Nicholas Abbott Archives - Albeu.com

Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat veriore është e domosdoshme për largimin e elementeve kriminale por edhe për mbajtje të zgjedhjeve.

Për këtë ai ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme appeared first on Albeu.com.

Rama propozoi rezolutën për Asosacionin, ambasadori britanik në Prishtinë: Kosova ta dëgjojë edhe Shqipërinë
Ambasadori Britanik i Kosovës, Nicholas Abbott ka deklaruar se nuk është njohur ende me draft-statutin që qeveria shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz për Asociacionin.

Pavarësisht kësaj, Abbott thekson se çdo propozim për shtensionimin e situatës është i mirëpritur. Në gjykimin e tij, lidhur me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Kosova, kjo e fundit duhet të dëgjojë edhe këshillën e shqipërisë.

Abbott: Kjo është një kohë e vështirë. Dhe mendoj se do të ishte plotësisht normale që Kosova të dëgjojë këshilla që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj. Shqipëria është një vend që është shumë afër Kosovës. Dimë që do të ketë bisedime qeveritare javën tjetër, jam i sigurtë që do të ketë shumë çështje në tryezë. Këshilla ime për qeverinë do të ishte që t’i dëgjojnë të gjitha këto, të gjejë rrugën e duhur përpara, por një (rrugë) që tregon mirëkuptim, për shqetësimet e miqve të saj.

Ditën e djeshme, në një konferencë urgjente me gazetarët, kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se ka propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi.

Rama tha se Kosova duhet të dëgjojë ndërkombëtarët në hapat e saj, ndërsa sipas tij qëndrimi i Serbisë dihet tashmë.

“Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha“, tha Rama./Albeu.com.

The post Rama propozoi rezolutën për Asosacionin, ambasadori britanik në Prishtinë: Kosova ta dëgjojë edhe Shqipërinë appeared first on Albeu.com.