ngrihet alarmi Archives - Albeu.com

Ngrihet alarmi, gjendet një bakter i rrezikshëm, shkakton sëmundje të rënda
Foto ilustruese

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur një lloj të rrallë, por të rrezikshëm të një bakteri në tokën dhe disa mostra uji të Misisipit.

Bakteri i quajtur Burkholderia pseudomallei, mund të shkaktojë sëmurje të jashtëzakonshme te disa njerëz, nëse bien në kontakt me të. Megjithatë, te shumica e njerëzve, që janë të shëndetshëm, bakteri nuk shkakton sëmundjen serioze të quajtur, meliodoza, që duhet të trajtohet me antibiotikë.

Mjekët tani janë të alarmuar për mundësinë e infektimit të dikujt. Sëmundja është e rrezikshme për njerëzit që kanë sëmundje tjera sikurse, diabeti dhe sëmundja kronike e veshkave.

Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), janë duke këshilluar banorët më të rrezikuar që të shmangin kontaktin me tokën me ujërat e papastër, sidomos pas shirave të rrëmbyeshëm.

“Duke marrë parasysh numrin e vogël të rasteve me sëmundjen meliodoza në historinë e Shteteve të Bashkuara, CDC beson se rreziku i kësaj sëmundjeje për popullsinë e përgjithshme, vazhdon të jetë shumë i vogël”, ka thënë agjencia.

Ende nuk dihet për sa kohë ka qenë ky bakter në ambient dhe ku tjetër mund të identifikohet në SHBA. Në nivel botëror, shumica e rasteve të infektimit me këtë bakter janë në disa pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore si dhe në veri të Australisë.

Meliodoza mund të përcillet me simptoma si temperaturë, dhimbje nyjesh, dhimbje koke, probleme me mushkëri dhe infeksion në gjak./REL/

The post Ngrihet alarmi, gjendet një bakter i rrezikshëm, shkakton sëmundje të rënda appeared first on Albeu.com.