ngrotja globale Archives - Albeu.com

Temperatura mesatare globale arriti nivelet më të larta dy ditë radhazi
E gjithë bota përjetoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë të hënën dhe të martën, thanë shkencëtarët nga projekti Climate Reanalyzer në Universitetin e Mejnit.

Temperatura mesatare globale arriti nivele të paprecedentë për dy ditë radhazi.

Të hënën, kishte tashmë një rritje të ndjeshme të nxehtësisë, por e marta pa një rritje edhe më të dukshme prej 0,17 gradë Celsius, që konsiderohet si një kërcim i konsiderueshëm për sa i përket mesatareve globale dhe të dhënave historike.

Llogaritësi i klimës i Universitetit të Mejnit, i cili mbështetet në të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike, parashikon se temperatura e së mërkurës do të jetë gjithashtu jashtëzakonisht e lartë.

Në veçanti, temperatura mesatare e Antarktidës pritet të jetë 4.5 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja e regjistruar midis videve 1979 dhe 2000.

Temperaturat e larta rekord janë vërejtur më 3 dhe 4 korrik në Kanadanë veriperëndimore dhe në Peru. Qytete të shumta në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga Medford, Oregon në Tampa, Florida, kanë përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.

Në Pekin, temperatura kaloi 35 gradë Celsius për nëntë ditë rresht javën e kaluar.

Sipas shkencëtarit të klimës Stefan Rahmstorf në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Klimës në Gjermani, rritja e ngrohjes globale e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk ishte një ngjarje e paparashikuar.

Të dhënat e fundit ditore të nxehtësisë, edhe pse paraprake dhe jozyrtare, ndjekin një sërë fenomenesh të jashtëzakonshme meteorologjike dhe klimatike gjatë gjithë vitit.Temperatura rekord vjen pasi muaji qershor u konfirmua gjithashtu si qershori më i nxehtë në rekordin global.

Temperaturat mesatare në të gjithë planetin ishin 1.46 C mbi mesataren midis viteve 1850 dhe 1900./rel

The post Temperatura mesatare globale arriti nivelet më të larta dy ditë radhazi appeared first on Albeu.com.