nga Kukësi Archives - Albeu.com

I riu nga Kukësi ruan traditën në blegtori, 28-vjeçari: Kemi vështirësi, shteti nuk na mbështet me subvencione
Në një kohë kur të rinjtë i kanë sytë drejt emigrimit, të paktë janë ata që vijojnë të ruajnë traditën e mbarështimit të bagëtive të imëta.

28-vjeçari  Mario Duraku dhe vëllai i tij binjak, ishin vetëm 6-vjeç kur dilnin nëpër livadhe duke shoqëruar gjyshin e tyre, teksa kulloste bagëtitë në fshatin Morinë të Kukësit.

“Normal se vështirësi ka, por kur e don me zemër se e ke në natyrë”.’

Sot 28-vjeç, Mario Duraku e vazhdon me pasion traditën e familjes, trashëguar brez pas brezi, nga stërgjyshi, gjyshi, dhe babai.

Mario thotë se numëron 140 krerë dele. Kjo është melodia që shoqëron çdo mëngjes dhe mbrëmje dy vëllezërit kuksianë.

Mes shumë vështirësive dhe problematikave në fushën e blegtorisë, Mario na tregon se si është një ditë e tij nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

“Çohem në 7 të mëngjesit dhe shkoj tek delet me vëllanë. I ushqejmë me misër se tani është dimër. Pasi i ushqejmë me misër, u japim bar, shohim nëse ka pjellë ndonjë, dhe pas 1 orë e gjysmë mbarojmë punë me to. Shkojmë nga ora 11:30, dhe i lëshojmë pastaj në kullotë kur është kohë e mirë. Ndërsa kur është kohë e keqe i lemë në regjim stallor, i ushqejmë 3 herë në ditë”, tha blegtori Mario Duraku.

Kur vjen puna tek bilanci në fund të muajit, Mario thotë se nuk ka fitime, ndaj kërkon mbështetje nga shteti me subvencione.

“Me u marr me blegtori është mirë por edhe vështirë, sepse me subvencione shteti nuk na ndihmon. Të gjitha stallat i kam bërë prej xhepit tim, me mundimin e familjes. Shihe krejt arat, livadhet nuk bëhet as misri, as kollomoqi, as gruri e asgjë. Barin gjysmë e bëj vetë, gjysmën e blej në Kosovë, edhe misrin”, shprehet blegtori.

I pyetur se përse ka zgjedhur të qëndrojnë në Kukës dhe të merret me mbarështimin e deleve, dhe jo të marrë rrugët e kurbetit si shumë moshatarë, ai thotë se ka shpresuar gjithmonë se ky vend mund të bëhet!

“Nuk kam dashur të iki, duke parë për një jetë më të mirë mos po ndryshon gjë këtu. Por nuk i dihet…!”, thotë ai me dilemën për largimin nga vendi.

A do t’u sugjeronte Mario, të rinjve të merren me blegtori?

“Për të rinjtë çfarë mesazhi me dhënë, ata e dinë se i kanë pasur disa dele dhe kanë ikur, i kanë lënë….”.

The post I riu nga Kukësi ruan traditën në blegtori,  28-vjeçari: Kemi vështirësi, shteti nuk na mbështet me subvencione appeared first on Albeu.com.