ngjarjet e javes Archives - Albeu.com

Nga rikthimi i bujshëm i Metës në politikë, te ndryshimet në qeveri e vrasja në Elbasan, çfarë ka ndodhur në një javë
Java që po lëmë pas është shoqëruar me një sërë ngjarjesh të rëndësishme, kryesisht nga fusha e politikës. Albeu.com më poshtë ju sjell disa nga zhvillimet e javës.

Rikthimi i Metës në politikë, ndryshimi i emrit të LSI dhe shtetasi me iniciale I.M ish-sigurims

Një ditë pas dorëzoi mandatin si presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u rikthye te partia që ai krijoi në vitin 2004, e cila gjatë kohës së tij në krye të shtetit është drejtuar nga Monika Kryemadhi. Të hënë e 25 korrikut, Lëvizja Socialiste mblodhi Konventën duke marrë dhe vendime të rëndësishme. Së pari, LSI ndryshoi emrin duke u pagëzuar si “Partia e Lirisë”, gjithashtu ndryshoi dhe logo. Kryetarja Monika Kryemadhi dha dorëheqjen dhe në vend të saj u vu, Ilir Meta. Pa kaluar shumë orë nga këto ndryshime të rëndësishme brenda partisë, të cilat sipas Metës do të sjellë “agimin” në  Shqipëri, Autoriteti i Dosjeve bën publike një shkresë në të cilën thuhet se një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M, ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Menjëherë reagimet kanë qenë të shumta, duke bërë që politika të ndahet në dy kampe, ata që besojnë se është Ilir Meta dhe ata që e mohojnë një gjë të tillë. Sot për herë të parë ka pasur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se beson dosjen dhe shtoi se me ndryshime në ligj, me kërkesë nga Autoriteti i Dosjeve, hetimi mund të thellohet. Ndërsa shtoi se, reagimet publike që po bën ish presidenti që i cilëson si “shpërthim tërbimi me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahavë”. Rama e krahason Metën me Berishën dhe thotë se po sulmon e shantazhon egërsisht Autoritetin e Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Edhe një përgjigje nga ana e Metës nuk ka munguar. Në një status në Facebook, ish kreu i shtetit është treguar ironik, ndërsa ka ndarë me ndjekësit pamje të disa karikaturave të kohës komuniste, për të cilat tha se ishin vepër e Edi Ramës. Ai shtoi se në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.

Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku zv/kryeministre

Arben Ahmetaj nuk është më zv. Kryeministër. Vendin e tij si numri dy i Qeverisë e zuri Belinda Balluku, e cila po mban edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë.  Për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit pati 103 vota pro dhe 3 kundër, nga votimi në Kuvend. Kundër votuan Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Arben Ahmetaj e mbajti postin për 11 muaj, ndërsa sipas Ramës ky zëvendësim ndodh pasi fokusi i qeverisë nuk do të jetë më rindërtimi që është drejt përfundimit, por sfida energjetike dhe infrastruktura. Kryeministri Rama ka falënderuar Arben Ahmetajn për kontributin në procesin e Rindërtimit dhe Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave. “Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”, tha Rama.

Vrasja në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen. Mësohet se 37-vjeçari  Ramis Mici, ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, po 37 vjeçe, për shkaqe xhelozie. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë ajo ka humbur jetën. Ramis Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme. Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtje.  Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara. Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kane qene ne banese ne momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

Zjarret në vend

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri. Vatrat e mbetura aktive janë kthyer në problematike pasi era po favorizon flakët ndërsa në disa zona është bërë e vështirë ndërhyrja me zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë. Gjithashtu në Dropull, mësohet se një banor i zonës, duke ndihmuar në shuarjen e flakëve, është asfiksuar dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.  “Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror. Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative”, njofton Ministria e Mbrojtjes./albeu.com

The post Nga rikthimi i bujshëm i Metës në politikë, te ndryshimet në qeveri e vrasja në Elbasan, çfarë ka ndodhur në një javë appeared first on Albeu.com.

Nga hapja e negociatave me BE tek atentatet mafioze me 4 të vrarë në Fushë-Krujë e Milot, gjithçka ka ndodhur në një javë
Kjo javë ka qenë e mbushur me ngjarje nga ato më të rëndat me bilance të frikshme vrasje e deri te lajme të mira si ajo e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Albeu.com, si çdo javë, ju sjell më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

Hapja e negociatave me BE-në

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të martën hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zyrtarisht i hapën negociatat. Dy vendet kanë qenë në bllokun e njëjtë sa i përket rrugëtimit drejt BE-së.

Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pa mbajtura dhe rinisje të mundimshme.

Por, ai tha se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

“Evropa me vlerat, parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së po ashtu. Duke filluar nga sot, bisedimet e anëtarësimit nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por e bëjnë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit”, tha Rama. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se hapja e bisedimeve me Shqipërinë, është një arritje e madhe si për Tiranën, ashtu edhe Brukselin. “Ballkani Perëndimor është tej mase i rëndësishëm për BE-në dhe ky është një moment në të cilin kjo rëndësi po tregohet”, tha ai.

4 të vrarë dhe një i plagosur në më pak se një javë

Vendi ynë është tronditur nga dy atentate brenda një jave që lanë pas 4 të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë. Pasditen e 17 korrikut, 4 persona të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre të rinj në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, që dyshohet se ishte dhe objektivi, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet “Volkswagen Passat” nga Rinasi në drejtim të Laçit kur një makinë po “Volksëagen Passat” i zuri pritë, 3 persona dolën nga mjeti dhe zbrazën breshërinë e kallashnikovit mbi ta. Nga breshëria e plumbave makina shpërtheu në flakë. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan brenda Voslëagenit që u dogj. Ndërsa Diklen Vata, i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme, mundi t’i shpëtonte plumbave dhe tentoi të largohej duke dalë nga mjeti. Kur autorët e panë që doli gjallë, u kthyen dhe u siguruan që të vdiste.

Vetëm pak ditë pas masakrës me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë, krimi goditi sërish në Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri kallashnikovi. Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve  dhe mbërriti në spital pa shenja jete.  Dy personat ishin duke qarkulluar me automjet dhe në Milot janë gjendur përballë breshërisë së armëve. Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë. Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, policia gjen vetëm emrat e viktimave dhe gëzhojat në vendngjarje, ndërsa autorët as nuk identifikohen jo më të arrestohen.

Gjithashtu, sot në Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, pa të lënduar. Një person, pas sherrit bana për parkim, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Shqipëria bëhet me president të ri

Me ceremoni shtetërore, sot do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj. Begaj do të betohet si presidenti i tetë i vendit në Kuvendin e Shqipërisë me një ceremoni që do të përcillet me intonimin e himnit kombëtar, gardën ceremoniale dhe 21 të shtëna topi. Atij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, e cila përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e presidentit. Begaj u zgjodh president i Shqipërisë më 4 qershor të këtij viti, me 78 vota të deputetëve të Kuvendit në raundin e tretë, pasi që Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë nuk ishin pajtuar për zgjedhjen e një figure konsensuale për president. PD ka refuzuar votimin e Begajt dhe e ka cilësuar jo-kushtetues emërimin e tij. Para votimit, Begaj, një ushtarak karriere, tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.

“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj. Begaj, mjek në profesion, vjen si President nga pozita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Begaj bëhet presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit. Ai merr detyrën nga Ilir Meta, presidenca e të cilit u karakterizua me përplasje me Qeverinë e Edi Ramës dhe beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Pozita e Presidentit në Shqipëri është kryesisht ceremoniale, por presidentit ka përgjegjësi të shtuara në drejtimin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Arrestime të zyrtarëve

Këtë javë, 14 efektivë në Shkodër u arrestuan pasi nga hetimet rezultoi se nga 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderëve me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të Policisë Shkodër. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë. Sot, me vendim gjykate ata u lanë të lirë.

Gjithashtu u arrestua edhe një gjyqtare në qytetin e Elbasanit me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për gjyqtaren Zamira Vyshka, ndaj së cilës është arrestuar caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”. Në pranga ka rënë dhe avokati Ilir Pashaj të cilët kanë abuzuar duke marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar një masë dënimi, ngjarje e ndodhur në tetor 2021. Sot u zhvillua seanca gjyqësore në GJKKO dhe u la në fuqi vendimi për “arrest shtëpak”./albeu.com

The post Nga hapja e negociatave me BE tek atentatet mafioze me 4 të vrarë në Fushë-Krujë e Milot, gjithçka ka ndodhur në një javë appeared first on Albeu.com.

Protesta e Berishës, vrasje, plagosje e vetëvrasje, këto janë ngjarjet më të rëndësishme të javës
Kjo javë është shoqëruar me zhvillime të shumta, duke nisur nga politika, te vrasjet e vetëvrasjet e deri te ulje-ngritjet e përditshme të çmimeve të karburanteve në vend.

Albeu.com më poshtë do t’ju sjellë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave.

Protesta e Berishës

Të enjten më 7 korrik 2022, ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi në sheshin “Dëshmorët e Kombit” një numër të madh mbështetësish në një protestë për të rrëzuar qeverinë Rama. Protesta ishte paqësore, ku mbajtën fjalim persona të ndryshme që përfaqësonin grupe të ndryshme të shoqërisë. Në protestë ishte e pranishme dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila gjatë fjalës përmendi evazionin fiskal me inceneratorët. Nga ana tjetër, Berisha mbajti fjalën i fundit dhe e shpalli armik, kryeministrin Rama. Ish-kryeministri tha se e shpalli armik pasi Rama, sipas tij, ka për ideal pushtetin, ndërsa Berisha ka lirinë. Ditën e protestës Rama nuk ishte në zyrë. Ai ndodhej në Vlorë, ku bashkë me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inauguruan By-passin e Vlorës.

Vdekja e 22-vjeçari në Sarandë pas stuhisë

Të hënën një stuhi e fuqishme përfshiu Sarandën në pak minuta duke shkaktuar një kaos të vërtet në qytetin bregdetar. Por më tragjike ishte vdekja e 22-vjeçarit Armando Kamza, të cilit i ranë sipër hekurat e tendës së kalçetos. I riu, nip i deputetit demokrat, Luçiano Boçi, po luante futboll në momentin e ngjarjes dhe mësohet e më të ka qenë dhe babai i tij. Pas ekspertizës, ngjarja u cilësua fatkeqësi.

Vetëvrasjet

Në vendin tonë, raportimet për vetëvrasje janë bërë të përditshme. Mes atyre që i dhanë fund jetës është edhe gazetari Kastriot Myftaraj, i cili tre ditë më parë u vetëhodh nga pallati. Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike, pasi së fundmi ishte diagnostikuar me tumor.

Gjithashtu, dy ditë më parë, një polic i dha fund jetës duke u vetëvrarë në banesë me armën e shërbimit. Për këtë rast, dyshohet se shkak kanë qenë problemet familjare që ka pasur efektivi,  Eduart Beqiri, 54 vjeç.

Djali vret babain në Divjakë

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën të mërkurën. 58-vjeçari Andrrea Stasa dhunoi dhe më pas mbyti babain e tij, të moshuarin 85-vjeçar Dhimitër Stasi. Dyshohet se Andrrea Stasa ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen. Gjykata mori sot vendim për të, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mësohet se autori nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese.

Djali plagos me thikë nënë në Fier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Patos, ku djali 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënë e tij në orët e para të mëngjesit të së enjtes. E plagosura u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Një dëshmitar okular i ngjarjes, fqinj me familjen tha se ka parë Klaudion duke goditur nënë e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë. Gjykata i ka caktuar masën  e sigurisë “arrest me burg”

Ulje-ngritje e çmimit të naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimin e naftës gjatë kësaj jave. Sipas vendimit më të fundit, të premten, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, duke e rritur me pesë lekë për litër nga vendimi i ndjeshëm, ku çmimi ishte ulur në 235 lekë për litër. Në datën 6 korrik, nafta tregtohej me 243 lekë për litër. Ndërsa të hënën, Bordi e rriti çmimin me 9 lekë për litër, duke e çuar në 252 lekë/litër./albeu.com

The post Protesta e Berishës, vrasje, plagosje e vetëvrasje, këto janë ngjarjet më të rëndësishme të javës appeared first on Albeu.com.