cedomir Stojkovic, Prokuroria e Nishit e ka arsyetuar arrestimin e Sanduloviq duke shkruar në dokumente se ai ka publikuar një video në platformën “X” ku shihet duke vendosur lule tek varresat e Jasharajve. Raportimet në mediat serbe lidhur me këtë ngjarje janë të rralla, ndërkohë që ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është tepër i shqetësuar për “sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Sherbimi Sekret i Serbisë”.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje në të cilën është i përfshirë politikani serb Sanduloviq, në një bisedë ekskluzive për Gazetën Expresss ka folur diplomati amerikan dhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker për Gazetën Express ka thënë se është i shokuar nga ajo çfarë ka dëgjuar në lajme për politikanin serb Sanduloviq, duke treguar se e ka takuar atë disa herë dhe se si Sanduloviq i ka treguar për dëshirën e tij dhe platformën e partisë që drejton, për të bërë paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë dëgjova në lajme jam i shokuar. E kam takuar z. Sanduloviq disa herë, një herë edhe këtu në Amerikë në shtëpinë time. Ai është kryetar i Partisë Repiblikane të Serbisë, dhe kemi biseduar shpesh për situatën në Serbi dhe në Kosovë. Ai gjithmonë më ka shprehur dëshirën e tij dhe partisë së tij që ka provuar të sjell paqe për situatën, në vend të përkëqësimit të saj, që po shihet se është politikë e Aleksander Vucicit”, ka thënë Walker për Gazetën Express.

Tutje Walker ka thënë se shpreson që presidenti serb, Aleksander Vucic, është duke bërë ndonjë hetim lidhur me atë se çfarë po ndodhë me Sanduloviq, meqë siç shprehet Walker, arrestimi dhe rrahja e kundështarëve politikë ndodhë vetëm në Rusi tek Putini dhe në vende diktatoriale.

“Ai është lider i një partie tjetër politike që s’është në Qeveri, ai është kapur, dhe nga ato çfarë më janë thënë, fotografitë tregojnë se ai është i rrahur keq dhe kjo është e pafalshme”, ka thënë Walker në bisedën për Express.

Diplomati amerikan tashmë në pension i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që të flasë dhe reagojë lidhur me rastin e Sanduloviq, sepse siç thotë Walker, bëhet fjalë për një kryetar të një partie politike, një partie opozitare. Walker ka thënë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të paguaj për atë që i ka ndodhur Sanduloviqit.

“Do të shpresoj që Ambasada Amerikane dhe ambasadori amerikan në Beograd do të flasin për këtë temë. E kutpoj që ai s’ka folur. I bëj thirrje ambasaodrit Hill që të bëjë disa komente rreth kësaj… sepse ai është një figurë politikë, një lider i një partie politike, parti opozitare, por që ta kapësh të rrahësh është, siç thash, e pafalshme dhe dikush duhet të paguaj për këtë krim”, ka thënë diplomati amerikan në pension.

Walker ka thënë se nuk pret që Aleksander Vucic të thotë diçka për rastin e Sanduloviq, sepse edhe pas Masakrës së Reçakut, Walker rikujton se Aleksander Vuçiq ka qenë shumë kritikë ndaj secilit që ka thënë se policia serbe ka bërë diçka gabim, duke mos e llogaritur fare vrasjen e mbi 40 civilëve shqiptarë në Reçak.

Walker ka thënë se nëse Aleksander Vuçiq pretendon se është një politikan serioz demokratik i Serbisë, ai duhet të kryejë një hetim dhe ta vendos para drejtësisë kushdo që e ka qenë autori për rastin e Sanduloviq.

“Ky është një shembull në Beograd ku nën qeverisjen e tij, s’jam i sigurt se kush saktë e ka arrestuar viktimën, por e kanë kapur dhe e kanë rrahur shumë keq. Kjo është e papranueshme dhe Vucic nëse dëshiron të pretendojë se është një lider serioz demokratik i Serbisë, ai sigurisht duhet që të bëjë një hetim dhe ta ndjek kushdo që e ka bërë”, ka thënë Walker në bisedën për Express.

Duke folur për videon e publikuar teksa Sanduloviq vendos lule tek varrezat e Jasharajve, Walker për Express ka thënë se e kutpon që disa e kanë marrë si provokim, por thotë se nga njohja që ka për Sanduloviq dhe partinë e tij, synimet e politikanit serb, sipas Walker, kanë qenë që t’i bashkojë njerëzit dhe jo që t’i ndajë.

“Unë e kuptoj se ajo është çfarë njerëzit mendojnë se ishte një provokim. Unë e njoh kornizën e partisë si parti republikane, që ata kanë qenë duke provuar që t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajnë”, ka potencuar Walker.

“Kjo aboslutisht s’mund të pranohet në një vend të civilizuar. Dhe Serbia nën Vuçiqin nuk është një vend shumë i civilizuar, është më shumë sikurse Moska e Putinit”, ka shtuar tutje William Walker.

Sa i përket raportimeve të pakta në Serbi për atë që po ndodh me politikanin serb, Nikola Sanduloviq, Walker thotë se kjo tregon që mediat atje janë nën kontrollin e Aleksander Vuçiqit. Walker ka thënë se fakti që po telefonohet nga një media e Kosovës për të marrë komentin e tij, tregon se në Kosovë ka media të lira.

“Kjo tregon që mediat janë nën një kontroll shumë të mirë që të Vuçiqit, ai ka qenë ministër i propagandës gjatë kohës së Reçakut, dhe ai vazhdon që të tregojë gënjeshtra për Reçakun që ai e di që s’janë të vërteta. Dhe në Kosovë ke media të lira. Fakti që ju po më telefononi që të më pyesni për mendimin tim, dhe jam i sigurt që do ta publikoni kështu siç po them. Ka media të lira në Kosovë dhe jo në Serbi”, ka thënë Walker.

Walker ka thënë se shpreson që Ambasada e SHBA-së në Beograd do të flasë për rastin e Sanduloviq, duke shtuar se po të ishte ambasador në vend të Christopher Hill, do të jepte një deklaratë për një lider politik opozitar që është kapur dhe është rrahur keq.

Walker ka thënë se kjo është e papranueshme për një vend demokratik, dhe potencon se kjo është ajo që po ndodh në Serbi.

“Siç thash, shpresoj që Ambasada amerikane në Beograd do të dalë dhe do të tregojë se çfarë po ndodh me z. Sanduloviq. Nëse do të isha ambassador në Beograd sigurisht që do të dilja të bëja një deklaratë  për një lider të një partie politike që është kapur dhe që është rrahur keq. Kjo është thjesht e papranueshme për një shtet demokratik, dhe kjo po ndodh në Serbi”, është shprehur Walker. /GazetaExpress/

The post Walker: Jam i shokuar me atë që i ndodhi Sanduloviqit, shpresoj se Vuçiq po kryen hetime, Hill të dalë me deklaratë appeared first on Albeu.com.

Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak të postimit për Prekazin
Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij. Edhe avokati pohon se pas potimeve të bëra ka nisur të marrë kërcënime.

Si rrjedhojë, ai deklaron se Serbisë i duhet një opozitë e re dhe dhuna që u zhvillua ndaj politikanit është vazhdimësi e skenarit të Millosheviq.

“Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij”, shkruan avokati Çedomir Stojkoviq, transmeton Gazeta Express.

? BREAKING:
I have just heard from Nikola Sandulović's wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM

— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024

Postimi i tij i plotë:

Sapo u dëgjova me gruan e Nikolla Sanduloviqit, e cila tha se në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 20:00, ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë ndonjë njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë.

Ky brutalitet i shërbimeve të sigurimit ndjek librin e lojërave dhe skenarin e Millosheviqit:

– Fillimisht media e regjimit filloi një fushatë urrejtjeje (që ndodhi dje pak para se të arrestohej)

– atëherë shërbimet e regjimit kryejnë dhunë dhe tortura ndaj një personi për të cilin publiku nuk do të ndiejë keqardhje sepse ai portretizohet në media si terrorist (që është pikërisht ajo që ndodhi dje)

– atëherë ai person zgjohet i rrahur ose i vrarë.

Ky libër u përdor gjerësisht gjatë viteve nëntëdhjetë, veçanërisht në kohën kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit në vitet 1998-2000, me ç’rast ai shënoi dhe damkosi të gjithë anëtarët e opozitës së atëhershme dhe rezistencës politike ndaj Millosheviqit., (të cilës i përkisja) në publik si terroristë. Pastaj na kapnin dhe na rrihnin pjesëtarët e shërbimit të Millosheviqit, dhe disa u vranë pa reagim nga publiku, para të cilit Millosheviqi na etiketoi si terroristë.

Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij.

Dhe arsyet janë saktësisht të njëjta si në kohën e Millosheviqit:

– Kosovë!

Kjo i ndodhi dje dhe sot Nikolla Sanduloviqit për të njëjtën arsye: pasi dy ditë më parë në këtë rrjet social shprehu ngushëllimet e tij për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes shqiptare Jashari në Kosovë në vitin 1998.

Sa herë që mendoni që presidenti Aleksandar Vuçiq do të sjellë paqe në Ballkan, mbani mend këto fjalë:

– Pikërisht ky naivitet i Perëndimit do të çojë në një luftë të re në Ballkan. Sepse urrejtja që lëshon ky regjim ndaj fqinjëve vetëm në këtë mund të çojë.

Një nga provat e vogla të kësaj janë kërcënimet që fillova të marr (përsëri) pas postimeve të mia të fundit.

Nga heshtja pas këtyre ngjarjeve, mund të konstatoni se kush mendon njësoj si qeveria në Serbi.

Serbisë i duhet një opozitë e re për të pasur një qeveri të re.

Në postim ka etiketuar ambasadën amerikane në Serbi, politikanen Alicia Kearns dhe Zyrën e Jashtme.

The post Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak të postimit për Prekazin appeared first on Albeu.com.