ngjarja diber Archives - Albeu.com

Kërcënoi biznesmenin me 50 mijë euro, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet 21-vjeçari, brenda pakos së dyshimtë nuk kishte lëndë plasëse (EMRI)
Një 21-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet se kërcënoi pronarin e një karburanti me shpërthimin e një pajisjeje të dyshimtë, duke i kërkuar 50 mijë euro në këmbim të mosaktivizimit të saj.

Operacioni policor i koduar “Kërcënimi”, u finalizua më 2 tetor 2026 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale të DVP Dibër.

Në pranga u vu në flagrancë shtetasi Engjell Karoshi, 21-vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas hetimeve, rreth orës 14:30, i riu dyshohet se ka vendosur në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh. një kuti të dyshimtë, mbi të cilën kishte vendosur një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar përshtypjen se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte lënë edhe një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e 50 mijë eurove, e cilësuar nga autori si “gjobë”. Shuma kërkohej të paguhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi dhe në adresën e përcaktuar prej tij.

Në mesazhin kërcënues, autori paralajmëronte se pajisja do të shpërthente nëse paratë nuk paguheshin brenda afatit të caktuar, nëse kutia zhvendosej ose nëse njoftohej policia apo persona të tjerë.

Ai pretendonte gjithashtu se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe sistem telekomandimi, ndërsa ambienti monitorohej përmes kamerave.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, kutia u hap dhe u kontrollua. Nga verifikimet rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Policia deklaron se hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

The post Kërcënoi biznesmenin me 50 mijë euro, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet 21-vjeçari, brenda pakos së dyshimtë nuk kishte lëndë plasëse (EMRI) appeared first on Albeu.com.