ngajrja ne duures Archives - Albeu.com

Mbytja e 18-vjeçarit në Durrës, reagon Policia: Roja bregdetare kishte ngritur flamurin e kuq, dallgët ishin të larta
Policia e Durrësit reagon sërish për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku 18-vjeçari Anri Kashniku u fut në det për të shpëtuar vëllanë e mitur dhe shokun e tij, por nuk ia doli që të dilte vetë nga deti.

Policia thekson se pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot, pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.

Sipas policisë, “roja bregdetare, shtetasi I. Sh., e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Sektorin Rinia, Durrës, ku humbi jetën shtetasi A. K., 18 vjec, i cili u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur dhe vëllain e tij, sqarojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se roja bregdetare, shtetasi I. Sh. e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë.

Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre.

Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre.

Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve.

Pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë qe 18-vjeçari A. K. nuk ka mundur të dalë dot pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.

Nga ana e punonjësve të Policisë të DVP Durrës dhe DVKM Durrës është ndërhyrë menjëherë dhe pas rreth 50 minutash është gjetur dhe nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i shtetasit A. K.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com

The post Mbytja e 18-vjeçarit në Durrës, reagon Policia: Roja bregdetare kishte ngritur flamurin e kuq, dallgët ishin të larta appeared first on Albeu.com.