ngec Archives - Albeu.com

Shqipëria turistike “ngec” në trafik
Turizmi në Shqipëri po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Trafiku në akset drejt bregdetit, Veriut dhe Juglindjes po kthehet në një kosto direkte për pushuesit dhe operatorët turistikë.

Veriu dhe Qendra mbajnë rreth 63% të vizitorëve në strukturat akomoduese, por vijojnë të përballen me bllokime në segmente kyçe.

Ndërhyrjet në Jug kanë lehtësuar një pjesë të qarkullimit, por rajonet me peshën më të madhe turistike mbeten ende të përballura me probleme të trafikut.

Sfida e vendit tashmë nuk matet më me numrin e turistëve, por me cilësinë e eksperiencës që ata përjetojnë nga momenti kur nisin udhëtimin deri në mbërritjen në destinacionin e tyre.

Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar, zgjohen nga zhurma e alarmit për të dalë me vrap nga shtëpia.

Nuk është puna apo ndonjë afat për t’u kapur ai që i nxjerr nxitimthi, por trafiku ose më saktë shmangia e trafikut për të shkuar drejt Golemit ose Gjirit të Lalëzit.

“Nëse duam që të mos na zërë trafiku, orari që duhet të lëmë shtëpinë tonë në Tiranë pranë ‘Don Bosko’ është maksimumi 7:30. Nëse dalim më vonë, do të detyrohemi që të kalojmë një pjesë të mirë të kësaj kohe në trafik. Ndonjëherë, kjo bëhet aq e lodhshme sa parapëlqejmë më mirë të mos ikim në plazh dhe të qëndrojmë në Tiranë.

Ato herë që e marrim këtë mundim, është vetëm për djalin. Më shumë ngjan me një garë për të ikur shpejt dhe për t’u kthyer po shpejt sesa me një ditë relaksi” – thotë Ela. Ajo pohon se qëndrimi nuk zgjat asnjëherë më shumë se ora 15:00 dhe kthimi bëhet në pisk të vapës.

Historia e Elës është historia e shumë prej familjeve të kryeqytetit gjatë periudhës së verës, të cilët zgjedhin të kalojnë një nga ditët e fundjavës në bregdet. Çdo vit përsëritet një cikël i pafund hinkash trafiku që e kthejnë sezonin veror në një makth në çdo drejtim të mundshëm që dëshiron të shkosh.

Teksa investimet miliarda lekë të rrugëve kalojnë para syve në projekte në zbatim, në tenderim apo në letër, duket se efekti i tyre për ta bërë më të lehtë jetën e shqiptarëve, por edhe të turistëve, sidomos gjatë pikut të sezonit veror, nuk po arrin të ndihet.

E teksa në fjalime, “shkëlqimi” ynë turistik nuk mungon asnjëherë, ajo që nuk po arrin të reflektohet me të njëjtin shkëlqim është aftësia për t’ju përgjigjur me masa konkrete këtij turizmi.

Qeveria ende nuk po arrin të kuptojë se koha e udhëtimit, siguria në rrugë, parashikueshmëria e itinerarit dhe lehtësia e lëvizjes janë po aq të rëndësishme sa hoteli apo plazhi për një vizitor. Këto nuk duhet të jenë luks, por një standard për qytetarët e këtij vendi.

Në këtë aspekt, vendi përballet me një kontradiktë të dukshme. Ndërsa kërkesa turistike rritet, rrjeti rrugor në nyjet kryesore të vendit po përjeton mbingarkesa të vazhdueshme.

Tiranë – Durrës, makthi që nuk po mbaron prej një dekade

Problemi nis në autostradën Tiranë – Durrës, arterien më të rëndësishme ekonomike të vendit. Ky aks lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit, me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe me vijën bregdetare ku përqendrohet pjesa më e madhe e turizmit veror.

Thuajse çdo vit, përdoruesit e kësaj autostrade përballen me ndërhyrje të shpeshta, që fillimisht ishin në shtresat e asfaltit. Kjo shpesh bëhej gjatë periudhave me fluks të lartë lëvizjeje në sezonin veror.

Aktualisht, rruga ndodhet në një proces zgjerimi që ka nisur prej kohësh dhe teksa pjesa e parë e Lotit 1 u njoftua si e hapur në maj, duket se trafiku nuk ka gjetur zgjidhje. Ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që synon ta ngrejë segmentin në standardet e kategorisë A të autostradave, po ndodh paralelisht me ndërhyrje të tjera.

Konkretisht në kilometrin 5 të kësaj autostrade po ndërhyhet për mbikalimin e Laknasit, diçka që ka sjellë masa kufizimi në një prej korsive të autostradës së re. Ndërkohë pritet të nisë një tjetër projekt për rrugën dytësore paralel me autostradën.

Rruga po prokurohet nga Bashkia e Tiranës dhe parashikon ndërhyrjen nga rreth-rrotullimi tek Hygeia deri te Megatek. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se nëse këto ndërhyrje nisin paralelisht, trafiku që edhe tani është problematik, do të bëhet edhe më keq.

ARRSH ka deklaruar se fazat e projektit të zgjerimit në pjesën e dytë te mbikalimi i Kasharit do të vijojnë deri në vitin 2027 dhe në fuqi do të jenë edhe kufizimet e përkohshme të qarkullimit dhe ulja e shpejtësisë së lejuar.

Teksa në këndvështrimin afatgjatë, investimi cilësohet i nevojshëm në afatin e shkurtër, ai sjell një kosto të drejtpërdrejtë për turizmin dhe jo vetëm.

Një turist që zbret në aeroport dhe përballet me vonesa të paparashikuara drejt Durrësit, Golemit apo Kavajës krijon menjëherë një perceptim negativ për destinacionin, diçka që është lakuar jo pak herë edhe nga operatorët turistikë. Në një treg rajonal ku Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi konkurrojnë për të njëjtët vizitorë, edhe diferenca të vogla në cilësinë e aksesit mund të ndikojnë në zgjedhjet e turistëve.

Golemi, me kurorën e turizmit të organizuar dhe trafikut të rënduar

Nëse autostrada Tiranë – Durrës përfaqëson problemin kombëtar, Golemi përfaqëson problemin lokal. Zona është shndërruar në një nga qendrat kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri, sidomos për turizmin e organizuar që vjen me kontrata garancie.

Por rruga dytësore e Golemit vazhdon të mbetet e pamjaftueshme për volumin e mjeteve që qarkullojnë në muajt e verës.

Në kulmin e sezonit krijohen bllokime të gjata, të cilat zgjasin për orë të tëra dhe reduktojnë ndjeshëm mundësinë e lëvizjes. Një nga zgjidhjet që lakohet se do të përmirësonte këtë situatë është hapja e rrugës dytësore në pjesën e sipërme, ku të dyja sekondaret do të shërbenin për ecje me një drejtim të caktuar.

Për shkak të një konflikti që lidhet me pronësinë (një banesë që duhet të kompensohet dhe shembet) rruga dytësore që do të sillte makinat nga Golemi drejt Durrësit mbetet e bllokuar.

Operatorët turistikë i thanë “Monitor” pak javë më parë se qeveria kishte arritur një dakordësi për këtë dhe se plani për këtë rrugë do të zbatohej se shpejti, por deri më tani nuk ka asnjë hap konkret dhe trafiku i sezonit në zonën e Golemit do të mbetet njësoj.

Në këtë rrugë, më problematik është fakti se infrastruktura nuk është ndërtuar gjithmonë sipas standardeve të sigurisë. Në shumë segmente, stacionet e autobusëve ndodhen pranë korsive të qarkullimit dhe jo në hapësira të posaccme jashtë rrjedhës kryesore të trafikut.

Kjo krijon rrezik për këmbësorët, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të qëndrojnë në mes të rrugës.

Hinka në rrugën e re Thumanë-Kashar krijon trafik

Një tjetër nyje problematike është ajo ku autostrada me pagesë Thumanë-Kashar lidhet me autostradën Tiranë-Durrës. Hapja e autostradës Thumanë–Kashar ishte menduar të përmirësonte rrjedhën e trafikut dhe të lehtësonte lidhjen e Veriut me qendrën e vendit, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Në praktikë, lidhja e rrugës me rrjetin ekzistues krijon shpesh një efekt “hinke”, ku i gjithë trafiku që dikur shkarkohej në zonën e Kamzës, tani bashkohet me trafikun e Tiranë-Durrës. Rezultati është ngadalësimi i qarkullimit dhe krijimi i kolonave të gjata të mjeteve, veçanërisht gjatë fundjavave të sezonit turistik duke bërë që trafiku të nisë nga Vora.

Kostoja ekonomike e këtyre vonesave, që nis nga më pak se një orë e shpesh kalon përtej kësaj, rrallë llogaritet. Për qytetarët, por edhe për turistët, çdo orë e humbur në rrugë përfaqëson karburant të konsumuar, kohë të humbur pune, shërbime transporti më të shtrenjta dhe produktivitet më të ulët.

Juglindja, e marrë peng nga trafiku i Elbasanit

Problemi nuk kufizohet vetëm në bregdet. Për turistët që zgjedhin të eksplorojnë zonën Juglindore të Shqipërisë, Elbasani vazhdon të mbetet një nga nyjet më kritike të trafikut në vend.

Pavarësisht investimeve të realizuara në korridorin Tiranë – Elbasan, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes qytetit gjatë fundjavave, festave dhe sezonit turistik tejkalon shpesh kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese. Si rezultat, krijohen bllokime të konsiderueshme, që në raste të caktuara, zgjasin për disa orë.

Ndikimi i këtij fenomeni shkon përtej shqetësimit të përditshëm të drejtuesve të mjeteve. Elbasani përfaqëson portën hyrëse drejt një pjese të rëndësishme të ofertës turistike shqiptare. Korça, Pogradeci, Parku Kombëtar i Prespës, zona malore e Gramshit dhe vende të tjera të Shqipërisë Juglindore varen nga një akses i shpejtë dhe i parashikueshëm rrugor.

Kur trafiku në Elbasan bëhet i paparashikueshëm, e gjithë kjo hapësirë turistike humbet një pjesë të avantazhit konkurrues.

Një familje që planifikon një fundjavë në Korçë ose një turist i huaj që dëshiron të vizitojë liqenin e Ohrit, e llogarit kohën e udhëtimit si pjesë të kostos së përgjithshme të pushimit. Kur një itinerar, që teorikisht duhet të zgjasë dy ose tre orë, zgjatet për shkak të bllokimeve të trafikut, destinacioni bëhet më pak tërheqës.

Për më tepër, bllokimet e shpeshta krijojnë paradoks. Shqipëria ka investuar ndjeshëm për të afruar Juglindjen me Tiranën dhe Durrësin përmes përmirësimit të akseve kryesore rrugore.

Megjithatë, nëse nyjet urbane ku përqendrohet trafiku, nuk arrijnë të përballojnë volumin në rritje të automjeteve, një pjesë e përfitimeve të këtyre investimeve humbet. Me fjalë të tjera, mjafton një pikë e vetme ngushtimi për të reduktuar efikasitetin e një korridori të tërë transporti.

Elbasani nuk është thjesht një problem lokal trafiku. Ai përfaqëson një sfidë për zhvillimin e turizmit në të gjithë Shqipërinë Juglindore. Sa më shumë të rritet interesi për destinacionet natyrore, kulturore dhe gastronomike të kësaj zone, aq më i rëndësishëm bëhet garantimi i një aksesi të shpejtë, të sigurt dhe të parashikueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj.

Rruga për në Shkodër, në rastin më të mirë, shkon 4 orë

Veriu i Shqipërisë ka ndoshta një nga mozaikët më të plotësuar turistikë, ku në një hapësirë të vogël mund të gjesh gjithçka, nga malet e thepisura te lumenjtë e egër, liqenet dhe fshatrat ku peizazhi ende nuk është shndërruar në produkt masiv.

Alpet, Valbona, Thethi dhe Kelmendi ofrojnë natyrë, teksa kullat, besa, eposi dhe traditat ofrojnë trashëgimi e autenticitet.

Kjo përzierje e bën Veriun jo thjesht të bukur, por një pikë të rëndësishme në planin e çdo vizitori që vjen në Shqipëri. Veriu nuk ka nevojë të krijojë një identitet turistik, mjafton të ketë mundësi ta tregojë dhe të ofrojë atë që ekziston.

Në fakt, potenciali i rajonit mund të maksimizohet falë aksesit më të mirë. Të udhëtosh nga Tirana drejt pjesëve më të vizituara të Veriut, ose anasjelltas, kërkon shpesh katër-pesë orë ose më shumë gjatë pikut të sezonit turistik, ndërsa edhe jashtë sezonit distancat në segmente të caktuara do të të detyrojnë të bësh një “pushim” trafiku që zgjat nga disa minuta deri në një orë.

Pavarësisht këtij problemi, që është ngritur disa herë, ndërhyrja efikase për të përmirësuar lidhjen mes Shkodrës dhe Lezhës ka munguar. Së fundmi, fokusi ka qenë te rrugët bregdetare, që siç duket lidhen direkt edhe me projektet e fshatrave turistikë që po mbijnë tashmë edhe në Veri, duke ndjekur të njëjtin model që pak vite më parë u ndoq me Jugun e vendit.

Dy e treta e turistëve shkojnë në Veri dhe Qendër, por trafiku mbetet pengesa kryesore

Të dhënat për vizitorët në strukturat akomoduese gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht 2025, sipas Institutit të Statistikave, tregojnë se rajonet e Veriut dhe të Qendrës pritën së bashku 1.31 milionë vizitorë, ndërsa Jugu regjistroi rreth 732 mijë vizitorë. Me rreth 63% të totalit të fluksit turistik të këtyre tre rajoneve, Veriu dhe Qendra mbajnë peshën kryesore të lëvizjes së turistëve gjatë sezonit veror.

Këto shifra nxjerrin në pah rëndësinë e infrastrukturës dhe të kapaciteteve mbështetëse në rajonet që përballojnë fluksin më të madh të vizitorëve. Në Jug, një pjesë e problematikave të lidhura me trafikun janë adresuar vitet e fundit. Është e vështirë të harrohen orët e tëra që turistët kalonin përgjatë bregut në Vlorë, që niste nga Orikumi dhe përfundonte pasi lije qytetin.

Kjo situatë mori fund përmes disa ndërhyrjeve të njëkohshme, ku së pari ishte hyrja në funksion e aksit që kalon nga Lumi i Vlorës drejt Jugut, duke shmangur kalimin përmes qytetit të Vlorës dhe disa zonave të tjera.

Një dalje kjo që lehtësonte situatën për ata që donin të shkonin drejt Borshit, Qeparosë, Sarandës apo Ksamilit. Në të njëjtën kohë, Bypassi i Vlorës dhe ndërhyrjet në zonën e Radhimës kanë krijuar alternativa shtesë për menaxhimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Një tjetër lehtësi është tuneli i Llogarasë apo ndërhyrja në rrugën e re Palasë–Dhërmi, e cila pritet të shtrihet edhe më poshtë në Jug.

Në kontrast me këtë, në rajonet e Veriut dhe të Qendrës, situata paraqitet më e fragmentuar. Pavarësisht investimeve të realizuara në segmente të ndryshme rrugore, trafiku vijon të jetë i pranishëm në një numër të konsiderueshëm akseve, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë turistike.

Vonesat në lëvizje dhe mbingarkesa në disa akse kryesore mbeten një këngë e përsëritur e sezonit veror. Nëse qeveria kërkon një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend, investimet në Veri dhe në Qendër, edhe pse të vonuara, duhet të bëhen në mënyrë më efikase për të shmangur përsëritjen e trafikut çdo sezon veror.

Veriu dhe Qendra kanë një numër të lartë vizitorësh që kërkon gjetjen e zgjidhjeve afatgjata të infrastrukturës dhe mobilitetit. Ndërsa fluksi turistik vazhdon të rritet, kapaciteti i rrjeteve rrugore për të përballuar kërkesën mbetet një faktor i rëndësishëm për funksionimin normal të destinacioneve turistike në këto rajone.

Sfida nuk është më tërheqja e turistëve, por t’u bësh atyre më të mirë eksperiencën

Shqipëria ka investuar vit pas viti në korridoret kryesore rrugore gjatë dy dekadave të fundit. Një sërë ndërhyrjesh kanë përmirësuar lidhjet ndërqytetëse, edhe pse rritja e shpejtë e numrit të automjeteve dhe e fluksit turistik ka tejkaluar në shumë raste kapacitetet e projektuara fillimisht.

Disa nga këto ndërhyrje duhet të pasohen me të tjera, kryesisht bypass-e, siç po ndodh me Tiranën dhe Elbasanin, për të shmangur trafikun e rënduar dhe për të eliminuar që nga rrugët dytësore trafiku të “pushtojë” ato kryesore.

Në planin afatgjatë, zgjidhja nuk qëndron vetëm te ndërtimi i më shumë korsive. Institucionet ndërkombëtare që po asistojnë vendin me projekte të ndryshme, si në infrastrukturë ashtu edhe në turizëm, nënvizojnë se nevoja është për një qasje të integruar.

Kjo përfshin transport publik funksional, nyje multimodale, menaxhim inteligjent të trafikut dhe koordinim më të mirë të punimeve publike.

Ndërhyrjet e mëdha infrastrukturore janë të domosdoshme, por mënyra se si planifikohen dhe zbatohen gjatë sezonit turistik është po aq e rëndësishme sa vetë investimi.

Sfida e Shqipërisë nuk është më të tërheqë turistë. Kjo tashmë po ndodh. Sfida është t’u mundësojë atyre një lëvizje më efikase. Një vend mund të ketë plazhe të bukura, çmime konkurruese dhe mikpritje të njohur e autentike, por nëse vizitorët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të pushimeve të tyre të bllokuar në trafik, avantazhi konkurrues fillon të zbehet. Në kontekstin e momentit që po kalon sot vendi, infrastruktura nuk është thjesht një çështje inxhinierike, por një faktor vendimtar i zhvillimit./ Monitor

The post Shqipëria turistike “ngec” në trafik appeared first on Albeu.com.

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE
Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF).

Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës.

Shqipëria renditet poshtë mesatares së Evropës Juglindore dhe dukshëm më poshtë se standardet ndërkombëtare për aftësitë themelore.”

Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të tyre që performojnë në ose nën nivelin minimal të testimeve ndërkombëtare, duke reflektuar dobësi strukturore në arsimin profesional fillestar.

Vajzat, ndonëse shfaqin aftësi më të mira organizative dhe komunikuese, mbeten të kufizuara nga zgjedhje profesionale të forta sipas gjinisë, ç`ka redukton zhvillimin e kompetencave teknike dhe digjitale.

Dobësitë janë edhe më të theksuara te të rriturit. “Pavarësisht niveleve të larta formale të shkrim-leximit, pjesëmarrja në arsimin gjatë gjithë jetës mbetet nën 1%, ndërsa aftësitë digjitale të avancuara janë ndër më të ulëtat në Evropë.

Vetëm një pakicë e vogël e të rriturve zotëron njohuri bazë të teknologjisë së informacionit, duke kufizuar produktivitetin dhe aftësinë për riorientim profesional”, vëren raporti.

Pabarazitë gjinore dhe territoriale mbeten shqetësuese. Raporti thekson se, “gratë dhe zonat rurale përballen me akses më të kufizuar në aftësi digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kërkesave të ekonomisë moderne dhe kapaciteteve reale të fuqisë punëtore shqiptare”.

Të dhënat e përdorura për llogaritjen e SPI-ve (Treguesi i Panoramës së Aftësive) tregojnë dobësi konkrete në aftësitë digjitale: “Vetëm 10.1 % e grave dhe 8.7 % e burrave mund të përdorin formula bazë në fletë-llogaritëse, ndërsa 16.3 % dhe 17.6 % përkatësisht mund të krijojnë prezantime elektronike.

Vetëm rreth një në pesë persona mund të transferojnë skedarë midis pajisjeve ose të konfigurojnë programe dhe aplikacione, dhe më pak se 5 % kanë përfunduar një kurs online”./ Monitor

The post Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE appeared first on Albeu.com.

Bllokohet qarkullimi në Tiranë, autobusi ngec në kryqëzim
Një autobus me fizarmonikë të dyfishtë ka bllokuar qarkullimin në Tiranë sot, duke shkaktuar kaos në trafikun e qytetit.

Autobusi ka qenë duke marrë një kthesë kur është bllokuar në mes të rrugës, pa mundur të lëvizë as përpara dhe as mbrapa.

Pasagjerët janë detyruar të zbresin dhe të vazhdojnë rrugën në këmbë, ndërkohë që trafiku ka mbetur i bllokuar dhe i ngadaltë.

Për më tepër, sot ka pasur një ceremoni lamtumire për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë në rrugë të tjera për të shmangur trafikun e rënduar.

Si zakonisht në këto raste, trafiku është shtuar edhe më shumë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

The post Bllokohet qarkullimi në Tiranë, autobusi ngec në kryqëzim appeared first on Albeu.com.

Ngec hetimi për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi “kërcënon” me kallëzime penale: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, ping pong me njëri-tjetrin
Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, thotë se këtë javë nuk u zhvillua mbledhja sepse deputetët socialistë janë në Gjermani për të parë ndeshjet.

“Nuk u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor në shëndetësisë sepse deputetet e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri.

Pra vajtja në Gjermani për ta përbën më shumë interes sesa interesi publik për përbërjen e transparencës në lidhje me dy aferat e mëdha check up dhe sterilizimi.

Po ashtu, dua t’ju them se kanë ardhur si përgjigje e shkresave për prova të miratuara, kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve, por një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet, dua të përmend dy nga institucionet më të rëndësishme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet apo provat që ne i kemi kërkuar.

Bëjnë ping pong me njëra tjetrën sepse i kemi adresuar pyetjet në lidhje me kontratat dhe ndryshimin e kontratave.

Fondi thotë që nuk kam dokumentacion dhe asnjë kontratë.

Ne na thotë adresohuni tek ministria e Shëndetësisë, e cila na thotë që është përgjigjur Fondi.

Nëse do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkest e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit”, tha Vokshi, e cila tha se Plarent Ndreca eshte ne konflikt interesi dhe duhet te largohet.

The post Ngec hetimi për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi “kërcënon” me kallëzime penale: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, ping pong me njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.

Milani “ngec” sërish, barazon me Salernitanën në “San Siro”
Pas humbjes ndaj Fiorentinës, Milani është ndalur sërish në Serie A. Këtë herë kuqezinjtë barazuan 1-1 në “San Siro” me Salerintanën.

Megjithatë, kuqezinjtë kanë kapur vendin e 4-t që dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.

Sa i përket sfidës, Giroud realizoi në fund të pjesës së parë, ndërsa miqtë shënuan me Dia në minutën e 61-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, milanistët nuk mundën të gjenin golin e fitores, duke dalë nga ky takim me vetëm 1 pikë.

Sfidën e radhës Milani do ta luajë në transfertë ndaj Udinezes.

The post Milani “ngec” sërish, barazon me Salernitanën në “San Siro” appeared first on Albeu.com.