Ngushticën e Hormuzit Archives - Albeu.com

Përshkallëzohen tensionet, Irani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit, SHBA e godet për herë të tretë brenda javës! Mbyllet rruga detare
Forcat e armatosura amerikane nisën sulme të reja kundër Iranit sot, në hakmarrje për zjarrin iranian ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, duke goditur afërsisht 140 objektiva iraniane, raportojnë mediat e huaja.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit “pas sulmit të paprovokuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike kundër M/V GFS Galaxy, një anije kontejnerësh me flamur qipriot që lundronte në Ngushticën e Hormuzit”.

Objektivat përfshinin objekte iraniane të raketave dhe dronëve, aftësi detare, objekte magazinimi municionesh, rrjete komunikimi dhe pozicione mbikëqyrjeje bregdetare, shtoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Garda Revolucionare e Iranit tha më parë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, pasi qëlloi të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje që dyshohet se u përpoq të kalonte nëpër një rrugë të paautorizuar.

Sipas televizionit shtetëror iranian, pas këtij incidenti, u vendos që Ngushtica e Hormuzit të mbyllet “derisa të ndalet ndërhyrja amerikane në rajon”.

Gjithashtu, u theksua se asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe se nëse armiku e përdor incidentin si pretekst për të nisur sulme të reja kundër Republikës Islamike, atëherë do të marrë një “përgjigje të ashpër”.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu se kishte goditur një anije të dytë në Ngushticën e Hormuzit dhe se kishte synuar bazën ajrore strategjike amerikane në Al Udeid në Katar me raketa balistike, duke shkatërruar, sipas tyre, qendrën e mirëmbajtjes së avionëve luftarakë dhe një strukturë komande dhe kontrolli.

Ushtria e Iranit njoftoi gjithashtu se forcat e saj kryen një sulm ndaj platformave të mbështetjes dhe furnizimit për një aeroplanmbajtëse amerikane në portin e Duqm, Oman.

Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) shtoi se operacioni kishte në shënjestër qendrat e mbështetjes logjistike për anijet detare amerikane.

Përveç kësaj, një alarm u dha në agim në Emiratet e Bashkuara Arabe , Katar dhe Bahrein për sulme iraniane me raketa dhe dronë.

The post Përshkallëzohen tensionet, Irani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit, SHBA e godet për herë të tretë brenda javës! Mbyllet rruga detare appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit, ngadalësohet trafiku detar
Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar.

Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën – përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz – në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë.

Tre prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) – secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit – dhe njëra prej tyre ishte duke u drejtuar për në Japoni.

Disa anije mund të mos jenë përfshirë në statistika, sepse kanë fikur pajisjet e gjurmimit gjatë kalimit në Gjirin Persik.

Teherani e hoqi bllokadën e ngushticës javën e kaluar, pasi arriti marrëveshje me SHBA-në për të zgjatur armëpushimin e shpallur në prill edhe për 60 ditë të tjera, me qëllim që t’u jepej hapësirë negociatave për paqe.

Por, më 20 qershor, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) e deklaroi sërish të mbyllur këtë rrugë ujore, në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban.

Ushtria amerikane deklaroi se anijet tregtare vazhdojnë të operojnë normalisht. Ndërkohë, në orët e para të 22 qershorit u raportua se SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe./REL

The post Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit, ngadalësohet trafiku detar appeared first on Albeu.com.

Misteri me superjahtin rus 500 milionë dollarësh, kaloi Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës
Një superjaht luksoz i lidhur me miliarderin rus Alexei Mordashov, ka kaluar përmes Ngushtica e Hormuzit, pavarësisht tensioneve dhe kufizimeve të forta në këtë korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.

Jahti 142-metërsh “Nord”, i lidhur me një nga aleatët kryesorë të Vladimir Putin, lundroi nga Dubai drejt Muscat gjatë fundjavës, duke u bërë një nga mjetet e rralla private që ka përshkuar këtë zonë muajt e fundit.

Sipas të dhënave të lëvizjes detare, anija u nis të premten dhe mbërriti në marinën Al Mouj të dielën në mëngjes. Megjithëse Mordashov nuk figuron si pronar zyrtar, dokumentet tregojnë se jahti është regjistruar në emër të një kompanie të lidhur me familjen e tij që prej vitit 2022.

Vlera e “Nord” vlerësohet mbi 500 milionë dollarë. Kalimi i tij ndodh në një moment kur trafiku detar në Gjirin Persik, ka rënë ndjeshëm për shkak të konfliktit dhe tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Rreth 20% e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm zakonisht kalojnë përmes kësaj rruge strategjike, duke e bërë çdo kufizim aty me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet botërore.

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me Brent që arriti në 109 dollarë për fuçi, ndërsa Irani ka kufizuar lëvizjet detare pas njoftimit të Donald Trump për vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane.

Ndërkohë, zhvillimet diplomatike janë intensifikuar. Vladimir Putin priti në Shën Petersburg ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili theksoi “thellësinë dhe forcën” e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Putin, nga ana e tij, deklaroi se populli iranian po “lufton me guxim” për sovranitetin e tij. Superjahti “Nord” është i pajisur me luks të jashtëzakonshëm, përfshirë pishinë, nëndetëse dhe platformë për uljen e helikopterëve.

Megjithatë, ai mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Mordashov, i cili është nën sanksione nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Pavarësisht thirrjeve për sekuestrimin e aseteve të tij, vende si Hong Kongu dhe Maldivet nuk kanë ndërmarrë hapa për konfiskimin e jahtit.

Ende nuk dihet nëse vetë Mordashov ndodhej në bord gjatë kalimit të diskutueshëm në një nga pikat më të ndjeshme të globit.

The post Misteri me superjahtin rus 500 milionë dollarësh, kaloi Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës appeared first on Albeu.com.