Nezir Beqiri Archives - Albeu.com

Vrasja e bab e bir në Elbasan, Behije Arapi paralajmëron Etien Canin: Do të të mbys me duart e mia!
Zbardhet pjesa e dytë të dëshmisë së Behije Arapit, nënës së Gentian Beqirit dhe gruas së Nezir Beqirit, të dy të vrarë në 15 Gusht 2012 në banesën e tyre në Elbasan.

Në një dëshmi të gjatë të dhënë në gjykatën e Posaçme, ku përballë kishte të pandehurit Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etien Cani, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Olsi Leku, gruaja e moshuar ka treguar para gjyqtares Etleva Deda, dinamikën e asaj dite që i futi në dhe djalin dhe burrin.

E moshuara në dëshminë e saj, i është drejtuar Etien Canin me fjalët se nëse nuk i bënte gjë shteti, do ishte ajo që do e mbyste me duart e veta, pasi siç e quajti Behija, Etien Cani, ishte njeriu i shtëpisë dhe pikërisht ai i kishte tradhtuar, duke i sjellë vrasësit në shtëpi.

Gjatë seancës gjyqësore, Etien Cani nuk ka folur asnjë fjalë, ndërkohë e moshuara kujtoi para gjykatës se dy ditë para vrasjes së djalit dhe bashkëshortit, ishte Etien Cani dhe Lorenc Skilja, që kishin shkuar në banesën e saj, ku i çuan rrush djalit.

“…Etien Cani ishte si i shtëpisë…ne kishim urdhër nga prokurori që të mos fusnim asnjë në shtëpi, se djali ishte me “arrest shtëpie”. Por tek Etieni kishim krijuar shumë besim…Ky këtu më futi djalin në dhe…nëse nuk i bën gjë shteti, do e mbys me duart e mia…”-ka pohuar në gjykatë Behije Arapi.

Sipas të moshuarës ditën kur ndodhi ngjarja dhe ajo po kthehej në banesë, kishte parë Etien Canin, të dilte nga pallati dhe largohej me vrap.

“…ky le të flasi aty se do t’a mbys me duart e mia, le të flasi aty, që më futi djalin e vetëm në dhe… Më thanë të tjerë mua. Burri në sallon që kishte hapur derën, ai e kishte mbytur. Kur kishte ikur burri në spital, ai merrte frymë akoma, kurse djalin e kishin bërë “kasapanë”. Nuk e ka dëgjuar njeri të fliste. Kanë parë vetëm këtë që ka qënë gjallë kur e kanë çuar në spital…”-,ka dëshmuar Behije Arapi, sipas Ora News.

Për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Gjykata e Posaçme, dënoi me burgim të Përjetshëm, Ardjan Çapjan, Florec Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa me 25 vite burgim gjykata dënoi Etien Canin dhe Klajdi Dokolin. Kurse për bashkëpuntorin e prokurorisë Ervis Bardhi, gjykata dha një dënim prej 15 vite burgim.

“Nuk e di që djali im ka qënë i arrestuar për vrasjen e Sokol Çapjas. Unë Çapjat, nuk i kam njohur…

Në shtëpinë tonë, Etien Canit, i hapej dera vetëm. Canin, e kam parë atë ditë, ku ka ndodhur ngjarja. Ky më bëri hatanë e iku me vrap, në mëngjes. Unë po vija nga pazari, ai po turrej me vrap. Mua më shkoj mëndja menjëherë. Më shkoj mendja menjëherë, kur më thanë tek ti janë vrarë.

Ditën e ngjarjes është parë Etien Cani dhe unë e kam parë Etienin. Ky duke hyrë unë duke ikur. Po hynte aty tek hyrja. Do e mohoj ai. Do e mohosh. Kurrë nuk do e mohosh, se po nuk të bëri gjë shteti, unë do të mbys me duart e mia (drejtohet nga i pandehuri Etien Cani)… E vërteta është kjo, që ai po ikte me vrap. Hapi derën, i’a hapi derën aty vrasësve, se vrasësit dihet se kush janë…

Njëra komshie e kishte parë duke u turr me vrap. Njëra nga komshiet në pallat më ka thënë se: “…kam parë atë djalin që vjen e rri me djalin tënd tha, me gjithë atë tjetrin tha, kur bëri bam tek ti….

Emrin t’a them M…., por mbiemrin s’e mbaj mend. E lagjes, shet bukë ajo. Ajo më tha në momentin që bëri bam tek ti, janë turrur vrap tha, ky edhe tjetri…

Lorenc Skiljan nuk e njoh. Dhe ai ka pas ardhur. Ai vinte me këtë dhe me atë tjetrin, me këto të tre, po ai vinte më rrallë. Ky ka qënë i shtëpisë (drejton dorën nga i pandehuri Etien Cani) dhe ai i kompjuterave. Ai i kompjuterave, atë e quajnë Ervis. Si nuk e morra me të shkruar mbiemrin e atij. Kam dhëndrin përjashta, mos e mban mend ai, të pyesim dhëndrin, Ergys Shima.

Më tej në dëshminë e saj, Behije Arapi, nëna e Gentian Beqirit, ka pohuar në gjykatën e Posaçme se: “…Etienin në e solli ai Skilja, Lorenc Skilja. Etienin e ke për tu shoqëruar, që të mos mërzitesh, i tha. Edhe këtë edhe atë tjetrin, atë të kompjuterave dhe ne patëm formuar një besim të madh te këto. Urdhërin kështu e kishim nga prokurori, që mos të fusja asnjë njeri, ishte në “arrest shtëpie” djali…”.

Por këta vinin e takonin në mënyrë që të mos mërzitej dhe të shtynte kohën, shprehet Behije Arapi. Sipas saj, ditën e ngjarjes burri e ka mbyllur derën. Ishte shumë i sigurt. Ishte shumë i shkathët ai për moshën që kishte, e mbylli me llozë…

Nuk i hapej njeriu tjetër, dera nuk i hapej njeriu tjetër veç atij, Etienit.

Vinte dhe ai Ervis Bardhi, vinte gjoja do shikonte kompjuterin e djalit. Një shtetase me ermrin O, vinte ndonjëherë. E kishte ky dashnore…

“…Erdhi natën e dytë Etien Cani, me dy rrush me Lorenc Skiljen. Më futët djalin në dhe ju mua dhe sollët rrush. Nuk më shkonte mendja mua. Kisha formuar besim të madh tek ju…”- është shprehur në gjykatë Behije Arapi.

The post Vrasja e bab e bir në Elbasan, Behije Arapi paralajmëron Etien Canin: Do të të mbys me duart e mia! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, SPAK kërkon gjykimin e dosjes së Çapjave
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga GJKKO gjykimin e dosjes në ngarkim të arrestuarve për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit.

SPAK njofton se kërkon gjykimin e dosjes për të pandehurit, Ardia Çapja, Florenc Çapjas, Olsi Lekës, Ervis Bardhit, Klajdi Dokolit dhe Etjen Canit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, vrasje dhe armëmbajtje paleje.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 17.06.2021 paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.98/1 viti 2021 (çështje e ndarë), ndaj të pandehurve Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar per kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal, për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babë e bir) më datë 15.08.2012 dhe rreth orës 08-09’’, në Elbasan, brenda në banesë të tyre (apartament në kat të pestë).

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278 paragrafi 2 e 3 dhe 279 të Kodi Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 29.03.2021, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Në proçedimin penal Nr.98 viti 2021 do vijohet të kryhen hetime për vepra penale të tjera të dyshuara të kryera më parë nga Grupi i Strukturuar Kriminal.

The post Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, SPAK kërkon gjykimin e dosjes së Çapjave appeared first on Albeu.com.

Dëshmitari që çoi pas hekurave Çapjan: E kisha shok Gentian Beqirin, më paguan ta vrisja
Janë shoqëruar dhjetëra herë për krimin e dyfishtë në Elbasan, por përherë ia kanë dalë mbanë të shohin dritën e lirisë.

Por Policia e Elbasanit këmbëngul se tashmë Çapjat, kanë kundër një provë të pakundërshtueshme.

Bëhet me dije se autoritetet në qytetin e Elbasanit kanë kthyer në bashkëpunëtor drejtësie, Elvis Bardhin, i cili më në fund ka folur dhe ka drejtuar gishtin e akuzës drejt të dyshuarve kryesorë si porositësit.

Me statusin e dëshmitarit dhe të të penduarit, Bardhi, një ish-i dënuar nga Gjykata e Kavajës, ka pohuar pranë policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, se ishte shok i ngushtë dhe një ndër njerëzit e paktë të besuar të Gentian Beqirit dhe një ndër të paktit që hynte në shtëpinë e tij, teksa ai ishte nën arrest shtëpiak.

Siç kuptohet në këtë marrëdhënie të ngushtë besimi, Gentian Beqiri ia ka hapur derën mikut të tij dhe ditën kur ai shkoi për ta vrarë nën shoqërinë e Olsi Lekut, një tjetër i dyshuar i ndaluar jashtë vendit.

Burimet e besueshme të GazetaSi.al, tregojnë se si dëshmitari tregon, se gjatë përgatitjeve për ekzekutimin, Leku e tërhoqi në shoqëri Bardhin, derisa e bindi që të takohej me Çapjat.

Aty ata i premtuan shuma të konsiderueshme në rast se ai shkonte si përherë në banesën e Beqirit, nën arrest shtëpie, në shoqërinë e Bardhit për ta vrarë.

“Unë qëllova Gentianin, ndërsa Olsi të atin e Gentianit”, – ka rrëfyer dëshmitari i drejtësisë për krimin e dyfishtë, teksa Gentiani ndodhej nën arrest shtëpie dhe ruhej me policë, pasi dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005.

Për krimin e dyfishtë asokohe, ku u vra edhe babai i sëmurë i tij, Nezir Beqiri, u prangosën edhe efektivët e policisë që kishin për detyrë të ruanin Gentian Beqirin, i cili mbahej nën arrest shtëpie, por që u dyshua se kishin shpërdoruar detyrën, sa kohë nuk kishin qenë në detyrë, kur në banesën e viktimave hynë vrasësit e tyre.

Gati një vit më parë, policia arrestoi tre të rinj, me role të ndara për krimin e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, ku njëri ndër ta ishte në rolin e vëzhguesit.

Por gjatë procedurave hetimore, secili prej tyre mohoi dhe kundërshtoi rezultatet, derisa njëri prej tyre u bind se duhej të fliste dhe të tregonte se krimi ishte porositur nga Çapjat dhe se ata e kishin takuar për duke i dhënë porosinë.

The post Dëshmitari që çoi pas hekurave Çapjan: E kisha shok Gentian Beqirin, më paguan ta vrisja appeared first on Albeu.com.