nikolla gruevski Archives - Albeu.com

Gruevski tregon si u arratis, duhej të merrte me vete edhe bashkëpunëtorët e ngushtë
I arratisuri dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski, duke iu përgjigjur kritikave të ish-ministres Gordana Jankuloska, zbuloi se plani për arratisje në Hungari ishte bërë edhe para se PSP të ngrinte akuzat në vitin 2016. Ai gjithashtu zbuloi se është diskutuar për strehimin e Jankulloskës dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë atje.

– Diku përpara se PSP të ngrinte akuzat e para në vitin 2016, një nga bashkëpunëtorët tanë në atë kohë ishte në Hungari dhe më pas tha se ai vlerësoi se autoritetet atje ishin plotësisht të vetëdijshme se ajo që po ndodhte në Maqedoni ishte persekutim i pastër politik nga PSP, dhe se ai është i sigurt se nëse dikush që është nën një persekutim të tillë kërkon azil në atë vend, autoritetet nuk do të ndikojnë negativisht në institucionet e tyre për të refuzuar azilin dhe do t’i lënë ato të vendosin në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime negative. Dhe nëse politikanët nuk do të kenë ndikim negativ dhe do të qëndrojnë neutralë, atëherë kjo do të thoshte që çështja jonë, e cila ishte persekutim i pastër politik, do të pranohej nga çdo institucion i lirë shtetëror si një fakt i padiskutueshëm.

Ai po ashtu tha se është një qeveri shumë sovrane që nga jashtë nuk mund t’i thuhet se çfarë duhet të bëjë, nëse nuk mendojnë ashtu dhe nuk pajtohen me të”, shkruan Gruevski.

Ai shton se Jankulloska kur e ka dëgjuar këtë ide është gëzuar si “fëmijë i vogël”.

– Më kujtohet kur e dëgjoi këtë Gordana Jankulovska, si u gëzua fort dhe hapur si një “fëmijë i vogël” me shumë komente pozitive para disa personave të tjerë që po ashtu ishin nën persekutim dhe që nuk do t’i emërtoj tani, duke thënë se do të të jetë shumë e mirë një zgjidhje e përkohshme për persekutimin politik ndaj nesh.

Edhe si juriste, ajo na tregoi ligjërisht për të drejtat që jep statusi i azilit, duke përfshirë se qeveria që kryen përndjekjen politike nuk mund të arrijë në asnjë mënyrë qëllimet për të burgosur dikë të pafajshëm, se familja mund të marrë të njëjtin status dhe të bashkohen, se i kanë pothuajse të gjitha të drejtat si qytetarë të atij vendi, duke i përshkruar në detaje etj., thotë Gruevski.

The post Gruevski tregon si u arratis, duhej të merrte me vete edhe bashkëpunëtorët e ngushtë appeared first on Albeu.com.

LSDM: Mickoski para sfidës, është pro BE-së ose ndjek hapat e Gruevskit
Kemi shansin historik, me mbështetjen e fuqishme të BE-së dhe SHBA-së, të vazhdojmë dhe të realizojmë një qëllim tjetër strategjik, anëtarësimin e plotë në BE. Kështu thonë nga partia në pushtet e LSDM-së, që sipas tyre në takimin e liderëve, mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut opozitar, Hristijan Mickoski, ky i fundit do të jetë  para një vendimi, nëse është pro Bashkimit Evropian, apo do t’i ndjek hapat e paraardhësit së tij Nikolla Gruevskit.

Darko Kaeski, deputet i LSDM-së

“Para Hristijan Mickoskit është vendimi: nëse do ta mbështesë të ardhmen e vendit në BE ose do ta ndjek rrugën e paraardhësit të tij, Nikola Gruevskit. Me ditë të tëra Mickoski hesht për vendimin e tij. Por, do të presim deri në takimin e liderëve për të parë nëse atë që e flet publikisht do ta thotë edhe atje. Javën e ardhshme do të bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut të BE-së ose do të mbetet në bllokun anti-evropian me “Levicën”

Kanë reaguar menjëherë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, të cilët nuk janë të sigurtë se do të mbahet takimi i liderëve, por thonë nëse do të mbahet i njëjti do të shihet në qoftë se LSDM-ja është poltron i BDI-së.

VMRO-DPMNE

“Në takimin e liderëve, nëse LSDM ndërpret me lojërat e fëmijëve dhe nëse do të mbahet, do të bëhet e qartë nëse Kovaçevski është ose jo, poltron i BDI-së. Nëse LSDM mendon se dikush beson se Artani dhe Talati janë evropianë dhe për vlera evropiane, atëherë ose e nënçmojnë popullin ose janë aq të korruptuar sa që nuk guxojnë të flasin nga BDI-ja”

Ka disa ditë që po flitet për një takim midis, kryeministri njëherit dhe kreut të social-demokratëve, Dimitar Kovaçevski dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilin do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM, thonë se ftesa është dorëzuar, ndërsa dje, Mickoski mohoi një gjë të tillë, i cili tha se nuk ka asgjë zyrtare përveç zërave në opinion./shenja

The post LSDM: Mickoski para sfidës, është pro BE-së ose ndjek hapat e Gruevskit appeared first on Albeu.com.

BDI përgënjeshtron lajmet se po negocion me Nikolla Gruevskin për ndryshimet kushtetuese
Bashkimi Demokratik për Integrim kategorikisht përmes një komunikate mohoi negociatat e BDI-së me ish kryeministrin Gruevski për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese.

“Asnjë zyrtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka asçfarë kontakti, as tash dhe as në të kaluarën, që prej arratisjes së tij, për asnjë çështje të vetme me ish kryeministrin Gruevski, andaj dhe shprehim keqardhje të thellë për publikimin e një spekulimi të tillë tendencioz dhe të pasaktë në media.

Vlerësojmë që ndryshimet kushtetuese janë të rëndësisë së veçantë për vendin dhe qytetarët dhe ftojmë mediat, shoqërinë civile, botën akademike, kontribuesit në opinionin publik që të trajtojnë këtë temë me seriozitetin më të madh për arsye se e përcakton të adhmën tonë të përbashkët.

Opozita deklaratavisht mbështet integrimin europian të Maqedonisë së veriut dhe ne i ftojmë që këtë përcaktim të tyre programor ta realizojmë bashkarisht pa kalkulime partiake zgjedhore“, thekson BDI.

Kjo parti më tej konfirmon se mbështet ndryshimet kushtetuese dhe vlerëson se ky proces e përforcon shtetin dhe e siguron procesin tonë integrues, por njëkohësisht edhe mbyll padrejtësitë shekullore duke mundësuar zero çështje të hapura me fqinjtë./INA

The post BDI përgënjeshtron lajmet se po negocion me Nikolla Gruevskin për ndryshimet kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Ministria maqedonase e Drejtësisë: Do të bëjmë kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate ka njoftuar se në periudhën e ardhshme, do të paraqesë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit.

Siç thuhet në njoftim, për Nikolla Gruevskin janë dërguar një kërkesë për ekstradim nga nëntori 2018 dhe një shtesë në kërkesën për ekstradim nga qershori 2019. Është kërkuar ekstradim për të gjitha rastet për të cilat kemi ditur se janë duke u zhvilluar procedura para organeve të drejtësisë maqedonase, përkatësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të dorëzohet në vendin nga i cili ka ikur. Situata me të gjitha proceset gjyqësore po monitorohet me kujdes dhe Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rrethanat dhe do të paraqesë një kërkesë të re për ekstradim.

Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, Republika e Kosovës ka kërkuar ekstradim për herë të parë më 15 mars 2013. Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të tetorit të vitit 2015, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Kosovës në janar të vitit 2016. Për të dy ata u kërkua sërish ekstradim më 5 shtator 2018. Më datë 08.10.2021, Ministria e Drejtësisë së Kosovës është marrë njoftim se Ismailoviqit i është refuzuar ekstradimi dhe për Demirin nuk ka pasur përgjigje. Në procedurë është siguruar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet e Kosovës.

Përgjigjet zyrtare nga Kosova për refuzimin e ekstradimit të Ismailoviqit janë dërguar dy herë, në shkurt 2016 dhe tetor 2021. Për Demirin ka një përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016.

Gjykata e Apelit në Shkup ka nxjerrë aktgjykim me të cilin vërtetohet vendimi i shkallës së parë për “Monstrum” me të cilin Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar me burgim të përjetshëm. Për këta persona, Ministria e Drejtësisë do të bëjë sërish kërkesë të re për ekstradim./alsat

The post Ministria maqedonase e Drejtësisë: Do të bëjmë kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Mickoski po i mban peng deputetët njësoj si Gruevski
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij asnjëherë nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Mickoski përmes një konference për media pak minuta pasi Kuvendi miratoi konkluzionet mbi propozimin francez tha se deputetët e partisë së tij janë obliguar me deklarata noteriale të garantojnë se nuk do të sigurojnë vota për shumicën parlamentare. Lideri i opozitës tha asgjë nuk pa përfunduar dhe se bashkërinikolla sht me qytetarët do të ndalon tradhtinë ndaj popullit maqedonas. Mickoski tradhtar i cilësoi edhe deputetët shqiptar dhe deputetët e pakicave etnike të cilët votuan konkluzionet.

“Populli të rri i qetë, ky nuk është viti 2019. Përmes iniciativës së deputetëve, jemi obliguar që me qëllim përmbushjen e premtimit tonë dhe për ta bllokuar tradhtinë, kemi nënshtruar deklarata të vërtetuara me noter se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese duke garantuar me dinjitetin dhe kredibilitetin e tyre personal. Nuk lëvizim asnjë milimetër nga kjo. Nuk ka hapa mbrapa sepse prapa nesh qëndron gjithçka që kemi, familja jonë, dinjiteti jonë, emri jonë dhe Maqedonia jonë. Derisa nuk do ndodhte kjo tradhti që e mundësuan ata sot do të ruanim dinjitetin”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj Mickoskit mbi vendimin e deputetëve të tij për deklaratat noteriale. Kovaçevski tha se në kohën e Gruevskit VMRO-DPMNE-ja nënshkruante letra kambiale me vlerë 300.000 euro, ndërsa në kohën e Mickoskit notarizon deklarata. Ai gjithashtu kërkoi nga Mickoski të tregon pse i pengojnë bullgarët të përfshihen në Kushtetutë.

“E shohim se ajo parti politike nuk ka ndryshuar asnjë milimetër nga koha e kryetarit të mëparshëm. Aso kohe deputetët e tyre kanë nënshkruar kambiale, ndërsa tani nënshkruajnë deklarata të notarizuara. Deputetët sipas Kushtetutës janë të pavarur në vendimet e tyre në Kuvend. Ata nuk përfaqësojnë parti politike ose kryetar të partisë i cili i kërkon deklarata nga noterët dhe i keqtrajton nëpër konferenca për media, por përfaqësojnë qytetarët ”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se sot dështuan forcat regresive dhe agjendat e huaja, duke ironizuar me Mickoskin të cilin e cilësoi si Zelenski nga Aliekspresi.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Evropa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një ëannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa S’KA!”, Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka deklaruar se deputetët e partisë së tij ishin vendimtar për miratimin e konkluzioneve.

“Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së të cilat ishin të mbyllura për tre dekada. Ashtu si në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuan se pushteti nuk na josh”, Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Vendimin e kuvendit e përshëndetën e kreu i partisë Alternativa, Afrim Gashi dhe deputetët e pavarur Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi./Alsat.mk

The post Kovaçevski: Mickoski po i mban peng deputetët njësoj si Gruevski appeared first on Albeu.com.

I arratisur, Nikolla Gruevski dënohet me nëntë vjet burgim
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës dhe të autoritetit zyrtar, në vitin 2011 dhe 2012.

Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski.

Nga trupi gjykues, vepra e kryer është vlerësuar si e motivuar për hakmarrje politike.

Për veprën e njëjtë, ish-ministri i Transportit, Mile Jakanievski është dënuar me tre vjet burg, ndërsa me katër vjet burg u dënua ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës në Shkup, Toni Trajkovski.

Sipas aktgjykimit, të dënuarit duhet bashkërisht t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar biznesmenit Fiat Canovski, në shumën mbi 11 milionë euro.

Hetimi kundër Gruevskit dhe zyrtarëve tjerë ishin iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga Zoran Zaev, ish-kryetari i Lidhjes Social Demokrate, e cila në atë kohë ishte në opozitë.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më parë është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë euro, por dënimin nuk e ka vuajtur pasi që ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2018, kishte njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se ishte arratisur në Hungari. Pak ditë më vonë ai njoftoi se autoritet hungareze i kishin miratuar kërkesën për azil politik për shkak të, siç ka thënë ai, ndjekjes politike nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.

Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

The post I arratisur, Nikolla Gruevski dënohet me nëntë vjet burgim appeared first on Albeu.com.

Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më 9 vjet burg
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie.

Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza. /Alsat.mk

The post Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më 9 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Ministri maqedonas i Drejtësisë paralajmëron kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit
Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke e shqyrtuar një kërkesë të re për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ai gjithashtu tha se dikasteri që drejton, gjatë kësaj jave, do të filloj me përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor.

“Gjatë kësaj jave të gjitha partive politike dhe palëve tjera do tu dërgohet thirrje për takim. Si ministri e Drejtësisë, dëshirojmë që të jemi transparent dhe inkluziv dhe t’i implementojmë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që janë dhënë në zgjedhjet e fundit. Dëshirojmë që ndryshimet ti miratojmë 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë./Alsat.mk

The post Ministri maqedonas i Drejtësisë paralajmëron kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit appeared first on Albeu.com.

U shpall “non grata” reagon Nikolla Gruevski: Kam punuar me nder, ma ka bërë Sorosi (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj vendimit të ShBA-ve për ta futur në listën e zezë si person i padëshiruar nga ky shtet.

Gruevski ka shprehur keqardhje për këtë vendim dhe i ka quajtur të pa vërteta arsyet e paraqitura në njoftimin e këtij vendimi.

Kometet Gruevski i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot a mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuar për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkroi mes tjerash Gruevski, është shprehur Gruevski./albeu.com/

The post U shpall “non grata” reagon Nikolla Gruevski: Kam punuar me nder, ma ka bërë Sorosi (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Zaev largohet, për disa si hero e për disa si tradhtar
Deri nga mesi i janarit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Në krye të ekzekutivit, ai do ta zëvendësojë kryeministrin e deritashëm, Zoran Zaev.

Dorëheqjen nga Qeveria, Zaev e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social Demokrate në zgjedhjet lokale.

Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen e LSDM-së përballë partisë opozitare, VMRO DPMNE, dhe ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i partisë.

Por, dorëheqja e tij është vonuar për gati dy muaj, pasi LSDM-ja ka humbur edhe shumicën parlamentare, për shkak të largimit të Lëvizjes Besa nga Qeveria.

Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, Zaev ka ftuar në Qeveri partinë tjetër shqiptare, Alternativa, me të cilën ka arritur marrëveshje për koalicion.

Më 11 nëntor, ai i ka mbijetuar edhe mocionit të mosbesimit, që është iniciuar nga VMRO DPMNE-ja.

Dimitar Kavaçevski, pasardhësi i Zoran Zaevit

Mandatin për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski e merr nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, brenda dhjetë ditësh pasi që Kuvendi ta njoftojë kreun e shtetit me vendimin se ka konstatuar dorëheqjen e Qeverisë së Zoran Zaevit.

Mandatari, sipas Kushtetutës, brenda 20 ditësh, duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve. Shumica parlamentare numëron 64 deputetë.

Përveç Alternativës, pjesë e Qeverisë është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Demokratike Shqiptare dhe disa parti më të vogla maqedonase, që janë pjesë e koalicionit me LSDM-në.

VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme

Opozita, që tani e përbëjnë VMRO DPMNE-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, thotë se Qeveria e re, që është në formim e sipër, paraqet vazhdimësi të Qeverisë së deritashme – sipas saj, e paaftë për t’i zgjidhur problemet, me të cilat përballet vendi.

Opozita kërkon qeveri teknike, me mandat organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja, në të cilën ndodhet vendi – në krizë të thellë politike, ekonomike, energjetike, diplomatike… kur kemi sërish veto dhe bllokim të procesit integrues. Zgjedhjet nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë, por ato janë të domosdoshme kur kemi Qeveri të paaftë që të përballet me sfidat, nëpër të cilat po kalon vendi”, thotë kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Në kërkojmë që në shkurt ose mars të formohet një qeveri teknike, ndërsa zgjedhjet e parakohshme të mbahen në maj apo qershor, kur populli do të vendosë për të ardhmen e Maqedonisë [së Veriut]”, shton ai.

Zoran Zaev, për disa hero, për të tjerët tradhtar

Zoran Zaev, në krye të Lidhjes Social Demokrate ka ardhur në vitin 2013, duke zëvendësuar në këtë post ish-presidentin Branko Cërvenkovski.

Në vitin 2015, Zaev, si lider i opozitës, ka publikuar atë që njihej si “Afera e përgjimeve”, e cila ka nxjerrë në pah shpërdorime të shumta të pushtetit nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Si pasojë e aferës, shumë zyrtarë të lartë, ministra, përfshirë edhe ish-kreun e Qeverisë, Gruevski, janë gjykuar për vepra të shumta penale.

Afera e përgjimeve ka bërë që në dhjetor të vitit 2016, Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ndërrimi i pushtetit është bërë në vitin 2017, pas zhvillimeve dramatike – përfshirë dhunën në Kuvend më 27 prill – ku në shënjestër të sulmeve nga ithtarët e opozitës që kanë pushtuar Kuvendin, ka qenë edhe vetë Zaev dhe përfaqësues të opozitës së atëhershme.

Kjo ngjarje i ka dhënë Zaevit epitetin e heroit te një numër i madh njerëzish, të cilët kanë çmuar rolin e tij për ndërrimin e pushtetit të Gruevskit, i cili jo vetëm nga opozita, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë është konsideruar si i korruptuar.

Në postin e kryeministrit, Zaev ka qëndruar pesë vjet, ndërsa paraprakisht, për nëntë vjet, ka qenë kryetar i Strumicës, një qytet në juglindje të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi i emrit dhe anëtarësimi në NATO

E arritura tjetër që i atribuohet Zaevit nga mbështetësit e tij, e që ka pasur edhe mbështetje ndërkombëtare, është zgjidhja e mosmarrëveshjes gati 30-vjeçare me Greqinë, rreth emrit.

Për shkak të këtij kontesti, Maqedonia e Veriut ka qenë në dhomën e pritjes së NATO-s qysh në vitin 2008.

Me angazhimin e tij personal, së bashku me kryeministrin e atëhershëm grek, Alexis Tsipras, është arritur marrëveshja për emrin. Republika e Maqedonisë është bërë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nga viti 2020, vendi është bërë edhe zyrtarisht anëtar i NATO-s.

Por, zgjidhja e kontestit ka bërë që opozita dhe një grup tjetër njerëzish t’i japin Zaevit epitetin e tradhtarit, duke thënë se ai “ka tradhtuar interesat kombëtare me heqjen dorë nga emri kushtetues i vendit dhe historia antike”.

Mosmarrëveshja me Bullgarinë

Pavarësisht kritikave, Zoran Zaev, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë, ka nisur përpjekjet për të zgjidhur një tjetër mosmarrëveshje me Bullgarinë – një tjetër vend fqinj i Maqedonisë së Veriut – që tashmë ka bllokuar integrimin evropian.

Zaev po largohet nga Qeveria, por i bindur se pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski, do të arrijë zgjidhjen e këtij kontesti, që kryesisht ka të bëjë me çështje që lidhen me gjuhën, identitetin maqedonas dhe të kaluarën historike.

Mbështetja dhe renditja ndërkombëtare

Qeverisja e Zaevit, shikuar nga prizmi i pozitës ndërkombëtare i Maqedonisë së Veriut, është pjesërisht e suksesshme.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, i cili ka marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit të qeverisjes së tij, Zaev ka pasur mbështetjen e tyre.

Disa herë ka qenë në takime, ku ka marrë pjesë edhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në Paris është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka siguruar se Maqedonia e Veriut e meriton fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në vitin 2019, në Ohër, Zaev ka pritur sekretarin e atëhershëm amerikan të Shtetit, Mike Pompeo./rel

The post Zaev largohet, për disa si hero e për disa si tradhtar appeared first on Albeu.com.