nico williams Archives - Albeu.com
Pas dështimit për Vinicius Junior, cilat janë opsionet e Arsenalit në merkato?
<html><head></head><body>
Arsenali po i afrohet fundit të afatit kalimtar veror me disa çështje ende për t’u zgjidhur, pasi tentativa për të transferuar Vinicius Junior nga Real Madridi nuk u konkretizua.
“Topçinjtë” e kishin ndjekur brazilianin prej kohësh, por nuk arritën të gjenin një marrëveshje me klubin madrilen. Megjithatë, londinezët kanë realizuar një tjetër afrim të rëndësishëm, duke marrë kapitenin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, për rreth 75 milionë euro.
Mesfushori brazilian i bashkohet Martin Zubimendit dhe Viktor Gyokeresit si një prej përforcimeve të profilit të lartë të Arsenalit. Ai pritet të ndikojë menjëherë në rritjen e konkurrencës dhe cilësisë në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
Trajneri spanjoll ka lënë të hapur mundësinë për afrime të tjera përpara përfundimit të merkatos.
“Po, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Nëse në treg gjendet lojtari i duhur që mund të na bëjë shumë më të mirë, do të përpiqemi ta afrojmë”, deklaroi Arteta.
Situata në prapavijë mund ta bëjë edhe më intensive pjesën e fundit të verës. Jurrien Timber dhe William Saliba pritet të mungojnë në nisje të sezonit për shkak të dëmtimeve, ndaj Arsenali mund të detyrohet të lëvizë në disa drejtime.
Kush mund të zëvendësojë Vinicius?
Gjetja e një anësori me ndikim dhe statistika të ngjashme me Vinicius Junior nuk është e lehtë. Megjithatë, drejtori sportiv Andrea Berta ka përfshirë disa kandidatura në listën e Arsenalit.
Një prej tyre është Bradley Barcola i Paris Saint-Germain. Francezi konsiderohet një nga alternativat më tërheqëse, por PSG kërkon më shumë se 100 milionë euro për kartonin e tij. Për anësorin ka shfaqur interes edhe Liverpooli.
Arsenali kishte shqyrtuar gjithashtu mundësinë e transferimit të Morgan Rogers, por klubi londinez nuk ishte i gatshëm të shpenzonte mbi 80 milionë euro. Më vonë, Rogers u largua nga Aston Villa dhe kaloi te Chelsea për rreth 117 milionë euro.
Një tjetër lojtar i evidentuar për repartin ofensiv është Kenan Yildiz. Talenti turk pati një sezon shumë të mirë me Juventusin në edicionin 2025/26, duke realizuar 11 gola dhe 10 asistime në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Yildiz mund të aktivizohet në disa role sulmuese. Aftësia e tij për të depërtuar si nga qendra, ashtu edhe nga krahët, e bën atë një futbollist të përshtatshëm për mënyrën e lojës së Artetës.
Të dhënat e Opta-s tregojnë se në pesë ligat kryesore evropiane, gjatë sezonit të kaluar, vetëm Bruno Fernandes dhe Romano Schmid krijuan më shumë raste nga aksioni i hapur sesa Yildiz.
Sa i përket rasteve të krijuara pas një aksioni me topin në këmbë, vetëm Vinicius regjistroi një shifër më të lartë.
Pavarësisht këtyre avantazheve, transferimi i Yildizit duket i ndërlikuar. Ai sapo ka firmosur një kontratë të re katërvjeçare me Juventusin, ndërsa klubi italian nuk ka dëshirë ta shesë.
Nico Williams mbetet një tjetër mundësi
Nico Williams i Athletic Bilbaos është një emër tjetër që prej kohësh lidhet me Arsenalin. Anësori spanjoll do t’i sillte skuadrës më shumë kreativitet dhe paparashikueshmëri në sulm, elemente që shpesh i kanë munguar Arsenalit në ndeshje të rëndësishme.
Williams ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, por raportohet se marrëveshja përmban një klauzolë lirimi.
Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi 6 gola dhe dha 3 asistime. Në të njëjtën periudhë, Williams përfundoi me sukses 43.8 për qind të 153 driblimeve të tentuara.
Sipas statistikave të Opta-s, ai realizoi mesatarisht 8.2 driblime për 90 minuta në La Liga. Kjo shifër e renditi vetëm pas Lamine Yamal, Kevin dhe Jeremy Doku në pesë ligat kryesore evropiane.
Arteta ka edhe alternativa të tjera për krahun e majtë. Në këtë pozicion mund të luajnë Christos Tzolis, Eberechi Eze dhe Noni Madueke.
Nevoja për përforcim në mbrojtje
Dëmtimet e Timber dhe Salibas mund ta bindin Arsenalin të ndërhyjë edhe në repartin difensiv. Nëse të dy mungojnë, “Topçinjtë” mund ta nisin sezonin me gjysmën e mbrojtësve të tyre titullarë jashtë fushës.
Një prej futbollistëve që po monitorohet është Ezri Konsa i Aston Villas. Mbrojtësi anglez mund të luajë në qendër, por edhe në krahun e djathtë, duke i dhënë Artetës mundësi të shumta për ndryshime taktike.
Konsa është shndërruar gjithashtu në një pjesëtar të rëndësishëm të kombëtares së Anglisë, ndërsa vlera e tij raportohet të jetë rreth 60 milionë euro.
Megjithatë, ai nuk është alternativa e vetme e Arsenalit për mbrojtjen. Klubi londinez ka shfaqur interes edhe për Cristian Romero, kapitenin e Tottenhamit.
Kalimi i argjentinasit te rivali i përbetuar do të ishte një lëvizje spektakolare dhe do t’u jepte tifozëve të Arsenalit një tjetër mundësi për t’u mburrur përballë rivalëve.
Gjithsesi, Tottenham nuk pritet të pranojë të forcojë një rival direkt. Për Romero ka interes edhe Atletico Madridi, ndaj realizimi i një marrëveshjeje me Arsenalin duket i vështirë.
Opsioni për një tjetër sulmues
Arsenali mund të vendosë të rikthehet edhe në kërkim të një sulmuesi. Viktor Gyokeres u afrua sezonin e kaluar për t’i dhënë ekipit më shumë forcë në përfundimin e aksioneve.
Sulmuesi suedez realizoi 21 gola në të gjitha kompeticionet, por paraqitjet e tij kanë krijuar edhe pikëpyetje rreth përshtatjes teknike me stilin e lojës së Arsenalit.
Julian Alvarez vazhdon të jetë një prej objektivave afatgjatë të klubit. Argjentinasi dëshiron të largohet nga Atletico Madridi dhe është një futbollist me përvojë në Ligën Premier, pasi më herët ka luajtur për Manchester Cityn.
Transferimi i Alvarezit do të ishte një përforcim i rëndësishëm për sulmin dhe potencialisht do ta ngrinte ndjeshëm nivelin e skuadrës së Artetës.
Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në këtë garë. Barcelona po e ndjek gjithashtu situatën e sulmuesit argjentinas, çka mund t’ua vështirësojë londinezëve realizimin e këtij objektivi.
</body></html>
The post Pas dështimit për Vinicius Junior, cilat janë opsionet e Arsenalit në merkato? appeared first on Albeu.com.
Arsenali largohet nga pista Vinicius, tetë emrat që mund të përforcojnë krahun e majtë
<html><head></head><body>
Mundësia që Vinicius Junior të transferohet tek Arsenali po zbehet, ndërsa sulmuesi brazilian është gjithnjë e më afër vazhdimit të aventurës së tij me Real Madridin.
Në Madrid ka besim se marrëveshja për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit do të arrihet. Për këtë arsye, “Topçinjtë” kanë nisur të përqendrohen te kandidatë të tjerë për forcimin e repartit sulmues.
Edhe tentativa për Morgan Rogers nuk pati sukses, pasi ai vendosi t’i bashkohej Chelseat. Tashmë, trajneri Mikel Arteta dhe drejtuesit e Arsenalit po vlerësojnë alternativa të tjera për krahun e majtë të sulmit.
GOAL ka përzgjedhur dhe renditur tetë futbollistët që shihen si opsionet kryesore për klubin londinez.
8. Mika Godts (Ajax)
Belgu 21-vjeçar spikati gjatë sezonit me Ajaxin, duke realizuar 17 gola dhe duke dhënë 12 asistime në kampionat. Sidoqoftë, mungesa e përvojës së gjerë në nivelin më të lartë e bën afrimin e tij një zgjedhje më të rrezikshme.
7. Luis Diaz (Bayern Munich)
Sezonin e kaluar, kolumbiani u rendit mes anësorëve më të spikatur në Evropë. Një kalim tek Arsenali mbetet tepër i komplikuar, sepse Bayerni nuk synon ta shesë, ndërkohë që për të interesohet edhe Al-Hilal.
6. Rafael Leao (AC Milan)
Reprezentuesi portugez vazhdon të konsiderohet ndër sulmuesit më të talentuar të Serie A. Raportohet se Milani mund të pranojë largimin e tij për afro 50 milionë euro, por luhatjet në paraqitjet e tij ngrenë ende dyshime.
5. Kenan Yildiz (Juventus)
Arsenali e ka ndjekur prej kohësh talentin turk. Juventusi nuk planifikon ta nxjerrë në shitje dhe, sipas raportimeve, do të merrte në shqyrtim vetëm propozime që kalojnë shifrën e 100 milionë eurove.
4. Marcus Rashford (Manchester United)
Rashford është kthyer te United pas periudhës së suksesshme si i huazuar te Barcelona. Një çmim i favorshëm mund ta bëjë atë një mundësi joshëse, por rivaliteti ndërmjet klubeve angleze dhe paga e tij e lartë përbëjnë pengesa serioze.
3. Nico Williams (Athletic Bilabao)
Futbollisti spanjoll mbetet prej kohësh në planet e Arsenalit. Klauzola e lirimit, me vlerë 90 milionë euro, e bën të mundur realizimin e marrëveshjes, ndonëse dëmtimet që pësoi sezonin e kaluar kanë shkaktuar pikëpyetje.
2. Bradley Barcola (Paris Saint-Germain)
Francezi vlerësohet si një prej anësorëve më të mirë të futbollit evropian. Paris Saint-Germain kërkon rreth 170 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa interes për shërbimet e lojtarit ka shfaqur edhe Liverpooli.
1. Eli Junior Kroupi (Bournemouth)
Në vendin e parë të listës qëndron sulmuesi francez. Paraqitjet mbresëlënëse me Bournemouthin gjatë sezonit e kanë kthyer atë në një investim të përshtatshëm si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Megjithatë, klubi anglez kërkon më shumë se 110 milionë funte për ta lejuar të largohet.
Francezi, i cili sapo ka festuar 20-vjetorin, në disa qarqe është etiketuar tashmë si “Thierry Henry i ardhshëm”. Legjenda e Arsenalit ishte shpesh shkatërruese kur aktivizohej nga krahu i majtë, veçanërisht gjatë periudhës së tij te Barcelona. /Telegrafi/
</body></html>
The post Arsenali largohet nga pista Vinicius, tetë emrat që mund të përforcojnë krahun e majtë appeared first on Albeu.com.
Nico Williams ia kushton Neymarit triumfin në Kupën e Botës: “Kjo është edhe për të”
Nico Williams ka folur për suksesin e Spanjës në Kupën e Botës 2026, pasi kombëtarja e tij triumfoi në finalen e madhe.
Përfaqësuesja spanjolle fitoi 1-0 ndaj Argjentinës pas vazhdimeve. Williams hyri në lojë nga stoli në minutën e 75-të dhe luajti rol përcaktues, duke asistuar Ferran Torresin për golin e fitores në minutën e 106-të.
“Jam shumë i lumtur, për mua kjo është gjëja më e bukur. E kam idol Neymarin dhe shpresoj që po na shikon. Kjo është edhe për të”, u shpreh anësori i Spanjës.
Në anën tjetër, Brazili u eliminua nga Kupa e Botës në fazën e 1/8 së finales, pas disfatës 2-1 kundër Norvegjisë.
Sa i përket të ardhmes në nivel klubesh, Williams pritet të vazhdojë qëndrimin në Bilbao. Deri tani nuk është zhvilluar asnjë negociatë me ndonjë gjigant evropian, ndonëse shumë klube e vlerësojnë lart nivelin e spanjollit.
</body></html>
The post Nico Williams ia kushton Neymarit triumfin në Kupën e Botës: “Kjo është edhe për të” appeared first on Albeu.com.
Nico Williams paralajmëron Francën: Spanja kërkon një tjetër fitore ndaj saj
<html><head></head><body>
Nico Williams është shfaqur i bindur dhe pozitiv në prag të supersfidës mes Spanjës dhe Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke bërë të qartë se objektivi i “La Roja” është ta mposhtë sërish këtë kundërshtar.
Kombëtarja spanjolle mbërriti në mesin e katër ekipeve më të mira të kompeticionit pasi kaloi Belgjikën me shifrat 2-1 në çerekfinale, ndërsa tashmë përpara ka një përballje të fortë me Francën për të siguruar finalen.
Sipas anësorit të Spanjës, skuadra e tij ka besim se mund të vazhdojë ecurinë pozitive ndaj francezëve, edhe pse ai e konsideron këtë takim shumë të fortë dhe njëkohësisht tejet tërheqës për publikun e futbollit.
“Ne i kemi mposhtur tashmë dy herë dhe duam ta bëjmë përsëri”.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por shpresojmë që fati të jetë në anën tonë. Për shikuesit neutralë, do të jetë një ndeshje shumë emocionuese për t’u parë”, deklaroi ai.
Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës është planifikuar të luhet të martën, duke nisur nga ora 21:00.//
</body></html>
The post Nico Williams paralajmëron Francën: Spanja kërkon një tjetër fitore ndaj saj appeared first on Albeu.com.
Spanja merr sinjale pozitive para duelit me Portugalinë, katër lojtarë stërviten të diferencuar
<html><head></head><body>
Para ndeshjes së rëndësishme me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror, te Kombëtarja e Spanjës kanë ardhur lajme inkurajuese.
Mundo Deportivo raporton se në seancën stërvitore të zhvilluar sot, Lamine Yamal, Pedro Porro dhe Aymeric Laporte nuk u bashkuan me grupin, por zhvilluan vetëm punë rikuperuese në palestër.
Megjithatë, gjendja e tyre fizike nuk konsiderohet shqetësuese dhe të tre pritet të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Portugalisë.
Sipas të njëjtit raportim, edhe Dani Olmo është përgatitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, por edhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë të shumëpritur.
Spanja mbërrin në këtë duel pas një fitoreje bindëse në raundin e kaluar, aty ku triumfoi ndaj Austrisë me shifrat 3-0 dhe vulosi kalimin në fazën pasuese të turneut.
Tashmë, La Roja kërkon të ecë më tej në Botëror, ndërsa ndeshja kundër Portugalisë parashikohet të jetë një nga përballjet më tërheqëse të kësaj faze të kompeticionit./
</body></html>
The post Spanja merr sinjale pozitive para duelit me Portugalinë, katër lojtarë stërviten të diferencuar appeared first on Albeu.com.
Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A
Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic Bilbao duke rinovuar kontratën deri në vitin 2035.
Kjo ka bërë që katalanasit të mendojnë për një tjetër sulmues të majtë për sezonin e ardhshëm. Në listën e lojtarëve të drejtuesve të Barcelonës ka qenë gjithmonë edhe Rafael Leao.
Siç raportojnë mediat italiane, katalanasit do të provojnë në ditët në vijim të firmosin me numrin 10 të Milanit. Spanjollët do të ishin të gatshëm të ofronin deri në 100 milionë euro për sulmuesin portugez.
The post Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A appeared first on Albeu.com.
Bayern Munich fut nën presion Barcelonën me ofertën e fundit për Nico Willimas
Bayern Munich thuhet se po bën një përpjekje të fundit për të nënshkruar me anësorin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, pavarësisht dëshirës së shprehur të lojtarit për t’u bashkuar me Barcelonën.
Sipas Sky Sport, Bayern i ka ofruar Williams një marrëveshje fitimprurëse me vlerë 12 milionë euro, që përbëhet nga 10 milionë euro pagë dhe 2 milionë euro bonuse.
Megjithatë, kuptohet që qëllimi i Williams është të finalizojë transferimin e tij në Barcelonë, dhe aktualisht nuk ka bisedime midis lojtarit dhe Bayernit.
Klubi gjerman është në dijeni të preferencës së Williams dhe po shqyrton mundësi alternative.
Ndërkohë, Barcelona po punon për të përmbushur klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh për Williams, por transaksioni po vonohet për shkak të kërkesës së lojtarit për garanci se ai do të regjistrohet.
Klubi katalanas shpreson të përfundojë nënshkrimin deri në fund të javës, por është e pasigurt nëse do ta përmbushin afatin.
Ndërsa saga vazhdon, Athletic Bilbao do të rifillojë stërvitjen më 9 korrik dhe tifozët mezi presin një zgjidhje për të ardhmen e Williams.
Përgatitjet e klubit bask për sezonin e ri ka të ngjarë të ndikohen nga pasiguria rreth largimit të lojtarit të tyre yll.
The post Bayern Munich fut nën presion Barcelonën me ofertën e fundit për Nico Willimas appeared first on Albeu.com.
Ndryshon situata mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të Nicos
Barcelona ka zgjidhur të gjitha keqkuptimet midis tyre dhe Nico Williams në lidhje me kontratën dhe regjistrimin, raporton Gerard Romero.
“Të gjitha problemet dhe keqkuptimet janë zgjidhur midis klubit (Barcelonës) dhe përfaqësuesve të Nicos”, thotë Romero në Twitch.
Barcelona tani planifikon të aktivizojë klauzolën e lirimit të Nico këtë muaj pasi gjithçka është në rrugën e duhur, sipas Diario Sport.
Ky është një lajm i shkëlqyer për Barcelonën, e cila po luftonte për të kuptuar kërkesat e reja të bëra nga Nico dhe kampi i tij javën e kaluar.
U raportua se anësori po kërkonte që të regjistrohej në La Liga, një javë pasi Barcelona të nënshkruaj.
Blaugranët ende nuk mund ta garantonin këtë, andaj edhe kjo ngeci bisedimet mes të dyja palëve.
The post Ndryshon situata mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të Nicos appeared first on Albeu.com.
Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona
Përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me anësorin e Athletic Club, Nico Williams, janë përballur me një pengesë të papritur.
Sipas Mundo Deportivo, bisedimet me agjentin e lojtarit janë bllokuar, duke shkaktuar shqetësim në ambientet e klubit katalanas.
Nico, përmes përfaqësuesit të tij, i ka komunikuar Barçës dëshirën për të veshur fanellën blaugrana. Kjo ka ringjallur bazën e marrëveshjes së verës së kaluar, duke sjellë një marrëveshje verbale për një kontratë gjashtëvjeçare me pagë të dakordësuar.
Megjithatë, sapo palët nisën ta formalizonin marrëveshjen me shkrim, negociatat u ndalën. Shkaku kryesor është insistimi i kampit të lojtarit për garanci të qarta dhe të detajuara lidhur me regjistrimin e tij në La Liga.
Këto kërkesa burojnë nga shqetësimet për rastet e mëparshme të Barcelonës me Dani Olmo dhe Pau Víctor, ku regjistrimi i tyre u vonua për shkak të problemeve me “fair play”-n financiar. Barcelona ka dhënë siguri se situata është nën kontroll, por agjenti i Nicos kërkon klauzola të qarta ligjore.
Klubi katalanas i konsideron këto kërkesa si të ekzagjeruara dhe të panevojshme. Pavarësisht dëshirës për të mbyllur transferimin, te Barça po rritet pakënaqësia me mënyrën si po zhvillohen negociatat.
Ndërkohë, Athletic Club ka ndërmarrë hapa konkretë për të vënë në pikëpyetje aftësinë e Barcelonës për të regjistruar lojtarë. Javën e kaluar, ata mbajtën një takim me La Ligën dhe më pas publikuan një deklaratë ku kritikonin edhe drejtorin sportiv të Barçës, Deco, për pranimin publik të interesit për Nicon.
Në këtë situatë, Bayern Munich mbetet një alternativë serioze. Gjigantët gjermanë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, që me rregullimet për inflacionin shkon deri në rreth 62 milionë euro.
Ndonëse dëshira e lojtarit është të bashkohet me Barcelonën, Bayerni po pret një hap të gabuar nga Barça për të përfituar. Athletic Bilbao, për më tepër, nuk do të kishte kundërshtime nëse lojtari do të transferohej në Bundesligë, për të shmangur forcimin e një rivali të drejtpërdrejtë në Spanjë.
Fati i marrëveshjes tani varet nga vetë Nico Williams. Nëse ai pranon të zbusë kërkesat për garanci, transferimi mund të realizohet. Në të kundërt, një tjetër klub mund të përfitojë nga ngërçi aktual.
The post Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona appeared first on Albeu.com.
Bilbao me ‘goditje brutale’ ndaj Laportas dhe Decos për Nico Williams
Kur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, iu kërkua të komentonte mbi denoncimin e Athletic Bilbaos ndaj Barcelonës në La Liga për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar, përgjigjja e Laportës ishte t’i kërkonte klubit bask të merrej me punët e veta.
Që atëherë, Bilbao ka lëshuar një deklaratë të gjatë duke konfirmuar se e kanë raportuar Barcën në La Liga, ndërsa ka sulmuar komentet e Laportës “kujdesu për punët e tua”, si dhe drejtorin sportiv të Barçës, Deco, për pretendimin se Williams dëshiron të bashkohet me Barcën.
“Klubi Athletic Bilbao dëshiron të falënderojë LaLiga de Futbol Profesional për gatishmërinë dhe qartësinë e treguar në takimin e mbajtur dje midis dy entiteteve, në të cilin morën pjesë presidentët e të dy organizatave, Javier Tebas dhe Jon Uriarte”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Takimi u mbajt në Madrid në përgjigje të një kërkese nga Athletic Club të bërë në kuadër të pajtueshmërisë me lojën e ndershme financiare. Ndër temat e diskutuara ishte aftësia e FC Barcelona për të nënshkruar lojtarë, duke pasur parasysh interesin legjitim të Athletic Club për të aksesuar informacionin përkatës, pasi drejtori sportiv i FC Barcelona, ​​Anderson Luis de Souza ‘Deco’, pranoi publikisht se ata do të përpiqen të nënshkruajnë një lojtar nga ekipi ynë i parë”.
“Ky lojtar ka një kontratë me Athletic Club deri më 30 qershor 2027. Të merremi me punët tona do të thotë të sigurohemi që të ndiqen rregullat e garës”.
“Deklaratat e Anderson Luis de Souza ‘Deco’ i shtohen deklaratave publike të bëra nga vetë presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta, i cili pranoi se klubi Blaugrana “po punon për të qenë brenda rregullit 1:1″ dhe se, për këtë arsye, aktualisht nuk është brenda parametrave të rregullit të lartpërmendur për regjistrimin e lojtarëve”.
“Ne e vlerësojmë gatishmërinë dhe qartësinë e plotë të LaLigës në përgjigjen e saj të kualifikuar, dhe pohojmë se Athletic Club do të mbrojë interesat e saj në masën më të plotë në përputhje me rregulloret e lojës së ndershme financiare të miratuara nga secili prej klubeve profesionale që përbëjnë La Ligën”, përfundon reagimi i tyre.
The post Bilbao me ‘goditje brutale’ ndaj Laportas dhe Decos për Nico Williams appeared first on Albeu.com.