Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi Archives - Albeu.com

Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim.

Prokurori Vukas Radoniq ka njoftuar më 4 korrik se dyshohet se të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 2.6 milionë euro.

Në mesin e të akuzuarve janë pesë deputetë – Predrag Boshkoviq, Dragica Sekuliq dhe Suzana Pribiloviq nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviq dhe Damir Shehoviq nga Social Demokratët.

Për keqpërdorim detyre akuzohen edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviq dhe Sanja Vlahoviq nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviq nga Partia Boshnjake.

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dënohet me burgim nga dy deri në 12 vjet.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ngriti kallëzim penal kundër tyre në mes të muajit tetor të vitit 2022, duke pretenduar se shteti është dëmtuar për rreth dy milionë euro.

Duke komentuar ngritjen e aktakuzës, Abazoviq tha se shpreson se shteti do të kërkojë kompensim “nëse kemi epilog përfundimtar gjyqësor”.

“Më vjen keq që u dhanë 500 apartamente njerëzve që dëmtuan politikisht Malin e Zi me miliarda euro”, ka thënë ai.

Ministrat e akuzuar kanë qenë në Komisionin Qeveritar për Çështje Banesore, i cili, përveç anëtarëve të Qeverisë ka ndarë banesa dhe kredi edhe për përfaqësuesit e pushteteve tjera, si deputetë, gjyqtarë e prokurorë.

Prokuroria e shtetit i akuzon ata se kanë dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit mbi shumën e parashikuar deri në 15 mijë euro dhe pa vlerësim nga komisioni i ekspertëve të Administratës së atëhershme të Pronës.

Prokuroria gjithashtu thekson se kredi individuale në vlerë prej 40 mijë euro u janë dhënë edhe zyrtarëve të cilët kanë kërkuar nga Komisioni 30 mijë euro në kërkesat e tyre për zgjidhjen e nevojave të tyre për banim.

“Natyrisht, tejkalimi i kërkesave të parashtruara është në kundërshtim me Ligjin për procedurë administrative dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Malit të Zi”, ka thënë prokurori Radoniq në komunikatën për media.

Kjo vlen edhe për shembullin kur kryetarja e atëhershme e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, kërkoi 30 mijë euro ndihmë, ndërsa Komisioni vendosi t’i japë 10 mijë euro më shumë.

Prokuroria gjithashtu konstatoi se Qeveria e Dushko Markoviqit, në periudhën 2016-2020, i ka dhënë pëlqimin Komisionit për ndarjen e këtyre kredive.

Prandaj, sipas njoftimit, ajo ka vendosur që një kopje të kallëzimit penal t’ia dorëzojë Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për të vlerësuar nëse ekzistojnë baza të dyshimit se kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë “kanë kryer veprën e vazhdueshme penale të punës së papërgjegjshme në shërbim”.

The post Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi appeared first on Albeu.com.