Nicolas Maduro Archives - Albeu.com

Arrestimi i Nicolas Maduro/ Shtëpia e Bardhë njofton se Donald Trump do të takohet me ushtarët e përfshirë në operacion
Këtë të premte 13 shkurt 2026, Donald dhe Melania Trump, pritet të takojnë  ushtarët amerikanë që morën pjesë në operacionin që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ku do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e forcave speciale dhe familjet e tyre, sipas njoftimit të përfaqësueses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit.

Trump e ka cilësuar ndërhyrjen si një nga operacionet “më të shndritshme, të shpejta dhe vdekjeprurëse” që janë kryer ndonjëherë nga ushtria amerikane.

“Hyra në një bazë shumë të madhe dhe të fuqishme ushtarake me një ekip patriotësh jashtëzakonisht të aftë, që duan vendin tonë”, tha ai.

Duke përshkruar mënyrën se si forcat amerikane arritën të bllokonin elektronikisht sistemet e mbrojtjes ajrore, Trump përmendi përdorimin e “armës” së quajtur Discombobulator.

“Askush nga pajisjet e tyre nuk funksiononte. Ne hynim, shtypnin butona dhe nuk funksiononte asgjë. Asnjë nga sistemet e tyre nuk funksiononte, kjo ishte situata”, deklaroi ai javën e kaluar për NBC News.

Presidenti i SHBA-së i tha edhe New York Post: “Nuk më lejohet të flas shumë. Por le të them diçka: askush nga sistemet e tyre (arsenali i tyre) nuk funksiononte. Ata nuk mund të lëshonin asnjë raketë”.

Vlen të përmendet se gjatë operacionit amerikan u vranë të paktën 55 persona, 23 ushtarë venezuelianë dhe 32 policë dhe ushtarë kubanë, ndërsa numri i viktimave civile ende nuk është bërë i ditur. Disa burime flasin për një total prej 70 deri në 80 të vdekur.

The post Arrestimi i Nicolas Maduro/ Shtëpia e Bardhë njofton se Donald Trump do të takohet me ushtarët e përfshirë në operacion appeared first on Albeu.com.

Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro
Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga të pandehurit më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara në pritje të gjyqit.

E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.

Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta.

Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.

Nga ky burg kanë kaluar emra të njohur, përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe këngëtari R. Kelly, i dënuar për trafikim njerëzor.

Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Burgu është kritikuar ashpër ndër vite për kushtet e këqija, të cilat janë cilësuar si “çnjerëzore” dhe “ferr mbi tokë”.

“Me kalimin e viteve, MDC është bërë sinonim i neglizhencës flagrante dhe keqtrajtimit të të burgosurve”, deklaroi Shoqata për Ndihmë Juridike në një njoftim për shtyp në qershor, duke kundërshtuar ndalimet e ICE në këtë burg.

Maduro, i cili do të dalë përpara gjykatës të hënën pasdite (5 janar), ka qenë në shënjestër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë prej vitesh.

Në vitin 2020, prokurorë federalë në Manhattan e akuzuan atë si udhëheqës të kartelit “Cartel de Los Soles”, një organizatë e dyshuar për trafik droge që, sipas akuzave, drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e Venezuelës.

Në një aktakuzë të zgjeruar, e bërë publike më 3 janar, u shtuan edhe bashkëshortja dhe djali i Maduros, Nicolás Ernesto Maduro Guerra, i cili në dokumente përmendet me nofkën “Princi”.

The post Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së zbardh akuzat ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro
Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas Bondi-t, Maduro akuzohet për: narco-terrorizëm, importim të kokainës, mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

Bondi theksoi se, “së shpejti ata do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në gjykatat e SHBA-së”, ndërsa nuk dha detaje mbi akuzat ndaj bashkëshortes së tij.

Prokurorja gjithashtu, falenderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë droge, duke e cilësuar një ndërhyrje historike në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit “, në një aksion të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.

Trump , i cili urdhëroi sulmin, kishte ngritur në javët e fundit mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës në emër të një “lufte kundër karteleve të drogës” dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro ishin “të numëruara” .

The post Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së zbardh akuzat ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Nicolas Maduro u arrestua nga SHBA, kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten
Lajmi për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara në Karakas, shënon një moment historik në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Amerikës Latine.

Në analizën e saj, BBC përpiqet të deshifrojë se çfarë mund të ndodhë në Venezuelë ditën pas këtij zhvillimi dramatik.

Media britanike, thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërmarrë një ndërhyrje kaq të drejtpërdrejtë në rajon që nga viti 1989, kur pushtuan Panamanë për të rrëzuar udhëheqësin ushtarak të asaj kohe, Manuel Noriega.

Largimi i Maduro-s nga Venezuela, siç pretendon Donald Trump, do të perceptohet si një fitore e madhe për krahun më “të ashpër” brenda administratës amerikane, disa prej të cilëve kanë mbështetur hapur nevojën për ndryshim regjimi në Karakas.

Kujtojme se SHBA akuzojnë Nicolás Maduro-n si kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës, akuza që ai i ka mohuar kategorikisht.

Uashingtoni nuk e njeh atë si president legjitim të Venezuelës, duke argumentuar se zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Nga ana tjetër, Karakasi ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në se synon të përvetësojë rezervat fitimprurëse të naftës së vendit, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë.

Cfarë do të ndodhë brenda Venezuelës?

Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë brenda Venezuelës, nëse regjimi i Maduro-s bie.

Mbështetësit e ndërhyrjes amerikane pretendojnë se kjo do t’i hapë rrugën opozitës venezueliane për të marrë pushtetin, nën drejtimin e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, ose të kandidatit të opozitës në zgjedhjet e vitit 2024, Edmundo González.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se situata nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi në lojë hyn roli i ushtrisë, si dhe rreziku i destabilizimit të vendit.

Ushtria dhe grupet paramilitare në Venezuelë mbeten besnike ndaj Maduro-s dhe madje edhe disa nga kritikët e tij kanë shprehur frikën se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm të vendit.

Është e sigurt se pas lajmit për arrestimin e Maduro-s, shumë nga aleatët e tij më të afërt tashmë do të jenë seriozisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike dhe personale.

The post Nicolas Maduro u arrestua nga SHBA, kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten appeared first on Albeu.com.